Te Onkologjiku urinohet në korridor

23 Janar 2012, 11:54Sociale TEMA

Situatat absurde me të cilat mund të hasesh në spitalet publike shqiptare janë nga më të paimagjinueshmet. Dhe jashtë kësaj liste nuk ngelet as qendra universitare spitalore “Nënë Tereza”, e cila në vendin tonë konsiderohet si maja e shërbimit shëndetësor.

Në katin e parë të Onkologjikut, një prej pavijoneve i cili ka një fluks të madh pacientësh në çdo ditë të vitit, në katin e parë vjen një erë e tmerrshme. Kjo pasi poshtë shkallëve që të çojnë në katet e sipërme, ku janë të akomoduar edhe shërbimet e rëndësishme të këtij spitale, gjithçka është kthyer në një banjo, me kuptimin e vërtetë të fjalës. Aty në fakt është edhe një derë e vogël, e cila me sa duket të zbret në bodrumet e këtij spitali, por që nuk përdoret asnjëherë. Duke qenë se banjot e katit të parë, në të shumtën e rasteve nuk funksionojnë, të sëmurë që presin me orë të tëra në radhë, apo të afërm të tyre, me sa duket i bien shkurt dhe i kryejnë nevojat e tyre personale brenda në spital. Këtu nuk ka vend për të drejtuar gishtin se kush e ka fajin, por ajo që na shqetëson është fakti së nëse ne si vizitorë të këtij spitali vëmë re një gjë të tillë, si ka mundësi që drejtuesit, apo bluzat e bardha që kalojnë një pjesë të madhe të kohës në këtë korridor, nuk i shqetëson fare era e rëndë?

Te 6-katëshi, i cili po rikonstruktohet kanë lëvizur vetëm disa shërbime. Në disa të tjera, tek të cilat nuk po ndërhyhet brenda në pavijon, ama llaci dhe tullat janë tek dera, dhe i gjithë pisllëku që marrin vizitorët e shumtë, apo vetë bluzat e bardha kur dalin jashtë kësaj dere futet brenda nëpër dhomat e shtrimit. Madje, si për ironi, ata duhet të durojnë edhe zhurmat e tmerrshme të gurit fleksibël që përdorin herë pas herë punonjësit që po rikonstruktojnë spitalin e sëmundjeve të brendshme.

(Korridori i spitalit Onkologjik, i mbushur me urine)

(Shkrimi eshte botuar dje ne gazeten “shqiptarja.com”)

21 komente në “Te Onkologjiku urinohet në korridor”

  1. fush-miloti says:

    ATY NE ATE VEND DUHET TE QOHET NJE KREVAT
    QE TE PUSHOJE KRYEMINISTRI YNE I FAMSHEN
    SALI BERISHA.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Kjo eshte dhurate nga Mafiozi Doktori kriminel Sali Berisha,qe financon privatizimin e shendetsise duke lene ne gjendje te mjerueshme spitalet dhe klinikat shterore.Gjendja eshte teper alarmante,dhe ne keto kushte mizerabele lutjet qe u bejne te semuret te afermeve te tyre eshte qe..na coni te vdesim ne shtepite tona.

      1. Aqifi says:

        Une nuk e kuptoj dot se ku eshte lajmi ketu???!!! I madh e i vogel ne kete vend e di se spitalet jane kthyer ne hale e kaluar hales. Prandaj shqiptaret shesin shtepi a katandi dhe hyjne ne borxhe per tu kuruar neper spitale private apo jashte vendit…

  2. Horri i bulevardit says:

    Arritjet e qeverise Berrisha dhe vecanerist te Petrit Vasilit, natyrisht pa harruar dhe LSI ose e thene ndryshe Lesh e Line e Ilir Metes.
    Bravo, mrekulli afrikane e kohes se qepes, per keto arritje kemi nevoje.
    Po skane faj se jane bllokuar nevojtoret, se skane patur rast ti pastrojne, se pastrusit jane marre me pastrimin e figures se Ilir Metes, ndoshta xha Braho tani mbas pastrimit te shefit te tij, do te kete kohe te pastroje dhe nevojtoret e spitaleve, se ka pervoje te madhe duke pastruar nevojtoret e LSI-se.

  3. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Kjo do te thot qe Shqiperia po ndryshon.

  4. Rimi says:

    Po ka ngelur gje pa urinuar ne shqiperi. Nuk eshte cudi aspak. Pasi urinuan neper gjykata, prokurori e drejtesi, parlament e qeveri, spitale e shendetesi urinoni dhe ne Onkologji !

  5. Andreas says:

    Mos ja fusni kot. Nuk hyn politika ketu. Pse po kur peshtyjne rruges ne çdo 10m, faji i politikes eshte? Eshte i gjate evolucioni sa tu bjere bishti shqiptareve.

    1. altini12 says:

      Eshte pjeserisht faji i qytetareve. Institucioni, bashkia, shteti etj me rradhe duhet te kene siguruar banjot publike per qytetaret ne rruge dhe sidomos brenda institucioneve shendetsore si per te semuret ashtu edhe per vizitoret se kane te gjithe nevoja fiziologjike. Mbi te gjitha te siguroje edhe higjenen e tyre. Mund te kete edhe nje pagese simbolike po te jete e nevojshme

      1. Andreas says:

        Me vjen keq, po me gjithe deshiren e madhe per te ndare te njejtin mendim me ty, gelbazat qe stolisin shetitoret shqiptare, jane fakte shume kokeforta per te ndare ne pjese te barabarta pergjegjesine e jashteqitjeve ne stil “ku te me zere”. Majmuni rritet ose ne xhungel ose ne kafazin e kopshtit zoologjik. Zgjidh emrin qe do ti vesh vendit, se bishti dy metra, nuk te lejon te vesh ne dyshim specien.

        1. stalinsali says:

          Dole prape ti bubuzhele greke.
          E di ti se si eshte historia e kembes se mezit te shqiptareve qe grekeve u ngjan si bisht. Po se do ta tregoj une.

        2. m says:

          Andreas, fatkeqesisht ke te drejte. Po nuk jemi te ndershem me vetvehten nuk mund te ndryshojme dot asgje. Ne Malaizi (nuk e di ne e kam shkruar drejt) nje gazetar anglez ne te njejten kohe turist kishte pare mbi kapakun e tualetit dy gjurme kepucesh dhe shkruante:”Ndoshta ndonje bishe kishte kishte hypur mbi tualet..” dhe presidenti i vendit me njehere reagoi duke u demonstruar publikisht qytetareve malaiziane sesi duhet te perdoret tualeti.
          Gjithashtu Berluskoni me napolitanet nese te kujtohet.. Kjo nuk ka ndryshuar asgje ne maredheniet e atyre njerezve me hygjenen, por te pakten ata reaguan ne menyren e tyre. Perpara 1990 neper shkolla zhvillohej nje lende qe quhej ” Edukata Qytetare” ku midis te tjerash mesohej se nuk duhet te peshtyhet, por per hir te se vertetes duhet te pranoj opinionin tend, se edhe ky edukim vlente per ata femije qe i kishin elementet fillestare te edukates, tek te tjeret nuk ngjiste. Per fatin tim te keq kam jetuar 4 vjet ne konvikt 1984-1988 ne UBT dhe ne rrugen e perditshme konvikt-fakultet e mbrapsht me shihte syri vetem “mozaiket” qe ti i ke emertuar si nje vepr autentike e bashkepatrioteve tane, dhe nuk e teproj fare po te them se kam dashur ta le shkollen, por jo vetem per kete, dhe meqe po i themi gjerat le ti themi te gjitha: – tualetet ku shkonin vajzat, “kuadrot” e pritshme te komunizmit (sigurisht neper shtepite e tyre nuk e kishin nje te tille)kuterbonin qe tek dera e jashtme fare…Dikush prtendon se njeriu eshte produkt i kultures, disa te tjere mendojne se eshte çeshtje ndertimi antropologjik. Une nuk di si te mendoj, por ne Rome rastesisht kam hyre ne tualet pas nje gruaje nga Shqiperia (qe ne fakt nuk dallohej ne pamje nga italianet)dhe e di çfare mendova?- kane te drejte keta te dytet
          Ciao

    2. olti says:

      Po amani ore mos na i shani politikanet Shqiptare se ku do vemi ne pa Meten e Vasilin.
      Jam dakort me ty Andreas, vetem Ministrat Shqiptare nuk duhet te mbajne pergjegjesi per pastertine e institucioneve te tyre.

  6. LILOLABJA says:

    Nga e ka origjinen ky “burri i shtetit ” vetem keto halera di te beje
    .Nuk qullepsi dot te bente as spitalet qe eshte profesioni i tij ,lere me shtetin .Ketu e vlereson doktor rrumpallen seç mjek eshte .Ti kish lene ashtu siç i trashegoi do ishim mirenjohes ,por ky i ka kthyer ne spitale qe te ndihmojne te vdesesh me shpejt se per shpetim jete aty nuk behet fjale .Kjo qender spitalore eshte maja e shendetesise shqiptare se varet ke quan shpellari maje .Mbase kemi fat e semuret dhe ta shtrojne ne keto spitale qe i ka bere si syte e tij .

  7. BARO CORROGJAFI says:

    MOS ,MORE ! SE MOS I BIE NE VESH KRYEMINISTRIT SLI BERISHA DHE MINISTRIT TE NDERUAR TE SHENDETSISE PETRIT VASILI !!!E DINI C’BEJNE ATA ? DALIN MENJEHERE NE KONFERENCE SHTYPI DHE THONE : -SHENDETSIA TEK NE ESHTE NE STANDARTET BOTERORE. KETO JANE SHPIFJE TE EDI RAMES !

  8. Hana says:

    O milet, Berisha nuk mund tju mesoje se ku duhet te urinoni, edukata se pari merret ne familje.

    Tung
    Kosovarja

    1. Horri i bulevardit says:

      Hana moj emrin e ke te bukur, por fjalet si ke per mire dhe e di pse:
      Se pari po te dal nga tema dhe te them dicka qe ska te beje me qeverine saliste.
      Ka pas dhe shtete te tjera te varfra si psh. India e para 50-vjeteve, ishte varferi dhe kaq, spitalet ishin si mos me keq e shume mungesa qe te gjithe i dime, por kishte dicka ne ndryshim me qeverine saliste, te pakten qeveria indiane nuk dilte neper TV-te dhe hardalloseshte me mrekullite e qeverise, per bume ekonomike dhe per shendetesi moderne, rrinte ne varferine e vet.
      Po keshtu dhe ne disa vende afrikane.
      Vetem ne vendet diktatoriale, jepet pershtypja e mrekullise mbarepopullore, ku cdo gje eshte ne nje zhvillim superior, ku na kane zili dhe vendet me te zhvilluara.
      Edukata ne Shqiperi ka qene ne nivelin me te larte, nje i ri apo e re, ngrihej ne kembe ne autobuz, kur shifte dike me te moshuar, nje cop leter nuk e shifje neper rruget e Tiranes, plazhi ka pas nje pasterti shembullore. Por ato kane qene dikur. Sot kur je ne nje vend te mbyllur, duhet te shkojsh ne banje, po ku.
      Prandaj edukata tregohet kur vete qeveria dhe ne rradhe te pare kryeministri ka edukate, por dhe kjo eshte faji i shqiptareve, qe kane arritur deri aty sa ti marri neper kembe dikush qe mund ta barazosh vetem me kafshen.

  9. brazili says:

    Spital europian pra.A thote Sala dhe ai palluqja minister qe kemi evropianizuar sherbimin shendetesor,ja ku e kemi.Ne spitalet shteterore mos pafsh hasmin.

  10. england says:

    Po ti nese nuk do kishe nje hale ne shtepi ku do ta beje?
    sigurisht qe do gjendej nje rrenje peme,apo shkurreje!
    Bac Saliu nuk i edukon dot shqiptaret!por mund ti krijoj kushte
    atyre neper spitale qe mos detyrohen ta bejne ku te munden
    Se edhe ne perendim ndodh,sikur ndodhi me nje mikun tim qe hodhi
    lekuren e bananes ne ane te trotuarit!!!kur une e pyeta pse po e ben
    kete,ai mu pergjigj qe kam me teper se 200 metra qe shoh majtas e djathtas per nje kosh mbeturinash,dhe u detyrova ta hedh diku,une paguaj taksat qeverise,ti vendosin koshat kudo qe mos ti hedhim rrugeve
    tha ai,mos edhe ai ishte i pa edukate ti prej kosove???

  11. john says:

    po cfare hy politika ketu??????spitali ka nje drejtor?pavijoni ka nje qe pergjigjet per te kapuni me keto,shkoni urinoni ne zyre te ketyre,edukata merret ne familje dhe shkolle,

  12. todi says:

    Jam dakord me mendimin e Fushe Milotit. Por prane tij te lihet nje vend edhe per ministrin e shendetesise, qe na flet vazhdimishte per sukseset e arritura ne kete fushe. Ky eshte vizioni i kesaj qeverije dhe po u la gjate, si koridoret e onkologjikut ka per ta kthyer gjithe shqiperine.

  13. presheva says:

    un mendoj per kete gje ne jemi fajtor(Poppulli)as qeveria as kryeministri as PD,PS nuk jane fajtor doni roje edhe ne WC o shqiptare nje cike me shume edukate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje