Banorët e zonave të izoluara thonë se kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 1985, por lajmi i keq është se veshjet do vijojnë
Reshjet e shiut kanë vijuar edhe ditën e sotme në shumë zona të vendit duke bërë që situata të bëhet vërtet alarmante. Me reshjet e sotme mësohet se thuajse të gjitha akset rrugore në verilindje janë të bllokuara. Vetëm në aksin Kalimash- Morinë kalohet me shumë vështirësi me zinxhirë. Banorët thonë se dëbora ka shkuar deri në 2 metra në disa komuna. Ata thonë se një situatë e tillë nuk është parë që nga viti 1985. Por lajmet janë edhe më të këqija për shkak se reshjet pritet të vijojnë. Banorët e qytetit të Kukësit nga ana e tyre raportojnë se kanë parë në qytetin e tyre ujq, diçka shumë e rrallë.
Njerëzit kanë lajmëruar një gjahtar, i cili ishte në një kafe atypari, por derisa ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e gjahut, ujku ka hyrë sërish në pyll dhe është zhdukur në zonën e dushkut, duke e çarë dëborën me shumë vështirësi.
Disa persona thanë se në orët e vona ujku ishte vrarë nga një rojë stalle, nga frika se do t’i dëmtonte bagëtitë. Tre vjet më parë, në një dëborë të ngjashme, katër ujq zbritën në qytet nga malet e Hasit, ku më pas u vranë nga gjahtarët. Edhe pse vrasja e këtyre kafshëve është e ndaluar me ligj, kur ata janë shfaqur në komunitet të uritur, nuk janë kursyer aspak.
Ndërkohë kjo është edhe historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqenien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija, i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, që e ka ruajtur vetëm për të. Por tani edhe ai është drejt fundit.
Ja biseda telefonike që shqiptarja.com bëri me Hysni Haxhi Pajën, i cili jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi “Rrugë të bardha” dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën telefonike.
Si quheni?
Quhem Hysni Haxhi Paja. Jetoj në fshatin Trun. Jam vetë I dhjeti në shtëpi, pa bukë. Shtëpia ime është 1 orë larg qendrës së fshatit. Nuk kam asnjë shtëpi afër. Jam shtëpia e vetme në mal
Sa vetë jeni në shtëpi?
Kam gruan, djalin vetë i katërti, dhe tre vajza. Kam fëmijën e djalit, që është 9 muajsh. Nuk kam çfarë ti jap për të ngrënë, vetë po ha misër.
Prej sa ditësh jeni të izoluar?
Prej 2 javësh. Shtëpia ime është komplet e izoluar. Në oborrin e shtëpisë time bora shkon në 1.5 metër borë. Jam komplet i izoluar
A keni kërkuar ndihmë?
Kam lajmëruar prefektin, kryetarin e komunës.
Çfarë të kanë thënë?
Do bëjmë ç’të mundemi, por nuk mund të vijmë atje, pasi makinat nuk kalojmë dot Qafën e Malit, është 3. 5 metër bore atje. Jam shumë i lodhur. Më vjen gjynah prej fëmijëve, po më vdesin unit, pa pasur asnjë lloj sëmundje. (në këto momente zëri i dridhet në telefon)
Po fëmijën 9 muajsh me se e ushqeni?
I kisha ndarë pak miell për t’i bërë qull. Por dhe ai po më mbaron. Vetë ha misër.
Keni parë ndonjëherë një situatë të tillë?
Unë jam le e rrit në këtë shtëpi, dhe stërgjyshi e gjyshi im. Por si kjo borë skam parë asnjë herë. As në 1985 nuk e kam parë kaq keq.
He se kujdeset nena Sali-je per gjithcka,mos u merzisni burra,do shkrije nje dite,vetem Sali-jen t’a kemi me ymer!Ne jemi te paret,a te dytet,s’me kujtohet mire,ne Europe.Jena bolle te fuqishem,ja,vjene nena Sali-je nje dite aty,e ulku shkon prape ne mal.Kurajo,burra,sa t’kena nena Salijen ne krye mos u tutni.
Mos bej ironi me njerezit qe po luftojne per mbijetesen e femijve te tyre. Eshte mekat. Gjynahet qe i ka bere Saliu ketij kombi nuk i lajne dot as gjithe lumenjte e Shqiperise e as gjithe bora e maleve, por nuk eshte ky fatkeqi shkaktari.
Malesoret jane te fundit qe duhet te fajesohen qe na qeveris akoma nje moster si Berisha. Berisha mori ne 2009 vota ne prefekturen e Tiranes me shume vota sec mori ne gjithe veriun e Shqiperise se bashku nga Mati e deri ne Krume, nga Velipoja deri ne Morine.
Sa kollaj eshte me e shkarku paaftesine tone tek te tjeret.
heu bre Sali bajraktari i jone, na rrofsh sa keto bjeshke !
Mos e bajatni muhabetin, ai plak ka ra ne siklet, siklet qe kerkon ndihme dhe nuk i intereson se nga vjen kjo ndihme, se jane jete njerzish qe shofin me syt tek ky plak i mjere.
Ishalla del dhe i ndihmojn ata qe kan kete pune ose ndonji qe mundet aty se me thene te drejten, ska me keq, lereni shtetin se shteti ka marr fund.
Edhe ju e bajatiset nje çike muhabetin kur permende “shtetin qe ka mare fund”. Ne kemi miq per koke andej nga Azerbaixhani. Me ata kemi lidhur mrreveshje te hatashme per lulezimin e vendit, vetem se kkemi harruar te hedhim firmen ne marreveshje, prandaj nuk na i pranuan.
Tani qe do te marrin shtetesine mafjozet e huaj, problemi eshte zgjidhur. Popullsija do te shtohet me ata qe vijne. Kjo e forcon qeverine. Vdekjet e shtetasve nuk e trembin.
Ne lajme degjova me te forten, helikopteret, skane kapacitet te madh ngarkimi, se sa niset nje helikopter, ja msyjne gazetaret e KLAN, EJ, BI, SI- NJUZ dhe TVSH, per te pasqyruar punen e qeverrrise , ne ndihme te popullit.
Pese gazetare dhe 200-kile ushqime.
Kjo esht situata.
Dhe sa per mikun tone te ri aziatik Aljev, mos na prish pune, se shpallesh armik i miqesise Salistan-Azerbajxhan.
Mos u merzitni se Allahu do e ndihmoje ate.
Juve malesore qe tani po vuani te zite e ullirit dhe per kete me vjen shume keq ,me shume prekem se ne ato vende kam punuare dhe jetuare.Edhe debora e vitit 1985 me ka zene ne kukes dhe femijet i kam pasur te vegjel ne Tirane.Jam nga ata qe ne ate situate shume te veshtire por me nje moral shume te larte se bashku me shoket e mij si fillim kemi bere disa rruge Kolosin Kukes me Tanke dhe Makina Berleta dhe kemi furnizuare te gjithe qytetin dhe jo nje e dy familje.Kur furnizuame qytetin dhe per kete raportuame ne qender si ne Kukes dhe Tirane zemrat tona beheshin mal nga gezimi per ate qe kishim bere.Me kujtohet se fshatrat ishin furnizuare dhe me bollek deri ne muajin maj. Le te dale nje kodosh bir kodoshi tani dhe te thote jo nuk ka qene ashtu.
Me vjen shume keq dhe uroj qe ato qenje njerzore atje te shpetojne vetem me ndihmen e zotit sdhe pse Sali Barisha e ka mprehur shpaten per ti çfarrosur te gjithe ,se ndryshje do ishte kujtuare te pakten nje here per te lexuare gjeografine e shqiperise por ati nuk i intereson fare.Turp te kete dhe derman mos gjetet ne se humb jeten ndonje njeri ne ato ane qe dikur ne i quanim kreshnike se ashtu ishin vertete.
U KEMI DHENE EDHE KAFSHATEN E GOJES KETYRE MALESOREVFE TRIMA,POR QE SOT UA KA ULUR KOKEN NE TOKE SALI BERISHA SERBI!!!KOHA E ENVER HOXHES ISHTE PER POPULLIN E VARFER,NDERSA KY SISTEM KRIMINAL<QE KEMI SOT ESHTE VETEM PER KLIKEN MAFIOZE NE PUSHTET!!!DHE KUR MERR VESH SE BETOHEN PER KETE KAFSHE DHE VOTOJNE PER TE,NUK MERAKOSEM FARE:KOKA BEN KOKA E PESON!!!ATEHERE E DONIM NJERI TJETRIN ME SHPIRT,NDERSA SOT SALI BERISHA KA PUNUAR PER 21 VJET PER TE MBJELLE URREJTJEN VERI-JUGE!!!AS NE GOJE NUK I ZIJE DOT FJALET GEGE E TOSKE SE VIHESHE PAS MURIT!!!KETO EMERTIME I SAJOI PUSHTUESI OSMAN PER TE PERCARE SHQIPTARET,POR NUK JA ARRITI!!!Ndersa REGJIMI KRIMINAL I BERISHES KA BERE ATE QE PUSHTUESIT NUK E BENE DOT!!!PALE,TANI PO KERKOJNE QE EDHE GJUHEN LETRASRE TA NDAJNE NE GEGE E TOSKE!!!!ARMIQTE E SHQIPERISE JANE TE SHUMTE BRENDA SHQIPERISE,AQ SA FSHIHEN PAS NACIONALIZMIT FASHIST!!!PERCARJA ESHTE NE PLAN TE PARE!!!
Nuk e di nese banoret e zonave te bllokuara reflektojne per voten e tyre te gabuar,ne keto dite qameti per jeten e tyre.Uroj ta bejne.
PO KU PYET I MBYTURI NGA NJE E LAGUR………….
VETEM SALA TE JET MIRE PA TE TJERET JANE SEKONDARE………
Po mor i mjer po! Prit gomart te bien bar! Pret ndihm nga Sala ti! Sales po i ik petlla ti thua dua buke!!!
Bej zele se mbase te mer mbrapa:)
Tani ne dimer e shani ne vere i lavderoni!
O zotri, se un nuk arri ti kuptoj keta njerez qe thone kemi ngelur pa buke! A nuk i merni masat ju per familjen para kohe kur ju e dini qe dimri ose vera eshte i veshtire!
Ne themi nje fjal te urte popullore ” I zoti nxjer gomarin nga balta”
Zoteri puno dhe siguro familjen qe ke krijuar dhe mos hap syte nga qielli!!!!!!
Klm dhe uroj te shpeshtosh nga situata e veshtire por Salen “shtetin” harroje se ka vdek ai burre qe ju e shanit e e shani akoma! Ja ku e keni Salen tuaj qe e keni ne foto ne cdo qoshe te shtepise!!!
hahahaha me ban me dhi gazit ky artikullshkruesi /Qytetaret kan pare ujq dhe ato kan lajmeruar nje gjahtar, qe ishte tuj pi kafe ne nje lokal aty afer, sa ka shkuar gjahtari per te marr ciften ujqerit kan hyr ne pyll,po ca kujton more analfabet ujku duhet te priste gjahtarin ik more injorant se te tan jeni mbledhur te gazeta Tema
AJO FAMILJE KERKON NDIHM ……..SHTETI(USHTRIJA )DUHET TA BEJE ATE QE DUHET TA BEJE PER MBROJTJEN E ATDHEUT ….MOS U TALLENI ME FAMILJE TE KTI RASTI ….SALIUN-THAQIN E KEMI VOTUE,KUR VJEN KOHA TE MOS I VOTOJM……………FAMILJA KERKON NDIHM E DUHET TI JEPET…..
Mirdita te gjitheve,edhe pse per nje pjese te madhe te popullit tone sot nuk eshte e tille.Ftoj cdo shqiptar qe sot ti leme TIFOZERITE POLITIKE.Kush ka mundesi te ndihmoj me aq sa mundet kush nuk do, te rri te pakten i qete pa thene BUDALLALLEQE me oke,sepse nuk eshte ne GJAKUN E SHQIPTARIT qe kur tjetri vuan ti te HAPESH DHEMBET.TU JAPIM KURAJO ATYRE FAMILJEVE,FEMIJEVE,GRAVE,PLEQVE QE SOT JANE NE VESHTIRESI TE MADHE PER USHQIMIN E PERDITSHEM TE MBIJETESES.DO JU BEJA THIRRJE FORCAVE TE USHTRISE TE MARRIN EDHE INISIATIVA PERSONALE DHE MOS TE PRESIN VETEM URDHERA NGA/HAJDUTET E KOMBIT/POR TE KUJTOHEN SE JANE USHTARAKE TE KOMBIT SHQIPTARE DHE SOT KOMBI KA NEVOJE PER TA.BENI DETYREN DHE PO PATET MUNDESI E PO TA NDJENI EDHE PAK SAKRIFICE TE GJITHE BASHKE,POPULLATA NUK U KA LENE VETEM ASNJEHERE.VEPRONI..VEPRONI…VEPRONI.falenderime nga nje MATJAN emigrant
Ku jeni o agallaret e ketij populli.Ku jeni o miliarderet e rinj qe jeni bere te tille fal vjedhjeve vrasjeve e korupsionit.Ku je o sal qe edhe avjonin e ke te blinduar perse nuk e dergon helikopterin tend personal qe ti çoj BBUUKK,vetem buk po kerkon nje shqiptar. Por ty aq te ben.Ku jeni ju bosat e shqiperis,meta,rama,topi,prifti,angjeli,frangaj,fevziu,basha,rezarti,gjokuti,selmanllari,gimi,irfani,sokoli,.Nuk e degjoni britmen qe vjen.Po qan nje kryefamiljar vetem per BUK.Turp o njerez te pa shpirt,si nuk hapet dheu per ju o barkpangopur.Si nuk shohim asnje prononcim a impenjimin qofte edhe minimal nga shoqeria civile(MUTI)PO VDESIN NJEREZ PER BUK O PRESIDENT.NUK DUAN GJE TJETER vetem BUK o K.MINISTER.NUK DUAN luks duan vetem TE HANE o kryetar i opozites.Le qe kot grij une.NUK PYET I NGOPURI PER TE PANGOPURIN.Ky ligj ekziston frikshem vetem tek ne ,ne kete KOPESHT TE LULEZUAR qe quhet ALBANISTAN.Ndofta neser e kam une radhen pas HYSNIUT sepse edhe une jam si HYSNI PAJA nje qytetar i thjeshte i pa pune dhe neser mund te ulerij e te kerkoj BUKE.POR:KUJT DO TI KERKOJ???
Shpresojme se do te gjendet nje mundesi per te ndihmuar keta fatkeqe nga rruga e bllokuar. Ne çdo rast kemi degjuar nga banoret e ketyre zonave se i marrin masat per muajin me te keq, nuk eshte ndonje sakrifice e madhe per te menduar me pare. Mos kujtoni se shqipetaret e tjere e kane te garantuar çdo gje, prinderit e mi marrin nje pension 200 000 leke te vjetra dhe me keto e kalojne majin, per dritat, ushqimin, e çdo gje tjeter. Une jam ne Itali por ketu nuk ke kujt ti drejtohesh per leke hua… ketu ngorth me keq se ne Shqiperi po nuk pate para. Puna per mua ka nje vit qe skam,… nuk e merrni me mend se jane ne sakrifice gjithe shqipetaret dhe me tej. Keshtu qe duhet te bejme vete diçka dhe jo te presim nga qielli.
Mos u çuditni o kuksian,ujkun e PDs votuat ne zgjedhje,ujku do vi me ju vizitu edhe ne kto dit qameti,se ju jeni miqt e ujkut,ujku qe ju thoni rri sa te shkri bora dhe iken nga qyteti,por kte ujkun qe na bot ju sebep, veç pushka e heq nga pushteti.
Simpatizante te P.D.Tani eshte momenti per te pare partine heroike qe ju qeveris, kur luftohet me jetu. Ky eshte sali Rom Berisha, qe ju len ne meshire te fatit.Nuk them se partia Socialiste do bente mrrekulli, por dhe keshtu besoj se jo.
Ju uroj qe ti kaloni sa me lehte veshtirsite e natyres.
Ne kohen e Enver Hoxhes zonave te bllokuara nga debora buken dhe ushqimet ju a hidhte neper avllite e shtepive me helikopter .Por sali shpirtziut dhe hajduteve qe e rrethojne as qe u behet vone se vdiq hysniu dhe shume te tjere si ai Mallkimi i popullit u rente ne koke sa pare E pagofshin te femijte e tyre Mallkim…. brez pas brezi Mos i gezofshin parate e vjedhura.
O zotni, po akoma su ka bo tenderi mor lal, si cohen ndihma pa tender, te gjith e dim se qeverrria, i ka qejf tenderat, biles i ka bo onlajn me kompjuter, futi nji te shtypme dhe fap fito tenderin me i shku vllaznve per nihm, por ma par duhet me shku ke sekseri me dhon gjoben qe tkan caktu se po se pagujte, ike mete mrapa, ta morrin buken prej goje.
Pranej mos e shaj qeverrin se ka halle, dhe kur shkojn helokpterat ska ven per nihma se o mush me gazetar te qeverrise, se duhet me e shpernda lajmin shpejt, qe tshofi poplli se ca o tu bo qeverrria per ket popull dhe kur hypin pes a gjasht gazetar, ska mo ven per nihma se aq ma helikopteri, se skishin pare me i ble mo tmdhej.
Boj durim se ka dhe mo keq, shif evropen.
Nuk ka gje me te keqe per nje komb kur njerzit DINAKE shkojne per te URTE.
Eh mer daje, ne na ka zbrit ujku n’mes Tirones ti na qahesh se t’ka zbrit m’Kuks! Amon na e merrni ene ket ujkun knej e na e ktheni n’male se na e xiu!
Shpresoj qe sa me shpejt te ndihmohet kjo familje,ushqimet,ilacet mund ti cohen edhe me helikopter.Problemi eshte se ky Shtet nuk do tja dije per qytetaret e tij.
Kur ju mbaroi mjelli? Une ju shperndava per zgjedhjet e meparshme , ju pergjigjet saliu !!! Per moment beni durim …. Kur te vijne zgjedhjet e tjera :))) do mbaroj dhe uria juaj, fjalet e kryetrapit, shqiptar, na i fute bukur i thone shpellaret kryeshpellarit te tyre, dhe kryeshpellari ju pergjigjet , jua kam futur , kam per tya futur, dhe do tua fus , se ju shpellaret e mi jeni te lindur per ta ngrene!!!
merrni lahuten dhe cifteline dhe kendoni per patriotin tuaj dr Vucidolin ..se keshtu ngrofeni i cik
nuk jane ujq ..jane pjestare te komiteteve te emergjences qe shikojne gjendjen ne vend ..i ka cuar dr Talloferja i vucidolit
Bajm shyqyr qe shptoi mreti,
Se malsor ka sa deti!