Veriu nën dëborë e mjerim, qeveria bën spote televizive me lëvdata për punën e saj e me thirrje për pastrimin e çative

17 Shkurt 2012, 21:20Sociale TEMA

Ndërsa dora e shtetit nuk ndjehet në Veriun e vendit, që është zhytur në dëborë e mjerim, qeveria ka vendosur që të bëjë reklamë me punën e saj në këto ditë të fatkeqësisë natyrore. TV Klan ka nisur transmetimin e dy spoteve të qeverisë, ku kjo e fundit tregon arritjet e saj këto ditë, duke treguar sa makineri e njerëz janë angazhuar për situatën. E tmerrshme por e vërtetë. Qindra forca e mjete logjistike janë angazhuar këto ditë, thuhet në spot, i cili thekson se po ofrohet ndihmë edhe në fushën shëndetësore. Më tej, në dy spotet theksohet se banorët duhet të shmangin rrugët e panevojshme pasi mund të jenë në rrezik. Po ashtu në spote iu bëhet thirrje qytetarëve që të pastrojnë çatitë nga dëbora pasi është e rrezikshme.

Ndërkohë në një reportazh nga Puka, Top Channel na shfaq realitetin e zymtë të këtyre ditëve, ku nuk ekziston askund shteti.

Hyrja e spitalit të qytetit të Pukës është e bllokuar nga bora. Pikërisht ky vend tregon më së miri se papërgjegjshmeria e pushtetit lokal dhe ajo e vetë qytetarëve kalojnë çdo cak.

Në kohë emergjencash të mbash të bllokuar hyrjen e urgjencës së spitalit dhe të presësh që këtë të vijnë ta hapin forcat e Ushtrise nga Tirana, vetëm në Pukë mund të ndodhë. Askush nuk ka kapur një lopatë me dorë, as pushteti qe ka marre paratë dhe as qytetaret vete.

Qyteti i Pukës është i mbuluar nga bora. Qytetarët kanë ankesa të shumta, qoftë për menaxhimin e situatës, qoftë për furnizimin me ushqime. Sidoqoftë askush nuk i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për të pastruar çatitë.

Ne Puke pushteti thuajse nuk ekziston. Sido dhe ngado qe ta shohesh pamja ne kete qytet dhe shpallja e gjendjes se jashtezakonshme per te, janë në antiteze te plote. Bashkia nuk ka pastruar as territorin dhe hyrjen e saj, jo me te shkoje edhe 15 metra te tjere ku ndodhet spitali.

Pallatet i ngjajne zonave te Antarktides, ku edhe pse bora pothuajse ka mbuluar ndertesat, eshte hapur vetem nje shteg per t’u futur ne banese. Ka nga ata qe duke pritur nga shtetit pastrimin e qytetit shetisin duke e konsideruar nje dite pushimi ka nga ata qe kerkojne solidaritet per te ndihmuar nje bashki qe nuk ekziston.

“Unë jam një plakë nga rrethi i Pukës, pensioniste. Jemi bllokuar nga bora prej ditësh. Ndihmat vijnë por ato i shesin. Për ne askush nuk pyet”, thotë e moshuara.

Një tjetër pensionist shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar në Pukë. Sipas tij nuk ka organizim nga pushteti për punët në qytet.

Ne komunen e Lufit, banoret e dine qe kane ardhur ndihmat, por nuk dine se kur do ndahen. Ne Luf njerëzit presin për nje thes miell.

Por duket se kreret lokale ne kete rreth e kane përtacinë ne gjak. Në segmentin Shkoder – Puke deri atje ku mbaron rrethi Shkoder ka borëpastruese dhe hidhen skorje me shumicë. Atje ku fillon Puka dhe ku pirgjet e debores te duken si pergatije per olimpiada dimerore, bora ze boren.

Ne Puke thirrjes se qeverise per solidaritet i jane pergjigjur pak vete. Pavaresisht se bashkive iu dhane fonde per te perballuar emergjencen, ne Puke duket se tenderin e ka fituar dielli, i vetmi qe mund ta hape edhe rruget, edhe rrugicat e qytetit, edhe hyrjen e spitalit e madje edhe deren e bashkise.

 

7 komente në “Veriu nën dëborë e mjerim, qeveria bën spote televizive me lëvdata për punën e saj e me thirrje për pastrimin e çative”

  1. tourkofagos says:

    SHQIPERIA ne bore e mjerim,korraket e Erdoganit[zike,plaku,hajriu,rrahimondi,net,salisatalin,etj diskutojne per krizen greke!!!!!!!!!!!!pune korrakesh……

  2. mesulaku says:

    eshte ne fjale e urte popullore qe thote se ;koha e keqe kalon por komshia i keq nuk kalohet;e ne kete rast komshia i keq eshte qeveria shteti edhe keta banore kam frike se ne 2013 prap do ta harrojne boren vuatjet edhe do te votojne prap per i kete qeveri qe jua ka kthyer shpinen ne kohen me te keqe qe do te duheshin te ju ishte prane te pakten ne keto dite te veshtira se ne dite te mira kuptohet se smendon kush ne je gjalle apo vdekur,prandaj ju lutem kur te shkoni tek kutia mbas nje viti kujtojeni mire boren e vitit 2012.

  3. Hehe says:

    uuuuuuuuuuueeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee dhe flisni per greqine !!!!!!!! ketu as nje diskutim ,ska problem se edhe i dhjere ne demokraci lejohet te flasesh bishti i qenit bisht qeni ngelet.

    1. eleftheriskepsi says:

      Perse nuk parashtroni talentin tuaj kritik Compania.Co?
      Ah..Harrova!!! Ky nuk eshte shqetesimi juaj.
      TemA .
      Mos duhet te shkruanit per boren ne Greqi?

  4. tironci says:

    diktatori berishe ku e ka katandisur vendin ..
    POSHTE KY MOSTER QE DREJTON SHQIPERINE

  5. ALBAN DEGA says:

    CIU… CIU I RAMES DHE HAM… HAMET I BERISHES !

    – Kush i paguan harxhet !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri i cakerdisur Sali Berisha mblodhi sot Komitetin e Emergjencave me teper per te sulmuar nga ekrani kryetarin e opozites, i cili me te drejte kritikoi mekur ciu… ciu deshtimin total te qevezise Berisha perballe gjendjes se jashtezakonshme te krijuar nga moti i veshtire. Ciu… ciu… eshte kithma e trumcakut.

    Nuk ka dimer pa dimer !

    Nje mot i tille nuk eshte as i papare as i panjohur per shqiptaret. Po ndalemi ne 67 vitet e fundit… Nuk ka dimer pa dimer , thote sovrani
    1- Ne vitin 1955, 57 vjet me pare ne Veri ra nje debore e papare prej rreth 4- 6 metra ne Tropoje, Kukes, Puke, Diber, Shkoder… Gati sa dyfishi i debores se sivjetme. Temperaturat shkuan deri ne minus 30 grade. Gati dyfishi i temperaturave te sivjetme…
    Nje mobilizim i jashtezakonshem popullor i beri balle dhe pothuajse nuk pati asnje viktime…
    2- Ne vitin 1985, pra 27 vjet me pare, ne rrethet veriore te Shqiperise rane rreth 4 metra debore.
    …Temperaturat rane aq shume sa cane edhe tullat e kuqe e silikate te pallateve ne Kukes, Diber, Puke dhe Bajram Curri. Kete e mbaj mend si sot edhe vet. Katet e para te pallateve ishin nen debore.
    Asnje viktime nga te ftohtit, uria. Pati 2-3 viktima te nje orteku ne rrethinat e Kukesit.
    Nuk kishte ne ate kohe as autostrada kombi! As helikoptere ala NATO te teknologjise se sotme. As qeveri demokratike. Kishte pak a shume te njejtin popull si sot!

