Nëse Faik Konica do të ishte gjallë e do lexonte emrin e vet në një nga rrugët e Kamzës në Tiranë, kush e di me ç’shprehje do ta zëvendësonte atë të famshmen e tij: “Shqipëri të kam dh… nuk të mora vesh asnjëherë”. Në një ecje vetëm disa dhjetëra metra në këtë qytet të ri e “modern” të Shqipërisë, siç e ka quajtur vetë kryetari i saj i bashkisë, shikimin mund ta përplasësh me shumë emra rrugësh, të cilët të çojnë menjëherë në çdo qytet të botës që ke ëndërruar. Nuk e dimë se në ç’mënyrë banorët kësaj zone, të cilët në pjesën më të madhe të tyre janë veriorë, u tregojnë të afërmve që u vijnë për vizitë vendndodhjen e banesës… Sapo vë këmbën e parë në Kamëz, mirëseardhjen ta uron “Bulevardi Blu”, i cili shtrihet gjatë gjithë gjatësisë së këtij qyteti, në të dyja krahët e të cilit pritet nga emra rrugësh nga më të çuditshmit. Emrat e qyteteve më të mëdha të botës, personaliteteve të huaja (e diku mund të gjesh edhe ndonjë rrugë që mban emër shqiptar). Aty mund të gjesh rrugët: “Amerika”, “Dubai”, “Australia”, “Roma”, “Stockholm”, “Montekarlo”, “Gjermania”, por mund të gjesh edhe rrugën “Shkupi” dhe… “Monarkia Shqiptare”. Nuk mungojnë edhe emra të krerëve të shteteve të mëdha, pasi aty mund të gjejmë rrugën “Nicolas Sarcozy” e atë “Silvio Berluskoni” e mes tyre Bashkia e këtij qyteti nuk ka harruar të vendosë edhe një emër shqiptar, “Faik Konicën”. Përveç “Bulevardit Blu” rruga tjetër me gjatësi më të madhe është rruga “Berisha”, e cila në gjatësinë e saj kryqëzohet me rrugën “OSBE” apo “Kosova”. Të gjithë këtë panorame e kemi fiksuar në fotografi dhe po ju paraqesim një album me rrugët e Kamzës…
Rruga për në Kamëz
A keni kaluar ndonjëherë në Kamzë? Nëse nuk keni kaluar, kaloni. Emrat e rrugëve ju çojnë larg, të paktën për një moment mund ta shihni veten në Nju York, ndërkohë poshtë tabelës që është shkruar ky emër, gjendet një grua e cila shet në mes të baltës e të pluhurit perime, bie në sy preshi, gjysmë metra i gjatë dhe ajo grua që rri e mbledhur skrupull pas një kandari të vjetër që peshon me gurë. Ndoshta tregtarja ambulante nuk e di që gjendet në një rrugë që mban për emër një kryeqytet të botës. Ose ndoshta i ka shkuar mendja se shitorja dhe peshorja e saj “precize” janë gjetja e duhur për t’i kujtuar Nju Jorkut se tashmë Shqipëria po zhvillohet me hapa të mëdhenj ekonomikisht. Ky qytet i ri, shumë shpejt mund të kthehet në një atraksion turistik për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Askund tjetër nuk mund të gjejnë personalitete e vende të zhvilluara bashkë!
Mungon rruga “Lady Gaga”
Një dreq e di se përse është menduar të vendoset kjo “turli” emrash në qytet. Mos ndoshta Kamza do që të futet në Bashkimin Evropian përpara Shqipërisë!?… Imagjinoni pak njeriun e asaj lagjeje që mundohet t’i përshkruajë vendodhjen e shtëpisë mysafirit të largët. E nuk do ishte çudi që një ditë një nga ato rrugët që mbijnë përditë në këtë fushë të vjetër të Tiranës të shohim ndonjë emër, si psh: rruga “Lady Gaga”.
Kamza Kamza Kamza
Kamza është një qytet në veriperëndim të Tiranës, me afërsisht 90 000 banorë (2009). Në këtë vend në vitin 1952 u hap Universiteti Bujqësor i Kamzës. Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Vetëm 7 kilometra nga kryeqyteti, të shfaqet një gjigant vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz, sa e re dhe bashkohore, aq dhe e rëndësishme për vetë pozicionin strategjik pranë kryeqytetit Tiranë, aeroportit të Rinasit dhe portit të Durrësit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në Qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri. Ndryshimet demokratike lejuan një migrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe aty, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës. /Entela Resuli, shekulli
“Ne 20 vite, ju bete dicka te ralle ne historine e qytetrimit evropian… ndertuat nje qytet modern”
Sali Berisha, Bathore
Katundi i Kamzes eshte dukuria me e SHEMTUAR e KAPITALIZMIT MESJETAR TE SALI BERISHES!!!As getot e zezakeve ne bote nuk jane kaq te perdhosura sa ne Kamez,sa qe zhduken emrin e nderuar te INSTITUTIT BUJQESOR TE KAMZES!!!Ngjitur me shemtine e MALOKERISE se Kamzes eshte edhe KOMBINATI I MUTIT NE BATHORE!!Se atje vetem MUT prodhohet dhe nuk eksportohet se nuk ka se nga te ike,pa kanalizime!!!Haaa!!!
Faik Konica ka thene nje fjale te madhe:”Shqipëri të kam dh… nuk të mora vesh asnjëherë”!!!Shqiperine e Kamzes se sotme ka patur parasysh Konica kur tha kete fjale!!!Fare mire kjo SHPREHJE mund te perdorej edhe ne ditet e sotme kur per 21 vjet SUNDIM TE SALI BERISHES MESJETAR E ANTI SHQIPTAR NE KULM,jetojme si ne mesjete dhe kemi nje kryeminister HARBUT,sa qe DON KISHOTI DO TE ISHTE ME I PRANUESHEM SI LIDER I SHQIPERISE SE SOTME!!!
Nje KINEZERI gjiganteske !!!
BARBAR
e bukura eshte se ne disa vende kane filluar ti vjedhin tabelat,psh te rruga ime qe quej IV MONTAN kane heq 2 tabela,se pse i duan nje zot e di…
Volluna, ju qytetaret e Kamzes vjedhje te tilla duhet ti denonconi te policia e Kuliçit ose te Garda e Republikes.Ke per te pare se mbas vjedhjeve fshihen aktor qe duan te sulmojne institucionet e pavarura te Kamzes.S’ke ç’ti besh por duhet vrare ndonjeri qe tu hyje frika aktoreve te tjere.
po kryqzimi i rrugs sulltan murati me sulltan hamitin ka bi ?
Ose kryqezimi “Horri me Lavieren e bulevardit”
Rruga Sulltan Murati, kryqezohet me rrugen Sulltan Hamiti, aty ku mbaron rruga Sulltan Pegmezi dhe fillon rruga Qenefi i Sulltanit.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar.
Ngjitur me te eshte rruga Alain Delon dhe pak me tutje rruga Sabri Haxhi Koci
Ka hale(WC) publike ne rrugen “Berisha”?
@Fatos; nuk ka nevoje per WC,…e gjithe rruga eshte e tille keshtu qe liroju ku te duash.
Ne Kamez, mund te xhirohet ndnje film me teme jete Somalie
Kur te flisni per kinezet lani gojen e palare. Ku krahasohet Kina me Kamzastanin o njerez? As me Tiranastanin nuk krahasohet e as me Albanistanin. Kamzastani mund te krahasohet vetem me Vucidolostanin……………………..
kane dale fjale, sikur Xhelal mezati i Kamzes, po pergatit te vendos emra te reja rrugesh neper lagjet e Kamzes me emrat: Rruga: Enkeljed Alibeaj, rruga Ferdinand Poni, rruga agron kulici, lulishte Bujar Nishani, Parku “KUNATI” etj.
Holliwudi, kur te realizoje ndonje film per Afganistanin, ska nevoje me shku atje se mund te ket rrezik prej kamikazve, vje ke rruga e te nerumit Sali Rom Berisha prej Vucidoli dhe bo nji film perfekt per Kabulin apo Kandaharin e diteve te sotme.
Me thon sot qe jom tirona, te tallin, po bohem kamzali.
Aleksander! i marsh te keqen Kinezerise,ti surrat plere qe je pjelle e keqe e saliut tuaj te ndyre,spo e zgjas me shume se ta ka dhene pergjigjen Aleksandri i Madh.Ju ne Kamez e ne Shqiperi per pisllikun e rremujen nuk krahasoheni as me Bangladeshin
sa fiksim keni te shani njerezit pa e lexur komentin deri ne fund, lexoje dhe nje here qe ta kuptosh me mir
Tangat e Ciljetes!! -i mungon emertimit te rrugeve te Kamzes!!
Apo Xhelal Ziu-MZIU- meqe eshte i njohur per qejfli tangash -e ka lene ta beje per ne kohe fushatash me Cilin ne krah!!
Kryetarit te ardhshem te Bashkise, e para pune qe do t’i dale eshte fshirja e emertimeve te rrugeve e te rrugicave. Xhelal Mziu aq kulture pati, aq beri i gjori. Iu desh te merrej edhe me Shamikuqet, qe keshtu nuk i mbeti kohe te mendohej per emertimet e rrugeve.
Sidooqfte, ne Kamze kane mbetur edhe disa rrugica per te vendosur emrat e Topallit, Alibeajt, Strazimirit, Palokes e te tjereve.
Me falni po Kamza nuk quhet me e tille. Se shpejti Keshilli i Ministrave me ne krye Sali Salistanin do te mblidhet per t’ja nderuar emrin nga Kamza -Siti ne XHELALABAD-SITI dhe ky qytet qe eshte turpi i Shqiperise me vone do te perdoret nga Kinostudio e Kujtim Çashkut(Salistani) per te bere filma wester per zhvillimet e medha qe ka pesuar Shjqiperia nen drejtimin e barbarit Sali Salistani nga Vuçidoli i Tropojes.
Duhet edhe lagja Ylli Pango, Rruga ‘Mbertheckat e pazberthyeshme’!
hahahah zot sa kam qesh kur lexova kete katunarizem te zhelal mziut… ..katunari ca do emri qe degjon e vendos emer rruge,,vazhdo me 55 cent, Lary the cable guy,osama bin laden dhe dil te Asja (shamikuqja)…fshijeni kete plere njerzore te quajtur Zhelal mer njerez se eshte etalon i injorances dhe katunarizmit,,eshte injoranca qe mori ne qafe shqiperine dhe shqiptaret..jane injorantet dhe katunaret ne qeveri
po me emrin shami kuqja ka rruge
Nigjo ktu o Mero, jom shum i egersu, po ti je per tu vra me buk ngoj mor lal, po ku i keni gjet kto foto o Mero, shkoj ka shkoj ke gazeta dhe sun rri pa i pa ne iher kto resmet, O u knoqa mvje keq per ca kamzali te vjeter aty se kom pas shum shoke nga ajo nahije, biles kan qen dhe si bicim internimi, qe vetem fabrika e tullve i pranojte npun si hamej, qe po i perzijn me kta cubat e atej Mzeut.
Un do thojsha se ai instituti bujqsor aty sikur e shemto pak Kamzen, hiqeni se ka me dal nji dicka bathoriste aty, me at rast vejm dhe nji emer tbukur.
Keni per tja ni zonin Kamzes, kur tfilloj tvej kufinin rreth e rreth, kur tkalojn tironcit aty, po i ra rruga, kan per tna kerku pashaport biometrike dhe teseren e partise.
Ndoshta rruga Demonkracia dhe Pallarizmi
Fari Balliu dhe B Farziu ose Fevziu
SNOBIZMI ME TIPIK FSHATARESK SHQIPTAR
Di ndonjeri te me thote ku eshte rruga Xhim Leshi.
po te duash te tregoj ku eshte rruga tahyp lala