Sipas dy censuseve të INSTAT-it (2001, 2011), i bie që popullsia banuese në Shqipëri të jetë pakësuar me rreth 240 mijë banorë në dekadën e fundit. Në ndryshimin e popullsisë ndikojnë lindjet, vdekjet dhe migrimi. Në faqen zyrtare të internetit të INSTAT-it ka informacion të plotë për lindjet e vdekjet deri në vitin 2008. (Si për shumë tregues të tjerë, INSTAT-i, edhe me të dhënat demografike, është i vonuar.) Sipas këtyre të dhënave, në periudhën 2001 – 2008, Shqipëria ka patur një shtesë natyrore prej 201,050 vetë (shihni tabelën e mëposhtme). Nëse përdorim këto të dhëna, lehtësisht mund të bëjmë projektimin deri në tetor 2011: I bie që popullsia të jetë shtuar me rreth 240 mijë vetë (në qoftë se nuk do të kishte patur fare migrim). Pra, i bie që migrimi neto (të ikur minus të ardhur) të ketë qenë afër gjysëm milioni. Ose, thënë ndryshe, i bie që ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit të ketë qenë 5 shtetas/orë.
Si ka mundësi që kjo të ketë ndodhur në një vend që ka përjetuar një nga mrekullitë më të mëdha ekonomike të Europës?
*respublica.al
15,813
54,283
38,470
16,248
45,515
29,267
17,967
47,012
29,045
17,749
43,022
25,273
17,124
39,612
22,488
16,682
34,229
17,547
14,528
33,163
18,635
15,926
36,251
20,325
Përmbledhje
132,037
333,087
201,050
Hesapet e ketyre jane bere lemsh kur kane manipuluar listat e zgjedhesve. Ngaqe e kane mendjen ti shtojne kur behen zgjedhje,me pas duhet edhe ti shkurtojne kur deklarohen te ardhurat per fryme,si sukses i qeverise. Militantet politike kane zene vendet e profesionisteve ndaj s’eshte çudi qe ne zgjedhjet e ardhshme te behemi 5 milion banore ,e pas gjashte muajve te tjere te zbresim ne 2 milione .
Kisha deshire te beja nje koment, por i ke thene te gjitha.
Makinacionet e ketyre militanteve te Saliut nuk kane fund per nga keqqellimi dhe injoranca. Ben muuuuuu budallalleku.
Pra del qe shtesa natyrale (diferenca lindje minus vdekje) e popullsise per 10 vitet e fundit te jet 240 mije banore. Por, per cudi del qe ne fakt eshte pakesuar 240 mije banore. Pra llogaritet qe 480 mije shtetas te ken emigruar nga Shqiperia ne 10 vitet e fundit.
Sa per numrin e votave qe del me e larte se numri i votuesve, ky eshte nje “sukses” qe vetem qeveria e Berishes mund ta realizoj. Ne kemi pervoje per realizimin e normes mbi 100%. Pra eshte “normale” te votojne 110% e popullsise. Shqiperia e “rekordeve”.
Kur Saliu erdhi ne pushtet ne 2005, dikush shume i mencem, (thone se ishte Fazllic) i tha:
Do me i bo shqiptaret te lumtun, kap INSTAT-in.
Esht e vetmja menyre me i bo shqiptaret me dyshu ndergjegjen e vet, me i bo dhe ata mo fanatiket apo mo te rreckosurit, qe te besojne megjithmen ne mrekulline ku jetojne.
Edhe kur skane drita, ata te besojne se po ndricohen dhe keshtu te jene te ndergjegjshem per pagesat e korentit qe harxhojne.
Edhe kur te kene etje, ata te besojne se etjen ja u heq partija.
Dil sa me shpesh ne TV i thane, se kur del ne TV, ne kohen kur ata presin telenovelen e rradhes, mezi do presin sa te mbarojsh dhe do harrojne hallet, se telenovela ta shlodh shpirtin.
I propozun dhe nje metod tjeter, por doli se ate metode e kish praktikuar mesuesi dhe heroi i popullit xhaxhi Enver. E kishin fjalen qe cdo fund 15-ditshi, dy tre dite perpara, shqiptareve tju marojshin paret dhe te kerkonin boxh, kjo metode efikase dha rezultat te shkelqyer, ku shqiptaret, mos te mendonin per qeverine dhe politiken, por te hynin ne stresin se kush do te ishte huadhenesi i rradhes.
INSTAT dhe Banka Qendrore, jane dy mrekullite qe i bejne shqiptaret te lumtur dhe te pathyeshem, por dhe krenare para opinionit mbareboteror, duke na nxjerre faqebardhe ne kete krize, qe ashtu si cernobili, nuk arriti te preke vendin e shqiponjave.