Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë një ekspoze të gjendjes së rrugëve në shkallë vendi në kuadër të masave që janë marrë pas përkeqësimit të motit nga ngricat dhe reshjet e borës.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
Në qarkun Kukës:
1. Aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krumë – B. Curri, i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi Topojan – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
7. aksi Shëmri – Qafë Shllak, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi Bulqizë – Shupenz – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
5. aksi Reç – Zall Dardhë – Arras – Muhurr – Peshkopi, i pakalueshëm,
6. aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm,
2. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm me zinxhirë,
4. akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
5. aksi Qafë Mali – Dardhë, i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës dhe Shpalit akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm me zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Hotolisht – Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë për mjetet e vogla, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa e Qarrit – Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme
3. aksi Korçë – Ersekë kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogora lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë me vështirësi dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
dua te nese aksi kukes Gryke Qaje a eshte i bllokuare apo jo
te tregoj une nuk kalohet asd ne vere