Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me situatën kritike të krijuar së fundmi nga reshjet e borës. Gjatë një konference për shtyp, Rama është shprehur se qeveria është treguar shumë e papërgjegjshme përballë kësaj situate, duke mos reaguar në kohë.
Përveç kësaj, Rama ka thënë se vendi është drejt kolapsit energjitik dhe për këtë arsye ka kërkuar nga qeveria që të reagojë në kohë, duke ndihmuar KESH dhe CEZ.
“Shteti është gjunjëzuar keq, ndërsa qeveria u kujtua vetëm dje të mblidhej për situatën. Ne nuk kemi ndërmend të heshtim përballë kësaj situatë dramatike. Qeveria nuk ka një plan të qartë për të ndërhyrë në këtë situatë kritike. Sakaq, po shtohen ndërprerjet e nergjisë, për shkak se qeveria nuk i mori parasysh parashikimet tona. Tashmë duhet të ketë një ndërhyrje nga qeveria, pasi mund të përballemi me një kolaps energjitik. Duhet të mbështetet KESH e CEZ me një fond për këto tre muaj. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e arsyes dhe ne jemi gati të bashkëpunojmë dhe të japim ndihmën tonë për kalimin e kësaj situate.
Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka është e mundur sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.
Më pak dramatik ishte ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, që duke folur në një konferencë shtypi, në të njëjtën kohë me Ramën, ka thënë se qeveria ka marrë masat e nevojshme për situatën.
Ai tha se të gjitha janë në krye të detyrës, ndërsa familjet që kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe, janë ndihmuar.
Nishani i ka bërë apel banorëve të zonave të bllokuara për bashkëpunim, ndërsa pohoi se qeveria ka vënë në dizpozicion një fond prej 400 milionë lekësh për zhbllokimin e rrugëve: “I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar çatitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident”.
Ne kete situate te veshtire qe kalojne shqiptaret me nje ftohfte te eger nuk kane kohe te degjojne Edi Ramen dhe Berishen, ne kto momente qeveria dhe opozita duhet te punojne bashk per te lehtesuar dhimbjen ftohftin qe perjetojne shqiptaret.
me fal po e lexon shkrimin ti?? ate po thote rama o i ndritur apo hajde bejme komente gjoja kunder te dyve rames dhe saliut se i intereson nikut e bamirit po njesoj sic thoshte ish-lsi. veri gishtin kokes se prandaj tallin bythen me ty qeveria
iliri leeds, une nuk mund te bej koment pa e lexuar lajmin, prandaj shqiptaret nuk kane kohe te degjojne akuzat e ndersjellta. Pra te dyja palet te punojne bashke. Kurse per komentet e mia, une nuk mund te komentoj sipas ideve te t’ua!
Te puneoje te dyja PD e PS dhe te ndajne rene e rradhes,kjo eshte politika aktuale e riciklimit te botes se krim-korrupsionit pusht-etar.Mjafte me.
Me shume se kaq une nuk besoj se mund te beje cdo opozite e pergjegjshme ne bote; ti ofroje qeverise bashkepunimin e saj per te perballuar situaten. Ka qene detyre e qeverise ti kishte marre masat me kohe per situata te tilla dhe te mos vajtoje tani sic beri per disa here rresht me ata te gjore ne Shkoder e Lezhe kur i mbyti dhe u tha se nje situate e tille ndodh nje here ne 100 vjet, nderkohe qe i mbyti tre here brenda nje viti e pak. Nese duam te shpetojme nga e keqja eshte domosdoshmeri ta bejme fajtor ate qe ka faj dhe jo ta ndajme fajin te te gjithe, me arsyetimin as mish as peshk, se faj kane te dyja palet. Nga ky qendrimi as mish as peshk ka vite qe shin berisha.
Edi Rama,,,mos kerko te pamunderen ,ju nuk mund ta gjeni gjilperen ne kashte,por shiko si mund ta largosh BERISHEN.Kjo qe po ndodhe me motin eshte zemerimi i PERENDISE me SHQIPETARET.Lereni perendine te bej punen e saj ,ndersa puna juaj RAMA eshte te jesh ne krye te opozites per te larguar BERISHEN sa me pare .Sali Berisha eshte plagosur per vdekje ,ekonomia e falimentuar po i tregon qe BERISHA nuk mund te ndertoje shtet,pra puna e opozites eshte te nderpres dhimjen ekonomike sa me shpejt shqipetareve qe jane nen nivelin minimal te jeteses.Te gjithe e dime qe ujku(Berisha) me delen (Rama)smund te bashkpunojne,por koha nuk pret .SHQIPERIA kerkon force te re mendore dhe energji te reja,,,PS dhe RAMA duhet te bashkepunoj me ALENCEN KUQ & ZI kunder BERISHES dhe banditeve te PD.
Ka ca njerez qe thone “Rama mendo si te largosh Berishen!” sikur kjo te jete vetem detyre e kryetarit te opozites. Ne fakt une besoj se sot kjo eshte detyre e cdo shqiptari, nese nuk duam te perfundojme si greqia a me keq akoma. DUhet te gjithe te ngrihemi kunder ketij halldupi, jo vetem Rama. Shteti yne nuk ka si te mos kolapsoje, kur te vetmen pune qe di te beje eshte te vjedhe qytetaret e vet. Cfare mund te pritet prej ketij lloj shteti qe nuk e lufton krimin, por e mbeshtet.
Megjithese i shkurte, fjalimi juaj ishte rrenqethes!!
Nje pyetje kam une: kush e motivon dhe e organizon popullin??
Qeveria e Sali Berishes eshte katastrofa me madhe jonatyrore qe ka pesuar ndonjehere kty vend. Eshte nje turp kombetar. Me vjen keq qe ka njerez ne veri qe presin ndihma nga keta – qe lajmerojne me krenari qe kane shperndare 1105 pako ushqimore ne nje zone nga ku kane marre 150,000 vota a me shume.
Prit Veri te te vije Saliu, sa per qoke, per nje kafe me Flamurin me X5sa. Veriu nuk ka drita, uje, buke, rruge a cfaredo ndihme nga strukturat shteterore. Policia e ushtria nuk kane vet asnje pajisje per te luftuar boren, jo me te ndihmojne njeri. Voto Saliun Kukes, Krume, Bajram Curri, Shkoder, Puke e komuna. Votoje dhe izolohu sa here te bjere bore. Cfare kerkon tjeter, parate i kane vjedhur vete qeveritaret, me cfare lekesh te ndihmojne????????????
Nishani thote te gjithe jane ne pune….ok, me fol me celular e mu u duk si i shqetesuar para kamerave nuk eshte ndonje pune e madhe.
Po shfim se si cohen 5 veta per te ndimuar dike, e bllokohen dhe ato. 2 elikopter qe jane nuk ngrihen (duhet kohe me diell si ne vere). Nuk kupton mileti dot se pse i duhet shteti, kur nuk e ndihmon athere kur ka nevoje.
Fajin nuk e ka Saliu. Saliu eshte thjesht problemi. Fajin e ka mileti.
deklarat e fundit e edi rames…
“… Qeveria duhet të dëgjojë zërin e arsyes dhe ne jemi gati të bashkëpunojmë dhe të japim ndihmën tonë për kalimin e kësaj situate..”
… nje oferte per bashkepunim qe duket krejtesisht normal ne kushtet e veshtira te qindra shqiptareve, por sepse…
me ngjason me bashkepunimin qe rama ofroi per ngjarjen e gerdecit…
dhe cila ishte pergjigja e berishes per bashkepunimin qe ofroi rama asaj kohe!
berisha kaloi lumin dhe i tha “te dhjefsha kalin”
por ndersa rama ofron bashkepunim per shume ceshtje te veshtira nder vite, a e ofron berisha kete bashkepunim edhe pse eshte kryeminister…
a ka ofruar ndonjehere berisha bashkepunim per popullin opozitare, i cili vazhdon te jete “delja e zeze”ne institucionet e shtetit…
ajo qe duhet te kerkoje e te ofroje rama, si kryetare i opozites, eshte ti kerkoje zyrtarisht dhe publikisht kryeministrit te jap dorehqjen, sepse ende nuk e ka kryer nje hap te tille…
por rama nuk e ben nje gje te tille…
ndoshta sepse ne te gjitha veprimet e tij, jo sepse ka hallin e popullit opozitare, por ka hallin e vetem qe tu pelqeje nderkombetareve, tu krijoje idene atyre se rama eshte udheheqes bashkehore, qe ofron bashkepunime, qe respekton vitet e mandatit te qeverise etj.si keto…
dyshoj te ngurrimi i rames per ti kerkuar zyrtarisht doreheqjen kryeministrit te vebdit…
Mua as qe me ha palla per ato maloke jo se jam i pashpirt por me njerezit e pagdhendur as nuk dua tja di fare.Pse mund te thoni ju.
Ja nje dite nje nga ato maloket me tha more edhe sikur Edi Rama ta beje Zvicer Shqiperine une prape se prape nuk e dua.Une dua Berishen dhe pike.
Sikur vetem shpenzimet qindra mijra eurosh te perdorura per “imazhin”e Saliut neper bote,per te blera makina luksoze 700 mije euro per vehte te tij,per udhetimet ne konferenca pa buke,qe Saliu merr pjese,apo shetitjet turistike te Xhozit neper bote,te ishin kursyer,do te ishin blere disa mjete borepastruese dhe situata nuk do te ishte ne kete gjendje.Po kush do i kerkoje llogari Saliut dhe qeverise se tij?Populli,sidomos i zonave qe e vuan me shume qeverisjen e Saliut ne kurrizin e tij e voton,ose Saliu ja vjedh voten.Ilir Meta,i vodhi votat majtaz dhe u be shtengeza qe mban Saliun ne qeveri dhe nuk ka as kurajon te thote nje fjale per kete situate alarmante.Edhe opozita,kur proteston brenda rregullave te demokracise,Saliu urdheron dhe vret protestuesit paqesore dhe perseri nje pjese e mire e popullit jo vetem nuk mbeshtet opoziten dhe denon Saliun,por ferkon barkun dhe thote mire ja u beri.Prandaj,shpetimi eshte,bashkimi i popullit per t’i thene ndal kesaj klike,e cila po e shkateron kete vend dhe kete popull.Largimi i tij nje ore e me pare eshte shpetimi yne.
O zot me dridhet zemra per ato bashkvendasit e mi nen debore dhe acar. I lutem zotit ti mbroje e ti kurseje nga e keqja. Poqe per Saliun, Ram twitter-in, e vagabondet e politikes, Ju keni mbarue. Ju lutem beni sakrifice dhe ndihmoni njeri-tjetrin keto kohe te veshtira. Behuni bashke perballe dimrit te egersuar.Zoti ju ruajtt!
……….foli Rama nga twitteri, ngrohte ngrohte duke pire nje gote caj te nxehte