Lajmi se Avokati i Popullit ka lejuar që në institucionin e tij të strehohen 52 banorë të komunitetit rom ka ngjallur shumë diskutime sot. Edhe mediat e huaja kanë raportuar për këtë ngjarje. Ndërkohë në ambientet e institucionit kanë mbërritur ambasadorja e Zvicrës dhe ai i Bashkimit Europian në Tiranë. Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka reaguar duke thënë se ajo do strehojë këta banorë në palestrën e shkollës ‘1 Maji’.
“Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash”, thuhet në njoftimin e Bashkisë. Njoftimi mbyllet duke nënvizuar se është “ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre”.
Por Avokati i Popullit duke vlerësuar përpjekjet e bashkisë ka theksuar se kërkohet zgjidhje përfundimtare dhe jo të përkohshme. “Avokati i Popullit kërkon një trajtim më dinjitoz për këta qytetarë shqiptarë dhe mendon se zgjidhja e përkohshme nuk është zgjidhja e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e AP-së.
I lumte avukatit te popullit,keshtu e do luli qe ju premtoj shtepi qe te votonin per te ,por keta nuk e di qe lulka te shkel me kembe.
Jam dakord me avokatin e popullit. Duhet gjetur nje zgjidhje perfundimtare dhe jo duke perdorur taktiken e sallamit sic ben bashkia.
nje gjest i vogel i avokatit te popullit nxorri qeverine dhe bashkine bllof bravo me shume njerez te tille dhe shqiperia do behet prandaj duhet votuar rama dhe ps. sa per lulin po qe se qytetaret jane te paret duhet te mblidhte keshillin dhe te votonte me emergjence per ti dhene apartament atje ku i ndertoi rama te ali demi
Igli Totozani eshte djale flori. Rrace e mire shqipatare. Nga ata qe kane mbetur pak. Hallall qumeshti me te cilin ka kuar e ema!
Pershendetje te ngrohta,avokatit te popullit.Ashu si shpresuam ashtu po na po na del:Me germa te medha,AVOKAT I POPULLIT.