Ambulanca e mbuluar nga bora
Një nene e re nga zona e Sllovës ne Dibër, ka humbur fëmijën e saj te pare pasi nuk ka mundur te mbërrijë ne kohe ne spital. Rreth 70 burra te fshatit Kall e kane transportuar atë me barele, duke çare për te paktën pese ore dëborën qe shkon ne 2 metra. Por pavarësisht ndihmës se tyre, 22-vjeçarja ne muajin e katërt te shtatzënisë, e ka humbur ne rruge fëmijën e saj. Te njëjtin fat te keq rrezikon edhe një grua shtatzëne ne prag te lindjes në fshatin Pistë të komunës Malzi ne Kukës.
Të afërm të saj ne qytetin e Kukësit, kane trokitur ne institucione lokale, si dhe ne Shtabin e Emergjencave duke dhënë alarmin se nena nuk ka asnjë mundësi te sjelle ne jete fëmijën e saj ne një zone ku dëbora ka arritur mbi 2 metra. Edhe shtëpia ku jeton Valentina Tahiri bashkë me te shoqin dhe dy fëmijët e tjerë është mbuluar nga dëbora e rrezikon shembjen. Nga Shtabi i Emergjencave ne prefekture nuk është dhënë ende asnjë zgjidhje, pasi për shkak te trashësisë se dëborës është e pamundur ulja e helikopterit. Prefekti pohon se ka edhe dy emergjenca ne arrën dhe Lekbibaj, por qe parashikohet mundësia e ndërhyrjes ne momentin me kritik. Ndërkohë një e moshuar ne Zagori te Gjirokastrës ka mundur te shpëtojë nga kthetrat e vdekjes, fale ndihmës se banoreve e një grupi mjekesh. Vitori Caca banore e fshatit Nivan kishte probleme te renda kardiake dhe ambulanca nuk mund te mbërrinte atje për shkak te dëborës. Një ekip mjekesh ka mbërritur ne këmbë dhe pas ndihmës se pare, se bashku me banore te zonës, e kane transportuar deri ne zonën ku mund te kalonte ambulanca.
Ndihmat ne mëshirë te fatit
Banorët e zonave të bllokuara prej disa ditësh tanimë nuk mund të mbajnë sytë as nga qielli për sa kohë që moti vijon i keq. Kryeministri i vendit ka shpallur gjendjen e emergjencës civile dhe fatkeqësisë natyrore, çka do të thotë se i gjithë shteti duhet ngritur në këmbë për përballimin e kësaj situate. Por terreni të ofron një panoramë krejt tjetër. Kamera e “Vizion Plus” ka shoqëruar makinat e ushtrisë, të cilat kanë çuar 300 pakot e para me ndihma drejt Kukësit, kryesisht ushqime dhe detergjente te një cilësie qe le për te dëshiruar. Por mungesa e naftës në këtë fadromë, e vetmja për pjesën përpara tunelit të Kalimashit, është vetëm problemi i parë lehtësisht i konstatueshem. Ne Kukës, ndonëse kërkesa për ushqime është e madhe, asnjë drejtues vendor nuk është prezent ne magazine për pritjen e kutive nga Tirana. Për me tepër, kjo ndodhi vetëm pak ore pasi ne qytetin verior kryeministri mblodhi komitetin ndërministror. Kukësi është tërësisht i paralizuar jo vetëm në periferi, por edhe në qendër. Kukesi vazhdon te prese ndihma nga kryeqyteti, por me mjetet e pakta dhe apatinë e pushtetit vendor, vihet ne pikëpyetje dërgimi i tyre ne fshatrat e izoluar./vizionplus
Babai i atij femije tani tja kerkojn gjakun shpellar vucidolit qe po i le njerzit te vdesin pa buk pa medikamente sikur te ishin armiq te popullit, ngushellime familjes dhe keqardhje per at popull qe po vuan tmerrsisht nga neglizhenca e shtetit inegzistent.
ngushllime families per humbjen e foshnjes ne 85 kan ra 3 meterr bore veriu i shqiperis ishte i pa kalushem per disa ditni dit nuk u fiken dritat qeveria urdheron me gjdo kusht te hapen rruget ushtria mori urdherin nga toka buldoziert nga ajri helikopterat ni dite nuk u fiken dritat te smuret transportoheshin me helikopterr ne tiran nuke vdiqe njeri per unges nihme e per buke por qeveria demokratike nuke i pelqente helikopterrat e buldosert komunist i qoi per skrap te vet qe ka dye fadroma e ni helikopterr nuk mundet me u ule se ka shum bor ata te enverit afroheshin deri ne tok pa problem kjo ashte qeveria e sotme e shqiperis
Kur lexoj keto lajme te perditshme qe vijne nga vendi im vetem nje thirrje me del nga kraharori. Fuck this country brez pas brezi!!!
Injoranci e theksuar ku te gjithe thone larg b..thes time dhe TRIMIN e lene te jape shpirt ne rruge per popullin.
Shyqyr shpetoi nena te pakten, ngushellime per te voglin e pafat… ?
s’mundi te shihte kete Zvicer te vogel me emrin Shqiperi.
Rrofte uniteti ipopullit per te kaluar veshtirsite me forcat e tyre.
Te vjen per te qeshur, per organizimin e shtabit te emergjences.Pa mjete, pa karburand, pa lek, pa ushqime,pa te gjitha.Shtet shum i pasur por me nje qeveri shum shum shum te varfer.I uroj te gjithe ti kaloni veshtirsite e natyres sa me lehte.
Normal perderisa ata helikopter qe kemi jane vetem ne dispozicion te “baces” te bredh lart poshte,dimrit ku ti dale e beharit andej nga dhermiu s’ka si ndodh qe te perdoren per ndonje rast tjeter.Kshu qe ngushellime familjes…cti besh fat i ndyre na ra te jetojme ketu.
Cka thote zoja Topalli tash? Pak nafte per borepastruesit me pas lane pa e shpenzuar per shetitjet e saja,ndoshta ky femije kishte pas mundesi me rrugetuar deri tek nje spital? Po jo,nafta ne shqiperi nuk shpenzohet per nevojat e popullit as per borepastruesit po shpenzohet per qefin edhe shetitjet e qeveritareve tone,qe kur nuk ngopen.Edhe borepastruesit i kemi tash pa nafte edhe nuk munden as me hy ne pune!
Shume dritherues ky lajm……….sinqerisht me vjene shume keq per çiftin dhe i uroj nga zemra qe te behen prinder sa me shpejt dhe te kene sa me shume femije ne te ardhmen.
nuk gjej dot fjal te shkruaj se shpirtin dhe zemren e kam te coptuar, politik anti krisht, ps pd lsi. dhe populli i voton dhe i duartroket se kto mostra i paguajn 1000lek kto tragjedi coptojn gurin. ngushellime familjes zoti qoft me ju arian ndoka london
Eshte e veshtire per nje grua e per nje cift kur humbet foshnjen qe pret.Keto jane pasojat e shkaterimit te te gjitha qendrave shendetesore qe kishim.Keto jane pasojat kur elikopteret jane vetem per”udheheqien”se te tjeret s’kane rendesi.Populli na duhet vetem per vota.