Rama mbledh komisionin e emergjencave në PS: Deputetët dhe komunarët pranë banorëve në zonat e bllokuara

13 Shkurt 2012, 21:55Sociale TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbledhur sot pasdite komisionin e  emergjencave në Partinë Socialiste. Duke e cilësuar një mbledhje e jashtëzakonshme, Rama tha se kjo bëhet për shkak të situatës së rëndë në veri dhe juglindje të vendit. Deputetët e zonave veriore dhe juglindore, si dhe deputetë të cilët kanë marrë pjesë direkt në situata emergjente gjatë qeverisjes socialiste, diskutuan në lidhje me orët dramatike që po përjeton veriu i Shqipërisë. Kreu i opozitës, Edi Rama, përsëriti se kryetarët socialistë të komunave në zonat veriore, janë të angazhuar bashkë me deputetët për të bërë gjithçka është e mundur, pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara. Komisioni ra dakord për hartimin e një plani solidariteti si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës. U ndanë grupet e punës dhe u hartuan disa masa paraprake në ndihmë të banorëve. Sipas Ramës për këtë duhet një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake. Mungesa e planit nga ana e qeverisë për të përballuar krizën energjetike ishte një tjetër pikë e rëndësishme, e cila u diskutua gjatë takimit të komisionit të emergjencave. Opozita shqiptare është e gatshme të japë kontributin e saj në lidhje me këtë, tha Rama duke shtuar se Partia Socialiste ka mobilizuar forcat dhe mbështetur përfaqësuesit e saj vendorë në ato zona, së bashku me deputetët e Kukësit, të Dibrës, të Shkodrës, të Librazhdit. Varfëria, mungesa e ndihmës ekonomike, vonesat e pensioneve dhe pagave vonesat e ndihmës sociale, invalidët,gratë dhe fëmijët e pambrojtur e të lënë nën mëshirën e fatit, të tëra këto nuk kërkojnë një angazhim propagandistik, por një  por një vullnet për të bashkëpunuar. “Ja pse duhet një solidarizim pa dallim partiak”,  u shpreh Rama. Siç njofton zyra e shtypit pranë PS-së nesër do të detajohen edhe për publikun vendimet që ky komision mori me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në veri dhe në juglindje të vendit, që sot po jetojnë orët me dramatike të jetës së tyre.

 

8 komente në “Rama mbledh komisionin e emergjencave në PS: Deputetët dhe komunarët pranë banorëve në zonat e bllokuara”

  1. asso says:

    he de te shkreten Rama,se keshtu fitohen pike dhe do ish me mire ta kishe be qe ne fillim.Shaje berishen se atij …. hic, por solidarizohu me ata njerez!!!

  2. shqiponja says:

    Dikush duhet tu veje ne ndihme te bllokuarve nga bora. Nuk mund te behet sehir se si qeveria deshton me masat e saj te emergjences.

  3. alba says:

    hapni qe konto bankare ku mund te bejme donazione.

  4. mister x says:

    edi rama se mos i jep doren si ne gerdec se do jesh burri me lepur qe do njohe shqiperia.

  5. *king says:

    Ky do e rregulloj punen krejt /o c’fare pyk

  6. PECO says:

    Deri tani shanje e kritikonje e mallkonje Qeverine se nuk po merte masa per t’ju ardhur ne ndihme banoreve te bllokuar nga bora dhe se Qeveria ishte shume e vonuar. Nderkohe ti vete rinje brenda ne dhomen plot ngrohtesi dhe benje ciu ciu ciu. E per t’ju ardhur ne ndihme zonave ne fatkeqesi as qe te shkonte ndermend. Tani, pas reagimit qytetar kunder ciu ciuve tende dhe krehjes ne kohen qe veriu po mbulohej nga bora, u kujtove! Pse shan Qeverine per vonese dhe vete ti me shoket u kujtove akoma me vone? Qeveria ka mbi 10 dite ne zonat ne emergjence!

  7. MATJANI says:

    ME NE FUND O ZOTI KRYETAR I PS, ME NE FUND. TE RA MENDJA SE DUHET ME I MBESHTET KETA NJERZ QOFTE EDHE ME NJE INFORMACION APO MBESHTETJE NJEREZORE,SE JANE EDHE ATA SHQIPTARE E NDOSHTA ME SHUME SE TI E SE UNE SEPSE PO KERKOJNE VETEM NJE FAVOR…HAPJEN E RRUGEVE NGA DEBORA….PASTRIMIN E RRUGEVE NGA DEBORA…ME PARATE E TAKSAVE TE TYRE DHE KETE E KENI PER DETYRE JU BYTHEPAMBUKET E TIRANES SI MAXHORANCA DHE OPOZITA SEPSE PRANDAJ JA U KA DHENE VOTEN. TURP,TURP,TURP….PER TE GJITHE DEPUTETET E KUVENDIT TE…NDOSHTA TE SHQIPERISE…LERE PASTAJ O ZOTI EDI PER OPOZITEN QE PO BEN ULUR NE KARRIKE BBRAVO,BRAVO,POR NE VEND TE KARRIKES PER KESHTU ME MIRE VER NDONJE KA..TE MADH NENBYTHE SE JE JO VETEM NGROHTE POR EDHE E DI VETE TI.O POPULL OPOZITAR PRITNI EDIN ME ILIRI GJONIN TE BEJNE OPOZITE REZISTUESE. O EDI MIRE JA BO VENE ILIR XHELIL GJONIN SEKRETAR PARTIE NE TIRANE VENE SE PRANDAJ KALUN 20-VJET QE TE SHOHIM PRAP XHELILIN SEKRETAR PARTIE NE TIRANE SE NE 1990 NA SHAU HULIGAne e bastarde te SHQIPERISE. JEPI SE KESHTU E MERR PUSHTETIN TAN JO PER NE.HAJDE,HAJDE,OPOZITE…….JEPI SE FITO KESHTU…..LESHT E CURRIT…TE ME FALIN OPOZITARET E NDERSHEM POR…MJAFT.. NUK DUROVA DOT MA..PLOT TWIETER E GOMARLLEQE..OR SALA DO HU BYTHES JO LLAFE..HAJT SHNET TE GJITHEVE E I RUJT ZOTI NGA E KEQJA NJEREZIT QE JANE NE KIAMET. SIMPATIZANT SOCIALIST,por jo keshtu JO.

  8. cunat e kembrixhit says:

    ku je o bac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje