Izolimi, tashmë banorët nuk komunikojnë dot as me telefon

16 Shkurt 2012, 17:06Sociale TEMA

Shumë zona të bllokuara nga dëbora po humbin edhe lidhjen me anë të telefonave. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej disa ditësh dhe dëmtimit të antenave. 

Situata e veshtire vijon veçanerisht ne komunat ne veri te vendit, ku trashesia e debores raportohet te jete mbi dy metra.

Një banor nga fshati Fajzë thotë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Atje bora ka arritur deri 3.5 metra dhe nuk ka ushqime për njerëz dhe për bagëtitë dhe se banorët atje ndodhen në mëshirë të fatit.

Një telefonues përcjell shqetësimin për familjarët e tij në fshatrat e Kukësit, me të cilët ka humbur kontaktet prej tre ditësh.
Thirrjet kryesore per ndihme kane te bejne me urgjencat mjekesore apo humbjen e lidhjeve me familje te ndryshme qe ndodhen te izoluara ne fshatra me pak banore apo ne zona te thella. Nje thirrje ka ardhur ne redaksine e Top Channel nga Selaniku, ku te afermit e nje familjeje prej 9 anëtaresh ne Sllove të Peshkopisë kërkojnë që t’u shkohet në ndihmë atyre per shkak se ndodhen në gjendje shumë të keqe dhe kanë një person që kërkon ndihmë mjekësore.

“Ne Sllove te rrethit te Diber eshte familja e Gezim Dedes, prej 9 anetaresh, te cilet ndodhen ne kushte shume te veshtira. Debora atje ka arritur mbi 2.5 meter dhe banoret jane te bllokuar. Mes tyre eshte nje grua ne muajin e tete, ju lutem ndihmoni”, thote telefonuesi.

Edhe nga jugu i vendit vijnë thirrje per ndihme. Ne Korçë, Skrapar po edhe Tepelenë, dëbora ka izoluar shumë banorë. Zona me me shume probleme eshte ajo e Lekasit ku mbi një mijë banorë janë izoluar prej javësh, nuk kanë më energji elektrike, as komunikim telefonik. Kryetari i komunes Lekas kerkoi disa dite me pare hapjen urgjente te rrugeve te komunikimit per banoret nderkohe qe po punohet per hapjen e rruges nga te dyja drejtimet./TCH

3 komente në “Izolimi, tashmë banorët nuk komunikojnë dot as me telefon”

  1. Ramy says:

    na lini rehat me keto
    kemi orarin per te mesuar kinezçe

  2. tomori i beratit says:

    GENJEJN te gjithe Asnje telefonat nuk eshte bere nga zonat e izoluara sepse qeveria e ka nen kontroll situaten:Fadromat EDHE PSE ME SERATORET BOSHE i kane hapur rruget dhe u kane çuar ushqime me shumic banoreve te izoluar.AQ shume kemi çuar tha bujari me mustaqe fallco sa do te bejne PALL ARIU te izoluarit.Sa per telefonatat ato i bejne jo nga kafenet por nga motelet e tiranes,pra qetesohuni se çdo gje e kemi nen kontroll tha astrit PATOSI nga kavaja dhe po tha ky BUKUROSH eshte e sigurt.

  3. frrok ndue lesh cupi says:

    doni me diskreditue qeverine e hazretit Sali ju komunistat e Edi Rames… ne ju kena cue dhe jacuzzi banorve te veriut ne nevoje…asht kujdes vet ..signora Tapalli per kat cashtje..plus do hurma arabije qi i soll prij Sahare.Tyrp te keni…neser na do nisim dhe 800kv pras Lushnje per vllaznit tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje