Peizazh i trishtë politik nga Luzi, granata e grushta mes kushërinjve rivalë

3 Shkurt 2012, 11:41Sociale TEMA

Pas lajmit se në Luz të Vogël të Kavajës ka pasur një sherr, që ka degjeneruar edhe në hedhjen e një granate, qëndron një peizazh i trishtë i politikës në periferi.

Gazeta Panorama sjell të zbardhur këtë histori. Sherri ka nisur mes dy kushërinjve, Daniel dhe Dashamir Xeka. Akuzat shkojnë fillimisht për Danielin, i cili nga kryetar i PD-së, është kthyer në kryetar i këshillit komunal për PS-në. Demokratët nuk pranuan ta kandidojnë për kryetar këshilli dhe ai atëherë bëri marrëveshje me të majtën dhe u zgjodh në krye të këshillit. Siç thotë edhe kryetari i komunës, Hajrulla Tafa, që kur Danieli ndryshoi krah dhe u bë me PS-në, është bërë shumë problematik pasi bllokon të gjitha projektet që duhen miratuar. Dhe një debat i tillë është ndezur mes Danielit të PS dhe kushëririt Dashamir, besnik të PD-së. Mes tyre kanë pasuar sharje e fyerje. Pas mbledhjes në këshill, sherri është transferuar në shtëpi. Siç raporton Panorama, gruaja e Danielit ka shkuar në shtëpinë e Dashamirit për të kërkuar sqarime. Sherrin e kanë marrë në dorë vëllezërit e Danielit dhe Dashamirit. Vëllai i Danielit, Vullneti, njëkohësisht punonjës policie, ka goditur me grushta Dashamirin. Ndërkohë që vëllai i Dashamirit, Arturi, ka reaguar duke hedhur një granatë në lokalin e Daniel Xekës. Për fat granata nuk ka shpërthyer. Ndërkohë ‘tradhtia’ partiake vazhdon të premtojë sherre të tjera.

5 komente në “Peizazh i trishtë politik nga Luzi, granata e grushta mes kushërinjve rivalë”

  1. autonomi per te gjithe says:

    pune korrakesh!!!( fraze e kopjuar nga t.f.)
    aktuale per shumicen e lajmeve ne shqiperi.

  2. fuck all says:

    pse nuk vdesin te gjithe keta, keshtu shpetojme edhe ne nga plera qe shkojne nga fryn era….

  3. Gazi says:

    Kokat tuaja hengshit.

    Kujdes o njeres mos shkoni te pini me kafe tek lokali i keti Danielit se do e u dali kafja nga hundet……………

  4. tirona ime says:

    pune katnaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje