Aleanca Kuq e Zi: Qeveria po i paguan haraçin Athinës me vendimin për varrezat e reja greke

19 Janar 2012, 12:26Sociale TEMA

-Berisha urdhëron ngritjen e një grupi pune për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë

 

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas lajmit se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune për të kërkuar varreza të reja të ushtarëve grekë në Shqipëri. Aleanca Kuq e Zi thotë se qeveria po i paguan haraçin Athinës zyrtare.

Nëntë ditë më parë kryeministri Sali Berisha ka ngritur një grup pune për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë. Një gjeneral dhe shtatë zyrtarë të lartë do të vihen në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë viteve 1940-1941 në territorin shqiptar. Grupi i punës për gjetjen e eshtrave është ngritur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit

mes Shqipërisë dhe Greqisë, të ratifikuar në Parlament në mars të vitit 2010.

Urdhri i kryeministrit mban datën 11 janar të këtij viti, ku fillimi i punës për gjetjen, zhvarrimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë  përcaktohet muaji maj. Vendimi i para pak ditëve urdhëron:

“Ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, të komitetit të përbashkët të ekspertëve grekë e shqiptarë për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941,

dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas vendimit, grupi ndërinstitucional i punës që është pjesë e komitetit të përbashkët të ekspertëve grekë dhe shqiptarë, do të realizojë kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave të ushtarakëve grekë

Grupi ndërinstitucional i punës do të drejtohet nga Gjeneral brigade, Gjergj Vladi, drejtor i Muzeut të Forcave të Armatosura, ndërsa do të ketë në përbërje funksionarë të Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes dhe drejtues e specialistë të Arkivit të Shtetit dhe atij të Ministrisë së Brendshme

Gjithsej do të jenë 8 anëtarë, por drejtuesi mund të kërkojë përfshirjen në këtë proces të personave të tjerë.

27 komente në “Aleanca Kuq e Zi: Qeveria po i paguan haraçin Athinës me vendimin për varrezat e reja greke”

  1. emigranti says:

    kemi mbaruar si komb

    1. lugati says:

      Ku jan patriotët e tipit Alpin, Net, Qerim…apo Kosovaret “patriota” virtual???

      Mbaso kan di”q”ka me than…me na tregue se sa atdhetar e kan prijsin e kopes malore…. i cili sokëllin për atdheun që andej lart nga shpella-kull e vet…

      fjal kyçe… atdhe…det i falur….naft-embargo e thyer…varre deshmoresh/vrasesish grek…???????????????????????????????????????

      1. Kodrasej says:

        E qfare je ka lyp ti more?
        Me Sali Berishen jena ka bajm komb të fort.
        Kqyre rrugen e Kombit! Ai asht burr malciet. I prin kombit shyptar ma mir se edhe Skanderbegi.
        Qa a ken Ismaili para tina? Hiq kurrxha, tybe.
        Qa po don me pru n’kry, Edvin Kristaq ramen , a?
        At orthodoksin e pist, at berllog, a?
        E ku kan pas shyptart internet…tash me të Madhin Sali Berisha dhe Lulzim Bashen po.

      2. Grigor says:

        Netin lere se ai nuk merrret me ceshtje “te vogla” si puna e ceshtjes kobetare. Ai ka detyra te rendesishme. Ka detyre perhapjen e islamit. Shkrimin e sureve dhe haditheve ne lomente. Promovimin e vlerave te arabeve. Demaskimin e shoqerise perendimiore ai te kalbur dhe te mallkuar nga i madhnueshmi All’ah. Pak ju duken keto ju? Lereni rehat te vazhdoje misionin e tij te shenjte. Mos mendoni se ai felt shqip dhe eshte shqiptar. Ai eshte vetem nje shqipfoles. Me mendje dhe zemer eshte arabo-evgjit. Prandaj lereni te beje sic ka bere. Mos prisni nga keta miqirufe ndonje gje te hajrit per kmibn. Kombin do e nxjerrin ne drite jo ata qe flasin me goje shqip, por ata qe flasin me zemer shqip.

    2. plako says:

      avash mo plak se ca te bejm ne kombi…. ne po kerkojm te drejtat, po ca ti bejm politkanve….

      Kombi i shkret po cohet n’kem.

      Na duhet AK te futet ne fuqi edhe te bej ndo nji gje.

  2. ismeti says:

    kti maloki ka mi mbet vetem vuqidolli,e masandej kerkon azil ne serbi

  3. aleksandri i madh says:

    21 janari erdhi. o burra ta largojme kete malok nga kali sepse maloku vetem me force mund te largohet. ai nuk kupton gjuhe tjeter.

  4. S says:

    nuk e duroj dote kete malok te poshter..po e shete shqiperine…

  5. plaku says:

    Une di me siguri ( babai im ishte drejtor i ndermarjes shqiptare qe mblidhte eshtrat e ushtareve italjane te vrare ne Shqiperi ) se ne kohen e Enverit eshtrat e udhtareve italjane te vrare ne Shqiperi mblidheshin dhe futeshin ne amballazhin perkates dhe DERGOHESHIN NE ITALI me shpenzimet komplet te pales italjane. Nuk kuptoj dot horrllekun e qeverise shqiptare te Sales i cili eshtrat e ushtareve greke i rivaros ne Shqiperi. Pse ?

    1. anticensurë says:

      plako, me gjith vitet që ke mbi shpatulla akoma shtron pyetjen:PSE bile me pikpyetje pas???
      përgjigjen e dinë gjith shqiptarët dhe ajo mbaron me pik çuditëse të theksuar!!!!
      PO SHET SHQIPËRINË E JUGUT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. plaku says:

        anticensure,
        He qe e marrte mortja sa me pare horrin e horrave Sali Berishen.
        Pershendetje.

    2. Cakalli7 says:

      sepse atehere qe ne krye hoxha i gjirokastres

    3. Andreas says:

      E thjeshte, sepse italianet ishin pushtues, ndersa greket çlirimtare.

      1. Aleksander says:

        Greket çlirimtare ?!!!-Kush i ftoi (ne nje shtet jo te tyre) ?-Ke çliruan, çfare e nga kush ?-Mos u ndjene ne borxh ndaj shqiptareve per ate qe Arvanitasit kane bere me 1821-in ?

      2. lili says:

        kjo nuk eshte e vertet, Andreas

        Në fund të rënies se sundimit turk ne shqiperi gjatë Luftës së Parë Ballkanike e vitin 1912, shqiptarët përsëri u gjendën vetëm kundër armiqve të mëdhenj Serbë grekë, bullgarë, të gjitha pushtuan Shqipërinë, duke pretenduar për të çliruar atë, por në fakt synonin të gjenin sfera të ndryshme të ndikimit.

        Lufta e Dytë Botërore nuk ishte e ndryshme për Shqipërinë. Në prill 1939, pushtimi fashist italian ne shqiperi

        Kur Musolini pushtoi Greqinë në tetor 1940, kryeministri grek Metaxas George njoftoi se forcat e tij do të luftojë jo vetëm për të rimarrë pjesë të Greqisë, por për të pushtuar Shqipërinë.

        Shqiptarët në këtë mënyrë kishin jo vetëm pushtimin italian për të luftuar kundër, por edhe ate greke.

        Balkan ghosts: a journey through history
        By Robert D. Kaplan
        2005

        Page 44

        When Turkish rule in Albania finally began to collapse during the First Balkan War of 1912, the Albanians once again found themselves alone against larger enemies. Serbs, Greeks, and Bulgarians all invaded Albania, claiming to liberate it but in fact intending to carve it up into various spheres of influence.

        World War II was no different for Albania. In April 1939, fascist Italy’s invasion of Albania, in Logoreci’s words, caused hardly a ripple on the waters of appeasement.

        When Musolini next invaded Greece, in October 1940, Greek Prime Minister George Metaxas announced that his forces would fight not only to regain parts of Greece, but to conquer Albania as well.

        The Albanians thus had not only Italian occupation to fight against, but Greek liberation to fear.

        http://books.google.com/books?id=7zx8HswRGmMC&pg=PA44&dq=when+turkish+rule+in+albania+finally+began+to+collapse+during+the+first+Balkan+War+of+1912,+the++albanians+once+again+found&hl=en&ei=Dl9xTaX0GYWUtwfRopH9Dg&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCgQ6AEwAA#v=onepage&q=when%20turkish%20rule%20in%20albania%20finally%20began%20to%20collapse%20during%20the%20first%20Balkan%20War%20of%201912%2C%20the%20%20albanians%20once%20again%20found&f=false

  6. Treviso says:

    O Enveri, çohu nga vorri jo me shum se 1 minut.
    Nuk eshte se jam dakort me regjimin e vjeter por dhe ky eshte nje regjim me i ikeq, se po shet dhe trojet. Po nderton vorreza pa shkelur kembe shqiptari dhe jo greku.

  7. kraja says:

    o kosovare te mjere a po e kuptoni se kush eshte SALI VICIDOLI, BASHA DHE MARTI SHPIKEN SHTEPIN E VERDHE, TASH SALA SHPIK VARREZA GREKE NE SHQIPERI. TASH NE JANAR, EDHE DETIN PO UA SHET PRAP, DHE JU OFROJE DESHMI SE KA SHEPI NE RRUGEN ,,ZEMUNSKA,, AFER BEOGRADIT DHE AFERSISHTE I KA 354 METRA KATROR DHE NE TE ESHTE I VENDOSUR NJE MALAZEZ NGA ANDRIJEVICA, DHE ESHTE I AFERM I MILANKES, E MILANKA ESHTE VJEHRRA E SALES,

    1. Cakalli7 says:

      fol me mire me murin se mbase te pergjigjet

  8. tironci says:

    si u bo kjo pune keshtu ..shet det e shet toke ky shkerdhata e vicidolit ..kur do vije ajo dite ta shohim si esat pash toptanin kete felliqesire te kombit shqiptar ………

  9. Mallakastrioti says:

    ..Zot i Madhe ..ku je…Ku ka katandisur “Patriotizmi” i Sali Vicidollit
    Shqipetaret te kerkojne Eshtra greke ne Shqiperi????Kjo eshte Marreszia me e madhe….

  10. refugjati says:

    çou Enver nga varri se na mori malli
    se ne krye te shqiperise eshte sali tradhetari.

  11. refugjati says:

    Poshte sali tradhetari

  12. Ne Kosovaret e kemi Malokun ton shum me te keq se te juajin,ky monstrumi i Derr…nices po e fal token e Kosoves ka po mundet,fali maqedonis,tani do ti fal Mali te zi,e Serbis do ti dhurohet 25km toke prej Urës se Mitrovices e deri te kufiri me serbin,ndersa 42 kamjon te kriminelit Serbe ZVONKO marrin pjes ne ndertimin e AUTOSTRADES se Kosoves dhe kete me vetedijen e plot te Derr..nicakut….etj,ne Shqiptarve do te na Shpetoj nga zhdukja kombetare vetem nese organizohemi kombtarishte ne nje PRANVER SHQIPTARE

  13. martin says:

    o saali berisha, cfaar ka bere greqia per njerezit qe i vrau dhe i largoj nga qameria me dhune??? nje dite do ta maresh ate qe meriton,,, turp per kryeministrin qe kemi,,, rroft aleanca kuq e zi forever

  14. tiku usa says:

    te gjitha shtetet mundohen te kene toke,pervec ketij GOMARIT qe qe eshte kryeminister ne shqiperi.Spo le gje pa bere si e si te rrije ne pushtet ose te kete nje porte te hapur kur ti rrokullisen guret.Lere jugun aty ku eshte dhe shko shite token e ty teti apo te sateme andej nga vjen o trap. sic e ke marre ske per ta patur shume te gjate.Dhe mos dil me ne tv CNN new york e mburresh se me ekonomine e al duhet te marrin shembull te gjitha shtetet se po na vjen turp te themi qe ti je kryeminister .na e nxorre namin nga greqia e europa….por kurre ne usa
    shqiperia e shqipetareve ,vdekje ketyre zagareve

  15. adi nga vlora says:

    saliu eshte problemi me i madh ne ket moment.Deri sa ta shesi komplet shqiperine nuk i rrihet rehat.NJe dite historia do flasi per te si tradhtari me i madh i gjith kohrave qe shiti shqiperine.per grekun dhe serbin eshte hero kombetar.mbasi te vdesi sala ne greqi dhe serbi do i bejne bust dhe lapidar me thenien: punoi per greqine apo serbine gjith jeten me devotshmeri te larte per te miren tone dhe luftoi gjate gjith pjesmarrjes se tij politike shqiperine dhe shqiponja dhe ne vend te shqiponjave do importojme korb dhe laraska.o sali o halabak i shitur
    nuk duam evropen me ate cmim qe po e blen nuk shitet shqiperia,evropa mbas pak do kthej kembet nga dielli greqia do dali nga evropa se nuk i permbush dot kriteret.ca e don evropen ne ket forme.po ku nuk po del ndonji shqiptar ta sistemoje malokun serb

  16. adi nga vlora says:

    poshte satrapi saltrapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje