Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 253 kg kannabis ndërsa ka arrestuar 7 persona si dhe ka shpallur në kërkim një person i tjetër.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Sopoti” janë arrestuar shtetasit Aleks Nanaj, 29 vjeç, Andrea Nanaj 27 vjeç, Gjergji Nanaj, 45 vjeç , Maridon Dhuli, 22 vjeç, Besnik Kasaj, 25 vjeç, Afrim Kasaj, 32 vjeç, Petrit Halimi, 21 vjeç si dhe është shpallur në kërkim 19-vjeçari Sobiel Dhuli.
Arrestimi i tyre u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Andrea Nanaj në fshatin Kopacëz janë gjetur 253 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë llojit kannabis sativa.
Nga hetimet intensive të kryera ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike ishte transportuar me kuaj nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshatin Kopacëz me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek.
Lazarati eshte bere si KOLUMBIA E BOTES!!Nuk ju intereson te BATERDISIN LAZARATIN,SE ESHTE BASTIONI I TYRE,POR KAPINZOGJTE E VEGJEL!!!SHTET MAFIOZ!!PO EUROPA PSE HESHT???DUKET,QE KANE EDHE ATA PJESEN E TYRE ATJE!!!
Policia e shtetit deri kur do te toleroje me lazaratin sikur eshte njemiljon banore,Ligji duhet te jete njesoj per te gjithe,keta po e prishin edhe imazin e vendit jemi kthyer si nje kolombi e dyte.
pse nuk u merr lumi o te mjerre …te gjitha i ka ne vije ky vend dhe te gjithe fajin lazarati e ka …o zef maloku ..po baderdisen lazaratin cdo fitosh ti o maloku trash .po mbajne jugun me buke o koke bosh .greqia qe lejon hektare te tere e hollanda kane humbur rrugen dhe kane mbetur tua tregoni ju injorante? nuk eshte heroine e kokaine ..duhan qe pini dhe ju eshte..
eshte bar jo canabis .paketohet ne menyra te ndryshme sa per nje foto ne media..canabisin e vertet kujdeset saliu dhe e ceta e tij te mberrij mire ne destinacion..po te ishte se vertet qeveria lufton trafikun e droges ..me nje grup 30 trupash speciale e edukon Lazaratin dhe e ben yllke shembullore qe mos tju bi ndermend as duhan te mbjellin me …per 60 min..ngrij dhe nje stacion policije aty ne mes te fshatit me qen policije dhe ushtere epolic te armatosur per nje vit dhe shiko si rrine katunaret e lazaratit ..si qen cirku…po kjo nuk ju intereson se Lazarati mban Sali sumen me para dhe eshte plantacioni i tij…
Po mire e kane qe nxjerin ndonje lek per te mbajtur familjen. Se mos ka pune Shqiperi. Ne fund te fundit ai eshte biznes. Grekeve me zor nuk ja shet njeri.
“Sot akoma flitet për ndalimin apo legalizimin e marijuanës, apo më qartë të kanabisit, por mbase jo të gjithë e dinë arsyen e vërtetë pse kjo bimë konsiderohet si kërcënim për shoqërinë.
Marijuana
Asyeja nuk ka fare të bëjë me efektet e saja mbi mendjen e trupin, kanabisi nuk është një kërcënim për shoqërinë civile, por për sistemin ekonomik që bazohet mbi naftën, mbi alkolin, mbi industritë e duhanit, mbi derivate kimike të naftës.
E vërteta është se nëse marijuana do përdorej në të gjitha aspektet e saja e të shfrytëzohej për larminë e karakteristikave të saja, do hynte në tregun botërorë për t’a shkatërruar atë, pasi do krijonte një sistem të bazuar mbi burime natyrore e të pashtershme.
Për t’u mbrojtur nga pasojat e hyrjes së marijuanës, të ngjashme me ato të një lufte botërore, sistemi ka krijuar një dizinformacion të madh mbi një bimë të gjithanshme në ekstrem që është në gjendje të prodhojë një larmi materialesh e burimesh energjie.
Mbi të gjitha duhet ditur se fjala marijuana është krijuar për të treguar një narkotik e për të harruar emrin e vërtetë që është ai i kanabisit, kanëpës (kërpit).
Nga kjo është e mundur të nxirren lëndë të para për prodhimin e letrës, të pëlhurës, rrëshira të veçanta me të cilat mund të japin vernik e derivate petrolkimike: mbi të gjitha të karburantit natyror, një plastikë që është 10 herë më e fortë se çeliku.
Më tej, nga ajo mund të nxirren materiale ndërtimi, ushqim për kafshët, ilaçe natyrore e miell për ushqime. Kështu, kërpi, e njohur nga njeriu prej mbi 200 vjet si një bimë e fisme, dhe një burim i pashtershëm lëndësh industriale e energjitike.
Fakti se njeriu e ka përdorur gjithmonë në sistemin e tij ekonomik egzistojnë shumë prova, por lobet e naftës e kanë fshehur krejtësisht këtë pjesë të historisë dhe ka humbur ajo traditë e lashtë mbi të cilën bazohej zhvillimi e evolucioni i njeriut.
Në fakt, Enciklopedia Britanike është shtypur për 150 vite në letër kërpi, të gjitha librat shkollor deri në 1880 botoheshin në kërp, e përdorej për të paguar taksat në Amerikë që në 1631.
Presidentat më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballarët e tjerë themelues lëvronin kërpin, Benjamin Franklin kishte një ndër të parët mullinj letre në Amerikë dhe kultivonte kërpin.
Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para të Deklaratës së Pavarësisë e Kushtetuta janë të bëra nga kërpi, po nga kërpi ishte dhe flamuri i parë i Shteteve të Bashkuara.
-Më 1916 Shtetet e Bashkuara shpallën një dekret më të cilin vendos që letra mund të bëhej nga kërpi dhe nuk duhej prerë më asnjë pemë: raporti vendoste se për çdo akër kërp, duheshin kultivuar 4 pemë.
Me rrëshirën e kërpit prodhoheshin vernikët e parë, dhe modeli i parë T i Henri Ford ushqehej me karburant të nxjerrë nga kërpi, dhe vetë makina u ndërtua nga plastika e kërpit.
Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë përse një bimë është vënë jashtë ligjit?
Kultivimet e kërpit nuk dëmtojnë ambientin, ndjekin një cikël jete biologjike prandaj është e pashtershme, redukton ndotjen dhe mund të rritet në çdo lloj toke.
Rrënjët e gjata depërtojnë e çajnë dheun për t’a lënë në gjendje të përsosur për korrjen e vitit të ardhshëm: shkurrja është e hollë dhe ngrihet nga toka pa u sulmuar nga barishtet e parazitët. Që në fillimet e këtij shekulli kërpi ishte zgjedhur nga shoqëritë e mëdha si një burim lënde të parë.
Në 1937, Dupont patentoi proçeset për të bërë plastikën nga nafta e karboni, dhe aty diçka ndryshoi.
Raporti Vjetor i Dupont i këshilloi aksionerët e vet të investonin në divizionin e tij të ri petrolkimik, e angazhuar në prodhimin e lëndëve sintetike si plastika, celofani, celuloidi, metanoli, nailoni, rayon, Dacron, etj., të gjitha produkte të preardhura nga nafta. Industrializimi natyror i kërpit do kishte shkatërruar 80% të bizneseve të Dupont.
Aksionerët e petrolkimikëve ia dolën të arrinin tek qeveria, duke krijuar lobe, e përpiluan raporte shkencore që deklaronin se kërpi ishte i rrezikshëm, por mbi të gjitha një kërcënim për ndërrmarrjet e tyre për miliarda dollarë: rreziku i madh u quajt “marihuana” duke përdorur një fjalë të palatuar meksikane mjaft e çudishme dhe egzotike, në mënyrë që të mbetej në gjeneratat e ardhshme si një drogë. Papritmas filloi të ushqehej një fushatë mediatike kriminalizimi, duke e treguar “marihuanën” si shkaktare aksidentesh të shumta vdekjeprurëse.
Më 14 prill 1937, u nxor kështu ligji që ndalonte Prohibitive Marihuana Tax Law nga ana e House Ways and Means Committee,
ku mes pjesëtarëve ishte dhe një udhëheqës i Dupont.
Kështu Kongresi ndaloi kërpin pasi u përcaktua si një narkotik që dëmtonte mëndjen dhe shpirtin e njeriut, duke shkatuar shtrembërimin e realitetit dhe një instikt dhune.
Plaku … Canabis eshte shkaktari nr 1 i hepatit 1 dhe hepatit 2 ..semundje vdekjeprurese ..po vdekje me tmerr..shqiptaret simbas New york Times jane popullsia me % me te larte e prekur nga hepatiti..ne USA kjo % njerzish po rritet me shpejtesi te frikeshme dhe po kryhen studime serioze pasi eshte semundje qe kushton shume te menaxhohet,,demtimi i melcise eshte i parikuperushem ..por mund te menaxhohet me kujdes nge mjeke specialiste ..por me kosto shume te madhe ..kete droge nuk e blein vetem greke dhe europianet ,por ka helmuar gjithe rinine shqiptare qe e quan trimeri apo trendy perdorimin e saj dhe drogave te tjera
vetem dy fronte pune kane ngelur ne shqiperi; kanabis dhe prostitucioni kjo e fundit do behet dhe e ligjshme ne kuadrin e “shtimimt te te drejtave te njeriut.
qeveria hale-berisha, po ju jep te drejten shqiptareve te shesin dinjitetin dhe trupin per te mbijetuar sepse tutoret jane shume veshtire per tu vene para drejtesise. si rrjedhim le t’jua bejme tutorve biznesin me te
lehte.
llogjike e…..gjeniale.
Falemiderit “plaku” per gjithe kete informacion te hollesishem.
N.q.s nuk besdisesh na thuaj ku e gjen gjithe kete material.