Këtë vit çdo ilaç përkrah pullës së sigurisë do te ketë edhe një pullë fiskale si mallrat e tjerë të konsumit. Pas aplikimit edhe te TVSh mbi barnat çmimi i tyre rrezikon të rritet me 20%.
Apeli vjen nga kongresi i farmacisteve te Shqipërisë, të cilët kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj pulle, që do të përballohet nga pacientët. Farmacistët dolën me një rezolute te përbashkët ku kërkojnë rishikim të ligjit të miratuar kohe më pare duke këmbëngulur ne rivendosjen e kushtit te distancës për hapjen e një aktiviteti te ri. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të pranishëm ne kongres, pulla fiskale do të vendoset ne ilaç dhe ne recetën qe sjell pacienti nga mjeku. Në këtë mënyre arrihet te kontrollohet shitja e medikamenteve për te evituar abuzimet nga ana e farmacisteve. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës ne komisionin e shëndetësisë pohuan se kjo pulle do te rendoje me tej xhepat e pacienteve. Sipas tyre vetëm nga aplikimi i TVSh për ilaçet buxheti i shtetit ka përfituar 20 milionë euro, te ardhura qe janë përballuar nga te sëmuret./vizionplus
mallkuar qofte kjo qeveri e pashpirte
Kjo qe po u ndodh shqiptareve me medikamentet perben nje TURP te madh kombetar.
Kam njohur njerez qe me urdherin e leshuar per te zevendesuar ilacet e te semureve me ilace shume me pak cilesore iu kane sjelle atyre VDEKJEN. Tani te tjere shqiptare do te perballen me ilace te nje cilesie shume te dobet dhe do te denohen me VDEKJE prej ketyre manipulimeve per te rritur shumen ne arken e shtetit me xhepat e shpuar te shqiptareve te thjeshte e te ndershem.
Sa per korrupsionin galopant te qeverise nuk kujtohen zoterinjte qe duan te mbushin arken. Tani qeverise i ka mbetur te mbjelle VDEKJEN tek njerezit e ketij vendi.
I kujtojme qeverise qe nuk qeveris por mbjell korrupsion se sidomos pensionistet kane punuar shume. Ne kohen e komunizmit gjithshka ishte shteterore dhe quhej prone e te gjithe njerezve. Me rrezimin e diktatures se eger komuniste per cdo privatizim qe do te behej duhej te konsideroheshin aksionere ata qe kishin punuar gjate komunizmit qe me punnen e tyre ne forme zinxhiri kishin kontribuar per te ndertuar ato vepra. Keta aksionere ne fakt ishin shqiptaret e gjithe atij brezi qe punoi shume ne kohen e diktatures dhe u paguan si skllver. Kjo do te thote se per cdo provatizim te bere Qeveria duhet te vendoste ne nje Fond Pensioni nje perqindje te konsiderueshme te parave te marra nga cdo privatizim i kryer. Keshtu ky fond pensioni do te rritej nga privatizmet e njepasnjeshme dhe do te manaxhohej po nga shteti ne menyre transparente duke i investuar parate dhe duke shperndare fitimet midis pensionisteve sepse ne fakt ishte pasuria e tyre. Keshtu pensionet e pensionisteve do te ishin shume me te larta dhe jo qesharake si jane deri tani. Megjithate ky mund te jete dhe nje objekt gjykimi nga drejtesia ne nje te ardhme shume te afert.
Sa per tani, ju o qeveritare te korruptuar dhe pjella te komunizmit HIQNI DORE NGA DENIMI ME VDEKJE i qytetareve te ndershem shqiptare. Reflektoni ne kohe sepse kur te fillojne te humbin jetet e njerezve as gjykatat e korrutpuara po aq sa dhe juve nuk do ju bejne derman.
@ ES, keni shume te drejta per gjithshka qe keni shkruar sidomos per experimentet qe behen me ilacet ne Shqiperi duke vene ne rrezik jeten e njerezve. Farmacistet jo e jo qe nuk ia kane idene se sfare ilacesh importojne por duket sikur edhe mjeket kane rene ne “ujdi” me firma fantazma nga India dhe rekomandojne ilace te pa aprovuara nga shoqata mjekesore.