(E PERDITESUAR)- Përpara zyrave të Avokatit të Popullit janë dyndur me dhjetëra banorë romë, të cilët kanë dëgjuar se ai të jep zgjidhje për çështjen e strehimit. Nuk bëhet më fjalë për 52 banorët romë që Avokati i Popullit, Igli Totozani i mori me dëshirë brenda institucionit të tij, por për shumë të tjerë, që kanë dëgjuar në media për këtë çështje. Mediat raportojnë për shumë banorë romë që kanë mbushur ambientet brenda dhe jashtë zyrave të Avokatit të Popullit, duke kërkuar zgjidhje për problemin e strehimit. Bëhet fjalë për banorë të Tiranës, për të cilët bashkia premton çadra. Ndërkohë ata duan një zgjidhje të përhershme për strehimin, pasi në çadra kanë jetuar prej kohësh.
Ndërkohë Avokati i Popullit ka dalë përpara tyre për tu kërkuar që të mos pushtojnë oborrin e institucionit. “Shkoni në shtëpitë tuaja e vijoni jetën normalisht,” tha Totozani, që premtoi se institucioni i tij do punojë 24 orë në ditë për çështjen e romëve. “Unë po flas hapur, nuk po ju gënjej. Do jemi shumë bashkëpunues me ju. I dimë hallet tuaja, jemi të ndërgjegjshëm për gjendjen tuaj. Shkoni në shtëpi se nuk e zgjidhim dot çështjen këtu. Shkoni nëpër çadrat tuaja. Unë ju dhashë një premtim, mos më bëni ta përsëris disa herë. U thoni edhe të tjerëve të mos vijnë këtu. Ne duhet të punojmë në zyra,” tha Totozani.
Ja keshtu “luhet” me idealistet si puna e Totozanit. A erdhen vete, a i nxiten kete zor se ta gjesh.
Fakt eshte qe ate duan ta kompromentojne ne ate fare mase deri sa te behet si “gjithe te tjeret”.
Kjo eshte Shqiperia!
Bingo per te gjithe! U demaskuam ashi qare!
Ne kohen qe qeveria, opozita, shoqeria civile, OJQ-te, shoqatat per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, dhe organizatat humanitare benin pazarin e dites, plasi bomba tek dera e Avokatit te Popullit.
Plasi me fund dhe mire qe plasi se jemi bere turp i botes dhe vrases te femijeve tane. Igli Totozani meriton elozhet me te qenesishme per gjestin, pavaresisht se shtypi po e trajton kete pune si “shah dhe mat”. Nuk jam aspak dakord qe ky i fundit e tha fjalen sa per te qetesuar dhe ngrohur shpirtara te gjakosur qe nuk dinin se si te ushqenin femijet dhe ku te fusnin koken ne mes te ketij acari dimeror. Jo, mendoj se me ne fund nje njeri i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptar kuptoi dhimbjen dhe vuajtjen e njerezve pa i pyetur se per cilen parti politike votojne. Me e rendeishmja eshte se nuk i MASHTROI, por sipas fjales se dhene u hapi deren e zyres se tij dhe i futi brenda. Jo vetem kaq, por Igli Totozani me nje gjest fare te thjeshte dhe njerezor vuri ne levizje nje shoqeri te tere, duke filluar nga Kryeministri, i cili gjeti kohen qe me ne fund te leshonte ne menyre urgjente nje vendim per strehimin e 23 vocerrakeve qe diten lypin neper rruget e Tiranes ndersa naten flene nen ndonje ure, lakuriq e te pambrojtur.
Nuk e di perse vazhdojme t’i quajme qytetaret shqiptar qe quhen Astrit, Gent, Elvira, Blendi, Sali, Edi, Admir, vazhdojme t’i quajme ROM! More po cili eshte valle ndryshimi mes nesh dhe ketyre njerezve? Cfare kemi me shume qe vazhdojme t’i perbuzim, te mos i punesojme, te mos i lejojme te studiojne dhe te integrohen si cdo shqiptar tjeter ne jeten sociale te shoqerise?!
Perse duhet te kujtohemi ne kriza te tilla qe vendi ka nevoje per nje sherbim te mirefillte social? Perse qeveria shqiptare nuk merr masat e duhura per te strehuar keta qytetare te cilet nje vit me pare u debuan me force nga banesat e tyre duke i djegur, rrahur, ofenduar dhe lene ne mes te kater rrugeve?! Per c’mut pallati drejtesie prej qelqi flasim, per cfare na duhet kompleksi i ri parlamentar apo stadiumi i ri, kur qytetaret dhe femijet enden te leckosur, te uritur, te pastrehe rrugeve te vendit tone?!
Perse Kryeministri firmosi vetem dje dhe u kerkoi ne menyre urgjente Ministrave perkates te gjendet sa me shpejt nje zgjidhje?! Ku i kishte syte dhe veshet deri dje? A e ka marre vesh si u zbuan nga shtepite e tyre keta njerez, A eshte ndaluar dhe denuar kush per dhunen e ushtruar ndaj tyre?!
