Berisha: Kemi vetëm 1 viktimë nga i ftohti. Banorët duhet të heqin borën nga çatia

13 Shkurt 2012, 14:54Sociale TEMA

Kryeministri Berisha thotë me habi se ndërsa në Kosovë të gjithë e kanë hequr borën nga çatia, në Shqipëri askush nuk e ka bërë diçka të tillë. Kryeministri e quan këtë si rrezikun më të madh këto ditë. Berisha tha se asnjë përpjekje e qeverisë nuk është aq e rëndësishme sa solidariteti i vetë qytetarëve këto ditë

Mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje për viktimat e ortekut në Kosovë, por edhe për viktimën nga Hasi, që mbeti i ngrirë para dy ditësh. “Ftojmë të nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e këtyre qytetarëve, por dhe kujtimin e Isa Qarrit, punonjësit e një kompanie private telekomunikacioni që ra për të rivendosur sistemin e antenave të dëmtuara nga moti. Të nderojmë me një minutë heshtje viktimat e motit në Kosovë, por edhe në Shqipëri,” tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se dy rreziqet e mëdha janë dëbora në çati dhe orteqet. Gjeni më poshtë pjesë nga fjala e Berishës:

 

Një dimër i thellë dhe i madh ka pllakosur Europën dhe Ballkan, dimër që ka shkaktuar qindra e qindra viktima me të ftohtin dhe orteqet e tij, por edhe mijëra të dëmtuar nga efektet e tyre. Në Shqipëri, dimri i fundit i qenësishëm është regjistruar në vitin 1985. Sot në veri, verilindje, jug dhe juglindje të vendit, fshatra e komuna të tëra janë të mbuluara nga dëbora që arrin trashësinë edhe mbi 2 metra në zona të caktuara.

E vërteta është se nuk është regjistruar dimër si ky 37 vitet e fundit. Në këto kushte ka një mobilizim të plotë në radhë të parë të qytetarëve dhe të njësive vendore, një angazhim të plotë nga ana e deputetëve të këtyre zonave, një angazhim të plotë të të gjitha institucioneve të kësaj qeverie, në mënyrë që të bëhet gjithçka për të minimizuar pasojat e këtij dimri, së pari mbi jetën e qytetarëve.

Qeveria mbrëmë deklaroi gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por gjatë gjithë javës është vepruar me të njëjtin mekanizëm. Gjer sot viktimë direkte, të lidhur me dëborën, është vetëm një, i ndjeri Isa Qarri. Janë bërë përpjekje mbinjerëzore për të ofruar ndihmën mjekësore. Me dhjetëra fluturime dhe sa herë ka qenë e mundur, në kushte më të vështira janë ndihmuar nga ekipet shëndetësore të sëmurë në gjendje urgjence.

Është bërë përpjekje e madhe për të mbajtur të hapura rrugët në tërësi dhe në veçanti akset kombëtare. Natyrisht orteqet dhe intensiteti i rënies së dëborës ka qenë faktor që ka rikthyer bllokimet e akseve edhe pas rivendosjes së tyre. Janë bërë përpjekje të mëdha për të shpërndarë paketat mjekësore në qendrat e komunave.

Dy janë problemet me rrezikshmëri më të madhe. Problemi i parë, me një rrezikshmëri jashtëzakonisht të lartë janë çatitë dhe pastrimi i borës në çati. Mbrëmë një mik i imi kishte udhëtuar nga Prishtina në Tiranë dhe më thotë: Nga Prishtina deri në Morinë nuk kishte asnjë shtëpi ku kishte dëborë në çati. Nga Morina deri në Tiranë, nuk kishte asnjë shtëpi pa dëborë në çati. Sot në mëngjes mediat kanë informuar se në komunën e Shalës ka rënë çatia e dy shkollave dhe tre shtëpive. Ndaj thirrja ime është që të konsiderojnë si përparësi absolute pastrimin e çative nga dëbora. Kryepleqtë të ndihmojnë familjet që e kanë të pamundur këtë gjë dhe tua pastrojnë çatitë. Nuk duhet injoruar në asnjë rrethanë pesha e dëborës mbi çati.

Rreziku i dytë janë orteqet. Ato mbeten një rrezik. Ata janë një rrezik edhe më afatgjatë. Kjo sasi e madhe dëbore, tendencën për krijimin e orteqeve e ka edhe kur fillon shkrirja. Gjysma e Shqipërisë është e mbuluar me dëborë. Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këto zona. Po bëhet gjithçka për të ndërmarrë hapjen e rrugëve të komunave. Po bëhet gjithçka për të mbajtur hapur akset kombëtare në katër anët e vendit. Po bëhet gjithçka për të ofruar ndihmën më elementare familjeve më në nevojë.

Fatkeqësitë natyrore kanë profilet e tyre. Natyrisht rol kryesor kanë njësitë vendore. Kanë ngritur shtabet dhe po operojnë me përkushtim të madh. Qeveria dhe institucionet e vendit janë të angazhuara në mbështetje të këtyre zonave. Por ata që njohin borën, që njohin dimrin me borë të madhe, ata e kanë të qartë se jetik, përcaktues është roli i kolektivitetit aty. Ne nuk e zëvendësojmë me asgjë solidaritetin njerëzor, me familjet e pamundura, me familjet që nuk kanë. Do disbursohet ndihma ekonomike për tre muaj, deri në maj. Ministria e Shëndetësisë ka një kontroll e përkushtim të madh për shpërndarjen e paketave në çdo qendër. Ushtria është e tëra e mobilizuar së bashku me policinë për të ndërmarrë veprimet më të rëndësishme dhe të domosdoshme, por këto nuk zëvendësojnë dot solidaritetin njerëzor.

Një gjeneratë e tërë sot nuk njeh dimra si ky, kurse gjenerata para saj i ka pasur dimra të tillë të përvitshëm. Të shmangim përveçse rasteve të emergjencës, çdolloj ekspozimi të panevojshëm apo rrugëtimi të panevojshëm në borë.

 

33 komente në “Berisha: Kemi vetëm 1 viktimë nga i ftohti. Banorët duhet të heqin borën nga çatia”

  1. Vlora says:

    nuk eshte dele more zoteri eshte njeri..

    1. Shefqet Cela says:

      Mos u bej edhe ti si ai. Mos fole ne njejes si ai. Nuk ka vdekur vetem nje njeri nga te ftohtit.
      Kryeministri nuk llogarit ne hesap as ate qe vdiq ne ane te Lanes, tjetrin ne Korçe e keshtu me radhe.
      Ngeli duke genjyer i ziu. I eshte bere ves, ose e ka patur kete ves qe ne veze.

      1. fule says:

        Buk ka. Me pallavra te ngop Saliu me shoke. Ca do tani ky milet drita, rruge te kalushme, luks?

    2. Gusmari says:

      Miq, kontrolloni catite se orteku aty ku sheh bore, versulet. Ja ka thene nje miku i vet Berishes.

  2. Kris says:

    Ky njeri duhet te largohet.Ky fshatar nuk e di se catite e shqiperise se varfer nuk mbajne per tre qeruar deboren, ashtu si nuk mund te durojne me nje njeri si kryeministri yne .

  3. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Berisha thot qe kemi nji viktime duke pretenduar gjoja se eshte Berisha qe po shpeton jete, populli po mundohet te shpetoje njeri-tjeterin pa ndihmen e Berishes. Sa per nderhyrjen e qeverise do kishte pase me shume viktima, perseri Berisha mburret gjoja se ka shpetuar jete duke treguar babzine qe ka. Berisha kujton se eshte ne fushate elekturale duke u mburrur.

  4. deshnica says:

    opo ku ka mberdhif po mjer ne qe na ka zene deren.

  5. 21janari says:

    Me shume se per boren ne cati duhet te habitesh qe te mbajne ty ne kurriz, or Sali…

  6. Kalorsi i zi says:

    Po kjo eshte ndihma qe po u jep o gomar ? Po ata skane as drita qe te degjojne gomarrlleqet e tua more cjap i paafte.
    Shume Shqiptare jetojne jashte dhe e dine si funksionon shteti ne situacione te tilla o gomar. Pastrimi i rruges nga bora fillon me kripen para renies T°, pastaj pastrohet vazhdimisht cdo tre ore. Kurse ti fillon mbas dy javesh pffff. Po te kishe pastruar rruget skishe nevoje per gjendjen ”katastrofe natyrore” more i paafte.
    Kur udhetoj rregullisht drejt Mont blanc, rruget i pastrojne aq mire sa kam patur raste te ecja mbi 150 km/h.

  7. peci luku says:

    te dhjefja te teme o zagar i ndyre he i dhu ndimona apo do i prishje parate neper bote qe te te ngrihej fama ti o qen duesh hequr zvarre pasojat tende jane te renda vret vjeth ik o felliqesire ti me halet qe te rrine pas

  8. tani says:

    Sapo lexova ne faqen e internetit te Radio Kosova e Lire se jane 7 (shtate) viktima dhe jo vetem nje.

  9. eli-Tiv says:

    ..ne se viktima eshte shkelzen berisha ose argita ….do thuej se kemi nje viktime..??..ose po te ishim me fat…viktima do
    te ishte saliu !!
    Me falni per cinizmin..

  10. Robi says:

    O budalla , edhe me catite do merresh or car?! Jo po,mesoji fshataret qe keto net dimri te mos flene bashke,por ne dhoma te ndryshme,sepse kur t’i zere catia apo orteku,probabiliteti i te vrareve te jete me i vogel.Ik o gomar(ndjese gomereve!),se cmende nje popull te tere me budallalleqet e tua! Pa zene ne goje krimet.

  11. Olti says:

    Jam dakort me ju zoti Kryeminister, por edhe te pervelojne kembet me uje te nxehte Ne vask si dhe te pine lengje te nxehta sa te shkrihet bora, se nga Kjo qeveri nuk duhet te presin me shume

  12. iliri leeds says:

    saliu jo vetem qe nuk ka informacion sa viktima jane por nuk di as matematike nga 1985 deri me 2012 jane 27 vjet jo 37!! kjo eshte prove se truri i saliut ka vdekur

  13. K.GJOKA says:

    Eshte norme elementare qe qeveria-pushteti lokal -individi ne zonat malore
    duhet te bejne furnizimet dimerore si: dru zjarri,miell,pasterma deri tek turshite e oriz makarona qe ne muajin shtator.Keto masa nuk jane marre se:
    -nuk ka qeveri,..kujtoni berishen tek NASDAQ)ku pagoi 360 MIJE dollare
    vetem per nje minute reklame si k/m i nje shteti afrikan.Mjaftonin aq para
    sa te furnizoheshin zonat malore me ushqime.
    -pushteti lokal drejtohet nga komunare PD- PS qe jane si komisaret e partise dhe merren vetem me tenderat e komunave dhe rretheve dhe drejtojne
    me celelure nga tirana zonat e tyre.
    -vete individet sipas statistikave te merhumit gens polla ne zonat malore
    jane mbi 60% me perkrahje sociale..PRA JANE TE BRAKTISUR NGA SHTETI Perfundimisht SHQIPERIA KA FALIMENTUAR TOTALISHT GJE QE E TREGON SITUATA E TANISHME.NE VEND TE NDIHMAVE NE KOHEN E DUHUR BERISHA U CON TE NGUJUARVE NGA BORA JO MISRA POR MINISTRA..A HAHEN MINISTRAT QE JANE BERE SI VULLNETARET E KRYQIT KUQ ?????
    NUK PLUMB E LITAR QE TE LAJE KRIMET E SALI BERISHES QE ESHTE NJE DEVIL
    QE DHE SITUATAT MORTORE NE SHQIPERI I KTHEN NE DASMA TE SUKSESEVE TE QIVIRISE TIJ.
    NJE KESHILLE PER EDI RAMEN:ABSOLUTISHT NUK DUHET TE KAKARISESH NE KETE
    KOHE..NQS SE BERISHA ESHTE KRIMINEL ESHTE IDIOTIZMI JUAJ QE E MBAN GJALLE
    KETE MONSTER DUKE U FSHEHUR PRAPA BYTHES ARVIZUSE.

  14. Ramy says:

    nga viti 1995 me nje aksident ajror vdiq nje pilot shqiptar
    saliu si president shkoi ne ceremoni
    jam i lumtur te jem ketu tha saliu ,ne humbem nje pilot por fituam nje deshmor

  15. Ketij vrasesi nuk i bejne pershtypje viktimat shkaktuar nga koha e keqe,se eshte mesuar te vrase vete.Kur ky buf,bashke me sorren e kuvendit numurojne viktimat,kujt duhet ti kerkoje ndihme ky popull qe eshte ne gryke te humneres???????Kujt televizioni i referohet ky kryeminister gargamell kur thote se shqiperia nuk eshte ne gjendje katastrofike???????

  16. brazili says:

    Ky me teper flet si sinoptikan,na tregon historite e kohes.Cfare duhet te flase,dhe cfare flet,megjithese ka te drejte,emergjenca nuk funksionon,keshtu futja me prralla.

  17. Ha mut ha sali says:

    Popull u qame nga ENVER HOXHA dhe nuk e dinim se c do na priste ne te ardhmen Enver Hoxha nuk i vjen me ketij Populli a e shihni se c behet ne Shqiperi…qe nga 90 e deri tani sa jane vrare dhe sa po vriten,,,edhe atehere kishte bllokim rrugesh nga debora ne Veri por kush vuajti..asnje.???..Enver hoxha organizonte te tere Ushtrine per normalizimin e situates dhe ia arrinte c do gjeje..Por neve jemi vete popull injorant sepse na zune hakat e Enver Hoxhes i cili e futi te gjithe Popullin ne Pune nepe Fabrika etj…Tani Shqipetaret jane Shperndare si zogjte e korbit dhe nuk kane me asnje shprese me kete qeveri analfabetesh me shpellarin e vicidolit.

  18. ing h.rexha says:

    Kam punuar dhe i njoh mire strukturat mbajtese te catijave ne zonat malore.
    Kjo keshille e inxh. berishes eshte pak te thuash idiote.Pastrimi i bores gjithmone behet kur debora eshte e pa ngrire.Ne kushtet e sotme kur
    mbi 90% e bores ne catite eshte e ngrire dhe sikur te duan banoret ta heqin eshte e pamundur ose mund te shkatoje demtime,shembje deri dhe aksidente me humbje jete.Nuk me ben pershtypje lajthitja e inxhinier berishes por gjithe ato ministra dhe keshilltare qe e lene te “zbuluar”
    ne budallakijet e tij.Le ta provoje te kulla e Ramush berishes ne vicidol
    por vetem me helikopterin e argites mund ta pastroje.Megjithse nuk ja vlen ta pastroje se eshte bere stalle lopesh.Nje popull qe pranon nje kryeminister qe shtepine e babes vet e ka haur lopesh e ka hallall
    poshtrimin e berishes duke bo hajgare me fatkeqesi kombetare ku vete eshte fajtori kryesor.

  19. Vebbyy says:

    Pirdh pirdh Sal se liriohesh..

  20. brazili says:

    Sala me rastin e gjendjes se jashtzakonshme ne veri po i ndihmon shume njerzit,Sala jep kete mesazh:Beje mire,beje vete(se ne si shtet s’kemi cfare te bejme)

  21. fane mirdite says:

    or sal bash je tu ja bo mire ketij poplli qi po tall lesht me to.u bo 21 vjet ne hala nuk i mushet menja.por i gjo je tuj majt sekret me kte punen e catijave? a hypte sheqerja nolt me e pastrue boren apo hypte ramushi shkrete.apo e bonin me rradhe nje here njoni hypte nolt nje here tjetri.

  22. m.m says:

    Njerez te afert te berishes e dine qe ne 1989 vellai i berishes i ndjeri
    selim berisha vunte nga nje semundje e zemres.Per koincidence kopetent
    kardiolog ne shqiperi ishte dhe sal berisha.Dy kolege te berishes i bene oferte qe te vellain ta conin ne nje klinike speciale ne austri por berisha
    vetem per aresye fame dhe si egomaniak i shkalles agersive mori “persiper’
    ta sheronin me forcat e veta.Shume pak veta e dine qe vellai i berishes
    nderroi jete per nje deshtim banal ne operacion duke bere nje eksperiment me vellain e tij.Kur nje njeri perdor si kavie eksperimentale vellain e tij
    per te fituar fame cfare mund te pritet nga nje monster.Dhe me rastin e kesaj tragjedie me bore ky po perpiqet qe kete fatkeqesi kombetare ta ktheje ne nje mrekulli te qeverise tij per menaxhim te shkelqyer.

  23. v.molaj says:

    berisha eshte percjellur dhe sot nga zeri amerikes ne lajmet e saj per situaten emrgjente ne shqiperi.sipas burimeve te besueshme nga shume komente te adresuara ne kete stacjon te nderuar shprehin indinjaten e tyre per punen e dobet te qeverise dhe e akuzojne ate si pergjegjese.pra bora ne shqiperi ka bllokuar dhe komentet tek voa.e pabesueshme qe dhe zeri i amerikes te censuroje gjera kaq normale.a eshte ky elezifikim ?

  24. askushi says:

    Me qe lideri i opozites eshte i gjate ta veme te pastoje catit,te pakten te jape nje kontribut

  25. tironci says:

    fatkeqesi natyrore qe kemi kete qeveri ..
    kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe ka kapur KOMBIN SHQIPTARE ..
    POSHTE DIKTATORI sali berisha

  26. ivani i madh says:

    o trap i gjithe anshem furnizoi me buke e ushqime fshataret qe i ka zene halli se per mirembajtjen dhe punet e tjera i dine vete ata si e kur ti bejne .Ata skane te hane ky debil thote pastroni catite se ku ti gjejne fuqite keta i madhi i ndrituri yne i di turp e 100 here turp o maskara

  27. Genti35 says:

    O malok i ndyre, coje familjen tende ne keto zonat e mbuluara me bore. Tu shofte familja me rrenje. Mallkimi te vjen nga mijera shpirtra qe po vuajne ne mjerimin qe quhet Sali.

  28. sule sula says:

    o sali o hitler nuk gjej moster me ke te te krahasoj se ti je me mostra .po i vret shqiptaret edhe sklleverit kane jetuar me mire se shqiptaret .ti shqiptaret po i shkaterron me shum se cdo regjim .me vjen keq per popullin tim qe e ke hedhur ne nje pus pa shprese bashke me hijenat e tjera te parlamentit .i lutem zotit ta shpetoj shqiperin nga kjo e keqe se vetem ai vendos drejtesi .mallkimi i ketij populli te ndjekte me breza .kjo eshte rritja jote ekonomike qe njerzit po varrosen te gjalle poshte bores pa buke dhe pa ndihme .zerat e ketyre njerzve me kujtojne telefonaten e atyre njerzve qe u mbyten vite me pare dhe askush nuk i ndihmoi .te gjithe ju deputetet me makinat qe keni e cani boren shkoni u jepni buk atyre te mjereve beni njehere mire ne jeten tuaj se po nga gjaku i tyre do u jepni se ate pasuri qe keni me gjakun e popullit e keni .

  29. vetetima says:

    Mallkuar qofsh brez pas brezi o sali legeni Eshte njeri ai qe vdiq dhe jo nje dele o kafshe prehistorike Po mire e ke ti se ty njerzit te duken dele. Do shikojme kur te vije ora qe do permbytet prape shkodra cfare do thuash se ske bere asnje veper[javen tjeter fillon shkrirja e debores ne permasa te medha]SHkodranet kane filluar dridhen qe tani prandaj merr masat dhe mos i le njerzit te permbyten o sali qeni mallkimi i shqiptareve rente mbi femijet e tu o hale i haleve ,Ju lutem gazeta tema mos ja nxirrni me fotografine ketij zagarit se na vjen per te vjelle kur e shikojme

  30. enofieraku. says:

    Ky i cmendur i rrezikshme duhet me patjeter te izolohet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje