Situata në zonat e thella të Tropojës është alarmante. Prej 15 ditësh 9 persona në zonën Curraj e Epërme të fshatit Lekbibaj, kanë humbur kontaktet me familjaret e tyre. Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar sot ndihmën e shtetit për të mësuar mbi fatin e familjarëve. Ky është apeli i dyte që vjen përmes Vizion Plus, pasi të dielën, në 12 shkurt, u publikua alarmi i kryetarit të komunës Nikaj Mërtur, Gëzim Meshaj për të humburit. Tashmë Meshaj ka deklaruar se prej 10 ditësh i ka dërguar letër instancave shtetërore për të dërguar një helikopter për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në Curraj të Epërm banojnë vetëm 9 personat e humbur.
“Te na rrojne festimet per 100 vjetorin e pavaresise neve, sa per te tjeret,mbrapa diellit vafshin, ku me ha mua, ku me krruajne keta”…., persh.nga Sali Berisha.
prit iher t’msojm kinezçe masanej kismet !
Prisni sa te prishe piramiden dhe te ngreje monumentin e pavaresise.
Po cfare mashtruesish qe jane keta te Lekbibajt. Marrin ne telefon nga kafenete e Tiranes e thone qe u kane humbur njerezit ne debore qe ta perdore Rama situaten politikisht. Mos u besoni ketyre fshatareve te Lekbibajt besojini ministrit te brendshem Nishani.
Po qe se keta lexojne Temen Online si puna juaj pucista do jene bere, skam dyshim. Nuk i besoj
Te siguroj une qe nuk jane pucista. Keta te Tropojes jan shpellare jo pucista. Na nxine faqen dalin e ankohen ne televizor se u paskan humb robt e shpise. Nuk u bo gjo se te ka humb vllai ne bore.Ja bo hallall Sales nji vlla.
o gango, laton arg @ live.com , keni fituar nje ftese per emisionin . ishulli i tentacionit.
nje formular mbi gjendjen civile ju eshte drejtuar gjithashtu. Produksioni shpreson se jeni beqar , ju lajmerojme gjithashtu te beni pak kulture fizike sepse konkurenca e paraqitjes fizike eshte gjithshtu kriter i emisionit.
Presim nga ju te paraqiteni ne dt e caktuar
mor zotni kaq i sigurte je ne ato qe thua?mos etiketo njerez qe nuk i njeh dhe qe nuk ua di hallin,ajo zone per te cilen flet ky zoteri mezi arrihet ne kembe kur eshte vere jo me pastaj ne dimer ,edhe nqs jane mire me shendet (shpresoj shume)domosdo qe kane humbur kontaktet ,kane tash sa vjet qe atje nuk ka rryme elektrike,normalisht nuk kane ngelur shume familje ,por edhe ata qe jane te siguroj qe jetojne me djersen e ballit dhe nuk i bejne fresk mustaqeve te ministrit tand , e te siguroj qe nuk i bajne fresk as edi rames me shoke
sa per saktesim ..ajo zone vetem ne menyre adimistrative i perket tropojes sepse nuk kane gje te perbashket me ta ,fshatare ?po!por me nje konstrukt shpirteror e moral qe ministri yt karagjoz dhe ti as qe mund t`u afrohesh!
hajde gjithe te mirat
p.s.flisni cfare eshte per te fole edhe kujdes kur flisni
E ka fajin EDI RAMA,dihet ai muhabet.
sipas mender minstrit te rendit edhe ky qe kerkon ndihme po genjen dhe po flet nga ndonje lokal ne Tirane
Po Viçidoli a eshte i siguruar?
Ni hao tunxe Berisha!
Ja e mesova kinezcen.Tani cfare te bej?Meru more tutkun me hallet e popullit ,sepse gjuhet njerezit i mesojne vete sipas deshirave dhe nevojave.
tunxh berishovi,prit gomar deri te del bar
ky eshte shteti qe drejton ..TRADHETARI sali berisha .
shtet funderine qe len qytetaret e tije ne pike te hallit ..
ca i vret me 97 ca me otranto ca me emigrim ca me gerdec ,ca me plumba ne mes te tiranes si me 21 janar .. ca me permbytje uji ne shkoder ,, dhe tani modeli fundit me bore ..
POSHTE KY MOSTER QE DREJTON SHQIPERINE
T’tana kto jan shpifje. E tha dhe Nishan Idioti i Saliut t’çmendur t’Viçidolit se kto alarma bahen nga kafenet e Tirans, t’porosituna nga Edvin Kristaç Rama e kanë si qllim me ia prish imazhin shtetit ton, ma t’fuqishmit n’Europ, menjiher pas Gjermanis.
Randsi ka qi udhheqsi yn asht i fort, na udhzon si t’pastrojm nga bora çatit tona e si me iu vu msimit të kinezçes.
Rrnoft Saliu me halimërat, nishanërat, bumçërat, majlindërat, olldashërat, paloqërat e një qerre idiotërash që i shkojnë pas.
KUJT i kerkoni ndihm o i vuajturi popull.KJO QEVERI BASHKE ME BIMBASHIN as u vete ne ment qe ka njerez qe po vdesin te izoluar.Ai tall bythen me ne duke kujtuar azeret,kinezet,te vdekurit,çupin dhe frokun ndersa ai qe eshte ngarkuar me kete detyre bujari me gjysem mustaqe shkon me tutje me talljen kur thot qe ata qe kerkojn ndihme nuk jane vertet te izoluar nga bora por njerez qe pin kafe nga tirana.Hajde o minister qe nuk te bie tamam damllaja ne trut te kokes se gjysem te ka rene.Mundohuni me forcat tuaja o popull mos prisni nga gangsteret bandit.
Ne vere digjemi nga zjarri e nuk shuhemi dot, dhe ne dimer mbytemi , e nuk sosemi dot , ky eshte vendi jone burdello.
Thirrje nga Bulqiza
Rrethi Bulqizë shtrihet në Veri-Lindje të Shqipërisë, e cila përfshihet në Qarkun Dibër, së bashku me rrethet Peshkopi dhe Mat. Rrethi Bulqizë përbëhet nga Bashkia me të njëjtin emër, si dhe 7 Komunat të cilat janë: Fushë-Bulqiza, Gjorica, Martaneshi, Ostreni, Trebishti, Shupenza dhe Zerqani me një popullsi prej afro 50.000 banorësh.
Si është gjendja ekonomiko-social-kulturore e këtyre banorëve në këtë zonë? Jeta kulturore është shumë e varfër, për shkak se moshat e ndryshme nuk kanë se me çfarë të merren, në të shumtën e kohës i gjen në lokalet e zonës duke “vrarë kohën”. Shtëpia e kulturës prej vitesh nuk po vendos në skenë diçka për argëtimin e banorëve, për shkak se nuk lëvrohen ndonjëherë fonde në këtë fushë për rrethin Bulqizë.
Gjendja ekonomike në Bulqizë…
Të ardhurat e pakta për familjet e kësaj zone janë:
a- Një prind i cili mund të punojë në administratë.
b- Ndonjë sipërmarrje e vogël private.
c- Të ardhurat nga emigracioni, që po vijnë duke u ulur.
d- Disa të tjerë që po punojnë në Minierën e Kromit Cr, “me zemër në dorë” për familjarët e tyre sepse nuk kanë asnjë garanci nqs mund të kthehet i gjallë në darkë në shtëpi.
e- Pak të tjerë që mund të marrin një asistencë sociale, sa për të mbijetuar, në kushte atmosferike të favorshme.
f- Pjesa tjetër që kërkojnë lëmoshë për të ngrënë bukë.
A ka menduar ndonjëherë shteti për këta banorë në periudha të ndryshme kohore? A i ka pasur ndonjëherë “në tefter” dikush?
Në periudhën e Diktaturës, miniera e Kromit Cr në Bulqizë, ka qenë “motori” i ekonomisë shqiptare. Investime të ndryshme të pakta, por të mjaftueshme mund të themi që ekzistonin për kohën, pasi të gjithë në atë periudhë ishin të barabartë në mundësitë ekonomike, me pak fjalë të gjithë “bukë misri hanin”.
Po, sot, Bulqizë (Shqipëri) pa më thuaj, si je?
Po, sot, a mendon sadopak shteti për këta banorë?
A i ka “në tefter” shteti këta banorë?
Ah, po…
Çdo qeveri që ka pasuar njëra-tjetrën, në vitet e të famshmes “Demokraci” që po kalojmë, kanë pasur interes për zonën dhe jo për banorët e saj, gjë e cila konsiston në “vjedhjen” e pronës më të madhe të përbashkët të këtyre banorëve, që Zoti jua fali, e cila është Miniera e Kromit Cr, si dhe të mos harrojmë periudhën e zgjedhjeve që turren të gjithë për të marrë votën në zgjedhjet lokale apo ato të përgjithshme. Në çdo fushatë elektorale qoftë spektri i majtë apo ai i djathtë, që në zgjedhjet e para post-diktatoriale kanë premtuar rrugën e Arbrit. Kanë kaluar plot 20 vjet nga premtimi i parë dhe nuk dihet akoma, kur do të vihet në jetë të paktën në letër projekti për ndërtimin e kësaj rruge, pa le në realitet…
Një kërkesë të vogël, do ju drejtoja këtyre “baballarëve dhe mamallareve” të shtetit, ju lutem mos dizinformoni publikun, mos u mundoni “të mbuloni diellin më shoshë” të paktën në këto ditë të acarta dimri. Me çfarë të drejte deklaroni që rrethi Bulqizë nuk ka nevoja emergjence, për përballimin e këtyre ditëve jashtëzakonisht të ftohta. Bulqiza është një nga zonat më të ftohta të Republikës së Shqipërisë, para pak ditësh temperatura u ul në më shumë se 20 gradë nën 0. Duke dëgjuar edicionet informative të lajmeve këto ditë, degjoj se shteti deklaron se nuk do të dërgojë ndihma në këtë zonë, sepse nuk është e bllokuar.
Më vijnë shumë pyetje në mëndje natyrshëm, por do të shtroj vetëm 2 prej tyre:
a- Kur quhet një zonë e bllokuar?
b- Çfarë nënkupton shteti me rrugë të bllokuara?
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit për zonën, bëri apel banorëve që të evitojnë në maksimum lëvizjet, pasi rrezikohet jeta e tyre prej stuhive si dhe dëborës që në zonat urbane ka arritut në mbi 1 metër ndërsa në zonat rurale banorët thonë që i ka kaluar edhe 2 metra. Një fakt tjetër tronditës është se fatkeqësisht viktima e parë njerëzore në Shqipëri për këtë dimër u deklarua në fshatin Çerenec të Komunës Gjoricë. Ndër komunat më të rënduara vlen të theksohen Krasta dhe Shpenza. Përveç dimrit të acartë që ka pllakosur këto ditë nëpër familje, është dhe varfëria ekstreme që po i shoqëron 20 vitet e fundit. Komuna Shupenzë e cila përbëhet prej 12 fshatrash është pothuajse totalisht e izoluar. Fshatrat Vlashaj, Kovashicë, Shtushaj, Zogjaj, Bllacë, Mazhicë, Topojan dhë Gjuras janë tashmë të izoluara. Rrugët që lidhin këto fshatra me komunën Shpunzë dhe fshatrat mes njëri-tjetrit janë të bllokuara prej dëborës. Sipas disa informacioneve nga banorët e fshatit Zogjaj, dëbora ka arritur në mbi 2 metra, e cila po u sjell dëme të mëdha, përveç se në qarkullim dhe në bagëti, bujqësi, si dhe në ato pak faktorë që i ndihmojnë për mbijetesë në kushte normale atmosferike. Rruga që banorët duhet të përshkojnë në raste emergjence këto ditë për në ambulancë, I kalon 3-4 orë në këmbë. Ambulanca e vetme që 12 fshatrat e komunës Shupenzë, ndodhet pranë qendrës së komunës.
Shtet! Të lutem në emër të banorëve të Rrethit Bulqizë, vër “dorën në zemër”, në qoftë se ke?!!!
Ndihmoji këta banorë me ushqime, me rroba, me çdo gjë të nevojshme që të kalojnë këtë gjendje momentale, pasi janë njerëz të Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve përveç se ke detyrim Kushtetues, ke detyrim moral-njerëzor në rradhë të parë. Si dhe pse jo, të gjithë “ju”, “baballarët dhe mamallaret” e këtij shteti, të vendosni që rrogat e të paktën 1 muaji t’i lini, në ndihmë të këtyre banorëve për t’ju ardhur në ndihmë për të marrë veten nga pasojat e këtij dimrit të ashpër.
Përzemërsisht: Podgori. Lindur më 03.04.1989 dhe rritur në Bulqizë
Bravo Ramy,qenke shume i zgjut,ngjakerke shume more qerata me veshgjatin.
mos u beni merak..i gjen saliu votusit e tij…