Pesë vjet burg francezit, dha diploma false masteri e doktorature

15 Shkurt 2012, 10:56Sociale TEMA

Të gjithë e dimë sa duan shqiptarët të kenë një diplomë për marrëdhënie ndërkombëtare. Sa e sa universitete private lëshojnë të tilla diploma në një vend me më pak se 3 milion banorë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një francez, që hiqej si drejtuesi i një instituti të rëndësishëm dhe mbajtës i një urdhri kalorësiak, ka shpërndarë në vendin tonë me dhjetëra diploma master dhe doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtare. Por kur u zbulua mashtrimi, francezi Bruno Hamard u padit dhe u shpall në kërkim. Dje gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vite burg për mashtrim. Hamard ofronte diploma që nisnin nga 300 deri në 1000 euro për person. Diplomat jepeshin online. Edhe pse nuk u licencua kurrë nga Ministria e Arsimit, studentët vërshuan. Vetëm në vitin akademik 2006-2007 kishte 65 studentë.

Hamard investonte po ashtu edhe në imazhin e tij, raporton Panorama. Ai organizonte aktivitete të ndryshme me Ministrinë e Mbrojtjes, ftonte në ceremonitë e diplomave zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Integrimit, etj. Ai kishte nënshkruar edhe marrëveshje me Dhomën e Tregtisë së Qarkut Durrës.

7 komente në “Pesë vjet burg francezit, dha diploma false masteri e doktorature”

  1. Arsen says:

    Ah… francezi paska demtuar sistemin arsimor ne Shqiperi ?

  2. ismeti says:

    80% e te gjitha diplomav ne shqipri e kosov te tilla jan,edhe niveli i ketyre legenav dihet,nese se besoni shifni kabinetin qeveritar made in salo

  3. skifteri says:

    mu para 11 vjetesh me ka kerkuar dekani i akademise se artit ne tirane 5000 euro pa pik turpi dhe jo per diplome po per tu pranu ne shkollen e larte, dhe u habita kur pash qe ne konkursin e pranimit kishin fituar disa halabake qe lapsin dhe penelin e kan perdor vetem per te kru vesht. pse nuk i denojne kto pisa te korruptuar qe po na ulin nivelin e arsimit ne piken 0

  4. xha Jaho says:

    Po kur nuk paska thene se jane te akredituara nga MASH atehere perse jane fallso.

    Ka me qindra “universitete” sot ne bote qe japin diploma te tilla online. Ato nuk jane fallco. Jane pa vlere, por jo fallco.

    Gjykata e Tiranes s’ka me se merret me duket.

  5. diploma te tilla analoge kane te gjithe politikanet e Tiranes qe jane te pa afte.
    katraurat e allbanistanit.

  6. Bariu says:

    Ai stan,kete bulmet ka! Te tilla diploma kane 20 vjet qe qarkullojne ne Shqiperi.Eshte nje abotim i madh edhe per te ardhmen

  7. florenc lala says:

    le te shkojne te Kristali po te duan dhe ta marin vesh se si eshte shkolla. Atje thone se diploma meret si ta duash; me mesatare te ulet, te mesme, te larte dhe me medalje ari. pa e ngjyer qofte dhe nje dite, por ndryshimi eshte njesoj si te lokali: ka lokal qe e pi kafen ne kembe, e pi ne kombinat apo tek rogneri. Shkolla Vitrinat eshte 700 euro viti dhe ke nje patente dhurate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje