Parashikimi ogurzi i kryediplomatit holandez pas reshjeve të dëborës: Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme. Ambasadori thotë se Meta të rrijë larg prozhektorëve të vëmendjes
Henk van den Dool, kryediplomati i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e nis intervistën me një mesazh të veçantë. Ai i shpreh simpatinë dhe solidaritetin banorëve të zonave të bllokuara nga bora, por hedh edhe një mesazh alarmant: “Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme!”. Van den Dool thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë objekt ping-pongu politik në këtë situatë dramatike.
Intervistoi: Skënder Minxhozi
Revista Java
Përpara se t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja, më lejoni të përfitoj nga ky rast për të përcjellë – në emër të vendit tim – ndjenjat e ngrohta të simpatisë dhe solidaritetit me të gjithë individët dhe familjet që vuajnë nga kushtet e pazakonta të këqija të motit. Mbështetja po tregohet nga të gjitha anët. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që mbështetja të jepet në një mënyrë të koordinuar, në mënyrë që kjo fatkeqësi natyrore të mos bëhet pre e përfitimeve apo keqpërdorimeve politike. Shqiptarët që janë bllokuar në dëborë nuk e meritojnë të bëhen objekt i ping-pongut politik. Unë dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për atë çka mund të ndodhë kur dëbora të fillojë të shkrijë, gjë e cila është e paevitueshme. Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme. Vitin e kaluar gjatë përmbytjeve që ndodhën në veri të Shqipërisë ne sollëm disa ekspertë holandezë, të cilët konkluduan me një numër propozimesh për mënyrën se si mund të menaxhoheshin këto probleme në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Është vërtet një fatkeqësi që tani, më shumë se një vit më vonë dhe me probleme që shfaqen në horizont, më duhet të dëshmoj se zor se është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
Zoti ambasador, si e konsideroni situatën aktuale të negocimit dhe vendimmarrjes mes dy partive të mëdha, që lidhet me procesin e integrimit europian? A i bashkoheni edhe ju qëndrimeve të europarlamentarëve europianë, të cilët u deklaruan pak ditë më parë se një ngërç i kamufluar politik vijon të ekzistojë në politikën shqiptare?
Nganjëherë është e dobishme nëse e njëjta thënie apo deklaratë përsëritet e përsëritet vazhdimisht. Ne jemi të angazhuar dhe të vendosur për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe ne besojmë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm në një të ardhme të afërt. Është një listë me 12 prioritete kryesore dhe ne të gjithë patëm përshtypjen se prej nëntorit të kaluar, më në fund diçka filloi të lëvizte. Tashmë keni një Avokat të Popullit, i zgjedhur nëpërmjet një procesi të hapur e të lavdërueshëm, si dhe disa nga ligjet e përfolura “me 3/5” të cilat kanë kaluar në parlament. Pavarësisht nga kjo, që nga Janari i këtij viti axhenda politike duket përsëri se “udhëhiqet nga ndodhitë”, fatkeqësisht në kurriz të proceseve që kanë nevojë për pak më shumë këmbëngulje e energji.
Gjithsesi, kur shikon prioritetet kryesore që mbeten, del shumë shpejt në përfundimin se arritja e tyre nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe. Gjithçka është e arritshme dhe e mundshme. Dhe ajo çka ne të gjithë vazhdojmë ta theksojmë është fakti që gjithçka duhet fillon e mbaron tek vullneti politik!
Duket sikur ka një ndryshim në qëndrimin ndërkombëtar, ndaj zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit. Një president konsensual, siç kërkon opozita, një president i diskutuar mes palëve, siç deklaroi së fundi ambasadori Arvizu apo një president kushtetues, siç do ta donte kryeministri Berisha? Cili variant ju duket më i përshtatshëm?
Unë nuk ndjehem shumë komod të trajtoj këtë çështje ndërkohë që Presidenti aktual, për të cilin unë kam shumë respekt, është ende plotësisht në detyrë. Gjithsesi, meqenëse gjithkush duket se e ka një opinion mbi këtë çështje, më lejoni t’ju them se mua nuk më duket shumë e dobishme që kjo çështje të kthehet në një diskutim semantik. Shumë shpejt, askush nuk do kuptojë më asgjë. Ashtu siç e shoh unë, Kushtetuta është shumë e qartë mbi këtë çështje dhe nuk ka nevojë të lindin kontradikta midis tre opsioneve apo qasjeve që ju përmendët.
Në sistemin Shqiptar, ndryshe për shembull nga sistemet e përdorura në Francë apo Shtete e Bashkuara të Amerikës, kreu i Shtetit nuk ka pushtet ekzekutiv dhe nuk pritet që të përzihet me politikën e përditshme. Përkundrazi, Presidenca Shqiptare është personifikimi i unitetit kombëtar dhe mbrojtësja e Kushtetutës. Si rregull, kjo mund të funksionojë kur personi që e mban këtë post të lartë dhe të rëndësishëm mund të gëzojë mbështetjen e gjithë shoqërisë. Nëse jo, Presidenca do të bëhet shumë vulnerable ndaj manipulimeve politike. Kjo është e reflektuar në Kushtetutë, e cila në mënyrë të pamohueshme preferon një kandidat të zgjedhur nga një shumicë e cilësuar votash. Votimi me shumicë të thjeshtë vjen vetëm si një zgjidhje e fundit, për të shmangur ngërçin, por është e qartë se nuk është opsioni më i preferuar. Për këtë arsye, Kushtetuta detyron partitë të bëjnë ç’është e mundur për të gjetur kandidatin, i cili do të jetë i aftë të marrë votën e sa më shumë parlamentarëve që të jetë e mundur. Mos kemi iluzione: kjo gjë nuk do të jetë e lehtë. Por besoj absolutisht se kjo është e mundshme.
Gjyqi i Ilir Metës krijoi sërish tension politik në vend, si dhe u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë Shqipërisë. Cili është opinioni juaj për këtë vendim të Gjykatës së Lartë?
Dëshiroj të tregohem shumë i kujdesshëm me këtë pyetje. Unë kam bindjen se avokatët, gjykatësit, gazetarët dhe madje edhe politikanët mund të komentojnë mbi vendimet e gjykatës sa të kenë qejf – por diplomatëve nuk iu lejohet kjo gjë. Kështu që ju nuk do të merrni nga unë ndonjë koment në lidhje me përmbajtjen e vendimit gjyqësor. Ka pasur një akuzë, një investigim, një çështje gjyqësore dhe një verdikt (vendim gjyqësor). Ndoshta disa nga këto hapa/faza mund të ndiqeshin në një tjetër mënyrë, por edhe mënyra që është ndjekur është shumë më mirë se disa raste të tjera të ngjashme në të kaluarën kur procedurat janë stopuar, investigimet nuk janë kryer apo arsyetimi mbi meritat e rastit kanë munguar për shkak të mungesave procedurale të vërteta ose të perceptuara, humbja/mos arritja e afateve, etj.
Së dyti, unë e respektoj Z. Meta për dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e një profili të ulët publik (tërheqje nga aktiviteti publik) përgjatë gjithë çështjes. Unë mendoj se gjëja e duhur për tu bërë dhe që do e mirëkuptoja fare mirë është nëse ai do të vendoste të rrinte larg prozhektorëve e vëmendjes edhe pak më gjatë. Unë dëgjova se ai synon të përfshihet aktivisht në punën e komisionit parlamentar për çështjet e integrimit dhe e konsideroj këtë si diçka pozitive. Ilir Meta ka një eksperiencë të gjerë në çështjet e Politikës së Jashtme dhe çështjeve Europiane, dhe mund të kontribuonte mjaft mbi cilësinë dhe shpejtësinë e punës së parlamentit mbi këto çështje. Dhe si përfundim, kam vënë re me interes dhe admirim komentet e ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve/anëtarëve me profil të lartë të Parlamentit Europian, të cilët iu përkasin familjeve të ndryshme politike. Pa dashur të bëj komente mbi komentet, është e dukshme se ka një lloj ndjeshmërie të pazakontë tek ata, gjë e cila duhet marrë shumë seriozisht. Në një moment të caktuar, dikush – dhe ndoshta jo vetë Z. Meta – do të duhet të reagojë në lidhje me këtë.
Çfarë opinioni keni krijuar për mënyrën se si dha dorëheqjen numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu? A ishte ky një largim normal, apo qe i kushtëzuar nga presionet politike?
Ajo çfarë thashë më lart në lidhje me Z. Meta, sigurisht që vlen njësoj edhe për Z. Spahiu. Unë nuk jam shumë i familjarizuar me konsideratat personale të Z. Spahiu, por në përgjithësi ndjej se kur një figurë publike shumë evidente bëhet objekt i diskutimeve politike të vazhdueshme, kur integriteti i tij apo i saj vihet në pikëpyetje, është më e zgjuar nga ana e kësaj figure të tërhiqet nga posti (të japë dorëheqjen). Keni parasysh se kjo s’ka lidhje me meritat aktuale të rastit në fjalë! Sepse nuk është personi, por posti publik ai që ka më shumë rëndësi. Dhe personi që mban këtë post nuk duhet asnjëherë të lejojë që integriteti i postit publik të kompromentohet. Prandaj unë nuk e kam problem të them me zë të lartë se e respektoj vendimin e Z. Spahiu. Sigurisht, me dorëheqjen e Z. Spahiu i gjithë debati se kush do kishte të drejtën ta pushonte atë nga detyra, si dhe puna e frymëzuar politike e një komisioni parlamentar – konkluzionet e të cilit u deklaruan publikisht para se hetimi të fillonte – bëhet vërtet shumë irelevant/i panevojshëm.
Dhe kjo është diçka e mirë, sepse e lejon gjithsecilin të fokusohet në atë çka më duket mua si çështja e vërtetë: dalja në pah thuajse e papritur e një lloj nacionalizmi shqiptar, i cili nuk ka qenë i artikuluar në dy dekadat e fundit. Unë nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje thellësisht, por sigurisht që besoj se ka një arsye për të gjithë ne – shqiptarë e ndërkombëtarë – të vëzhgojmë këtë fenomen me kujdes dhe nga afër. Shqiptarët më duket mua se kanë shumë arsye për të qenë sigurisht krenarë për vendin e tyre dhe trashëgiminë e tyre. Por një nacionalizëm pasionant / i nxehtë është komplet diçka tjetër. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sidomos – por jo vetëm! – kjo pjesë e Europës nuk ka eksperienca të bukura në lidhje me nacionalizmin.
Përsa i përket forcave politike në Shqipëri, kjo mund të jetë një thirrje zgjimi. Aleanca Kuq e Zi duket se po tërheq shumë të rinj urbanë e të mirë-edukuar. Pse nuk i kthejnë këta të rinj sytë nga PD, PS, LSI apo ndonjë parti tjetër?Çfarë gabimesh po bëjnë këto parti? Pse nuk iu bëjnë ata thirrje të rinjve? Ushqim për mendjen dhe vrull për veprim!
Si i komentoni përfundimet e ekspertizës së FBI, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit?
E gjithë çështja e 21 janarit dukshëm po zgjatet shumë. Kjo nuk është diçka e mirë për drejtësinë, është keq për imazhin e Shqipërisë dhe mbi të gjitha duhet të ketë qenë jashtëzakonisht shumë stresuese dhe e mërzitshme për të afërmit e katër viktimave. Ata më shumë se kushdo tjetër kanë të drejtën të kërkojnë drejtësi. Ata ende po përpiqen të mësohen me faktin se baballarët e tyre, bashkëshortët, bijtë e tyre nuk do të kthehen më asnjëherë në shtëpi. Ata nuk janë të interesuar në lojërat politike që rrethojnë këtë episod të errët. Ata thjesht kërkojnë përgjigje. Unë nuk dua të shtoj zërin tim tek kori i krijuar i komentatorëve dhe analistëve. Unë do dëshiroja që njësoj si njerëzit e thjeshtë të kuptoja se sa shumë e dobishme do të kishte qenë sikur gjithsecili të pushonte së ndërhyri, qoftë edhe për pak javë kohë. Pushoni, lëreni Prokurorinë të bëjë punën e vet, lejojeni të shqyrtojë të gjitha provat me të gjitha mjetet teknike dhe gjithë ndihmën e ekspertëve shqiptarë ose të huaj të vënë në dispozicion të tyre, dhe të prisni se çfarë do të serviret. Dhe ndërkohë trajtojini ata (kupto: prokurorinë) me respekt, respekt, respekt!
http://www.youtube.com/watch?v=NSn3VduUO1A
TemA
Mesazhi I Gabuar!!
Titulli I lajmit tuaj nuk perkon me iden e Ambasadorit. Theksi
nuk vihet tek fakti qe “Rreth A Kq Zi po mblidhen te rinj te Mir edukuar”
por tek fakti qe; Nje lloj nacionalizmi I ri ne ballkanin me histori te hidhura
nuk eshte se hyn ne Pune Shqiperise ne rrugen ku eshte nisur, pra per BE.
Ambasadori e thot gati me keqardhje faktin se perse te rinj te miredukuar
I bashkohen kesaj levizje.
Un personalisht mendoj se kjo levizje dhe vet Spahia nuk jan zgjidhje
per shqiperine dhe per me teper nuk kan asgje patriotike. Perveq faktit
qe e perdorin patriotizmin si instrument/karrem motivues.
Si mund qe nji njeri ordiner, i shthurrur, qe shkaterron familjen e vet, pa asnji din e iman, kerkoka te na dhenka nje shembull kolektiv.
Ky njeri fiktiv, nuk eshte gje tjeter vec kali i trojes qe ne ket moment nuk i duhet as shqiperise e as kosoves. Nacionalizmi i tepruar ne nji kohe kur po kerkojme kufinj te hapur me evropen dhe fqinjet eshte politika me e “mire” qe ne mund te bejme qe pastaj Serbet dhe Greket ta perdorin kunder nesh.
Ka ardhur koha qe “nacionalizmi” ne vend ta trumpetojme – ta implementojme me vepra dhe pa llafollogji apo kumtesa boshe si ky burrec.
Boll na bete leshko te ballkanit, do te jete fundi i shqiperise ne qofte se do te lejohet ky njeri apo “kjo formule nacionaliste” te cohet perpara.
Ti nuk je VLORA aq ma pak 1912!!!!!!!! O lepur-grek (nuk perdor fjale fyeswe qe te shkojne per shtat)…Vlora eshte nje nga krenarite shqiptare.Shqiptaret i dine mire kufinjte dhe cfare eshte e mire dhe e keqe—Ne nuk i kemi kujt borxh-te tjeret na kane .Ku e kemi ne nacionalizmin agresiv sic e ka geqia????Shiko te drejtat qe gezon ti dhe shqiptaret ne trojet e veta ne veri te greqise????!!!!!
Ilir, ti duhet te jesh nje nga ata te “Mir-edukuarit” e Akq Zi.
Me mendjen qe paske Ben mir qe Nick-un ta vesh Spahi, Asqer apo Hazer.
Un jam vlonjat, Lab 24 karatsh dhe nuk I ha kollaj broqkullat e ketij
lloj patriotizmi qe do te me shes ky Spahia bashk me ju te “Mir -edukuarit” e tij.
Sa per ate “lepurin Grek”, keshtu e kini ju “Patriotat” e medhenj kur sju pelqen nje mendim
etiketoni..
Po sot mbase te ka dal pija e mbreshme dhe na ben trimin ne internet.
me mire vere vlora 13 se te shkon me mire se me trembedhjeten disa si ju e te llojit tuaj e mbeshteten coptimin dhe ndarjen e tokave shqiptare pra qe ta zesh ne goje aleancen KZ duhet te lash gjuhen tende me klor o lab 24 skorje
Nje vlonjat nuk shkruan kurre ne gjuhen tende o helaq athine!
Labe 24 karatshe jam une, jo ti more pedopiriot i zagarerise se Janulle anti-shqiptarit! Para se te shkruash here tjeter, more “lab” pedoJanulle, zevendesoje ate “q”-ne e fjales “broqkullat” me “ç”-ne qe perdoret ne Laberi e ne gjithe Epirin tone!
Bravo Albana L respekt nga ana ime
Vlora ka dhume te drejt Iliri ti je nje zagare i ndyre grek si shume te tille qe levrojn ne jug te Shqiprise as me shume e as me pak nje sorrogat qe eshte duke ju ardhur koha
per Vlora 1912.
ti vetem nga vlora nuk je se nuk ka vlonjat te shkruaj [broqkulla]
dhe [perveq] shkruhet brockulla dhe pervec e more vesh o dibran nga maqellara apo je xhozi [coba] topalli meqe ke hedhur dhe firmen te akti i pavaresise . fshije emrin Vlora.o hajdar.
O “Vlora1912” ,
ke kerkon te mashtrosh ti o kelysh sllav ? Ku ka lab qe fjalen “brockulla” e shkruan dhe e shqipton “broqkulla” , o kelysh i Saliu dhe i Rrugoves ?
O mish dhie ne trupin e popullit te vuajtur shqiptar ! Kurre nuk ka per tu realizuar endra juaj per zhdukjen e Shqiperise ! Nuk kane vdekur akoma bijte e saj ! Shqiperia do te behet , sepse jemi dhe do ta bejme ne ! Me sakrifica dhe mbase do te vonoje ca , por eshte e sigurte qe do ta bejme !
O Daku me nick Vlora1912 ti je nga Kosova. Ti qe thua;- Nuk i ha broqkullat e ketij patriotizmi. Nuk i hame ne brockullat e tua. Shkruhet me c dhe jo me q. Germen c e ke harruar ne shpi me duket. Nuk ka vlonjat qe zevendeson c me q. Si perfundim je genjeshtar i dobet.
Vlora1912,
ti e shkruan shumë mirë shqipen por nuk ma merr mëndja të jesh lab 24 karatsh!si të gjithë krahinat dhe vlora ka mënyrën e shkrimit të mendimit dhe shprehjet e veta!këto nuk duken aaskund tek ti!mund të jesh i lindur diku tjetër,jo në labëri,nga prindër labë,por prap të mungon shprehja labçe!do ta kishe trashëguar nga prindërit!si e kam trashëguar unë që nuk kam lindur në labëri!më bëhet qefi që ti ke një pseudonim shumë domethënës!panvarsinë e shqipërisë!por këto fjalë”Perveq, broqkullat,Hazer,Spahia,Patriotat”,që ti shkruan në kometet e mësipërme të tradhëtojnë prejardhjen tënde!ti duhet të jesh nga veriu ose nga kosova!nuk ka asgjë të keqe,shqiptar jemi të gjithë!e keqja është tek fakti që prezantohesh si lab!shpresoj që të mos ket një qëllim të fshehur ky lloj prezantimi!megjithatë në fund të fundit komentet e tua tregojnë se kush je,çdo gjë tjetër është thelë mbi bisht!
ps:po të lexosh komentin e “Labi i vertete” do të shohësh ndryshimin ndërmejet mënyrës së shprehjes së një labi!
si fillim ke mënyrën se si të drejtohet:”O “Vlora1912″”
dhe më pas vazhdon:”Shqiperia do te behet , sepse jemi dhe do ta bejme ne !”
kështu o “vlora 1912″është mënyra e të shprehurit të një labi!
një pyetje do të kisha për ty!!
përse kjo shprehje është tipike labe(24 karat),”Shqiperia do te behet , sepse jemi dhe do ta bejme ne !”????
nqs nuk mund ta shpjegosh atëherë mund të mbash pseudonimin por të paktën mos thuaj jam lab!
z vlora ne shkrimet e meparshme me ke pelquer ne menyren e mprehte ete shprehurit te debateve qe ke zhvilluar .
por zoti ambasador me shume se nje fjali po i bente pyetje dhe krahasime me dy partit etjera.
megjithate ne si shqiptar duhet te dime se cfare na intereson . per mua nazionalizmi do te ishte shkatrrimtar . por patriotizmi dhe intelektualet do te ishte dicka e vyer dhe munguar perne shqiptaret deri tani . shtetet e bashkuara afrojne gjithmon ndihmen e tyre por gjithmon per nje shtet te ligjit dhe drejtesis , dhe jo nje shtet agjentesh qe me interesat e tyre kan monopolizuar gjithcka . prandaj une them kemi fatin me te madh qe kjo klase politike del nga gjiri i rinis intelektuale dhe me fuqin i nje te riu te fuqishem do ti veje kapak njehere e pergjithmon polikes se qelbur qe eshte bere deri tani
me pak fjale do na japin ate qe sna dhan dot 1990 pas renies se komunizmit
TemaA
Europa nuk ështe shtet i kaosit , por është bashkim i shteteve kombëtare . ende smund po liroheni nga internacionalizmi(servilizmi)
http://www.gazetatema.net/web/2012/02/18/ja-si-e-injoroi-klinton-berishen-ne-mynih-video/
Danke Herr Henk van den Dool!
Ambasadori holandez: “Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur të rinj të mirëedukuar. Meta s’duhet të dalë para shqiptareve”. 1) Per Aleancen Kuq e Zi – ashtu eshte, ka mbeshtetje nga njerez te arsimuar, te rinj dhe atdhedashes (veti kjo qe deri para pak kohe , ne Shqiperi, shihej si demode dhe arkaike). Kurre nuk mund te behesh europian i mire e me vlere nese mohon dhe shane tenden, vetite dhe karakterin e popullit tend per hir te nje moderniteti dhe kozmopoliteti falls. Kete me se miri e shohin, perjetojne dhe e ndjejne ata shqiptare qe jane larg Shqiperise. 2) Ti kthehemi I. Metes tani. Ambasadori thote: Meta s´duhet te dale para shqiptareve. Sa te drejte ke mor zoti Ambasador. Ky fare Mu.-Meta as para magareve (keshtu quhen `gomaret` ne Lume e Kosove) nuk duhet te dali e jo me para shqiptareve… Eshte derr qe shtrihet e shkerrihet neper plehra te ndryshem, tamam THÍ!!!
TE LUMTE GOJA O AMBASADOR QE THUA TE VERTETEN EPER NJERES TE TILLE KA NEVOJE POPULLI .POLITIKANET TANE JA KANE LIDHUR KEMBET E DUART NJERZVE TANE TE MOS FLASIN TE MOS KERKOJNE TE DREJTAT E TYRE TE MOS PUNOJNE PER VENDIN E TYRE PER FAMILJET VERTET SALI BERISHA ESHTE NJERIU I ARDHUR NGA KOMUNIZMI JO VETEM ME POLITIKE KOMUNISTE POR SI NJE SHKATERRUES I VENDIT NJE HAJDUT QE MENDON VETEM PER VETE
NJE PAZARLLI DUKE I THENE TERRITORIN SHQIPTAR GREQISE MORI LEKET E PIRAMIDAVE ME FATOS NANON ARMATOSI NJERZIT PER TE VRARE NJERI TJETRIN LEJOJ TE BIRIN TE SHISTE ARMATIMIN E VENDIT NE SHTETET E TJERA SI NE LIBI E GJETKE E DUKE DALE NEPER KANALET TELEVIZIVE TE NDIMOJME NATON
TANI QE E MBAROJ VENDIN SKA SI NDIMON VENDIN NGA FATKEQESIT AS ME 1 PAKO MAKARONA ALEANCA KUQ E ZI KA PRESPEKTIVEN E VENDIT E DO VOTOJME PER TE SE SKA ZGJIDHJE TJETER ISHALLA RIMEKEMBET SHQIPERIA QE PER FAT I RA QE KETO 20 VJET TA UDHEHEQIN KRIMINELET E HAJDUTET JAM I SIGURT CDO NJERI QE KA BERE PADREJTESI DO DENOHET ME VON TE KET KUJDES QE ZOTI KRESHNIK MOS PRANOJE ME NJERES QE LEMERISEN POPULLIN E VODHE E QE E VRANE SE POPULLIN E KA ME VETE PO TE VOTOHET 80 PER QINT IKA ME VETE
Patriotizmi mbush zemrat e fukarenjeve shqiptare,ne nje kohe kur ata nuk kane te mbushur stomakun me buke….!!!!
Athere lind pyetja;Per cfare kane nevoje shqiptaret….!!!!!????
Pershendetje i madhi TFg!!!
Ti Suzana duhet te jesh ” Jorgjica”, e gojorit, apo ai eshte,Jorgjica, dhe ti je mashkulli, ha ha,mos u merzit, se ne te dy rastet je e humbur me te,,,
Edi Detroit
Bravo sakte e gjete ket shkerdhate Jorgjica e gojorit
Juve zoteri Anadollak nuk keni pse me fyeni.TFg e ka “Jorgjicen” e tija “TAQO DHAMBALLA”
Oj Suzane ik e vish breket qe i ke harru ne cep apo n gardh masanej fol per ket Shqipni
Edi Detroid, mos u ngut, avash, edhe une mendoj qe personi qe ka shkruar me emrin tim eshte burre, neso kjo fjale i parshtatet atij, por une suzana qe shkruaj me se nje vit ketu, i nderuar nuk jam kurrsesi burre, por jam grua dhe nene e dy femijeve, prandaj nuk ka nevoje te gjykosh njerezit kot.
O tourkofakos mos na qani hallin tone !!Nuk e di pse [email protected]?/ Diku ju dhemb…Shkoni atje ne greqi ,ngopuni e ne jemi ne punen tone…Dime si do tja dalim..E dime shume mire edhe ku e pse ju djeg !!!!
Bravo ALEANCA KUQ E ZI! Me ne fund nje parti nacionaliste! Ky eshte vetem fillimi. Shume shpejt do te krijohen grupe paramilitare qe do te dergojne ato 5 etiopiane jevgj ne tokat tone, ne Aushvitc. Epiri i Jugut do te clirohet. Eshte ora e shqiptarit. Gjeni vend dhe futuni ore turkoFAGGOT anastas dhe apokalyfi janis. I keni ditet e numuruara.
Me mire pa buke ne mes te rruges, se sa te tradhetojme flamurin ARIANO ILIR.
RROFTE ALEANCA! RROFTE ILIRIA E BASHKUAR!
Tgf, ky personi te ka pershendetur ne emrin tim, ska gje, edhe une (suzana e vertete pra) te pershendes, por nuk them qe je as i madh e as i vogel,
nje te diel te bukur te deshiroj, te pakten je njeri parimor ne qendrimet tuaja, u pelqyen te tjereve apo jo, jo si tipat e disave qe nderrojne qendrimet dhe emrat e tyre per qdo dite..
Ti Suzi, prape e pershendet mortjen, dhe thua nuk e di, as e madhe as e vogel, je nje kosovare e mjere, me shume anon nga Serbia, o je serbe, o je ,,,nuk po ta them, po ta kursej si femer nqse je,,
Turkolesh po te afrohet do ti heqim dhomet me pinca pa narkoz ta shofesh te semes
Ky Henk van den Dool më duket se po e le pa gjumë doktorin.
Pyetja eshte: Si ka mundesi qe keta te rinj te miredukuar shfqain ekstremizma nacionaliste? Si ka mundesi qe kurre kjo aleance nuk ka ngritur zerin e saj per problemet e verteta te Shqiperise? Si ka mundesi qe miredukumi te vere nje perde perpara syve e te injorohet situata e veshtire?
Interesant,
permbajtja e artikullit thote te kunderten e atyre qe thuhet ne kryeartikull…
z. real, jam dakort me ty. Ambasadori holandez thot ne lidhje me Spahiun, se doreheqja ishte me se e domosdoshme, sepse eshte institucioni ai qe duhet te funksionoj ashtu sic duhet dhe se pak rendesi duhet dhene vet personit. Dhe ne vazhdim lidhur me levizjen KZ te Spahiut ai thot se ka marre nuanca nacionaliste (dmth, qe po shikohet me sy te keq nga diplomatet perendimor. Patriotizmi eshte nocjoni pozitiv, nacjonalizmi eshte nocjoni negativ). Lidhur me te rinjte ai konstaton kete fenomenin e ri qe po ngre koke edhe me gjer deri tek te rinjte e shkolluar, then ndryshe, pse keta te rinje nuk mbeshtesin partite e tjera dhe mbeshtesin nje levizje nacjonaliste (dicka ekstremiste, per te, por edhe per ata qe e shikojne nga i njejti kendveshtrim)??!! Dmth, eshte dicka qe duhet te problematizoje keto partite ekzistuese dhe publikun me gjer. Kurse te gjithe cok gyzel-et thon yxhym Spahi. Pasjone te shtypura qe dalin ne siperfaqe kur krijohet terreni. Mentalitet i mbyllur dhe i shtypur. Destinajoni i perbashket eshte dhe duhet te jete evropa e bashkuar.
Pershendetje Shqiptar i Kosoves,ndersa me ju ndaj kete pershendetje si vllezer Shqiptar qe jemi me vlonjatin si mbi 70& vlonjat qe jam vete kerkoj nje shpejgim mbi faktin se si ka mundesi qe sali Fazllici merr qofte nje vote te vetme ne qytetin simbol te nacionalizmit Shqiptar(te pakten kesaj ane te territorit Shqiptar,sepse druaj se vlonjatet cedojne shume ne ndenja atdhe-dashese krahasuar me Shqiptaret e Kosoves e ato te Shkupit e Maqedonise,Malit te zi dhe lugines se Presheves .)Vlonjati te paktem bashkoehemi ne intuite: Spahiu dhe e ashutquajtura akz perfaqesojne nje dege te kalbur te rregjimit gjyqsor e atij enverist,e kurrsesi nje alternativ dinjitoze SHQIPTARE.Per cdo Shqiptar te vertet ka vetem nje alternativ Shqiptare ne resonance me interesat mbare-Shqiptare,e ajo eshte levizja qytetare Shqiptare VeteVendosje.Un dua te vete vendos,po ju bashkombas ?
Si rralle here keto 2 muajt e fundit po degjojme deklarata direkte dhe te qarta te diplomateve te huaj.
I tille eshte per mua edhe paragrafi lidhur me nacionalizmin:
“…dalja në pah thuajse e papritur e një LLOJ nacionalizmi shqiptar, i cili nuk ka qenë i artikuluar në dy dekadat e fundit”. – dmth politika nuk e ka care koken per kombin keto 20 vjet.
“…ka një arsye për të gjithë ne – shqiptarë e ndërkombëtarë – të vëzhgojmë këtë fenomen me kujdes dhe nga afër.” – per te pare sensin pozitiv te kesaj fryme dhe mbeshtetur.
Kjo pason me nje kompliment i cili paraprin keshillen per kokenxehtet:
“Shqiptarët më duket mua se kanë shumë arsye për të qenë sigurisht krenarë për vendin e tyre dhe trashëgiminë e tyre.”
“Por një nacionalizëm pasionant / i nxehtë është komplet diçka tjetër. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sidomos – por jo vetëm! – kjo pjesë e Europës nuk ka eksperienca të bukura në lidhje me nacionalizmin”.
Ne 5 fjali ka permbledhur pak a shume ate qe ka ne koke shumica e shqiptareve.
Faleminderit Z Ambasador.
Rroft Shqiperia e bashkuar
rroft Kuq e Zi
dimri I fundit per plerat e shekullit te kaluar
posht Berishianet! Nanoistet! Edvinistet!
Meteistet! Let te shendrij shpata e Skenderbeut
ne duart e Kreshnikeve !
Deri ne vdekje Kuq e Zi
lefter, se ke dhe emer te bukur, shpata e Gjergjit ne duart e Kreshnikut??? I kercellijne kockat Gjergjit ne varr nga keto qe thua. Mund te thuash shpata e Sulltan Hamitit ne duar te Spahi efendiut, por kurre e Gjergjit, se shpata e Gjergjit ka qendruar mbi kokat e Spahinjve dhe nuk mund ta ngrene ata e as ta prekin se e ndyjne..
ANALIZE : ” Me kallzo se me ke rri se te kallzoj se kush je “. Thote nje fjale e urte shqiptare.
BE bashkejeton me ish – komunistat shqiptae tash 20 vite. Pas 20 viteve kemi kete Shqiperi qe peshtyjne vete cdo dite.
Une se di se si ka me ece perpara Europa keshtu …
Tema gazet shume destruktive,perqarese dhe kunder kombnit dhe shtetit.
Nuk keni te drejte te keqeinterpretoni diplomatet e huaj per interesa te ulta ditore politike.
Lexojeni mire deklaraten e zotri Henk van den Dool, eshte shume i çarte kur thot se nje nacionalizem i till extrem i AK,e prish rinin shqipetare te edukuar mire.
Jeni fund e krye ne sherbim te shkarrimit te vendit tim. Turp
As qe prisja ta botoni komentin tim. Loja juaj me opinion eshte bere shume e rreziksheme. Aferim ju qofte.
Ambasadori thjesht ( per ata qe se kuptojne cpo ndodh – jo per ata qe po i kap paniku) parashikon si orakull te ardhmen e shpejte te ketij vendi – pa Pinokun e Vucidolit dhe pa kryetarin Mao ( twitter lover) Me cdo kusht te ndryshohet .. smund tepaguajme apo te pranojme qe te vendosin per ne, deficente te rastesishem ( qe veteshpallen te perjetshem politike pa asnje merite apo kontribut) Kultura e te ndryshuarit eshte politika e re moderne
Mirenjohje dhe respekt per zotin Ambasador
Mendimi i ambasadorit hollandez ishte ky me poshte duke e marre ate direkt nga artikulli me lart:
“… një nacionalizëm pasionant / i nxehtë është komplet diçka tjetër. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sidomos – por jo vetëm! – kjo pjesë e EUROPES NUK KA eksperienca të bukura në lidhje me nacionalizmin…”
Sipas ketij paragrafi, duket mjaft qarte se ambasadori flet per Ballkanin…
Po ashtu ambasadori thote se miraton doreheqjen e spahiut dhe shprehet si me poshte ne artikullin e botuar:
“… kur INTEGRITETI i tij apo i saj vihet në PIKEPYETJE, është më e zgjuar nga ana e kësaj figure të tërhiqet nga posti (të japë dorëheqjen).”
Gazetare te “TEMA”, mos harroni se keta ambasadore i keni pasur perkrah kur u jane bere padrejtesi. Idea Kryesore e asaj cfare thote ambasadori ne kete interviste nuk perkon me titullin e ketij artikulli. Ajo qe po thote ambasadori eshte natyrisht ne te miren e te gjitheve ne, perfshi juve gazetaret. Pra per te miren e shqiptareve, per te miren tuaj personale, per te miren e familjareve tuaj vendosni idene kryesore si titull te artikujve te tjere. Z. Baze dhe gazetare te tjere te TEMA jane shume te zote ne profesionin e tyre. Ne pergjithesi, realizmi me te cilin punojne gazetaret ua rrit atyre edhe me shume vlerat dhe kredibilitetin.
NUK BEHET SHQIPERIA ME TURKOSHAKET, NE ZJARR DHE NE FERR DO TE SHKOJE, DHE KURRE NUK DO TE LULEZOJE, NEQOFTESE VAZHDON QE TE MBETET NE DUART E BASTARDEVE TURKOSHAKE, TE CILET NUK KANE ASNJE GJE TE PERBASHKET ME KETE VEND HISTORI DHE POPULL TE LASHTE.
DESHTIMI DO TE PASOJ DESHTIMIN, PER JETE E MOT ME KETA MONSTRA TURKOSHAKE QE I GENJEN MENDJA, DHE BESOJNE SE JANE SHQIPTARE NE INJORANCEN E TYRE.
MALLKUAR QOFSHIN PER 1000-BREZA, DHE MOS PAFSHIN KURRE HAIR E QETESI!!!
cflisni budalleqe,shqiperia ka mare funde me kohe,sepse nje malok shpellare po udheheq per 20 vjet,paska mbetur puna ke nacionalizmi i spahiut,eh keni pjerdh trush,
Foli ky “kokpalari” i Amsterdamit…. pabuksi
Pse kaq shum kundershtar ndaj levizjes
Kuq e Zi !
A mos jan keta me shum shqipetar se ne
qe e perkrahim ! Ku ishin keta gjer dje
ku kan qen tash 20vjet ?
Cfar kan ber tash 20vjet?
Per her te par qe nga 1912 e Ismail Qemalit
po shohim patriotet e vertet qe flasin per ceshtjen
e kombit per bashkimin e trojeve tona
per endrren e te pareve tan
per endrren e Shqiperis Etnike!