Bora dhe ngricat e ditëve të fundit kanë bërë që pothuajse në të gjitha rrugët e vendit të ketë probleme. Për këtë arsye, policia ka paraqitur një listë me rrugët problematike, ndërsa ka thënë se është duke marrë të gjitha masat, në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë, deputeti socialist i rrethit të Librazhdit, Taulant Balla i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje emergjente në zonat malore të këtij rrethi, si rezultat i bllokimit nga dëbora. Balla kërkon nga qeveria të vërë në dispozicion fonde emergjence për këto komuna, ndërsa thekson se problematika të theksuara ka në komunat Steblevë,Lunik, Qendër, Rrajcë, Qukës,Orenjë, Stravaj.
“I bëj thirrje qeverisë të mbështesë me fonde komunat malore te rrethit te Librazhdit të bllokuara nga debora. Qeveria duhet të mbështesë me fonde emergjence komunat malore të bllokuara nga dëbora, për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora. Vështirësi paraqiten në komunat Steblevë,Lunik, Qendër,Rrajcë, Qukës,Orenjë, Stravaj. Këto komuna kanë shumë fshatra me rrugë të bllokuara nga reshjet e dëborës”- ka përfunduar Balla.
Situata e rrugëve në vend:
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
7. aksi Kukës – Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pa kalueshëm,
9. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështersi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Ostren – Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe normal,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
7. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhdë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për pastrimin aksi Librazhdë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë,
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
PO TE VESH RE LISTEN,NGA DHJETERA DESTINACIONE VETEM PAK JANE TE PAKALUESHME.a TREGON KJO PER NJE PUNE TE MIRE TE ADMINISTRATES SE RRUGEVE NE KETE DIMER? ASPAK. JANE GENJESHTRAT E RRADHES SE KESAJ QEVERIE QE SI KONKURENTE SHIKON VETEM GJERMANINE.NJEREZIT JANE TE BLLOKUAR DHE KETA THONE QE RRUGET JANE TE KALUESHME.
Jane keto momente,te stines se dimrit,qe nxjerrin hapur se ndersa vendi eshte i bllokuar,lesh-qeveria ja ka mbathur ne drejtim te paditur.Nuk e di se kujt i drejtohet Taulant Balla.