Deputetët e PS: Gjendja është alarmante, ndërhyrja dhe ndihmat e qeverisë, qesharake

14 Shkurt 2012, 14:11Sociale TEMA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi grupin parlamentar socialist, për të diskutuar rreth situatës emergjente të krijuar nga bora.

Në fjalën e tij kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi se gjendja në këto zona është alarmante dhe mijëra banorë janë në vështirësi totale, qoftë për ndihma ushqimore, por në mënyrë të veçantë për urgjencat mjekësore.

Deputetet e zonave të bllokuara kanë raportuar për situatën më të fundit në zonat që mbulojnë, duke pranuar situatën alarmante. Në fjalën e tij deputeti i qarkut të Dibrës, Qemal Minxhozi, theksoi se 160 fshatra janë ende të izoluara nga dëbora. Sipas tij situata në këtë qark është shumë e vështirë si pasojë e mungesës së ushqimeve, ndërsa ka shtuar se komunat janë gjetur të papërgatitura për këtë situatë.

Sipas Minxhozit, ndihmat e ardhura për banorët e zonave të izoluara kanë qenë simbolike dhe të pamjaftueshme. “Ndihmat kanë qënë të pakta. Komunat janë munduar të minimizojnë situatën, por ka qenë e vështirë pasi nuk kanë pasur edhe buxhete për emergjencën”, ka theksuar Minxhozi.

Ndërsa deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, ka theksuar se situata në këtë qark është shumë e vështirë dhe kjo jo vetëm nga dëbora, por edhe nga mosndërhyrja e shtetit.

“Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat. Kanë ardhur 300 pako për gjithë rrethin në Tropojë, por është e pamundur të bëhet shpërndarja nëpër komuna dhe banorët po kërkojnë ndihma sepse dhe në qytet është e pamundur për të mbijetuar”, u shpreh Dogjani.

Deputeti i Korçës, Alfred Dalipi, tha se në këtë qark nuk ka pasur asnjë fluturim, pavarësisht se ka patur situatë emergjente në Panarit ku janë edhe disa nëna shtatzënë që presin të lindin. Ai ka theksuar se në zonat e izoluara të këtij qarku nuk është paraqitur asnjë mjet për hapjen e rrugëve, ndërsa nuk ka ndihmë me medikamente.

Edhe deputeti i Malësisë së Madhe, Paulin Stërkaj, theksoi se në këtë zonë nuk ka mbërritur asnjë ndihmë nga shteti. “Është e pamundur që fshatarët të kenë çdo mjet jetese për rezerva 6 mujore. Qeveria duhet të kishte marrë masa për rezerva. Deri më sot në Malësinë e Madhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë për zonat me probleme”, theksoi më tej Stërkaj.

10 komente në “Deputetët e PS: Gjendja është alarmante, ndërhyrja dhe ndihmat e qeverisë, qesharake”

  1. Atdhetar says:

    Ku ishin milioneret socialiste deri tani, cfare ndihme u dhane ata banoreve. Te dy palet njelloj jane, te formohen sa me pare partite e Topit dhe Kreshnikut, jane e vetmja shprese.

    1. iliri leeds says:

      ne fakt topi she spahiu u lodhen duke ik ne veri per te ndihmuar ku i ka ak ato 1 miljon vulnetar me i shku ne ndihme veriut??? ik e mos na hap barkun me komente idiote

    2. timo says:

      Unë propozoj një gjë tjetër; Salliu me qeveritarët të shkojnë tek varri i Enverit,të bien në gjunjë dhe t’a pyesin se si bënte ai për t’i furnizuar të bllokuarit nga dëbora. Mbase ai i jep një zgjidhje. Duhet të kujtoheni zotërinj që në kohen e “diktatorit” as edhe një shqipëtar i bllokuar nga dëbora nuk mbetej i pa furnizuar. Shqipëria si këtë rradhë është bllokuar edhe shumë herë të tjera në kohën e Enverit por atëherë ushtria dhe avjatorët me elikopterët e “teknollogjisë të vjetëruar” shkonin në çdo cep. ndërsa sot njerzit përmbyten nga lumejtë, bllokohen nga dëbora dhe rezikojnë të vdesin urie dhe shteti i Berishës i siguron dhe i garanton vetëm me llafe.

      1. Emir says:

        E ku kishe ti informacion? Sa vjeç je ti 20? Kush kishte guxim të ankohej. Cfarë shihje ti (çfarë sheh) në dokumentare ishte vetëm propagandë. Helikopterët i hidhnin pakot vetëm për ti filmuar. Në të njëjtën kohë hidhnin edhe në Itali, por pë kafshët e egra. Ju lutem mos i lëndoni ato familje me këto komente.

        1. cuf dabjoni says:

          Timo !
          Kam frike se dhe ti nuk je me shume se 20 vjeç, deri sa nuk di se edhe gjate viteve te veshtira ’92-’96, Rezerva e Shtetit qysh ne 30 shtator kishte furnizuar gjithe rrethet malore te vendit me rezerva ushqimore. Gjithashtu sa here qe nevojitej, per arsye te natyres, dergoheshin me helikopteret italian dhe te nato-s ndihma batanije e çadra kudo ku duhej.
          Deri atehere Rezerva e Shtetit ishte shume e pasur. Me ardhjen ne Pushtet te Fatosit (sot vëllam i Saliut)gjithshka u zhduk duke u vjedhur (Agron Dibranga Lezha ishte drejtor), ashtu si dhe keto vitet e fundit, (Hysen Arapi nga Kavaja Drejtor).
          kishte shtet sot ka bashkësi fisnore.

          1. timo says:

            Zoti Dabjoni, në 1996 ishin akoma rezevat e shtetit komunist deri në momentin që depot e rezervave të shtetit u shpërthyen dhe u bastisën nga regjmentet barbare të regjimit të Berishës. Kurse sot as mund të flitet për rezeva për pooullin në periudha të vështira si kjo e tanishmja apo si ajo e përmbytjeve të vjetëshme.

        2. timo says:

          Zoti Emir,sapër dieni, unë jam 70 vjeç dhe atë periudhë e njoh shumë mirë sepse kam marë pjesë nëper ekspeditat e shpëtimit. Po ju bëj një pyetje shëmbëlltyrë zotëri. A e mbani mend,sigurisht në qoftë se jeni në moshën time dhe jo një 20 vjeçar naiv i disinformuar nga propaganda vulgare e Berishës me shokë, se për sa ditë u ndërtua lagjia periferike e Baçallëkut në Shkodër pas tërmetit që e rafshoi fare? Mbasi ti përgjgjeni kësaj pytje keni të drejtë të protestoni për guximin e munguar të njerëzve dhe për propagandën e shtetit të kohës. Mendoj se jeni ju në pozitën e atij që lëndon njerzit e asaj kohe dhe të kësaj sot.

    3. Armand says:

      I pari që krijon një parti ne turremi mbas tij, se shpresojmë. Dhe jemi gënjyer disa herë. Shpresojmë të mos të jenë si të tjerët. (Ishalla).

  2. getozoari says:

    Sigurisht, ti kete shqetesim duhet te kesh, partite e Topit dhe kreshnikut… Me qe ra fjala ku jane ata?
    Ne kete vend duhet kerkuar pergjegjesia e pergjegjsit nje ore e me pare – Sali berisha dhe klani i tij kane 7 vite ne pushtet dhe po aq vite kane katastrofa te cfaredo lloji qe ndodhin ne Shqiperi – qe nga krizat e perseritura elektrike, tek shirat e permbytjet e tani edhe bora. Ne fakt cdo vit ne Shqiperi ka fshatra qe rrine te bllokuar me jave te tera dhe cdo vit te ri, qeveria perseri habitet nga bora. Ne Shqiperi bie bore gomere, pergatituni se mjere ata ne Veri, qe presin ndihme nga ju sot. Opozita nuk e ben dot qeverine tani, ndaj lipset qe te vije ne pushtet sa me pare, per te hequr kete peshe nga qafa e cdo shqiptari.

  3. edi says:

    fajin e ka saliu qe bie bore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje