Qeveria, licencë për lotari kombëtare

11 Janar 2012, 16:12Sociale TEMA

Për herë të parë qeveria shqiptare merr vendimin për dhënien e një licence llotarie kombëtare. Në kohën kur kriza globale është më evidente, qeveria merr këtë vendim me anë të cilit mund tu jepen mundësi shqiptarëve të fitojnë me shumë dhe pse jo të harxhojnë lekë përmes lojërave të fatit.

Vendimi i qeverisë konsiston në miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për dhënien e liçencës për lotarinë kombëtare. Duke e vlerësuar këtë vendimmarrje të kabinetit qeveritar, kryeministri Berisha sugjeroi që një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.

Në faqen elektronike të Këshillit të Ministrave thuhet se ky vendim është hartuar pas një konsulence të gjerë dhe mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë.

Me anë të këtij vendimi përcaktohen edhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standartet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë.

8 komente në “Qeveria, licencë për lotari kombëtare”

  1. Aqifi says:

    Te semuret me kancer duhet te kurohen me parate e nje takse te vecante mbi cigaret.

    1. armand says:

      Jam kureshtare te di se sa % mban shteti.Mos u genjeni se do jete vetem nje takse me shume.Metode e rafinuar per tu vjedhur leket.

  2. gjethi i thate says:

    O te shpelafte panuflla,o zot i madh! Po gjithe keto pika llotoje sportive qe jane ,nuk dalin per tja marre shqiptareve keto leke qe i kane mbetur? U dashka tani qe perveç privat- hajdutave me liçense dhe pa liçense,te na dali e te na rrjepi edhe hajdut-shteti!
    Ne bote behen perpjekje te mbyllin llotarite qe jane gjendje,ky matufi po hap! Ruajna zot nga paudhesite e te marrit.

  3. alban says:

    Ne kushtet e nje krize te rende gobale e rajonale sigurisht nuk mund te perjashtohet vendi yne. Aktualisht gjendja financiare eshte si asnjehere ne 10 vjeçarin e fundit. Shtresa te tera te shoqerise shqiptare jetojne ne minimumin jetik dhe nje pjese e kosiderueshme e familjeve jane ne nje farferi keqardhese. Ne keto kushte te stimulosh lojrat e fatit eshte nje sjellje jo humane. Ne vendin tone lojrat e fatit nuk jane komoditet i parise dhe njerezve te pasur, por jane aktivitete fitimprurese per sipermarresit dhe nje varrmihje per njerezit e varfer, qe ne saje te kesaj varferie kane humbur aresyen, u eshte shtuar erresira e koshiences dhe vrapojne si te marre per te gjetur shpetim aty ku humbja eshte e pashmangshme. Ne keto kushte kerkohet nderhyrja e shtetit per te shpetuar shtetasit e vet nga humnera e lojrave te “fatit” dhe jo simulimi i tyre per te shtuar problemet sociale dhe rritjen e kriminalitetit. Kjo eshte e pafalshme…

  4. nardi says:

    Dikur,ne vitet 1600 Mbreti Luigj XIV(Mbreti Diell),krijoi nje llotari sepse arka e shtetit te tij ishte bosh.Dhe mbreti jone Sali Berisha(Mbreti Kancer) do te beje te njejten gje sot.

  5. Bostonian says:

    pedagogu im ne Harward me ka thene nje fjale ..llotaria eshte vjedhje e organizuar nga shteti dhe vetem idiotet behen viktime e saj..Arka e shtetit eshte bosh dhe kjo do jete vjedhja tjeter e radhes e familjes se neanderthalit te vucidolit..llotary ne USA luajne vetem pleqte dhe rednecket..njerzit e zgjuar investoje

  6. Antitalebani says:

    Shteti te interesohet per biznest qe aktualisht merren me lojrat e fatit.

    Ku perfshihen kompanite e basteve, lojrat elektronike, kazinote dhe
    telebingot qe organizohen ne Televizionin KLAN.

    Telebingot jane vjedhja me e madhe qe po i behet keti populli, ku luajne te tere dhe sfiton asnje. E gjithe skema eshte nje mashtrim super i madh i organizuar nga ky Televizion ku mashtrimi duket ne aparaturat ku organizohet loja. Kush ka dy pare mend e kupton qe aparatura nuk zgjedh numra te rastesishem. Aty futen numra te rastesishem, por dalin numrat qe vete kompania zgjedh nga perzgjedhja qe ben sistemi. Shikoni me kujdes aparaturen ku organizohet loja dhe pyesni veten, pse aparatura nuk eshte e tejdukshme ne pjesen ku kalojne numrat?

    Kush e kontrollon se sa bileta telebingo jane shitur. Ligji ka nje kusht, qe te pakten 50% e lekeve te luajtura duhet ti jepen fitueseve te lojes. Aty sjepet as edhe nje lek. Po paguhen disa njerez qe tu pergjigjen disa telefonatave te caktuara si fituese. Ne mos jane vete punonjesit e kompanise qe kryejne bisedat telefonike dhe i genjejne njerezit e shkrete.

  7. shtetdashesi says:

    Kur shteti luan bixhoz!
    Qe shtetarët shqiptarë janë bixhozxhinj profesionistë ky është një fakt i i ditur, i njohur dhe i përbuzur. Që ata yshten nga sindroma bixhoz për të tejkaluar edhe më shkallën e abuzimit me detyrën edhe ky është një fakt i ditur, që shumë individë opinionbërës flasin sipas interesit të reduktimit apo shlyerjes së borxhit të tyre në kazino, edhe kjo dihet. Që politikat shtetërore janë një bixhoz i kulluar në ndikimin e jetës së cdo shqiptari, madje edhe të shqiptarit embrional, është një fakt i pakontestueshëm. Që kur vete në spital publik luan e kuqe apo e zezë me jetën dhe vdekjen dhe ky është një fakt shqiptarisht i njohur, por edhe kur vete në gjykatë dhe provon që të janë shkelur të drejtat e tua kushtetuese dhe ligjore, prapë je me zemër të ngrirë nëse zaret do të rrotullohen në numrat me fat. Po të vesh të votosh, ti prapë pret ngjyrat apo numrat me fat të ruletës, të hapësh apo administrosh një biznes, duhet të jesh ekspert në bixhoz së pari se në të kundërt mund të ngatërrosh taksën publike me bakshishin individual të taksidarit, të jesh pronar legjitim duhet të trajnohesh në kazino apo bingo për të marr më pas pjesë në shorteun publik për kompensim. Më të vështirë këtë trajnim, për shkak të moshës e kanë ish të persekutuari e të burgosurit politik, ndaj dhe shteti për ta nuk parasheh qoftë edhe një telebingo! Të ruash shëndetin prej ndotjes së importuar duhet sërish të trajnohesh në kazino që të kapësh logjikën e KQZ-sw, nëse duhet bërë apo jo mbrojtja nga ligji antihuman i importimit të mbetjeve. Të marrësh pjesë në një protestë të ligjshme prapë jetën ja lë në dorë zareve apo numrave me fat të ruletës së mendjes të shtetarit që ti paguan me taksa për të të garantuar mbarëvajtjen e tubimit. Shembuj të tillë nuk u lodha ti rendis e nuk është ky shkaku që s’po i rendis më tej, por thjesht për të mos bezdisur ata që nuk luajnë vetë bixhoz, por ja lënë në mënyrë të habitshme shtetit të luajë me jetën e tyre, të paraardhësve dhe pasardhësve të tyre! Turp i madh për një komb ti nështrohet rastësisë së numrave dhe ngjyrave të bixhozit, për më tepër një komb me shtetas të njohur e provuar ndwrkombtarisht si tepër energjikë, punëtor, me inisiativë të lartë biznesi dhe më së shumti të suksesshëm! Por shqipja ende nuk ka gjetur një fjalë që të përmbledhë e shprehë njëkohësisht veprimin e fundit të qeverisë për të luajtur si institucion bixhoz! Tashmë po legalizon edhe vetveten, po merr licence për ta formalizuar bixhozin e saj me shqiptarët dhe ardhmërinë e të shkuarën e tyre!
    Kryeministri grek dhe ai italian në kushtet e krizës së eurozonës po bëjnë të pamundurën – realitet, për të hapur apo shtuar vende të reja pune për shtetasit e tyre, po taksojnë më shumë ata që kanë më shumë, po tkurrin shpenzimet publike, po ruajnë nivelet e investimit publik në shëndetësi e arsim, pasi ata nuk luajnë bixhoz me jetën e sotme e të ardhme të shoqërisë së tyre, ata e projektojnë atë, dhe e mbrojnë me konservatorizëm garantimin e këtij projeksioni zhvillimi. Ata nuk ja lënë nënës natyrë apo ngjarjeve “një herë në një mijë vjet”, ruajtjen e jetës së shtetasve të tyre nga përmbytjet, zjarret e tërmetet. Ata i projektojnë me përgjegjshmëri të lartë kombëtare, institucionale, profesionale dhe individuale detyrat dhe përgjegjësitë ndaj shtetasve të tyre.
    Personalisht nuk kam luajtur, nuk luaj dhe nuk kam ndërmend të luaj së paku për së gjalli bixhoz, ndaj “ekspertët e kësaj fushe” janë të lutur të mos irritohen nga ndonjë lapsus terminologjik i gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje