Ditën e djeshme qeveria lajmëroi se për rreth dy orë do bllokohej një pjesë e Rrugës së Kombit, nga Fushë Dukagjini deri në Tunelin e Thirrës. Kjo pjesë është jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak jo vetëm të borës së madhe, por edhe për faktin se kthesat e saj e bëjnë shumë të rrezikshme. Edhe në kushtet kur ka pak dëborë, aty krijohet akull dhe rreziku i aksidenteve është shumë i madh.
Por edhe pse e ka bllokuar këtë aks për më shumë se dy orë, mësohet se nuk është bërë e mundur pastrimi pasi shtresa e dëborës ka qenë shumë e madhe. Për shkak se nuk është pastruar që në reshjet e para, dëbora ka zënë dëborën e mëparshme dhe ka krijuar shtresa të akullit që nuk hiqen dot. Lëvizja në këtë aks është shumë e vështirë, edhe pse kjo rrugë u ka kushtuar xhepave të shqiptarëve rreth 1.5 milion euro.
Qeveria nuk i kushtoi vëmendje mirëmbajtjes së kësaj rruge, duke synuar që ta japë atë me koncesion.
In a message dated 8/20/2010 11:08:57 A.M. Eastern Standard Time, [email protected] writes:
PROTEKTORI ME I MADH I KORRUPSIONIT NE SHQIPERI
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vini re nje dukuri… Mbi 80 per qind e investimeve te qeverise Berisha ne mandatin e pare dhe tani jane perqendruar ne ndertimin e rrugeve.
Pse valle Berisha dhe klani i tij eshte kaq i dashuruar pas rrugeve!?
Sebepi eshte gjoja ndertimi i infrastruktures… e terrci verrci
E verteta eshte se ne asnje sektor nuk kryhet me kollaj vjedhja e fondeve se ne ndertimin e rrugeve.
Pse? Sepse zifti i zi, asfalti mbulon superziftin e milionave qe vidhen nga fituesit e paracaktuar te cdo tenderi ne kete drejtim, pra te korrupsionit qeveritar.
Shembulli me i qarte eshte autostrada e kombit, vlera e se ciles u rrit nga rreth 450 milione dollare qe ishte projekti i gatshem ne mbi 1.2 miliarde euro qe shkoi vlera e saj pa projekt dhe me kontrate vetem ne gjuhe te huaj e jo ne shqip .
Rreth 300 milione euro, pra sa ishte vlera reale e saj perfunduan ne xhepat e klanit te korruptuar.
Nje shembull tjeter. Tenderi i nje rruge automobilistike ne nje zone turistike te Tropojes iu dha nje kompanie te sajuar qe kurre nuk kishte ndertuar as rruge dhish. Rreth 30 per qind te fondeve perfunduan ne xhepat e sekserit qeveritar pa filluar ende rruga.
Cilesia e saj ishte e tille sa vete Berisha gjate vizites ne vendlidnje para nje viti u detyrua at cilesoje si nje rruge dhish… Tani ajo po rindertohet nga nje kompanI serioze, por milionat e taksapguesve shqiptare perfunduan ne xhepat e taksidareve te korruptuar te Berishes. Nuk kam degjuar qe ajo kompani ose sekser shteteror te kene kthyer qofte edhe nje qindarke nga mundi e djersa e popullit shqiptar te shperdoruar ne kete e as ne raste te ngjashme.
Rruge… rruge… rruge… sikur shqiptaret do te ushqeheshin e begatoheshin me ziftin e tyre ! Pse? Sepse zifti i zi i tyre mbulon milionat qe perfundojne ne xhepat e korrupsionit edhe me te zi se zifti i rrugeve… Sa per cilesine e tyre me se miri e tregon altostrada e kombit. Traseja dhe zifti i se ciles ka filluar te cahet pa u shtruar akoma mire si rruge…
Hapi i pare qe duhet te hedhe qeveria e ardhshme e Shqiperise duhet te jete hetimi i cilesise dhe parametrave te ketyre rrugeve dhe te te gjitha investimeve e ndertimeve me fonde publike ne Shqiperi… Aty shtrihet dhe hedh shtat si nje kuceder korrupsioni me i zi ne historine e Shqiperise.
Pergjegjesit si dhe zbatuesit e kesaj katrahure korrupsioni duhet ti jepen drejtesise dhe ti kthejne popullit cdo qindarke te mundit e djerses se tyre te shperdoruar nga qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise.
Edhe “mamuthet e korrupsionit” Nano, Caci & Co. mbeten ne klase para permasave gjigande te korrupsionit te qeverise Berisha. “Mamuthet” ua kane leshuar vendin profesoreve dhe akademikeve, kucedrave te korrupsionit, deri edhe me titujt e Harvardit si Dritan Prifti & co, i cili per kater muaj ne postin e ministrit te Ekonomise e shtoi pasurine e tij me 1. 8 milione euro.
Sali Berisha jo vetem nuk ka luftuar, por krejt e kunderta eshte kthyer ne protektorin me te madh te korrupsionit ne historine e Shqiperise. Jo vetem te korrupsionit ekonomik e financiar, por edhe te atij politik. Vetem ne saje te mbrotjes prej tij sot Fatmir Mediu, Lulezim Basha, Genc Ruli, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, etj. vazhdojne te jene ministra ne vend te ishin pas kangjellave te 313-es apo te Bences.
Asnje balene, asnje peshkaqen i korrupsionit nuk eshte denuar as ndeshkuar keto pese vjet te qeverisjes se Berishes. Lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit eshte lufta kunder sardeleve e cironkave te tij, jo kunder perbindshave te tij qe me sa duket mbrohen fort nga kupola qeverisese e Berishes.
Ka nje ngjashmeri shume te madhe , si dy pika uje midis qeverisjes se tij dhe ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Nese kritikat e shtypit per ate regjim lejoheshin deri ne nivelin e ndonje zevendesministri, edhe lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit shkon deri ne nivelin e ndonje zevendesministri. Jo me lart. Larg qofte!
Ndryshe e peson si Kosta Trebicka, si Mero Baze, si Erion Brace te cilin telallja me e peshtire e Berishes “ Gazeta 55” e Fahri Balliut, nje nga kucedrat e korrupsionit ne Shqiperi, e paralajmeronte sot se do te rrihet edhe 6 here deri ne fund te vitit… Mire qe nuk i thoshte se do ta pesonte si Trebicka i gjore. Me sa duket Balliu dhe bosat e tij e dine mire qe Brace nuk del per gjah !
Ndaj duhet marre seriozisht kushtrimi i mbretit te shtypit te lire boteror : The New York Times” “ Kjo mafia ka dale krejt jashte kontrollit… “
Kryeministri liliput i Shqiperise pati guximin qe pikerisht kete tribune boterore te mendimit te lire dhe te lirise se shprehjes ta quante “ nje leter higjenike” . A ka deshmi me te qarte se kush eshte protektori i korrupsionit ne Shqiperi pikerisht kur ajo denoncoi me fakte megakorrupsinin e Gerdecit duke e vene gishtin tek vete i biri i kryeministri shqiptar dhe tek Fatmir Mediu, pra tek vete kupola e tij !?
Sali Berisha predikon nate e dite “ tolerancen zero” kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne te vertete ai e ka zhytur ate ne ziftin me te zi te korrupsionit, Ai e ka ziftizuar Shqiperine si askush tjeter para tij ! Ndaj jo rastesisht Shqiperia keto pese vjetet e fundit vetem ka shenuar ngritje ne shkallet e korrupsionit ne tabelat e shume institucioneve monitoruese nderkombetare si dhe ne raportet zyrtare te Departmentit amerikan te Shtetit !
KUR SALI BERISHA MESONTE REAGANOMIC …
– Ne transhete e partise duke urdheruar studentet te qellonin
mbi silueten e Reganit
– Nga Alban Dega Nju Jork
Kryeministri i Shqiperise shkoi javen e kaluar ne Gjermani per te marre pjese ne Konferencen Nderkombetare per Sigurine .
Qellimi i vertet i kesaj vizite ishte te vidhte ndonje fotografi me ndonje doreshterngim te rastit me Zonjen Klinton, me Zonjen Merkel, me kryeministrin Italian ne kete “dimer te vetmise se madhe” te Kadafit shqiptar me Perendimin, fill pas hetimeve rrenuese per politiken e tij vrastare te 21 janarit 2011 te kapur ne flagrance nga mbreti boeteror i hetimit FBI-ja amerikane.
Deshtoi…. Siguroi vetem nje takim historik me kreun e Azerbajxhanit dhe nje ftese per nje vizite brenda javes me taksat e fakirave shqiptar qe i rjep, qe i pjek , qe i grabit e qe i vret me armet e plumbat e blere me parat e tyre te plackitura.
Sebepi i kesaj vizite historike te Sali Berishes ne Mynih ishte per tu shitur gjermaneve, anglezeve, francezeve, italianeve bile edhe danezeve, suedezeve, norvegjezeve… modelin e tij te ndritur Reganian te ekonomise !!! Ky model eshte quajtur atehere Reganomics!
Behet fjale per modelin ekonomik te ish- Presidentit Amerikan Ronald Reagan ne vitet 1981- 1989.
Ishte koha kur Shqiperia fakire orvatej ta paraqiste veten si fanarin ndricues te socializmit jo vetem ne Evrope, por ne mbare Boten.
Ishte koha kur ekonomia shqiptare ndodhej ne agoni te plote pas prishjes idioteske me Kinen dhe izolimit total te Shqiperise nga e mbare Bota.
Ishte koha kur edhe minjte thyenin koken ne vitrinat bosh te dyqaneve, kur gjithcka ishte me tallon dhe tallonat ishin si “letrat me vlere”, lexo “letrat me vrime” te Berishes per ish- te persektuuarit politike.
“Fanar ndricues i socializmit ne brigjet e Adriatikut” dje ne kohen partise se Salise!
Fanar ndricues i kapital- Reaganizmit ne brigjet e Atlantikut sot ne kohen e Salise se partise!
Ne nje interviste fund e krye mashtrim dhe te paguar me rreth 50 000 dollare te teksaguesve shqiptare per revisten Forbes vjeshten e kaluar , kryeministri i Shqiperise Sali Berisha genjente pa iu skuqur fare faqja se “mrekullia ekonomike e tij mbeshtetej tek Reganomics qe ai e kishte studjuar gjate viteve 80-te ne Shqiperi.
Qysh atehere ai perserit si nje papagall te njejten rrene. Sa me shume e perserit aq me shume i beson rrenave te tij te sajuara keq per Reaganomic-sin e tij te arnuar keqazi.
– Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre, themi ne tropojanet per genjeshtare te tille te pafytyre, pa din e pa iman, sic thone turqit! Pse ?
Sepse pikerisht ne ate kohe Sali Berisha ishte nje nga fanatiket komuniste me ekstremiste qe kishin pare e njohur studentet, petagoget dhe punonjesit e fakultetit te mjekesise dhe spitaleve te Tiranes. Per keto merita ai ishte zgjedhur si skeretar i Byrose se Partise e per pasoje edhe komisar i batalionit te Mjekesise te Tiranes.
Sepse pikerisht ne ate periudhe profesori i Kardiologjise se Fakultetit te Mjekesise i fillonte leksionet e kesaj lende me citatet e Stalinit dhe i mbyllte me theniet e Enver Hoxhes per “fanarin ndricues te socializmit !
Sepse pikerisht ne ate periudhe per nje milimeter floke me te gjata apo per nje milimetar pantollona me te gjere ne kembeza, kaubojs, i flakte nga ora e mesimit studentet e tij “per shfaqje te huaja borgjezo- revizioniste”!
Urra …. Perpara per fitorje te reja…..!!!! Urrrrrrrr…. aaaaaaa!
Si mund te studjonte nje fanatik i tille komunist e stalinist Reaganmomic-sin ne kushte e rrethana te atilla!? Per kete pyesni Sali Berishen!
Cila eshte e verteta lakuriq e dashurise se Sales se sotme per Reaganin e djeshem !? Ku dhe si e ka studjuar Sali Berisha Reaganin ne ate kohe !?
E ka pase studjuar dhe pervetesuar ate model ekonomik te Reganit, neper poligonet e zboreve te Partise se pare te Salise!
E mesonte Reganin ky ish- komisar i kuq i partise duke urdheruar studentet te hapnin zjarr kunder siluetes se tij dhe te Gorbacovit neper transhete e partise!
Si nuk flasin nje fjale pa rre keta genjeshtare patologjike qe ia kane pru ne maje te hundes popullit te vet. E vjedhin, e vrasin, e rrejne diten per Diell me mrekullirat ekonomike te rrenave e horllekut te tyre!
Pse !?
Abraham Linkoli e ka dhene pergjigjen ketu e 150- vjet me pare! ” Cdo popull ka qeverine qe meriton” ….
A thua kur do te arrijme deri aty ne shqiptaret!?
A thua kur do te marrim vesh, kur do ta kuptojme e kur do ta bzatojme ne shqiptaret trima nen jorgan kete mesazh te Linkolnit !?
Rruga e leshit.
Kripë, kripë dhe vetëm kripë, plus skore, skore dhe vetëm skore. Vetëm këto e hapin rrugën nga dëbora. Ato kanë vlerë kur hidhen në kohë dhe jo pas pilafit. Ishalla ruan zoti ata njerëz nga orteqet dhe aksidentet.
rruga e dhjedhjes masive
Me falni qe merrem me vogelsira po ate 1.5 milion euro qe u ka kushtuar shqiptareve, e keni bezdi ta shtoni pak dhe ta beni 1.5 miliarde qe eshte edhe shifra e vertete? faleminderit.