Vdes i moshuari ndërsa po transportohej me helikopter

14 Shkurt 2012, 20:41Sociale TEMA

Një 12 vjeçare nga Dibra, në gjendje të rëndë, dërgohet për kurim në Maqedoni

Një vjeçar nga Puka ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, ndërsa po transportohej me helikopter në drejtim të spitalit të qytetit. Zyber Furriku, 85 vjeç, kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndaj ishte njoftuar një helikopter për të shkuar në ndihmë. Helikopteri ka mbërritur në fshatin Meçe të komunës Rrape pas vështirësive dhe e mori të moshuarin, i cili gjeti vdekjen në bord. Ende nuk dihen shkaqet e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të moshuarit.

Ndërkohë policia kufitare dhe ajo e Dibrës kanë bërë të mundur transportimin në Maqedoni të 12-vjeçares Adelina Manaj, e cila qëndroi e bllokuar për disa orë në komunën Trebishtë të Bulqizës, në gjendje të rëndë për jetën.

Familjarët e vajzës kërkuan ndihmë për transportimin e saj me helikopter, pasi e kishin të pamundur dërgimin e saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora që ka arritur deri në 3 metra.

Kreu i komunës, Razi Rama bëri të ditur se vajza Adelina Manaj ishte me temperaturë tepër të lartë dhe në gjendje kritike për jetën. Një mjek u përpoq të udhëzonte për disa orë familjarët me telefon, por gjendja e vajzës vijoi të përkeqësohej për shkak edhe të mungesës së medikamenteve.

1 komente në “Vdes i moshuari ndërsa po transportohej me helikopter”

  1. onni says:

    GJynof per plakun…po akoma sdihen shkaqet?????nga FRIKA se mos binte nga helikopteri..apo se ishte 85 vjec….ai ka vdek si bos ne maje te kacatorrit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje