Presidenti Bamir Topi ka bërë një apel lidhur me gjendjen e krijuar nga reshjet e borës, duke kërkuar bashkëpunim nga të gjitha institucionet, pavarësisht dallimeve politike, për të kaluar këtë situatë emergjente. Sipas presidentit, jeta e njerëzve dhe siguria e tyre duhet të jenë prioritete kryesore.
“Presidenti i Republikës nxiti autoritetet qendrore e vendore të vazhdojnë komunikimin intensiv midis tyre, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërin ë e duhur të masave të emergjencës, për t’u ardhur në ndihmë sidomos zonave të izoluara si dhe familjeve që janë në kufijtë e mbijetesës. Presidenti Topi apelon çdo njësi dhe ent shtetëror, çdo parti politike dhe institucion, që tej dallimeve politike, të fokusohen në bashkëpunim e mirëkuptim në përballimin me sukses të kësaj situate emergjente. Në një demokraci dhe shoqëri të lirë nuk ka asgjë më prioritare dhe më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve dhe siguria e tyre.
Njëherësh Presidenti Topi apelon kompaninë shtetërore dhe ato private telefonike të marrin çdo masë të mundshme për të siguruar komunikim të panderprerë në çdo zonë të vendit, si dhe bën thirrje biznesit privat të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm në ndihmë të qytetarëve në nevojë“, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Presidenti, duke ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, për shkak të reshjeve të dëborës, mori sot kontakte direkte me drejtuesit e pushtetit vendor në Tropojë, Krumë, Kukës, Mirditë, Mat, Bulqizë, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Dibër, Korçë, Librazhd dhe Elbasan. Gjithashtu Presidenti Topi kontaktoi edhe me drejtues të njësive vendore më në vështirësi përfshirë kryetarët e komunave Lekbibaj, Shalë, Kelmend, Margegaj, etj. Presidenti Topi pati biseda informuese edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtorin e Emergjencave Civile, si dhe drejtues të tjerë të lartë të përfshirë në përpjekjet për përballimin e kësaj situate.
Në këto kontakte direkte Presidenti Topi u interesua me detaje për gjendjen aktuale në njësitë vendore të prekura nga gjendja e fatkeqësisë natyrore, për jetën e banorëve aty, masat e marra për lehtësimin e gjendjes si dhe problematika të tjera të lidhura me to.
Presidenti Topi vlerësoi punën e admirueshme të drejtuesve të pushtetit vendor për t’iu ndodhur pranë qytetarëve, punën e ushtrisë, policisë, njësive të emergjencës, të shërbimit spitalor dhe arsimor, të njësive të furnizimit me energji, të medias elektronike, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë, të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithçka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak humbje“, vijon më tej njoftimi.
Topi ka shume te drejte kur ben thirrje per bashkim, solidaritet pasi ne nje kohe kur nje pjese e popullit shqiptar vuan nen debore, e te ftohte, nuk ka me vend per kritika po per pune.
Topi, ndryshe nga Rama aktualisht po tregon se eshte me federues apo bashkues, me pragmatik dhe me i vlefshem per popullin.
Rama te perveshi menget e ti bjere lopates per te ndihmuar popullin e tij ne vend qe te dali e te bej deklarata duke kritikuar Berishen.
Eshte koha per pune, populli ka nevoje per solidaritet e shpirt sakrifice, kritikat te behen pasi te dalim nga kjo gjendje.
me cfare ta ndihmoje rama popullin?! ndihmen e jep ai qe ka pushtetin ne dore, dhe rama shume mire qe nuk i le menjane dallimet, se keshtu beri edhe ne gerdec dhe e pame si e shfrytezoi saliu. aty dhemb per dhemb ti rrije ketij mostre .
Kur shtepia digjet, prioritet eshte shuarja e zjarrit, me pas gjendet fajtori.
O zoti president,mos ju drejto njerzve se te japin taksat ty shtetit qe ke dhe Natos,thui Kryeministrit te levizi bythen per ata qe i kon dhon voten,se jugu i SHqipris nuk pret nim nga ky moster qe qe quet kryeminister,levizni bythen ju politikanet bashk me xhozin qe argetoet ne shkretetiat e abudiabit ne ket moment qe ti bon thirrje,ku esht nima e natos,pse nuk boet e gjall, populli taksat pse ja jep,per ti shnosh bythen oficerave te natos,apo bythen ne diell dhe qibirin ne qill si gjithmon,per ti bo botes rreklam qe skemi nevoj per te, gjui nji shpull mrapa qafes ati donkishotit SHqiptar saliut,ose futini nji shqelm ne byth dhe te kepusi xverkun ky sharrlatan.
Nato nuk eshte nje mision humanitar, po nje aleance luftarake.
Shqiperia hyn ne vendet me te varfera te Evropes, pra dhe mundesite ne mjete per situata emergjente jane teper modeste.
Vende perendimore po njohin veshtiresi te njeta pasi i ftohti dhe bora e rene jane me te vertete ne nivele te papara.
Sali Berisha mund te jete hajdut, gomar, i poshter po nuk mund te jete pergjegjes per çdo gje qe ndodh mbi toke!
Populli shqiptar ka nevoje per solidaritet, ata qe jane me te shendeteshem, qe kane traktore, lopata dhe deshiren per ti ardhur ne ndihme komunitetit duhet te zgjohen e te veprojne, jo te merren e te gjejne kush ka fajin.
O PRESIDENTI YNE.Nuk te shaj se je presidenti im,dhe me te vertet je NJERI I MIRE kete nuk e mohon njeri.POR: Mos u lodh kot se nuk te degjon me njeri ty.Me vjen keq por ti edhe ato pak gjera qe te kane ngel ne dore ke frik ti zbatosh se te del ne ender sala dhe ti vetem flet me vete se njeri nuk te degjon.Keq me vjen qe ta them por kjo eshte e VERTET.
Filloi lufta e klasave ju lumte moj gazeta TEMA mos e lini armikun e klasave te komentoje ne kete gazete PROLETAR TE GJITHE VENDEVE BASHKOHUNI thonin komunistet