Shoqeria dhe shteti shqiptar dje jane diskretituar ne menyre spekatakolare dhe te merituar. Askujt nuk ja mori mendja qe ata qytetare te konsideruar si te klasit te dyte, trete apo te kush e di se cfare kategorie, do te merrnin leckat ne krahe, femijet ne duar dhe t’i drejtoheshin te parit njeri qe ju dha pak shprese. Te gjithe ne jemi pergjegjes, pa perjashtim! Te gjithe ne duhet te marrim rrugen dhe t’i ndihmojme me ushqime, veshje, financiarisht! E kemi per detyre sepse jane bashkeqytetaret dhe bashkeatdhetaret tane! C’rendesi kane detajet dhe atavizmat fshatareske ne lidhje me origjinen, gjuhen, ngjyren e lekures, etj? A nuk jemi qare dhe vazhdojme te qahemi per racizem kundrejt nesh? E si t’i kerkojme grekut dhe italianit te mos jene racist me shqiptaret kur ne vete jemi raciste me njeri tjetrin?
Mirepo cdo e keqe ka dhe te miren e saj. Me ne fund ndoshta qytetaret shqiptare kane zbuluar nje menyre te re proteste dhe nje rruge te re shprese. Perse te mos ngujohemi para zyres se tij kur kemi halle dhe probleme? Perse te mos i bejme thirrje shoqerise civile (duke shpresuar se ka vene mend dhe ka kuptuar rolin e saj thelbesor), OJQ-ve, Shoqatave humanitare, te vijne dhe te ulen kembekryq perpara zyres se Kryeministrit.
Pa zhurme, pa thika te helmatisura dhe cadra pistolete, pa sllogane politike, por me hallet hallet tona neper duar, me femijet tane mbi supe, me prinderit tane te semure, me nenat tona te shumevuajtura. Jo vetem perballe Kryeministrise, por karshi gjithe institucioneve qe nuk duan te shohin realitetin dhe mendojne se si te mbushin xhepat e kur te vije ora te thyejne qafen kush e di se ku!
O Zot, hapna syte te shohim kur na jane verbuar nga lavdia fallso dhe pushteti i parase! Ndihmona te shohim ata njerez qe vuajne per buken e gojes dhe nuk kane ku te fusin femijen ne mbremje! Bena njerez sic kane qene dikur te paret tane qe dhe kafshaten e bukes e ndanin mes tyre, ne menyre qe jeta te vazhdonte! Bej te mundur qe ne Shqiperi te ekzoztojne ca Igi Totozani te tjere, qe me nje gjest mund te shpetojne te pakten 23 vocerrak! Amen!
Genti Metaj,
Shume, shume,shume faleminderit per shkrimin dinjitoz. Nuk kam se cfare ti shtoj shkrimit tend shume human. Edhe nje here faleminderit o shqiptar i mire. Dashuria dhe vetem dashuria per njeri tjetrin eshte e ardhja e njerezimit. Diku kam lexuar se te jesh njeri i mire, sic je ti Genti, eshte shume e veshtire. Pershendetje.
Pasi vodhen fondet e BE-se (miliona Euro) per sistemimin e ketyre romeve, Turkoshaket Shqipfoles ne Albanistanin e Saleh Berishes, po perpiqen qe te justifikojne nje problem te pazgjidhur, i cili do te ishte zgjidhur 10-fish, neqoftese ato para (te pakten gjysmat) te mos ishin vjedhe per X-6, vila ne Karaibe e mercedesa alla frenga!
Në kohë të Enverit, shteti u dha nga një apartament. Në Delvinë, në pallatin tim, e kanë lënë apartamentin bosh, ku flenë minjtë, e ata flenë në çadra, në periferi të qytetit.
Jazek Iglo dole delenxhi ashtu sic thone te gjithe ata qe te kane njohur. Romet askush nuk i ka perzene nga toka, ke vajtur vete i je lutur, ke paguar dhe dy dum dume qe ti sillje per tu bere Hero. Ata Romet qe ti ben si vampir jane te paregjistruar, nuk jane fare shtetas shqiptar se nuk ju do b….a. Kane lindur dhe vdesin endacak, sot i ke buze lumit ne Shqiperi, neser i ke ne Kosove pasneser ne Slloveni. Mjaft u shtire o hipokrit, po ul koken dhe ndihmo shqiptaret e Shqiperise qe i vdiq korrupsioni i shtetit shqiptar krimi dhe gjakmarrja.Sarkozi para pak muajsh i mori dhe i deboi te gjithe Romet e Frances se ishin burim trafik organesh, pedofilie dhe grabitje, apo ti je burre me i mire. Ajo Romja e shendoshe qe ke shtrire si lope tek zyrat e shtetit ti mor injorant ligjesh eshte mafiozja qe mbulon larjene e makinave tek rruga Durresit, apo nuk e di ti qe edhe Romet i kane ndare si mafiozet rruget e Tiranes. Na hape barkun delirant.
Propozoj qe gabelet te streohen ne Kryeministri, nga qe ai dertimeni rri kot , te pakten te sherbej per keta fatekeq. Te dy palet bien ere njelloj……
Me pak vemendje e kuptoni qe kjo ceshtja e romeve ka lidhje me fondet e BE dhe 1,5 milion eurot e fundit qe do te perdoren nga OJQ ashtu si dhe 7 apo 8 milionet e tjera me pare. Ketu edhe Avokat Igli do pjesen e tij bashke me sponsoret e tij kryesore, dy gra e nje gjysem burre.Asnje euro per romet qe do te mbeten po njesoj ne mjerim si me pare e une besoj qe nuk eshte zgjedhje e tyre.
komnti im per hipotekat aplikim prone.kam 2 vjet qe pres certifikaten prone dhe nuk kam pasur rezultate sot e”ksaj dite.nuk edim perse na sorollasin kaq shum.