Korporata Elektroenergjitike është zhytur në vështirësi financiare. Ajo është detyruar t’i kërkojë ndihmë urgjente qeverisë.
Thatësira e tejzgjatur që vazhdon prej më shumë se 1 vit i ka rrënuar financat e drobitura të KESH dhe furnitorët e importit tani po e kërcënojnë Korporaten se do të ndërpresin furnizimin me energji.
Bilanci i KESH u trondit që vitin e kaluar kur ju desh të importonte sasira të mëdha energjie për të garantuar furnizimin e vendit. Në fund të vitit, qeveria gjeti një zgjidhje të përkohshme, ku përmes një garancie prej 4.5 miliardë lekë i dha mundësi KESH-it të marrë kredi nga bankat private për të paguar faturat e importit.
Por mbyllja e vitit nuk i mbylli problemet financiare të KESH. Thatësira vazhdon dhe rezervat hidrike të vendit janë në pikat më të ulëta historike dhe kompaninë eshte e detyruar të vazhdojë të blejë energji nga jashtë. Në janar KESH-i importoi 14 milionë euro dhe pritet të vazhdojë importin përgjatë gjithë vitit, i cili parashikohet i thatë.
Por reshjet e pakta nuk janë shkaku i vetëm që e kanë zhytur KESH-in në krizë. KESH është në vështirësi pasi CEZ nuk i ka paguar asaj 60 milionë euro, detyrime të prapambetura për faturat të energjisë që ajo ka blerë nga KESH. CEZ thotë se paguan borxhin, me kusht që edhe qeveria t’i shlyejë asaj borxhet që i kanë ndërmarrjet shtetërore. Të dyja kompanitë janë në gjyq me njëra-tjetrën dhe ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Në këto kushte mundësia e vetme që vendi të mos kalojë në krizë energjetike është ndërhyrja financiare e qeverisë.
Qeveria mundet te rishikoje buxhetin e 2012
E gjendur në një situatë kritike financiare për vete, qeveria ka vetëm pak zgjidhje në dorë për të ndihmuar financiarisht KESH-in. Top Channel ka mësuar se aktualisht Ministria e Financave ka hyrë në negociata me CEZ, për të rakorduar zinxhirin e borxheve.
Një nga zgjidhje që po negociohet është qe borxhet e inmstitucioneve poublike te mos paguhen teke cez por direkt tek arka e KESH-it. Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, perllogaritet se shteti i detyrohet CEZ-it mbi 100 milionë euro borxhe.
Qeveria po propozon që një pjesë të këtyre borxheve të paguhen direkt tek korporata nga fondet e papërdorura të ministrive. Por edhe kjo do të ishte një zgjidhje e përkohshme. Sipas llogarive të bëra KESH ka nevojë për rreth 100 milionë euro shtesë për gjithë vitin që të garantojë furnizimin e vendit. Kjo do të thotë se 60 milionë euro CEZ i detyrohet KESH-it janë sërish të pamjaftueshme, çka mund ta detyrojë qeverinë në një zgjidhje tjetër. Atë të rishikimit të buxhetit, pak muaji nga miratimi i tij, duke tkurrur fondet për investime apo zëra të tjerë për t’i dhënë para kesh. Dhe këtë herë është e detyruar ta bëjë me para në dorë, pasi bankat nuk pranojnë më garanci se e konsiderojnë borxhin e qeverisë me rrezik të lartë. /TCH
KESH le ti mbledhi parate gjithe Lazaratit,sepse Lazarati ka rreth 15 vjen qe nuk derdh asnje lek ne arken e KESH..Kesaj i thone ”Punon kau e ha gomari”….
Ha hahahahhahahahahaha, ska u bom per rrahfmet, na u bon xhepat vetem me fut tallash.
O KESH-o, shko thuj Sales a Ilirit te japin borxh, mund ti drejtohesh edhe Lulit, apo Argites e Shkelzenit, me fajde po deshe, model piramidash, ti o KESH del i fitu dhe fajdexhinjte, vetem populli si gjithmone e ha, po ska gje se populli popull esht.
Hahaha,
po i mbidhet laku Sali Berishes. Keshtu do te falimentojne te gjitha. Dhe po mbarojne dhe gjerat per te shitur se gjithe shqiperine e shiti.
Kjo eshte nje ngjarje tragjiko-komike e realitetit shqiptar!
Te qartesojme gjerat, KESH eshte nje shoqeri anonime, ku shteti shqiptare eshte 100% aksioner, CEZ eshte nga ana e saj nje shoqeri anonime e cila blen ne menyre thuajse ekslyzive lenden e pare te KESH dhe e shet ku te doje.
Nese ka kliente qe nuk i paguajne parate CEZ, ajo ka te drejte te ngej padi civile apo penale ne baze te ligjit shqiptar, po ne asnje menyre te mos paguaje furnizuesin e saj, dhe pse aksionari i furnizuesit mund te jete aksionar i klienteve te saj, ligji shqiptar eshte teper i qarte ne kete pike.
Pra CEZ mund te kete te drejte ne thelb, problemi eshte se per sa i perket formes eshte jashte ligjit.
Problemi eshte se CEZ i ka mbushur xhepat funksionareve te shtetit, dhe arrin te mos paguaje para, se nese do te isha drejtoreshe e KESH-it, te gjithe energjine e prodhuar do tja shisja nje kompanije te huaj, pra ta eksportoja, deri diten qe CEZ te me paguante parate qe me ka borxh, pasi CEZ merret vetem me shperndarjen pra nuk prodhon asgje.
O shkodranët e Saliut e të Xhozit: Prisni se keni me i marr prej KESH-it ato dëmshpërblimet e përmbytjeve.
Do i merrni o se s’bën, Saliu ka bërë një VKM që ia ka ngarkuar KESH-it këtë detyrë.
Po re ne dore te Ilir Metes jo arken po edhe hidrocentralin e than.