    Izolim i plote… Kapitullim total … !

    Prej nje jave Veriu, Verilindja dhe Juglindja e Shqiperise u paralizuan, izoluan dhe dolen krejt jashte kontrollit te qeverise.
    Cfare beri keto dite qeveria “demokratike” e Sali Berishes!?
    1- Shpalli kapitullimin e plote … Vetem grumbullonte te dhena qe e benin me mire e me sakte mas-media e pavarur, sidomos Top Chanal, Vizion Plus dhe Ora Njuz… Te tjerat thonin cfare donte te degjonte e si donte qevezia dhe Salia.
    Pati edhe nje fanatik te Enverit dje e te Sales sot ne Klenje qe nuk nguroi te deklaronte nga ekrani i ABC-se se Salise :
    – Faleminderit Sali Berishes! Te na rroje sa malet! …. Shoku Enver marrsh dite nga ditet tona , sa nuk tha ai

    50 komuna e 7 qytete shqiptare… sa gjysma e Gracanices serbe!!!

    2- Qeveria dhe Salia ofruan 400 milione leke te vjetra per te perballuar kete situate vertete te jashtezakonshme.
    Sa e madhe eshte kjo shume qesharake!?
    Pak me shume se gjysma e shumes qe Salia dhe Qevezia e tij i dhuruan komunes serbe te Gracanices ne Kosove si ndihme humanitare dhe diplomacie berishiane “vellzerit serbe” dhe “miqte kosovare” te Sali Berishes!
    Sa shume e do Sala kombin dhe “vellezerit serbe” !
    3- Shefi i Shtabit te Ushtrise shqiptare Gjeneral Gjunkshi apo Gjumshi ” i ofroi ndihmen e ushtrise ( se kapitulluar) shqiptare FSK-se per te perballuar situaten e jashtezakonshme ne Kosove”…
    Nderkohe, rruget e Kosoves vetem katervjecare si shtet i pavarur ishin te hapura. Te Kosoves, ku jo vetem te gjithe ministrat, por edhe vete kryeministri Thaci i rane kryq e terthor zonave me te goditura nga moti edhe me i keq se ne Malesine e madhe apo Malesine e Gjakoves ne Rrafshin e Dukagjinit, perfshi edhe Restelicen e Dragashit e goditur nga tre- kater ortiqe.
    Po te ishja si bashkebiseduesi i tij Gjeneral Kastrati, do ti kisha thene kolegut te tij nga Tirana: Sheroni vetveten Doktor Berisha! Mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet!

    Kolltuki i helikopterit dhe borepastrueset pa nafte te Berishes!

    4- Kryeministri Berisha mezi vajti deri ne Kukes, ku sic duket e coi helikopteri komod i tij , nje kolltuk i te cilit vlen sa dy borepastruese normale, qe nuk kishin as nafte per te punuar!
    Ku ta merrnin !? … E kishte gelltitur korrupsioni i ministrave dhe kusareve te tij te sterkorruptuar ne qevezi…
    Me helikopter sepse “Autostrada e Hajnise se Kombit” mbetet e paralizuar edhe sot kur koha ishte mjaft e permiresuar!
    E cau trasene e saj ne disa pjese kusaria e hajnave te Berishes. E paralizoi ne shume pjese korrupsioni i qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise qe kryeson Padrinoja Berisha!
    Vetem Kuvendi i Jozefines, “Panteres se Zeze” apo Nexhmijes se Salise ka harxhuar mbi tre milione euro vetem per benzine vitin e fundit, pra mbi dhjetfishin e shumes qe vuri ne dispozicion Qevezia per perballimin e gjendjes se jashtezakonshme…

    Mbrojtja me e mire – sulmi i neo- Stalinit shqiptar !

    Me e keqja! Pikerisht ky kryeminister- Padrino ose “Il Capo dei Capi” i Mafias shqiptare pati pafytyresine te akuzonte liderin e opozites Edi Rama per ciu-ciun e tij kunder kesaj qevezie faqezeze, totalisht te deshtuar.
    ” Mbrojtja me emire eshte sulmi” predikonte Stalini, babai shpirteror e ideologjik i Sales. Askush si stalinisti fanatik Sali Berisha nuk e zbaton kete mesim te “Baba Stalinit” sic e quante ai ne sy te studenteve te tij te Mjekesise kur ishte Stalini i vogel i tij.
    Ne vend te dermonte kusaret e tij te Komitetit te Emergjenes per paaftesine, per deshtimin, per kapitullimin e tyre total ne krejt Veriun, Verilindjen dhe Juglindjen e Shqiperise, ne vend tu kerkonte falje rreth 500 000 qytetareve te vendit te tij te izoluar per nje jave e me shume, neo- Stalini shqiptar keqperdori shown , shfaqjen mediatike te tij per te lehur e per te kafshuar “armikun e klases” si Enveri dikur.

    Kur shqiponja kthehet ne trumcak !

    Ka te drejte Sala! Edi Rama duhet te kushtronte ne mbare vendin ne krye e ne balle te opozites per ti dhene fund ketij regjimi kusar e vrastar krejt te kapitulluar perballe nje force natyrore krejt te parashikuar ( Nuk kalon dimri pa dimer!, thote sovrani yne tash njemije vjet )
    Ne fakt Edi Rama vetem beri ciu – ciu neper twiter e mbledhja te mekura te deputeteve te PS-se!
    Keshtu ndodhe kur shqiponja kthehet ne trumcak! Nuk eshte hera e pare!
    A nuk veproi keshtu edhe perballe vjedhjes se votave te 29 qershorit 2009!?
    A nuk veproi keshtu kur i vrane 4, i plagosen 27 dhe i torturuan 131 protestues paqesore ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011!?
    A nuk veproi ashtu edhe kur i vodhen diten per Diell karriken e fituar paster te kryebashkiakut te Tiranes!?
    Ciu… ciu… Tamam nje trumcak.
    Jane keto ciu.. ciu te liderit te opozites qe i kane dhene force e fuqi Sharovit te staneve te Vicidolit te lehe pa frike gjithe diten e gjithe naten … ham… ham… ham… ham!

    “Disfata behet fitore… Kapitullimi kthehet ne triumf” … Mao Ce Dun

    Jo vetem te lehe pro edhe te kafshoje egersisht sic kafshoi ne pranveren e 97-es, ne Otranto, sic kafshoi bashke me llaven e ujqerve te kusarise dhe vrastarise me 15 mars 2008 ne Gerdec… me 21 janar 2011.
    Sic lehu per turpin e tij edhe sot ne shown maoist mediatik ” Disfata behet fitore” dhe ” Kapitullimi kthehet ne triumf”!
    E keqja me e madhe eshte se harxhet si te ciu … ciut te Rames edhe te ham… hameve e Berishes i paguan populli ne Veri e ne Jug , ne Lindje e ne Perendim te Shqiperise!
    E ne fund te fundit te dy kane nje ngushellim jo te vogel!
    A nuk ka thene Linkolni i madh “Cdo popull ka qeverine qe meriton”
    Cdo popull ka aq liri, aq demokraci, aq begati sa c’lufton per to!

    1. Selman says:

      Aman o Alban sa i lodhshem qe je? Po sa shpesh e paske diahrrene o i uruar. Po kta qe jane kokrrat e dembelave dhe nuk pastrojne as oborrin e vet kjo ben muuu. Ktu ku jam une bie bore edhe ne vere, epo nuk vje shteti me pastru halete neper shtepia. Se dhe halete ashtu pa pastruar do ti kene. Vij rregullisht ne Shqiperi dhe shikoj ambientet e pernashketa te palla teve qe qelben nga zhuli dhe plehrat. Dhe qahen se bashkite su pastrojne rruget. Po shkallet e pallateve? Popull dembel per te pastruar shtepine tone se po te jete per halete e te huajveeee! I bejme xixe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje