Energjia kërcënon buxhetin

8 Shkurt 2012, 17:24Sociale TEMA

Sikur te mos mjaftojnë efektet negative qe mund te sjelle situata ne eurozone, kriza e tejzgjatur e thatësirës është kthyer ne një kërcënim serioz për buxhetin e shtetit. Madje nuk përjashtohet as mundësia qe qeveria te rishikoje buxhetin, me qellim gjetjen e parave për te siguruar furnizimin me energji, pasi Korporata Elektroenergjetike duket se nuk ka me para për import. Paralajmërimin për ndryshimin e buxhetit e beri Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili tha se një fond kontigjence do te vihet ne dispozicion për KESH-in, me qellim përballimin e situatës. Parashikohet qe Ministria te përcaktojë një fond prej 2.5 miliard lekesh. Nga ana tjetër, negociatat mes qeverise, kompanisë private “CEZ” dhe KESH-it duket se janë drejt finalizimit. “CEZ” do te paguaje një pjese te borxhit qe i ka kompanisë KESH, duke i mundësuar asaj blerjen e energjisë. Pak kohe me pare, qeveria vuri ne dispozicion 4.5 miliard leke garanci qe KESH te merrte kredi nga bankat për te paguar faturat e importit. Por edhe një situate e tille nuk i dha zgjidhje situatës. Rezervat hidrike ndodhen ne piken e tyre minimale dhe kjo situate ka detyruan KESH-in te kryeje importe te mëdha dhe me kosto te larte ndërsa “CEZ” dhe OST kane shtuar kufizimet./Vizion plus

11 komente në “Energjia kërcënon buxhetin”

  1. Po ne te kercenuar kemi qene gjithe jeten ore. Po ku ka frike Taqkua, ne ne goje te ujkut hedhim valle bre. Me mire le te na haje ujku se u beme kallkan. RRofte partia hahaha rrofte salia

  2. BERISHA LARGOHU. SHQIPTAREVE JU MUNGON OPOZITA! says:

    Une sikur degjova Berishen para disa diteve qe thonte qe, ekonomia e Shqiperise ishte ne vendin e dyte ne evrope??

    1. Soll Lili says:

      Aaa e ke degju gabim, mos shpif te lutem se shpifja denohet..eshte e treta ne evrope!!

    2. elinor says:

      Ja tha Merkel-it ne fytyre biles, saqe ajo i hapi syte si dac, hahah

  3. salistalin says:

    Rezikon buxhetin e shtetit!?!? Cilin buxhet?

  4. borxh says:

    po mer borxh,o sal se populli do e laj.ose kerkoj ilir metes se ka ai .e pame ne televizor duke vjedhur.

  5. genci says:

    Me ata hajdute qe ka ministria e financave nuk cuditem per keto vjedhje qe po ndodhin. Pse megahajduti i krizave energjitike eshte sot zevendes minister i financave, kush perfiton ne keto raste? Populli gjithmone vidhet.

  6. shemshedini says:

    Si ka mundesi nje gje e tille? Me shemshedinin zv.minister ne te kemi kriza te tilla?

    Do ti kete humbur ne kumar lumadhi.

  7. loni says:

    nuk jep shpirt kollaj ai buxhet,,po nuk pati leke per te blere,,zgjidhja eshte,,ti leme pa drita,,derisa te fillojne shirat,,kjo eshte zgjidhja,,e dyta ai buxhet nuk falementon me mire,,se une personalisht nuk kam perfituar kurre asnje qindarke nga ky buxhet 22 vjecar pluarizem,,vetem kam paguar,,spsh plerat,,dritat e lagjes qe nuk ka pasur kurre mbas kohes se xhaxhit enverrrrrrr,,certifikatat mr pagese qe ne europe un nuk di qe certifikata paguhen etj,,mire qe po i pagujme,,po pleran ata nuk i mbedhin po i djegin aty ne kosh sic jane,,ne elbasan e kam fjalen,prandaj le te falementoje me mire se nuk me plas shume palla se ngeli administrata pa paguar apo ndonje pune tjeter shteterore,,se nuk kan sherbyer asnjehere si njerez por si kafshe,,shikoni spitalet,,kur hyn brenda sikur po hyne ne kampet e pergjendrimit ausvic,,dakaut,,prandaj do me pelente nje FALEMENTIM REAL…….

  8. ndrea says:

    Per cilin buxhet flisni, per ate te Saliut.Mos u merakosni se e zgjidh Fullhani me Boden.

  9. durrsaku says:

    po e zgjdh fari balliu me gazeten 55 hahahahahahaha ai ka gjithe optimizmin per qeverisjen e sali sulltanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje