Transporti urban, çmimi i biletës propozohet të bëhet 70 lekë

18 Janar 2012, 10:30Sociale TEMA

Shoqata e transportit urban në qytetin e Tiranës ka propozuar që çmimi i biletës së autobusit të rritet me 2.5 herë të çmimit aktual. Nga 30 lekë të bëhet 70 lekë. Ajo do të jetë një përdorimshme, njësoj si biletat aktuale.

Ferdinand Ibrahimi, president i shoqatës së urbanëve dhe pronari i një prej linjave më të rëndësishme të Tiranës, asaj të Unazës, shpjegon sot për gazetën “Shqiptarja.com” edhe arsyet që i detyron t’i kërkojnë bashkisë së Tiranës rritjen e çmimit të biletës deri në 70 lekë të reja.

Ai shpjegon se Investimet në transportin urban kanë kushtuar miliona euro dhe për këto kanë marrë kredi. Shto këtu dhe faktin se që nga 2009, çmimi i karburantit nga 102 lekë të reja sot është rreth 190 lekë të reja.

I pyetur nëse është i përballueshëm për qytetarët ky çmim, Ibrahimi përgjigjet: “Mua më duket një çmim i arsyeshëm dhe nuk kemi fare frikë për këtë gjë. Nëse shqiptarët e pinë një kafe me 80-100 lekë, pse e paskan kaq të vështirë të paguajnë një biletë urbani 70 lekë.”

12 komente në “Transporti urban, çmimi i biletës propozohet të bëhet 70 lekë”

  1. LORA says:

    Ju (qytetaret) jeni te paret-slogani i lul-it po jep frytet e veta.Ta kene hallall ata qe e votuan.,,,,,,,e ky eshte vetem fillimi.

  2. iliri leeds says:

    Aleanca per te rrjep qytetarin e late lulin me I hyp kalit tani lejeni me ju shtyp po cohuni or te mjere kush prisni tju shpetoj

  3. Argita_B says:

    Ferdinand Ibrahimi eshte mese normale qe mbron biznesin e vet, e duke rritur çmimet rit fitimin e ky eshte qellimi i çdo sipermarje ne nje sistem kapitalist (ai shqiptar eshte me i pamoralshem se sa ai amerikan).
    Pyetjet qe doja te shtroja une jane;

    1 – Nese Ibrahimi mer si justifikim kredite per te ritur çmimin perse e ben tani kete dhe jo kur paraqiti projektin me çmimet per te fituar tenderin? Pasi normalisht e dinte mire çmimin qe do ti kushtonte investimi duke qene se çdo gje ishte e preçizuar ne dosjen qe mbushi per tenderin.

    2 – Se pari, kur thote se karburanti ka kaluar nga 102 leke ne 190 leke litri ose e thene ndryshe kemi te bejme me rritje te 88% te çmimit te lendes se pare
    Se dyti cila eshte perqindja qe ze karburanti ne zerat e shpenzimeve ne kompanine e tij, pasi dhe sikur te zeri 100% te shpenzimeve, ngrita dujet te jete 90% po jo 250% si kerkon ai.

    Kur Ibrahimi krahason kafen qe shqiptaret paguajne 80-100 leke dhe thote se pse e paskan kaq te veshtire te paguajne nje bilete urbani ky eshte nje cinizem i papare!
    Ai mund dhe te mari si shembull nje paketa cigare qe kushton 200 leke dhe ta beje 200 leke bileten, apo nje veture…e keshtu me rradhe.
    Argumentat e Ibrahimit jane te pabaza, te deformuara, pra ai genjen.
    Problemi eshte se ne Shqiperi, mjafton te propozosh nje zarf te majme per ate qe vendos per rritjen e çmimeve (dmth Bashkine e Tiranes) dhe çdo gje rregullohet.

  4. mos kini merak BASHKIA do mbroje popullin . eshte populli per te cilin mendon luli nate- dite ! hhhhaaahhhaaa

  5. reni says:

    shko more budalla qenka e pranueshme bileta 70 lek,vajtje-ardhje i bie 140,dhe me makine po ta beja do shkonte me pak.Kushtu duan keta ti japin perparsi transportit urban duke ju thene se shkon me lire e me shpejte me makinen tende.. budalliqe,por dihet e kerkon 70 lek ky qe ta aprovojne 40 apo 50 lek se bashkia dihet sa na e do te miren..

  6. Vlora says:

    cfar llogjike:
    “Mua më duket një çmim i arsyeshëm dhe nuk kemi fare frikë për këtë gjë. Nëse shqiptarët e pinë një kafe me 80-100 lekë, pse e paskan kaq të vështirë të paguajnë një biletë urbani 70 lekë.”

    po jo te gjith e pine kafen 100 leke more zoteri ….
    ata qe pin ate kafe udhetojne me makina dhe skan nevoje per autobuzin tend………..
    ne autobuz hipen ajo shtrese qe mezi ha buken sepse shkon ne pune apo ne shkolle dhe jo per kafe te blloku……………

    u zente syte buka e fukarenjve…………se fuqi tu bejne gje skane…..

  7. ilir says:

    Turp i madh. Turp edha per ata qe arsyetojne me llogjiken e cmimit te kafes. Po hallexhinjte nga 5 mij leke te vjetra ne dite marrin more legena. pse gjysma e rroges ne autobuza do i shkoje punetori mor legena? Ne shume vende transporti i tille subvencionohet nga shteti. Ketu tek ne jane shtuar ndjehsme edhe spitalet private, dhe paksohen shtreterit ne ate shtetror/\. mijra euro per nje sherbim, kundrejt njerezve me te varfer ne europe

  8. ilir. says:

    ej, se desh harrova. Sdua te behem si shtrigat, po zoti ndonjeher vepron dhe i ben ti lene leket spitaleve duke kuruar kanceret qe i bien nga poshtersite qe bejne….

  9. Sinani says:

    Une per veten time dua te sqarohem per dicka:
    Si e fitoi te drejten zoti Ibrahimi per transportin urban ne Tirane?
    A kishte konkurrente te tjere, apo ja dhane si dhurate?
    A ka kontrate me Bashkine e Tiranes per kete sherbim?
    Nese cmimi i karburantit eshte rritur afro 2 here, pse cmimi i biletes duhet te rritet 2.5 here?
    Po ne qe pime kafe 400 lekshe pse duhet te na ngrihet cmimi i biletes?
    Dhe se fundi, pse je kaq legen more Ferdinand Ibrahimi?

  10. Denis says:

    Eshte loja tipike e radhes, bejne derr derr per te kapur gjoja cmimin 70 lek dhe do te bien dakord te 50 lek, te cmimi qe duan realisht, por ama ne syte e popullit do te duket sikur jane ende te pakenaqur dhe bashkia ka mbrojtur qytetarin. Asnje nga argumentet qe jep zoteria nuk qendron sepse une vertet e paguaj nje kafe 100 apo me shume por aty ku e paguaj kam edhe kushtet e jo nje ambient te qelbur me nje fatorine qe uleret, shoferin qe mban ndezur radion ne kulm dhe frenon cdo 10 metra per te marre ke gjen rruges si me qene urbani i fshatit. Une nuk e perdor transportin urban ndonese do te me binte me lire edhe sikur te behej 70 lek bileta, dhe nuk e perdor sepse ka kushte mjerane. Edhe keto investime qe permend zoteria jane disa autobuze kineze, prodhim per Kine dhe jo per Europe. Sa per kuriozitet siperfaqja e autobuzit per person merr ne konsiderate madhesine mesatare te nje qytetari dhe madhesia mesatare trupore e aziatikeve lindore (kinezeve) eshte me e vogel se e europianeve, prandaj dhe autobuzat i kane marre lire dhe jane aq te ngushte.

    Nejse varja, e kane vendosur ta rrisin do ta rrisin.

  11. frens says:

    Aman kur degjojme keto lajme na iken mendja, me vertete e kam. E ka provuar ky zoteria te udhetoje me linjen Kombinat-Kinostudio, eshte lemeri jua them une, habitem si ata autobuza nuk thyhen ne mes me gjithe ata njerez qe ngarkohen, te mos flasim pastaj qe duhet te mbahesh mire fort se ndryshe thyen qafen me frenimin qe bejne shoferet cdo 2 metra. Po gjithe ata portofola qe jane vjedhur neper autobuza se faturinoja eshte matrapaz me hajdutet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje