Hekurudhat në pikë të hallit, duhen 4 miliardë euro për t’i rehabilituar

18 Shkurt 2012, 11:17Politika TEMA

Qeveria po përgatitet të japë me koncesion edhe shërbimin e transportit hekurudhor të vendit. E Përditshmja “Shqip” i referohet sot zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka tek thotë se “presim mbështetjen e BERZH-it për të bërë dy studime, në mënyrë që të identifikohet më qartë forma sesi do të ndërhyhet, dhe më pas vënia në zbatim e opsionit për dhënien me koncesion”.

Qeveria kishte deri më tani, katër opsione për ndërhyrjen në rrjetin hekurudhor në “Strategjinë për Hekurudhat 2012-2014”, të cilat filonin nga mbyllja totale e deri tek investimet kolosale për përmirësimin e të gjithë rrjetit. Dy opsionet e tjera ishin mbajtja e investimeve në këto nivele (për 2012 hekurudhave u janë ndarë 531 milionë lekë, ku më pak se gjysma janë investime) apo investimi vetëm në linjën Tiranë-Durrës, e cila mbart edhe qarkullimin më të madh të udhëtarëve.

Duke lexuar Nokën mëson se ekzekutivi ka hequr dorë nga katër opsionet e mësipërme dhe ka zgjedhur një të pestë: kalimin tek privati. Në raste koncesionesh të ngjashme, privatët zgjedhin segmentet e shëndosha ku kanë mundësi fitimi. Në këto kushte, mundësi më të madhe për t’u marrë me koncesion do të kishin linja Tiranë-Durrës dhe ajo Tiranë-Shkodër, e cila bën lidhjen me Malin e Zi , kurse pjesa tjetër do të mbetej përsëri në dorë të shtetit duke kërkuar një investim të madh prej 4 miliardë euro për rehabilitim. Zor se ndonjë shtetar do të marrë më pas guximin për të harxhuar gjithë këtë para, e cila është një “llokmë e madhe” për buxhetin tonë.

 

http://respublica.al/artikuj/2012/2/18/hekurudhat-ne-pike-te-hallit-duhen-4-miliarde-euro-per-ti-rehabilituar

13 komente në “Hekurudhat në pikë të hallit, duhen 4 miliardë euro për t’i rehabilituar”

  1. ATILA says:

    Nuk ka vend ne evrope si ne pothuaj pa sherbim hekurudhor. E kjo per arsye te mungeses se investimeve,strategjise dhe favorizimit korruptiv te menyrave alternative te transportit. Degradimi skandaloz i H.SH eshte edhe nje tjeter krim i padenuar qe ju be ekonomise kombetare pas viteve 90-te. Bota po nderton hekurudha super te shpejta ndersa ne po kthehemi 500 vjet mbrapa pa mundur ti garantojme publikut dhe ekonomise nje alternative me ekonomike per transport in e njerezve dhe mallrave.

  2. artiles says:

    NANO deshi te bente linjen e re Tirane-Durres me rreth 80 mil dollare, por SALA e anulloi kontraten, duke bere qe shteti te paguante gjobe per prishjen e kontrate disa milione euro.
    Mendoj se do te kishte qene me mire qe te realizohej investimi qe atehere, se sa te paguhej kot gjoba. Ndoshta ai investim do ti hapte rrugen rehabilitimit edhe te segmenteve te tjere kryesore Tirane-Shkoder, Tirane -Vlore dhe Tirane Pogradec.

    Po s’ke ci ben —————

  3. arvanites says:

    Trenat jane per fakirat. Ne nje shtet te zvhilluar si Shqiperia cdo familje ka 2 automjete.

    1. Al says:

      Sipas teje,Italianët nuk kanë makina?

  4. tomori i beratit says:

    Sigurisht qe do ti mari firma SKRAPAR sh.p.k.Kjo eshte sot me e forta ne Europ.

    1. eleftheriskepsi says:

      Firma Gjermane do ti marr zoteri.
      Gjithe ballkanin do e shfrytezoj, dhe ne fund do t ju ngjit ne KUTELO,tabelen DEMBEL.Dhe llogarin do e marrin femijet tuaj. Mgjth, kjo nuk ka rendesi per ju.

      1. arian says:

        o eleftheri skepsi,po ti c’merresh vazhdimisht me komentet e shqipfolesve,nuk ke hapesire greke?

    2. komi says:

      patjeter qe firma skrap- pare shpk, do ti marri apo nuk ka hekur pa fund hshja,,,,kane filluar po heqin pjastrat qe mbajne shinat me binaret para nja 3muajsh aty afer plazhit ne dr,,

  5. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Sa te pasur paskemi qene ne kohen e Enverit.Ne se per ti riparuar e mirembajtur ato ,tani duhen 4 miliard, athere sa fish jane dashur per ti ndertuar ato mes malesh me tunele e ura qe pasonin njeri tjetrin?.
    Ju lutem ,mu pergjegjni por pa propagande , vetem me llogari.

    1. armand says:

      Per te pasur nje ide te qarte mbi koston e ndertimit te nje hekurudhe menyra e vetme eshte ajo e krahasimit me vendet Europiane.Po marr Spanjen dhe Francen.Ne Spanje kostoja per 1 km hekurudhe i bie te jete 9 milion euro,ndersa ne France 10 milion euro per 1km.Behet fjale per linjen e shpejtesise se larte ku trenat arrijne shpejtesine 300km/h dhe kjo te le te kuptosh se behet fjale per nje teknologji moderne te dores se fundit.Me 4 miliard euro i bie qe ne Shqiperi te ndertohen nga e para 400km linje hekurudhore moderne.Pra me 4 miliard euro i bie qe te ndertosh nga e para nje linje moderne.Shifra 4miliard vetem per mirembajtjen eshte shume e ekzagjeruar dhe te le te dyshosh se nje tjeter vjedhje do kryhet ne kurriz te ketij populli.

  6. brazili says:

    Hekurrudhat dhe trenat moderne harrojini pre nja 137 vjet, minimumi.Qe ti besh hekurrudhat,trenat,stacionet e trenave per njerez,si jane ne Europe,duhen miliarda euro.Por keto tymnaja i hedh oborri Sales,per konsum si gjithmone,se sa te kete ymer Sala bashke me Jozin dhe Patozin ato s’behen.Eshte nje perralle e madhe per ne.

  7. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Tamam Armand, faleminderit per pergjegjen.Shpresoj qe te kuptohet nga miopet dhe shurdhet qe nuk degjojne se per ke bjene keto kambana.
    Nje Lul tjeter pergatitet per nje vjedhje tjeter te madhe.Bandes i duhen pare per te vjedhur zgjedhjet e ardheshme.

  8. Gazi says:

    Ca thone keta more! 4miliard euro vetem per mirembajtje!!!!! Po sa Km hekurudh ka shqiperia qe na u dashka nje shume kaq e madhe!!!!

    Nejse eshte e kote te komentosh me se e ka dhen pergjigjen mese te sakte “armandi”

    Do me vi keq per opoziten (nese vjen ne qeveri) se kush e di se sa minus do e gjej buxhetin e shtetit!
    Nga ana tjeter them mire tju behet se opozita eshte akoma ne gjume

    Hajde hajde ca behet, njerezit skan buke te hane, keto (pa pik turpi) thone 4miliarde euro mirembajte hekurudhash!!!
    A i shkreti popull cpo vuan! Keqe me komunizmin e keq me demokracin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje