Berisha: Leximin e kemi dhunti, por duhet kujdes për matematikën. Dyfishova pagat e mësuesve

18 Janar 2012, 12:41Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha ia ka kushtuar fjalën e sotme në mbledhjen e qeverisë, arsimit. Berisha tha se do vijojë të punohet për arsimin, duke pasur në qendër të vëmendjes mësuesin. Kryeministri tha se mësuesve iu janë dyfishuar pagat, çka ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Berisha tha se do i kushtohet vëmendje edhe përgatitjes së mësuesve të rinj. Kryeministri deklaroi se shqiptarët e kanë leximin dhunti, por duhet bërë kujdes më matematikën.

Gjeni më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

 

Rendi i ditës me të cilin jeni njohur, ka një seri çështjesh të rëndësishme, por unë sot dua të ndalem tek arsimi.

Ne me një vendosmëri, por jo pa vështirësi, ia dolëm që në një hark kohor të shkurtër të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve.

Ne deklaruam vite më parë se reformën në arsim do e fillojmë me mësuesin dhe vendosjen e tij në piedestalin që ekziston, krijimin e të gjitha kushteve që ai të përmbushë misionin, sepse mësuesi është misionar. Në këtë aspekt, situata ekonomike ishte mjerane dhe nga arsimi largoheshin mjerisht mësues dhe mësuese dhe arsimi po shkonte drejt degradimit të vërtetë.

Realizuam ndryshime të thella në sistemin arsimor. Ka kërkesa të shumta për punësimin në këtë sistem nga vajza e djem. Në arsim, falë investimeve serioze, në vitin 2009 përfundoi shtrirja e internetit në çdo shkollë dhe tani po ecim drejt internetit në çdo klasë. Janë ndërtuar dhe rindërtuar rreth 60 përqind të shkollave ekzistuese të vendit. Ndryshime rrënjësore janë bërë në pajisjen me bazë laboratorike, në kurrikulën, por në politikën tonë mësuesi do mbetet në qendër të përpjekjeve.

Sot në universitetet tona janë mbi 520 programe, të diversifikuara të gjitha mbi bazën e kërkesave të tregut. Sot është rritur me shumë e shumë herë numri i studentëve në teknologjinë e informacionit, në shkencat teknike. Kërkesat për mësuesi janë të shumta. Por ministria e Arsimit dhe qeveria do të gjejnë të gjitha mënyra për të përparësuar, për të vendosur në krye të përpjekjeve të saj cilësinë e degëve dhe fakulteteve të mësuesisë. Prapë tek mësuesi do të kemi një platformë, në qoftë se tek e para, më e vështira ishte dyfishimi i rrogave, i pandodhur ndonjëherë në asnjë vend, ne këtë vit do ndërmarrim të gjitha reformat në mënyrë që degët dhe fakultet e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Është e domosdoshme që të adaptojmë dhe përshtasim kriteret dhe fondet më të suksesshme që ekzistojnë, metodat më të mira evropiane për përgatitjen e mësuesve. Është e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të vendit të kenë mundësi për kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre. Nuk ka profesion më serioz për ne se mësuesi. Të gjitha agjencitë e ministrisë së Arsimit të trajtojnë problemin e kurrikulës parauniversitare.

Ne do bëjmë gjithçka që shkencat ekzakte, matematika dhe leximi të jenë përparësi absolute. Leximi është një dhunti shumë e përhapur tek ne. Ne duhet të tregojmë kujdesin maksimal për të, por duhet të tregojmë kujdes për matematikën. Duhet të seleksionojmë dhe mbështesim me bursa më të mirat e matematikës në të gjitha shkollat e vendit. E vërteta është se matematika kërkon një përkujdesje të veçantë.

17 komente në “Berisha: Leximin e kemi dhunti, por duhet kujdes për matematikën. Dyfishova pagat e mësuesve”

  1. Flori Lame says:

    Arsim i zhvilluar. Po.Me qindra arsimtar te kualifikuar te larguar nga puna per bindje politike.Vetem ne rrethin e Sarande mbi 70 arsimtar me nje vjetersi pune mbi 20 vjete ose jane larguar pa asnje vendim ose jane emeruarne fshatra mbi 70-80km larg qendrave te banuara.Ne vend te tyre jane emeruar mesues me shkolla fallco nga Drejtoresha e zyres Arsimore
    Lina Vaso,me urdher te Kryetarit te PD Sarande Ylli Pirro.Kjo eshte mbrekullia e arsimit.

    1. armand says:

      Ka te drejte dhe e mbeshtes.Me gjithe milionat qe kane vjedhur, Berisha po habitet me heshtjen e popullit.Mbasi ka vite qe po mendohet pse populli s’po reagon arriti ne perfundimin se jeni te dobet ne matematike.Qe sot e tutje nje nga kriteret per marrjen e pasaportes Shqiptare do te jete edhe tabela e shumezimit.

  2. Kalciani. says:

    Per dreq,pashe nje emision me ca shume leke mbreme ne Top-i,drejtuar nga Eno Popi.Dy vajza te reja,midis pyetjeve per vitaminat apo gjuhen shqipe,zgjodhen te paren,megjithse nuk kishin asnje lidhje me to.Ato per cudi,kishin nga dy fakultete dhe….ishin krejt te paditura per gjithcka.Ishte nje tregues kuptimplote i injorances arsimore te tanishme ne Shqiperi.

  3. elinor bahiti says:

    Disa here u mata a ta lexoj artikullin apo jo se vetem titulli po me jepte nje neveri te madhe….ka fytyre ky neandartal dhe flet per arsimin, qe nuk mesoi te flase shqip sakte njehere. Na eshte bere si nje rast ekstrem majasili!!

    1. ashiku sheqeres says:

      Elinor mos e akuzo kot Skenderbeun e Malsise se shkronjat me kryesore te alfabetit i di ..me ate bagazh mbaroj shkollen e studimeve marksiste leniniste..i ngaterron me ato cirilike po skem ci bejme ..dhenderr serbije maloku

  4. Dulla says:

    E ka bere takimin pas kesaj ngjarjes se universitetit privat me truproja qe rrahin studentet pse nuk blejne librat e tyre.Sukset e arsimit shqiptar duken ne kete universitet ku qenkeshin ne nje turn 8 truproja besoj dy pedagoge qe kane pranuar punesimin ketu dhe nje administrator i pa shkolle.
    Meqenese zanati i truprojave eshte nga me populloret ne Shqiperi rekomandojme qe te hapet nje universitet per truproja dhe te pakten ata qe i rrine nga pas Saliut do detyrohen te blejne ndonje liber.

  5. elinor says:

    Shiko rrjetet sociale, te gjithe deklarojne se kane mbaru nje universitet por as shqip nuk dine te shkruajne….leje me kur vjen puna per ndertimin sakte te fjalive apo perdorimin e shenjave te pikesimit; duhet ta lexosh nje fjali dy-tri here qe te mund t’i nxjerresh kuptimin!

  6. Xha Jaho says:

    Hahaha,

    or Sale qypi? Po vete si je me matematiken zotrote?

    Po u mesove edhe studenteve aq matematike sa di vete e ndrite fare.

    1. i says:

      pse ja fut kot o xha jaho, matematika e sales shtrihet ne fusha qe truri jone nuk i kap dot, dmth cdo shifer qe ai do e perpunon si te doje dhe do dali aq sa thote ai , kjo eshte aksioma sali

      1. Xha Jaho says:

        Aksioma Sali eshte aksioma e dhunes. Kjo s’ka nevoje per mendje. E bente Enveri, e bente Hitleri, e ben Saliu, e shume te tjere.

        Njohurite e Saliut ne matematike jane ato te nje nxenesi te klases se 6-te. Bile e nje nxenesi te dobet te klases se 6.

        1. i says:

          ehh sa mir do ishte sikur te kishte njohurite e nje nxenesi te klases se gjashte…
          sa per dhune xha jaho mir na e ben kur ne mbyllim gojen dhe max qe bejme eshte ta shajme neper forume apo kafeneve
          “qe e keqja te triumfoje, mjafton qe e mira te mos bej gje”

          1. Xha Jaho says:

            Mire na i ben qe c’ke me te.

            Ne si popull nuk meritojme me shume, kur durojme nje tufe langaraqesh te tallen me fatet e ketij vendi.

  7. Na nxorri mallin e ustabashit te vet 0 shoke, shenje e mire a e keqe quhet qe ka ca qe s’i dahet dot babes1?! Sa per babe 2 ( ramizi qe e vu ne karrike) ketij ja punoi me mirenjohje!!

  8. E keqja osht’ se ka shume mostra e xhahilë ky vend e kjo dynjo, o Miq ç’ halli!!!….

  9. Ramy says:

    karagjoz ngeli ky plak i rrjedhur

  10. Sali Serbi says:

    E paçi hallall te gjithe Sali Serbin
    Nuk e harroj se si rendnit pas tij me dy gishtat larte se do u çonte ne Europe( populli kishte te drejte u katandisen me racione) po nje pjesa juaj qe i jeni kundervene tani ku do i fusni gishtat? Te me falin ata qe nuk perfshihen ne kete kategori.
    Po pse ore i besohej nje malesori nga Viçidoli babaj i te cilit genjente fshataret e shkrete me nuska teksa shetiste ilegal si hoxhe, brenda dhe jashte kufirit! ?, Mbajeni tani ose permbajuni fjales profetike te Namik Hotit.

  11. votusi says:

    matematika e malokut hahahahah me ate matematike nxjerr me shume vota se sa shqiptare ..hahah cfare koqe eshte ky klloun,,sot flet per matematik ,neser per arra e lajthia,,dje per dhite e lek bibajt ,kalon te koqet e Edi Raames se me te vetat ka mbaruar pune ketu e 50 vjet me pare, kur u pushtua cekosllavakia..kap te zura me shpetove..ky duhet izoluar ne nje kafaz dhe te vizitohet nga turistet e huaj te cilet do bijen divize ne Shqiperi..si specie e rralle ne zhdukje ….kafshe native e Dragobise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje