Jasin Kadi
Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen penale në ngarkim të jordanezit Hamze Abu Rajan (Hamzeh Abu Rayan) i njohur si administrator i pronave të Jasin Al-Kadi në Shqipëri, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite heqje lirie dhe 600 mijë lekë të reja gjobë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë kësaj gjykate dhe kopja e vendimit të Kolegjit Penal, e firmosur nga kancelarja e këtij institucioni znj. Rezarta Bitri. Në vendimin e shkurtuar është njoftuar se çështja penale me nr.00631/E ndaj shtetasit Hamze Abu Rajan (Hamzeh Abu Rayan) është pushuar, duke prishur kështu vendimin e Gjykatës së Apelit dhe atë të Shkallës së Parë ku i pandehuri ishte dënuar.
Ende nuk dihet se çfarë argumentimi ka përdorur Gjykata e Lartë në vendimin e marr për pushimin e çështjes penale, njëherazi shpalljen të pafajshëm të administratorit të pronave të sheikut Jasin Al-Kadi në Shqipëri për akuzat e ngritur nga organi i akuzës. Nga ana tjetër, në mars të dy viteve më parë ishte kryetarja e Gjykatës së Lartë, e cila urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të masës së dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit deri në shqyrtimin e dosjes së themelit. Ky vendim pezullimi, ishte marr vetëm pak ditë pasi administratori Rajan u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë, me 4 vjet burg e 600 mijë lekë gjobë, ndryshe siç ndodh në shumë rastet e tjera, kur kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimit presin muaj për tu shqyrtuar në zyrën e kreut të kësaj Gjykate.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të 22 dhjetorit 2009, i pandehuri Rajan është deklaruar fajtor për akuzën e “fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilave zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit” duke u dënuar me 4 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë, vendim ky që nga vetë pesëshja gjykuese ishte vendosur të pezullohet me kusht për tre vitet e ardhshme. Por, ky vendim u kundërshtua nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila e ankimoi çështjen pranë Gjykatës së Apelit. Më 17 mars 2010 Apeli hoqi pezullimin që kishte dhënë shkalla e parë dhe urdhëroi ekzekutimin e dënimit me 4 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë. Ky vendim, ishte i formës së prerë çka bëri që efektivët e policisë të kërkojnë të pandehurin për ta arrestuar.
Por, mbrojtja ligjore iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs dhe kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, kërkesë kjo që u pranua në atë kohë nga drejtuesja e Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, vetë i pandehuri në të gjitha seancat gjyqësore kur ishte i pranishëm, ka pretenduar pafajësi për veprimet e kryera nga vetë ai. Ndërsa, përfaqësuesi i akuzës kishte kërkuar nga togat e zeza dënimin e të jordanezit Rajan me 6 vite burg dhe 5 milionë lekë të reja gjobë. Ky vendim dënimi, ishte argumentuar në atë kohë, se i pandehuri Rajan me veprimet e tij me dashje ka konsumuar veprën penale të “fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilëve zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit”, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 80 mijë euro. I pandehuri Rajan është i punësuar me detyrën e administratorit të shoqërisë “Loxhall” sh.p.k me pronar sheikun arab Jasin Al Kadi (Yasin Al-Qadi) i cili ndodhet që nga 17 shtatori 2001 në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si i dyshuar për financimin e terrorizmit. Kjo shoqëri, nën administrimin e Abu Rajanit, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, vazhdonte prej kohësh të ushtronte aktivitetin e biznesit nëpërmjet dhënies me qira të pasurive të paluajtshme. Nga hetimi gjyqësor është provuar se vetëm në kryeqytet, shoqëria “Loxhall” sh.p.k. ka 19 objekte, të cilat janë dhënë me qira, ku të gjitha pagesat për këto aktivitete janë kryer kesh dhe nuk kanë kaluar nëpërmjet sistemit bankar./shekulli
JA TALEBANET E VICIDOLIT SALIH SHPELLA QE MBUSHEN SHQIPERINE, KETA JANE MIQTE E TURKUT berisha
Une nuk di gja, e ka ba Halimi me kok t’vet:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/18/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur
Po kjo gjykata jone e larte a ka denuar njeri deri me sot? Ore çfare duhet te besh ne Shqiperi qe te denohesh?
Mbas rrobave te bardha fshihet nje zhapik jeshil aha chloros korraku ):(
hahahaha,normalisht qe ne nje vend arab si Albanistani,nuk eshte e mundur te denohet nje korrak terrorist,pune korrakesh……
JUSTICE JUSTICE JUSTICE
Nuk po kuptojme deri ku ka aritur kjo e famshmja jone GJYKAT E LART.Te jete perfshire edhe ne bashkepunim me terorizmin nderkombetar.KJO ESHTE E LLAHTARESHME.Do zoti nuk eshte e vertet,mbasi tek ne òdo gje MUND TE NDODHE.
?
Net nuk ke pse gezohesh per kete jevgjitin,ky vetem mysliman nuk mund te jete.
Me mire se kushdo tjeter kur vjen puna per keta “middleeaster” se kokthati alibea(u)j nuk di asnjeri tjeter.ky pizeveng ka qene minister i drejtesise ne albanistan ne kohen kur keta carcafembuluar me sandale vinin ne albanistan te pa protokolluar dhe akoma ndodhen ne hotelet e tiranes.
Follow the money….kur keta bythepalare si mediu, alibeu, te sapo emeruar ne ate kohe, qe perpara gerdecit,afersisht 3-4 muaj me vone cuditerisht leku i albanistanit fiton shume ndaj dollarit, dhe me pak ndaj euros, maloku i ekzaltuar ulurinte per “bollekun” dhe projekti i City Park sapo fillon, ndryshohen personeli ne dogana ne ministrine e finacave dhe ne policine kufitare, nga ana tjeter the legendary Withers leshon sinjalet e para ne Langley per nje fluks te shpeshte ne Rinas te ketyre carcafmbuluarit, BB dhe FMN fillojne reagojne ashper ndaj “borxheve”dhe kontratave financiare qe maloku fillon te firmose me sulltanetnderkohe ne Kosove kemi nje vale arrestimesh diskrete te FBI te disa prej ketyre administratoresh dhe qe te gjithe shkojne ne USA per tu gjykuar dhe koncidentialisht ne albanistan shume biznese u prihet shiriti i kuq me gershere dhe ne cdo rast alibeu dhe mediu jane te pranishem ne disa raste shikojme si te mcefur nga kamerat xenin e babit dhe giten e babit…
withers i shqetesuar leshon mesazhe ne ministrine e drejtesise dhe alibeu konfuz nuk eshte ne gjendje te reagoje te pakten per tre raste qe withers i ben publike takimet e tij me kete te fundit…
kusherinjte e talebanit Vucidolit nuk denohen ne shqiperi
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur#comment-8971