Stola të thyer, pllaka që kanë lëvizur nga vendi, por më i dëmtuar rezulton të jetë sistemi i ndriçimit që vjen nga toka, i cili jo vetëm ka ndryshuar komplet ngjyrat për shkak të lëvizjeve të shumta, por edhe ka dalë thuajse jashtë përdorimi. Kjo është ajo çfarë ka lënë pas fshati turistik i Vitit të ri, që bashkia e Tiranës instaloi për një muaj me radhë në rrugën pedonale “Murat Toptani”.
Ndërkohë që u bënë dy ditë më radhë që skuadrat e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës, por merren me riparimin e dëmeve. Së pari ata janë marrë me rregullimin e sistemit të ndriçimit, i cili është projektuar të vijë nga nëntoka, i cili është dëmtuar përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës pedonale. Punëtorët e mirëmbajtjes kanë nisur riparimin e tij pjesë – pjesë, jo vetëm duke ndërruar llampat e ndriçimit, por edhe duke lyer më bojë pllakat e tyre, në mënyrë që ata të kthehen në gjendjen fillestare.
Një tjetër problem, i cili ka dalë në pah pas largimit të fshatit turistik, kanë qenë edhe pllakat e shumta të thyera dhe të dëmtuara të kësaj rruge pedonale. Edhe për këtë pjesë, punëtorët e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranë kanë rrethuar me shirita të verdhë zona të tëra të kësaj shëtitore dhe kanë nisur zëvendësimin e tyre me pllaka të reja, të të njëjtit stil. Që sigurisht kanë edhe një kosto në lekë, pasi ishin edhe prej mermeri.
Një tjetër element që nuk i ka shpëtuar shkatërrimit nga instalimi i fshatit turistik dhe njerëzit e shumtë që e kanë vizatuar atë kanë qenë edhe stolat e drurit, të cilët janë vendosur në trotuare për të krijuar mundësi pushimi për kalimtarët.
Kthimi në identitet
Kthimi i rrugës pedonale “Murat Toptani” në gjendjen e mëparshme duket se nuk është edhe aq i lehtë. Megjithëse sipas projektit të bashkisë së Tiranës, kioskat duhet të ishin larguar menjëherë pas datës 6 janar, në të vërtetë ata janë hequr që andej vetëm mbrëmjen e 10 janarit. Ndërkohë që ata kanë lënë pas shumë shenja të dukshme. Një ndër to janë edhe shtyllat e vogla me bazë betoni, të cilat ishin vënë për të mbajtur çadrat e shumta që populluan këtë rrugë përgjatë festave të ndërrimit të viteve. Ata janë të shpërndara përgjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge, duke e bërë të pamundur një shëtitje të qetë, për të cilin është edhe dedikuar projekti i saj. Më pas vijnë kosha mbeturinash të prishur, dhe si për të vijuar traditën që nisi vetë kryebashkiaku Basha, lokalet e zonës kanë zaptuar trotuaret me karriget dhe tavolinat e tyre. Ndërkohë që nuk mungojnë as stendat që shesin libra apo kremra kozmetikë./shqiptarja.com
Ah mor Kunat mor Kunat!! Ah mallkuar qofshin keta kunatet e Shokut Xhemal!!
Eshte e habitshme se ai skec i Shkodres para 30 vjetesh eshte kaq i pranishem edhe ne ditet e sotme.
Kjo eshte nje e vertete e hidhur, qe asgje s’ka ndryshuar…plehrat jane po ata!!
Sna u nda kunati shokut xhemal neve
ku shkel saliu nuk mbin bari
por cili kunat eshte?ai qe i shtyp motren,apo ai tjetri:?
Edhe mua më rastisi sot të shoh “kantjerin e ri” të Kunatit. I telefonova Kontrollit të Lartë të Shtetit, po një nëpunës ish-inxhinier tekstili tha që “këto për ne janë thërrime. Ne merremi me “Rrugën e Kombit” etj, etj. Kryetari “që ka ardh i ri” po bën prova teknike për konferencën e parë të shtyp(jes)it, po do t’ia përcjell zërin e ju që jeni të parët (jo që jeni të parët që denonconi, po ky është slogani YNE).
Zotëri (ndjesë, avokat Ngjelës, që i “morëm” lokomotivën e tij të ligjërimit) riparimet kanë një kosto. FATUREN T’IA COJNE KUNATIT, qofte edhe online. Mjafton ta paguajnë. E te vene edhe nje pllake ne hyrje te rruges qe u paguan…E mos t’i vene më kioskat aty, se eshte turpi i zotit. Rekuizites, aktoreve, drejtor Skramit, Galerise se Arteve, N. Cekes se ish-Aleances tani aleat i “Boshtit te se keqes” u vjen ere qofte. U japin llogari grave edhe pa u fut neper tymtore. Edhe nje rrugëz evropiane qe u be (ate te Blloku e ka henger dreqi perfundimisht) e katundarizuan Gjinot. Njëri që po shtronte pllaka m’u duk sikur ai qe preu dashin kurban, diten kur hyri Mister Procedura ne Bashki!
Lul TURPI duhet te paguaje nga xhepi, jo Bashkia, kesaj i thone pergjegjesi o kunati Kunatit dhe burri motres Kunatit !!! Vv v Per ju qe e quani jo-gamor: Ja sii po e ndrit lulka ‘qe qeshte e s’qesh mo’/ cope mishi me dy sy…. E vetmja gje interesante (!) qe ka oshte surrati si i shokutenver!!
po keshtu punsohen te papunet ndoshta do te therrin edhe nji kurban si falenderim per hajdutin basha dhe besoje qe deri ne palce i ka hy friga se e di se seshte i denje per ate karrige
fajin se ka saliu dhe kjo do na lere mbrapa e sdo ecim ne shqiptaret se fajin e gjejme te te tjeret kur nderkohe vete njerezit qe nuk quhen te tille ose me sakte nuke meritojne te quhen te tille i bejne te zezat dhe injorantet harrojne se ja bejne vetes e jo saliut apo dikujt tjeter