Shpenzimet për luks të kryeministrit dhe borëpastrueset që nuk gjenden askund

14 Shkurt 2012, 10:33Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha u tha dje deputetëve të tij se në Kosovë shtëpitë nuk kanë borë në çati, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri. Çfarë ka ndodhur? Pse nuk e pastrojnë borën nga çatitë shqiptarët? Çdokush që jeton në zonat ku bie borë e di se veprimi i parë që bëhet atë ditë është pastrimi i borës nga çatia. Atëherë pse ka dëborë në çatitë e shqiptarëve në Shqipëri dhe ato në Kosovë janë të pastruara? Në fakt nuk është se nuk janë pastruar, por ka një kontrast të madh. Në Kosovë edhe pse ka dëborë, të duket sikur ajo nuk është e pranishme pasi rrugët janë të hapura, jeta rrjedh më lirshëm. Kurse në Shqipëri gjërat janë ndalur. Banorët e Kukësit e dinë shumë mirë se çdo vit atyre u vijnë borëpastrueset nga Kosova dhe u hapin rrugët. Kurse në Kukës janë disa makina të lodhura, më mirë të mos përdorim termin borëpastruese se do ishte fyerje. Dhe sivjet ka ndodhur më e frikshmja: nuk kanë pasur karburant për të dalë në rrugë.

Ndërkohë që ky është realiteti i mjerueshëm, kryeministri shqiptar është lëshuar në shpenzime luksi. Gazeta Shekulli thotë se një borëpastruese e mirë kushton sa kolltuku i helikopterit VIP, për të cilin kryeministri ka paguar plot 5.6 milion euro. Kujtoni këtu se vetëm një makinë Mercedes e bleu për 500 mijë euro. Me kaq para do bliheshin rreth 7 borëpastruese shumë të mira. Rreth 450 mijë dollarë shpenzoi sivjet për mobilimin e vilës qeveritare në Vlorë me orendi luksoze. 100 mijë dollarë vetëm për një ashensor në kryeministri. E keni dëgjuar në mbledhje qeverie të vendosë për blerjen e ndonjë zjarrfikëseje, ambulance apo borëpastruese?

Sivjet na ka rënë halli dhe po shohim mjerimin e banorëve të atyre zonave. Por ai nuk është mjerimi i sivjetshëm. Pamjet e njerëzve që sjellin të sëmurë me barela nga zonat e largëta janë të përvitshme. Sivjet ua kemi vënë prozhektorët. Dhe na duket se janë në hall se po hanë misra të zjerë. Ky është një realitet që atyre u ndodh çdo vit. Sot u kanë shkuar disa media, të cilat për hir të vërtetës nuk kanë shkuar më larg se eskorta kryeministrore.

10 komente në “Shpenzimet për luks të kryeministrit dhe borëpastrueset që nuk gjenden askund”

  1. ALBAN DEGA says:

    In a message dated 8/20/2010 11:08:57 A.M. Eastern Standard Time, [email protected] writes:
    PROTEKTORI ME I MADH I KORRUPSIONIT NE SHQIPERI

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vini re nje dukuri… Mbi 80 per qind e investimeve te qeverise Berisha ne mandatin e pare dhe tani jane perqendruar ne ndertimin e rrugeve.
    Pse valle Berisha dhe klani i tij eshte kaq i dashuruar pas rrugeve!?
    Sebepi eshte gjoja ndertimi i infrastruktures… e terrci verrci
    E verteta eshte se ne asnje sektor nuk kryhet me kollaj vjedhja e fondeve se ne ndertimin e rrugeve.
    Pse? Sepse zifti i zi, asfalti mbulon superziftin e milionave qe vidhen nga fituesit e paracaktuar te cdo tenderi ne kete drejtim, pra te korrupsionit qeveritar.
    Shembulli me i qarte eshte autostrada e kombit, vlera e se ciles u rrit nga rreth 450 milione dollare qe ishte projekti i gatshem ne mbi 1.2 miliarde euro qe shkoi vlera e saj pa projekt dhe me kontrate vetem ne gjuhe te huaj e jo ne shqip .
    Rreth 300 milione euro, pra sa ishte vlera reale e saj perfunduan ne xhepat e klanit te korruptuar.
    Nje shembull tjeter. Tenderi i nje rruge automobilistike ne nje zone turistike te Tropojes iu dha nje kompanie te sajuar qe kurre nuk kishte ndertuar as rruge dhish. Rreth 30 per qind te fondeve perfunduan ne xhepat e sekserit qeveritar pa filluar ende rruga.
    Cilesia e saj ishte e tille sa vete Berisha gjate vizites ne vendlidnje para nje viti u detyrua at cilesoje si nje rruge dhish… Tani ajo po rindertohet nga nje kompanI serioze, por milionat e taksapguesve shqiptare perfunduan ne xhepat e taksidareve te korruptuar te Berishes. Nuk kam degjuar qe ajo kompani ose sekser shteteror te kene kthyer qofte edhe nje qindarke nga mundi e djersa e popullit shqiptar te shperdoruar ne kete e as ne raste te ngjashme.
    Rruge… rruge… rruge… sikur shqiptaret do te ushqeheshin e begatoheshin me ziftin e tyre ! Pse? Sepse zifti i zi i tyre mbulon milionat qe perfundojne ne xhepat e korrupsionit edhe me te zi se zifti i rrugeve… Sa per cilesine e tyre me se miri e tregon altostrada e kombit. Traseja dhe zifti i se ciles ka filluar te cahet pa u shtruar akoma mire si rruge…
    Hapi i pare qe duhet te hedhe qeveria e ardhshme e Shqiperise duhet te jete hetimi i cilesise dhe parametrave te ketyre rrugeve dhe te te gjitha investimeve e ndertimeve me fonde publike ne Shqiperi… Aty shtrihet dhe hedh shtat si nje kuceder korrupsioni me i zi ne historine e Shqiperise.
    Pergjegjesit si dhe zbatuesit e kesaj katrahure korrupsioni duhet ti jepen drejtesise dhe ti kthejne popullit cdo qindarke te mundit e djerses se tyre te shperdoruar nga qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise.
    Edhe “mamuthet e korrupsionit” Nano, Caci & Co. mbeten ne klase para permasave gjigande te korrupsionit te qeverise Berisha. “Mamuthet” ua kane leshuar vendin profesoreve dhe akademikeve, kucedrave te korrupsionit, deri edhe me titujt e Harvardit si Dritan Prifti & co, i cili per kater muaj ne postin e ministrit te Ekonomise e shtoi pasurine e tij me 1. 8 milione euro.
    Sali Berisha jo vetem nuk ka luftuar, por krejt e kunderta eshte kthyer ne protektorin me te madh te korrupsionit ne historine e Shqiperise. Jo vetem te korrupsionit ekonomik e financiar, por edhe te atij politik. Vetem ne saje te mbrotjes prej tij sot Fatmir Mediu, Lulezim Basha, Genc Ruli, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, etj. vazhdojne te jene ministra ne vend te ishin pas kangjellave te 313-es apo te Bences.
    Asnje balene, asnje peshkaqen i korrupsionit nuk eshte denuar as ndeshkuar keto pese vjet te qeverisjes se Berishes. Lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit eshte lufta kunder sardeleve e cironkave te tij, jo kunder perbindshave te tij qe me sa duket mbrohen fort nga kupola qeverisese e Berishes.
    Ka nje ngjashmeri shume te madhe , si dy pika uje midis qeverisjes se tij dhe ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Nese kritikat e shtypit per ate regjim lejoheshin deri ne nivelin e ndonje zevendesministri, edhe lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit shkon deri ne nivelin e ndonje zevendesministri. Jo me lart. Larg qofte!
    Ndryshe e peson si Kosta Trebicka, si Mero Baze, si Erion Brace te cilin telallja me e peshtire e Berishes “ Gazeta 55” e Fahri Balliut, nje nga kucedrat e korrupsionit ne Shqiperi, e paralajmeronte sot se do te rrihet edhe 6 here deri ne fund te vitit… Mire qe nuk i thoshte se do ta pesonte si Trebicka i gjore. Me sa duket Balliu dhe bosat e tij e dine mire qe Brace nuk del per gjah !
    Ndaj duhet marre seriozisht kushtrimi i mbretit te shtypit te lire boteror : The New York Times” “ Kjo mafia ka dale krejt jashte kontrollit… “
    Kryeministri liliput i Shqiperise pati guximin qe pikerisht kete tribune boterore te mendimit te lire dhe te lirise se shprehjes ta quante “ nje leter higjenike” . A ka deshmi me te qarte se kush eshte protektori i korrupsionit ne Shqiperi pikerisht kur ajo denoncoi me fakte megakorrupsinin e Gerdecit duke e vene gishtin tek vete i biri i kryeministri shqiptar dhe tek Fatmir Mediu, pra tek vete kupola e tij !?
    Sali Berisha predikon nate e dite “ tolerancen zero” kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne te vertete ai e ka zhytur ate ne ziftin me te zi te korrupsionit, Ai e ka ziftizuar Shqiperine si askush tjeter para tij ! Ndaj jo rastesisht Shqiperia keto pese vjetet e fundit vetem ka shenuar ngritje ne shkallet e korrupsionit ne tabelat e shume institucioneve monitoruese nderkombetare si dhe ne raportet zyrtare te Departmentit amerikan te Shtetit !

  2. Kalciani. says:

    Me ngjalli ne kujtese emisionin radiofonik nen diktature dikur, “Keshilla nga mjeku”,me ato keshillat e Tij per pastrimin e cative,zairet per dimer,zinxhiret e rrotave,kujdesi nga ulku etj.He me t’a lumsha,keshtu na duhet kryeministri,biles edhe filxhan te shikoje,nuk eshte keq.Se mos di Ai nga te tjerat,lum si ne per “Nostradamusin” Sali-je.

    1. Vlora says:

      dhe jo vetem gjith ato shpenzime luksi per vete,,,,,por vajti bleu edhe makinat uj hedhese,,,jo per ti ndihmuar por gjithmon per ti demtuar shqiptaret…me parete qe vet e mbushin arken e berishes…..

      qoft e afert dita qe do te zhduket ky katran.

  3. ALBAN DEGA says:

    CFARE PRET PROKURORIA E PERGJITHSHME ( !? )

    – Mosveprimi ndaj krimit denohet njesoj si akti kriminal

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqiperia nje cent !

    Ne fakt ai e ka bere nje akt te tille hapur : Shqiperia nje euro! Cfare tjeter vec nxjerrjes ne ankand te saj eshte kjo parulle e tij krejt antikombetare.

    Persa i perket qeverise se Berishes mos u habisni nese neser shikojme ne faqe te para te gazetave se ka nxjerre krejt Shqiperine ne ankand. Pra Shqiperia nje cent.

    Pse!? Sepse qindra milionet i kane pervetesuar Berisha dhe klani i tij, Berisha dhe oligarkia e tij politiko- financiare.

    Ne rastin konkret duhen vene para pergjegjesise penale duke filluar nga perfaqesuesi i Asfalise greke ne OKB Ferit Hoxha, ish- shefi i tij nga Skrapari Ilir Meta, qe merret me blerjet e deputeteve te opozites per llogari te Berishes me paret e djersen e taksapaguesve shqiptare, sejmeni i tij ne krye te ministrise se Brendshme Lulezim Basha….

    Mosveprimi ligjor po aq i denueshem sa edhe krimi

    Neser keta prokurore dhe shefja e tyre do te pergjigjen para ligjit bashke me Berishen, Meten, Hoxhen, Imamin, Bashen… per mosveprim ligjor, qe denohet njesoj si veprimi antiligjor i qeveritareve dhe diplomateve te piramidave e katrahures 97, te grushtit te deshtuar te shtetit te 14 shtatorit 1998 qe ishte edhe nje thike pas shpine e Beogradit kunder luftes per liri ne Kosove, te tragjedise se Gerdecit e atyre te perseritura te Otrantos nga shteti ligjor.

    Ka kaluar mbi nje vit qe kur Gjykata Kushtetuese e shpalli te pavleshem e te kunderligjshem nenshkrimin e turpshem te marrveshjes atdheshitese te Otrantos te qeverise Berisha me Athinen dhe asnje prej autoreve apo regjizoreve te saj antikombetare nuk eshte marre nen pergjegjesi penale…

    Bile Prokuroria e pergjithshme nuk ka nisur as hetimet per kete akt qe cenonte integritetin dhe paprekshmerine territoriale te Republikes se Shqiperise.

    Cfare ligji mbron e zbaton nje prokurori qe nuk mbron Kushtetuten!?

    Cka pret Prokuroria e Pergjithshme dhe shteti ligjor shqiptar. Kur nuk mbron Kushtetuten dhe teresine tokesore te Shqiperise cfare ligji tjeter m,bron kjo Prokurori!? Ate te jakave te bardha ! Hajde hajgare…hajde.

    Te gjithe autoret e saj jane graduar e lartuar ne poste qeveritare, ushatrake, diplomatike ne vend te ndeshkoheshin ligjerisht…

    Cfare pret Prokuroria e Pergjtihshme dhe shteti ligjor shqiptar!?

    Bir Selman i nenes ke te qaje me pare!?

    Detyra urgjente per opoziten dhe liderin e saj

    Eshte koha qe Edi Rama dhe opozita te krijojne nje qeveri hije te ngjashme me qeverite hije ne Britanine e Madhe dhe ne Kosove. Po ashtu te krijojne nje keshill apo komision juridik hije me juristet me te mire te opozites, shumica e te cileve sot jane te papune ose punojne privatisht.

    Te dyja ato te mbajne shenime per cdo akt kriminal, per cdo akt korrupsioni te kesaj qeverie si dhe per veprimet e mosveprimet e prokurorise dhe gjykatave.

    Eshte detyre e tyre urgjente te mbyllin qarkun e pafund, ciklin zinxhir te korrupsionit Berisha- Meksi- Nano- Meta- Nano- Berisha nese duam te bejme shtet ligjor e shtet real ne Shqiperi.

    Nje fund ligjor per korrupsionin pafund

    Eshte detyre e tyre urgjente ti bejne te qarte votuesit, qytetarit shqiptar pa dallim ideje, partie, perkatesie politike apo shoqerore se korrupsionit, shkeljes se ligjit, vjedhjes se pasurirse se popullit do ti jepet fund njehere e pergjithsmone.

    Eshte mision urgjent ti thuhet popullit se jemi bijt e sherbetoret tuaj dhe kushdo ka abuzuar e pervetesuar, cilido shperdoron dhe shkaperderdh djersen tuaj nuk do ta gezoje por do ta vjelle per se gjalli e brez pas brezi ne perputhje te plote me ligjin.

    Eshte detyrim politik e ligjor urgjent i opozites dhe liderit te saj qe ti premtoje publikisht popullit, por edhe te korruptuarve ne te gjitha shkallet e pushtetit ose te lidhur e sponsorizuar prej tij, se cdo cent e pasuri e krijuar ne kundershtim me ligjin do te konfiskohet , se cdo prone e rrembyer apo ngritur ne kundershtim me ligjin do ti kthehet te zotit, se cdo legalizim i kryer ne kundershtim me ligjin do te c’legalizohet dhe autori i legalizimit ilegal do te pergjigjet deri ne nje para ligjit.

    Korrupsioni eshte nje kancer qe nuk sherohet me fjale !

    Eshte urgjente ti thuhet e premtohet popullit se cdo cent i depozituar fshehurazi, i transferuar ilegalisht e nen emra te tjere , cdo prone e tundshme apo e patundshme e transferuar apo blere jashte shtetit apo e ndertuar ne Shqiperi me para te pista do te hetohet ne bashkepunim me shtetet ligjore perkatese e do ti kthehet popullit e shtetit shqiptar, si pronari i ligjshem i tyre!

    Eshte urgjente ti thuhet jo vetem me fjale, por me vepra qytetarit shqiptar se askuh nuk ka as imunitet e aq me pak impunitet ( pandeshkueshmeri ) por do te pergjigjet e ndeshkohet prej tij pa asnje dallim.

    Korrupsioni dhe shkelja e ligjit eshte krim. Eshte nje kancer shoqeror, moral, politik, ekonomik qe rrenon te sotmen dhe te ardhmen e nje shteti. Si i tille ai nuk luftohet me fjale, me pretmime boshe e retorike mashtruese, por me gjithe forcen dhe fuqine e ligjit deri ne sherimin e tij.

    Change and hope … Ndryshim dhe shprese !

    Eshte urgjente ti percohet shtetasit shqiptar mesazhi i ndryshimit dhe shpreses reale se cdo shqiptar nga i pari i shtetit e deri tek katundari i fundit jane te barabarte para ligjit dhe askush nuk do ti shpetoje asnje shkelje te tij, pavaresisht se cfare partie i perket.

    Perndryshe …. perndryshe do te futemi ne nje rreth vicioz te mosndeshkimit te krimit dhe kurre ne Shqiperi nuk do te vendoset shtet i vertete ligjor.

    Perndryshe, kjo opozite do ta meritonte plotesisht emrin freskozite. Si e tille nuk do te meritonte kurre te vinte ne pushtet.

    Ardhja e saj ne pushtet duhet te krijoje e vendos shtet… Hapi i pare i cdo shtti real eshte shteti ligjor!

    E vetmja rruge e saj per t’ia arritur ketij qellimi eshte mesazhi i ndryshimit real dhe i shpreses ! Change and hope !

    Shkruar dhe botuar me 21 nentor 2010

  4. Drini says:

    Alban je bere i merzitshem me keto artikujt e gjate.Na sqaron e na sqaron, thua se vetem ti di me sqaru. Shkurtoi o plak se nuk kemi nevoje per fjalime.

    1. Aishja prej Sauku says:

      Albani osht tropojan si Berisha dhe vetem keto jane te qenie te zgjuar mre Drino.Ne te tjeret vetem duhet te lexojme,e ri lexojme gjera te ster thana.puna e Albanit eshte se e rref ujin hava.

  5. elvana themelko says:

    bashke me berishen vjedhin edhe kryetaret e komunave.edmond themelko vodhi drute e femijeve ne shkolla.kujt ti qahemi/asnjerit te gjithe jane hajdute

  6. tomori i beratit says:

    Ku eshte FAMOZI i kontrollit te larte te shtetit Bujari i leskajve.Perse nuk nuk kontrollon SHPENZIMET MARAMENDESE TE Sali Berishes,Levizjet e llahtarshme qe ben kryetarja e parlamentit zonja topalli qe sipas disa te dhenave eshte ajo qe ka shpenzuar nje shifer REKORD me parat tona.Ku je o Leskaj qe zgerdhihesh ne programet televizive.PO ti Z president çfare dreqin bene.Je ti ai qe propozove z leskaj ne kete post te larte,pra hape nje here gojen ore mavri president apo ke frik nga sala Turp.

    1. Ramy says:

      o tomorro
      tani qe i bere thirje bamirit shpetoi shqiperia nga saliu

    2. daku says:

      Ore Tomori m…ti shalet Enver Hoxha slevizi as dhe ndonje vend,por me borxha na la,prandaj po slevize askush ste sjedh gje more vesh or doç
      komunisti,nuk blihet me sheqeri me 1000 lireta dhe e shiste me 80 lek se del ke ura e tares siç dolem ne or rrote kanari per mos me thene rrote k……..i…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje