Intervistë me Prof. Dr. Kosta Barjaba, bashkautor i librit “21 janari, një histori e papërfunduar”
Një libër për 21 janarin përbën, pa dyshim, një lajm surprizë për lexuesin shqiptar. Ndaj dhe pyetja e parë është e natyrshme: Çfarë i ofroni lexuesve në këtë libër?
Lexuesi do të gjejë në libër mjaft informacione dhe disa përgjigje për pyetjet që ka ngritur 21 janari. Libri është një analizë politike, ligjore dhe sociologjike e asaj që ndodhi para 21 janarit, në 21 janar dhe pas 21 janarit, brenda kontekstit të ngjarjeve, një pjesë e të cilave për lexuesin mund të jenë të njohura ose të dëgjuara. Por një pjesë tjetër, jo. Me këtë libër, së bashku me kolegun Fatmir Xhafaj, dëshirojmë të ndihmojmë për ndriçimin sa më të plotë, realist dhe sa të mundemi edhe në thellësi e gjerësi të ngjarjes që tashmë ka hyrë në historinë e tranzicionit, si një episod i panevojshëm dhe tragjik. Pikërisht kur njerëzit dëshironin, dhe kishin filluar në fakt, t’i harronin episode të tilla. Të cilat ndaluan për një kohë lëvizjen e vendit përpara, duke e kthyer ecjen e Shqipërisë në stilin e njohur të lëvizjes së gaforres.
Ju flisni për ndikimin e 21 janarit në jetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, duke theksuar se kjo ngjarje e ndau kohën e shqiptarëve më dysh, në para dhe pas 21 janarit. Cili është thelbi i kësaj ndarjeje?
Thelbi është i qartë: 21 janari ndau barbarinë nga qytetërimi, qeverisësit e këqij nga të keqeverisurit, kërkesën për drejtësi nga padrejtësia. Një tjetër ndikim i 21 janarit në jetën e shqiptarëve ishte atmosfera funebre që kjo ditë krijoi në Shqipëri dhe njëkohësisht shpërndau nga Shqipëria, drejt kancelarive perëndimore. Lufta politike dhe betejat e saj nuk mbetën thjesht të tilla. Ato u përzien me ngjarje, të cilat ndërgjegjja demokratike perëndimore nuk mundte t’i akomodonte. Vrasjet e 21 janarit i kapën në befasi diplomatët perëndimorë në Tiranë. Asnjë parashikim, madje as më i guximshmi, nuk mund të arrinte deri këtu. Vrasjet në demonstratë nuk i përkisnin kohës sonë. Dhe pikërisht për këtë nuk duhej të kishin ndodhur.
Klimën funebre e përforcuan edhe ritualet e opozitës, e cila në nderimin për të vrarët ndoqi traditën zakonore të shqiptarëve. Gjysma e parë e vitit 2011 do të kalonte si midis dy pasqyrash: e para do të reflektonte zinë që prodhoi 21 janari; e dyta do të derdhte shkëlqimin e ftohtë që vinte nga festat e fabrikuara të pushtetit. Ky shkëlqim bëhej edhe më i gënjeshtërt, përballë zisë që kishte pushtuar atmosferën rreth opozitës. Shteti shpikte festa, ndërkohë populli jetonte me dhimbjen për të vrarët. Ai u përpoq më kot të ndante njerëzit më dysh: gjysma festues dhe gjysma zimbajtës, duke dashur t’i japë ndarjes politike një përmasë njerëzore. Por njerëzit, madje as ata të cilët shteti i vetëquante të tijët, nuk e mirëpritën këtë prirje për tu ndarë. Mjaft episode, një pjesë e të cilave sillen në këtë libër, bëjnë fjalë jo vetëm për rezistencën e qytetarëve, por edhe të mjaft punonjësve publikë për të refuzuar pjesëmarrjen në festat e sajuara të qeverisë, si karshillëk ndaj qindra-mijëra manifestuesve të opozitës. Përgjithësisht, njerëzit nuk ranë në kurthin e kundërvënies ndaj njeri-tjetrit. Festat e qeverisë nuk u bënë dot festa të qytetarëve. Sidoqoftë, përpjekja për t’i ndarë qytetarët në “festues” dhe “përkujtues” mbeti në kujtesën e tyre si një kujtim i hidhur. “Komisioni i Festës” dështoi në përpjekjet e tij për t’ia kundërvënë 21 janarin e qeverisë 21 janarit të qytetarëve.
Ju flisni për ngjarjen, duke e parë atë midis pasqyrash të ndryshme. Në ç’funksion e kini përdorur simbolin e pasqyrave?
Ajo që ndodhi në 21 janar në bulevardin kryesor të Tiranës është parë, natyrshëm, në mënyra të ndryshme. Vetë prizmi i ditës së 21 janarit ofron kënde të ndryshme vështrimi, në varësi të raporteve që secili ka pasur ose kërkon të krijojë me këtë ngjarje. Gjithkush e ka parë, mund ta shohë dhe do ta shohë 21 janarin nëpërmjet pasqyrës së vet. Në libër paraqesim disa fragmente të pamjeve të kësaj ngjarjeje, nga disa pasqyra: e qeverisë; e opozitës protestuese dhe qytetarëve; e intelektualëve dhe personaliteteve kombëtare; së fundi, pasqyra e misioneve diplomatike, vëzhguesve dhe shtypit të huaj. Pamja që ofrojnë pasqyrat e secilës palë në disa raste janë të qarta dhe na japin ngjarjen me tërë dramacitetin dhe tragjizmin e vet. Në raste të tjera pamja jepet kokëposhtë, si në dhomat e errëta të laboratorëve fotografikë. Ndërkohë, në disa raste pasqyrat janë kontradiktore, në sensin që shpesh japin pamja të qarta, shpesh të mjegulluara ose të përmbysura, të asaj që ndodhi. Kjo largësi ka mbetur e njëjtë edhe një vit më pas. Me përjashtim të pasqyrës së qeverisë, pamjet e pasqyrave të tjera, me ndonjë përjashtim të rrallë, përputhen. Bën përjashtim këtu pasqyra e mjegulluar e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorit Eugen Wollfarth, distanca e të cilit prej perceptimit realist të ngjarjes ishte, për fat të keq e largët. Për fat të keq, kjo largësi ka mbetur e mjegullt edhe një vit më pas.
Ndërkohë, qeveria nuk mund të mjaftohej vetëm me mjegullimin e 21 janarit. Shtrembërimi i ngjarjes nuk mund të realizohej, sa kohë që përpjekjet për ta ndriçuar dhe për të depërtuar në thelbin e saj, nuk mund të pengoheshin. Prandaj, paralel me fabrikimin e etiketimeve fantazmagorike për demonstratën, qeveria vuri në punë edhe mekanizmin tjetër: bllokimin e depërtimit në brendësi dhe thellësi të saj, sidomos zbulimin e krimit që kulmoi me vrasjen e katër demonstruesve. Qeveria ndërtoi një ofiçinë, pikërisht për bllokimin e pasqyrimit realist dhe pengimin e hetimeve të ngjarjes. Puna e parë në këtë ofiçinë ishte pastrimi i serverit të Kryeministrisë, veprim i cili, kur ishim duke shkruar librin, nuk ishte zbardhur ende.
Ju u jepni një vend qendror në libër katër të vrarëve. Ç’të reja kanë zbuluar kërkimet tuaja sociologjike për ta?
Ajo që bie në sy në historinë e jetës së tyre, të ndërprerë nga plumbat, është se Hekurani, Ziveri, Faiku dhe Aleksi ishin katër njerëz të zakonshëm. Ata erdhën në protestën, e cila do të ishte e fundit për ta, natyrshëm dhe pa asnjë përgatitje të veçantë. Kalendari i tyre ishte ai i ditëve te tjera të protestave: thirrje për drejtësi, qeverisje të mirë, zgjedhje të lira, luftë kundër varfërisë dhe jetë më të mirë. Dhe menjëherë pas protestës, kthimin bashkë më shokët e miqtë, në shtëpi. Disa në punën e sipërmarrjen, disa në varfërinë e tyre. Por ndryshe nga herët e tjera, për Hekuranin, Ziverin, Faikun dhe Aleksin, ky kthim nuk ndodhi. Ajo që të katërt e kishin menduar si protestën e fundit, u bë vërtet e tillë. Por jo sepse qeveria i dëgjoi kërkesat e tyre. Por sepse ata u vranë nga plumbat dhe për këtë shkak nuk mund të protestojnë më. Dy prej tyre, Hekurani dhe Aleksi, që ishin njëkohësisht më të rinjtë, para se të vriteshin, kishin prerë biletat e udhëtimin për tu kthyer në vendin e emigrimit.
Përpara se të merrte pjesë në protestën e tij të fundit të jetës në 21 janar, “emigranti i ndërprerë” Hekuran Deda kishte marrë pjesë në dhjetëra protesta të vogla kundër nëpunësve mediokër dhe të korruptuar të Bashkisë Kamëz, me të cilët ishte ndeshur për të marrë qoftë edhe një certifikatë lindjeje. Të cilin nuk e jepnin kurrsesi pa paguar një ryshfet. Para se të protestonte kundër qeverisë, duke pasur përballë Policinë e Shtetit dhe Gardistët, ishte “ndeshur” me policët në zyrat e Drejtorisë së Policisë, para sportelit të pasaportave, ku policët dhe nëpunësit e shërbimit e përcillnin, duke menduar “Le të paguajë, se emigrant është, ka para. Ka fituar ai, le të fitojmë edhe ne”.
Përpjekja për të rindërtuar historinë e jetës së Ziverit na zbuloi mjaft të reja për këtë njeri, i cili në fotografinë “zyrtare” paraqitet si një burrë i fortë dhe me mustaqe. Ziver Veizi ishte prej vitesh një njeri i sëmurë, që luftonte me vdekjen, e cila i trokiste shpesh në pragun e shtëpisë ku jetonte prej vitesh i vetmuar. Nga katër të vrarët më 21 janar, ai ishte personi me gjendjen fizike më të rënduar, për shkak të një sëmundjeje që i kishte prekur mëlçinë, pas një aksidenti fatkeq automobilistik. Akoma gjallë është ky njeri, bënin shaka dhe në të njëjtën kohë çuditeshin me vete dhe me njeri-tjetrin mjekët që e kuronin prej vitesh. Ziver Veizi bënte punën më të thjeshtë dhe njëkohësisht më të rëndë për një fshatar, zanatin e druvarit. E kishte trashëguar këtë profesion prej të atit, Beqirit, i cili e kishte gjetur si mjetin më të përshtatshëm për të mbajtur gjallë veten, gruan dhe gjashtë fëmijët. Por edhe pse druvar, Ziver Veizi nuk ishte e thënë të ishte një njeri i qetë, në punën e tij. Një njeri i sëmurë, i pambrojtur, pa asnjë burim për të jetuar, i sulmuar politikisht, i penguar të bëjë punën e tij të ligjshme të krahut, nuk kishte nevojë për asgjë tjetër për tu zemëruar me pushtetarët, qeverisjen e keqe dhe demokracinë e munguar. I mjaftonin poshtërimet për tu ngritur kundër tyre me gjithë fuqinë e shpirtit të tij të gjorë. Para se të ndeshej me skafandrat e policëve në Bulevardin e Tiranës, Ziveri ishte ndeshur përditë, në luftë për jetën dhe bukën e gojës, atje në provincën e largët gjirokastrite.
Jeta e Faik Myrtajt nuk ndryshon shumë nga ajo e fshatarëve të tjerë shqiptarë, sidomos myzeqarë, të cilët e kishin lidhur gjithçka me tokën. Faiku provoi në fillim Greqinë dhe pastaj qëndroi për katër vjet në Itali. Ndërkohë, dy vëllezërit dhe motra janë ende emigrantë në këtë vend. Të dy brezat e familjes janë, pra, emigrantë. Duke pasur parasysh që edhe djali i Faikut, Renato, u kthye nga Greqia për shkak të vrasjes së të atit. Varfëria nuk i krijoi mundësi Faikut të shkollojë dy djemtë përtej ciklit të shkollës së mesme. Kohët e vështira që erdhën ridimensionuan objektivat dhe instrumentet e familjeve myzeqare për të mbijetuar dhe shumica e tyre i kërkuan këto mundësi nëpërmjet punës së vet, por edhe punës së fëmijëve të mitur.
Ajo që shtyu përfundimisht Aleks Nikën drejt qëndrimeve aktive politike ishin zgjedhjet e 28 qershorit 2009. I sapokthyer në Shqipëri nga Italia, emigrant për mbi 15 vjet, me të ardhura modeste, por të mjaftueshme për të filluar një biznes, me njohuri, shprehi dhe guxim të mjaftueshëm për të ndërtuar sipërmarrjen e vet që kishte ëndërruar, me një familje të re dhe plot ëndrra, Aleks Nika e parandjeu se të gjitha këto nuk do të ishin të sigurta në një Shqipëri të pasigurt, në një shoqëri dhe qeverisje të ndërtuar mbi bazën e votës së vjedhur. Vjedhja e votës është një veprim i paperceptueshëm në demokraci. Kjo ishte arsyeja që e shtyu atë drejt pjesëmarrjes në protestat e opozitës pas vitit 2009. Më shumë se sa bindjet e majta, ishte sensi i drejtësisë shoqërore që e shtyu drejt demonstrimit politik. Pakënaqësia publike po universalizohej dhe Aleks Nika u bë pjesë e saj.
Fragmente nga libri
Epilog
Prej kujtimeve që kanë mbetur nga Hekuran Deda është një valixhe e thjeshtë në dhomën e prindërve të tij. Valixhja mban brenda, përveç disa librave të shenjtë, veshjet e fundit të Hekuranit dhe disa sende të vogla që ai kishte filluar të blinte e grumbullonte para nisjes për në Greqi. I dëshironte si kujtim nga Shqipëria. Ëndërronte të niste një jetë të re në vendin fqinj. Por nuk mundi. Plumbi që erdhi nga ndërtesa përballë të cilës Hekurani protestonte, duke ndërprerë jetën e tij, i dha fund edhe ëndrrave prej emigranti. Dhe kryeëndrrës për të takuar dy vajzat, që janë larg, shumë larg, midis malesh, në Greqinë Veriore. Pesë ditë më vonë, më 26 janar, do të nisej për në Greqi. Kishte porositur, madje, edhe biletën. Por ka edhe kujtime të tjera. Sabiti insistoi për të shkuar në vendbanimin e mëparshëm të familjes Deda dhe ne nuk mund të mos e plotësonim këtë dëshirë. “Si nuk e kam njohur Hekuran Dedën? E kush nuk e ka njohur Hekuranin? Kush nuk ka qarë për Hekuranin?”, iu përgjigj pyetjes me pyetje banori i parë që ndeshëm në të hyrë të fshatit Budëll. Pastaj nga sytë e mesoburrit rrodhën dy pika loti. Lotët e kristaltë nga fytyra e rreshkur e burrit të panjohur ishin “fjalët” e fundit të intervistës për Hekuran Dedën.
Shtëpia e vogël e Ziverit Veizit është ende aty, në fshatin Kodër të Komunës së Cepos. E pabanuar. E shkretë. Ziveri ka shkuar prej një viti në shtëpinë e tij të fundit, prej nga nuk do të kthehet më. Klajdi dhe Ana jetojnë me nënën, në Libofshë. Kur vijnë në fshat për tu çmallur me njerëzit e babait, kujtimet e hidhura i pengojnë këta të fundit t’i shpien në shtëpinë e tyre. Vetëm e motra, Trëndafilja, bëhet shpesh banorja e saj. Vjen në këtë shtëpi si për tu çmallur me vëllanë, qan me ligje dhe kthehet në shtëpinë e saj në Gjirokastër. Ku e pret varfëria, kundër të cilës u ngrit dhe ra në Bulevard vëllai i saj i vogël, Ziveri.
Toka e Faik Myrtajt, pas një braktisjeje njëvjeçare, ka filluar të ndjejë gjallërinë që i shkakton puna. Edhe dyzetë ullinjtë, të cilët e ndjenë për gati një vit mungesën e aromës së të zotit të tyre, kanë pak kohë që ndjejnë praninë e njerëzve. Por as toka, as ullinjtë, nuk janë në gjendje të kuptojnë se hija e njerëzve që sillen rrotull nuk është as e Faikut, as e Bardhoshit, as e Renatos. Dy të parët janë, prej gati një viti, nën dhè. Ndërsa Renato, i pafuqishëm për të përballuar dhimbjen që i shkaktoi vrasja e babait dhe vëllait (ai thotë se nuk ka rëndësi kush e kreu aktin që i vetëvrau vëllanë e vogël) i ka lëshuar ato me qera. I zhvendosur prej disa muajsh në qytetin e Fierit, Renato është megjithatë i bindur se distanca e shkurtër Fier-Kreshpan nuk mund t’ia zbusë dhimbjen. Ajo është vetëm një qetësues, një zgjidhje e përkohshme për të mbajtur në jetë nënën e sëmurë. Duke e larguar atë nga rituali i përditshëm i kujtimit të të vrarëve, dy njerëzve të saj të dashur.
Makina e vogël e Aleks Nikës është ende aty, e parkuar para dyqanit, diku pranë qendrës së qytetit të Lezhës. Bashkë me të afërmit, protestuesit dhe njerëzit, është edhe ajo dëshmitare e dhimbjes që la pas vrasja e një prindi, bashkëshorti, djali, vëllai të vetëm, protestuesi, emigranti, sipërmarrësi, shoku, miku. Mbi të gjitha jetën e një njeriu të mirë, për të cilin kishim nevojë të gjithë. Por që, më shumë se të tjerët, Amelia e vogël, e cila në tryezën e bukës ulet në karriken e babit, “i cili është akoma në Itali”. Por sa shumë po vonon ky baba, oj nanë…” Është prag Krishtlindjesh. Tingujt e kambanave janë shpeshtuar dhe ndihen që larg. Por gëzimi dhe përdëllimi i tyre nuk depërton dot në familjen e Nikajve. Aleksi ka filluar të tretet nën dhè. Ndërsa të tjerët, po i tret së gjalli malli dhe dhimbja për të. Aty, te pragu i shtëpisë presin dy vajzat, Amelia dhe motra e saj e vogël, Mentila, të cilat mbajnë ende shpresa se “baba mund të vijë për festën e Kërshëndellave.”
rreshta qe te mallengjejne…………….
OI… OI… PRITA E DESHTUAR DHE KURORA E HARXHUAR E BERISHES
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Degjuam kryeministrin dhe ministra, llapaqene arrogante si Sokol Olldash Mamaq Hoxhe Berisha, si Artur Zheji Hoxha Nano Meta Berisha, si Ylli Pango ImoralI, e sidomos Jozefina “Dizenjatore” Topalli, e Sali Kryekzekutor Berisha te cirren si cakaj gjaksore e rrenca te pafytyre.
Si ne kor e me nje ze akuzojne liderin e opozites dhe shoket e tij se nuk kishin dale ne balle e protestuesve. Se i kishin nxjerre ata por jo vetveten ne priten e organizuar kunder tij.
Ishin ashiqare te terbuar e te merzitur… Pse!? Sepse kryeministrit Sali Berisha i kishte shkuar dem kurora e luleve dhe shpenzimet per funeralin e liderit te opozites , qe e kishte paralajmeruar publikisht e makabrisht para kamerave e idhtareve te tij vetem nje jave para.
Degjuam kryeministrin, kryparlamentaren e gangsteret e qeverise hajdute te votave e te lirise se shqiptareve te shpifnin se Prec Zogaj dhe Edi Ramen I kishin perzene familjaret e viktimave nga spitali ushatarak.
Pame me syte tane Edi Ramen e Prec Zogajn duke dhene konferenca per shtyp e duke denoncuar fuqishem e hapur ekzekutoret reale te atyre viktimave nga i njejti spital prej ku i kishin perzene.
I pame krejt lideret e opozites e deputetet. perfshi Prec Zogajn te shkonin tek viktimat e te vizitonin te plagosurit ne spital tu hidhnin nje grusht dhe e vendosnin kurora e qirinj mbi varre e mbi gjakun e dlire ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
Nuk pame asnje qeveritar te bente asnjeren e as tjetren ! Pse!
Ishin ne zi! A nuk e pate Jozefinen te veshur me te zeza, tamam si “Pantera e Zeze” e ish- diktatures. Edhe syte e Berishes ishin flake te kuq si gjaku i dlire i deshmoreve te lirise qe kishte dhene urdher per ti ekzekutuar. Ishin ne zi sepse lideri i opozites nuk u kishte dalur ne priten e sajuar kunder tij. U kishte mbetur pa perdorur… U ishte harxhuar kot kurora e kryeministrit per funeralin e liderit te opozites.
A nuk e pate Jozin duke vajtuar me oi oi kete deshtim te madh! Ndaj mezi lexoi gjithe gabime hartimin qe i kishin hartuar nekrologet e qeverise me Beirshen ne krye!
Oi… Oi .. Oi. Cfare aktorje e deshtuar! Humbi cdo shans per tu punesuar edhe nga Estrada e Shkodres sapo te rivendoset demokracia e vjedhur, demokracia e dhunuar ne Shqiperi. Oi… Oi…
Oi…. Oi …. U kishte deshtuar edhe kurora edhe funerali. Pse!? Ne saje te paralajmerimit serioz e shpetimtar te mikut e aleatit me te madh te shqiptareve, jo te politiqareve te mbrapshte shqiptare, SHBA-se dhe ambasades se saj ne Tirane.
Thank You USA!
Shkruar e botuar per here te pare me 23 janar 2011
Sot ne Tv duhet te transpetohet per dy minuta thirrja qe ka bere Jozefina Topalli duke iu drejtuar deputeteve socialiste ne parlament :
Nuk keni faj ju, por fajin e ka Sali Berisha qe nuk ju futi nje plumb ballit.
Dhe…
Plumbat e Sali Berishes me 21 Janar 2011 qe lane te vrare 4 vete dhe lane jetime 8 femije.
Nuk eshte rastesi !