Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”, përmirësohet gjendja e Peçit

21 Shkurt 2012, 14:45Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ka shpallur “Dëshmor i Atdheut” komandon e vrarë gjatë ditës së djeshme në Afganistan, Feti Vogli.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes varrimi i Kapiten Feti Vogli do të bëhet në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit ndërsa për detaje të tjera të ceremonisë mortore shtetërore do të ketë komunikime të mëvonshme, pasi të jetë përcaktuar koha e mbërritjes së trupit në atdhe.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes pohoi se gjendja shëndetësore e Aleksandër Peçit vazhdon të përmirësohet pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se autoritetet ushtarake përgjegjëse të operacionit të ISAF po përmbyllin masat për transportimin e të plagosurit drejt Gjermanisë. Më poshtë, njoftimi i plotë i ministrisë së Mbrojtes dhënë pak minuta më parë:

“Në orën 16:30 të datës 20 shkurt 2012, gjatë një inspektimi në fshatin Robot, grupi i parë i kontigjentit “Eagle 4” ka rënë në zjarrin e furishëm të një efektivi të policisë afgane. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një i huaj. Ndërsa ushtarët e tjerë kanë arrestuar 11 atentatorët. Menjëherë pas ngjarjes, komanda e NATO-s ka marrë masa për dërgimin e ushtarëve në spital, por komandant Feti Vogli nuk u ka mbijetuar plagëve. Në orën 17:10 është komunikuar vdekja e tij, ndërsa në orën 22:34, sipas orës lokale, ose 19:34 sipas orës tonë, oficerët shqiptarë kanë raportuar se komandoja Aleksandër Peçi i ka mbijetuar me sukses operacionit, duke përgënjeshtruar lajmin e parë se edhe ai kishte vdekur. Rreth orës 23, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar publikun me një komunikatë tjetër, ku njoftohej se gjendja e Peçit ishte përmirësuar. Lidhur me procedurat për ceremoninë e varrimit të kapiten Feti Voglit është ngritur grupi i punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kapiten voglit i është akorduar vlerësim “Dëshmor i Atdheut”, që do t’i jepet gjatë ceremonisë së varrimit në varrezat Dëshmorët e Kombit”.  

Në familjen e komandos së vrarë, Feti Vogli, ka qenë sot për vizitë edhe presidenti Bamir Topi, që e ka nderuar atë më Medaljen e Artë të Shqiponjës. Topi ka uruar gjithashtu edhe shërimin e ushtarit tjetër, Aleksandër Peçi.

Në familjen e Voglit ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që ka shprehur ngushëllime tek familjarët e viktimës.

 

18 komente në “Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”, përmirësohet gjendja e Peçit”

  1. Ne Litar te Gjithe says:

    Do ti jepet sa te paguaje familja e tij borxhin qe i ka ky gjeneralit qe e coj atje. Sa eshte 7,000$ ?

    1. meri says:

      Separi me vjen keq qe nje shqiptar eshte vrare, pavaresisht se ku dhe si.
      Ngushellime familjes qe humbi njeriun e saj.
      Por desha te di Deshmor i cilit atdhe eshte ky djali? Per cilin atdhe u vra? Kush ja sulmoi atdheun atij?
      Mos eshte vrare me plumbat e Gerdecit?

      1. marsela says:

        asnje nuk e sulmoi atdheun e dhjere por politikanet e kane derguar me detyre te perfaqsoj shtetin ne afganistan ,me detyrim se duan te prmbushin kushtet te hyj ne europe dhe kushtet permbushen me gjakun e djemve shqiptar te rinje qe nenat kane ritur me sakrifica ,prandaj minimumi qe munde te bejne politikanet per keta ushtar eshte dekorimi pas vdekjes ,ngushellime pr familjen dhe te afermit e tij!

  2. bislimi says:

    HUMBJE E PA KOMPENXUSHME…

  3. analist says:

    Po kur paska shkuar per ngushellim dhe afro-aziatiku Arvizu,pune e madhe qe u eshte vrare djali. E rendsishme eshte qe Arzizuja shkoi per vizite,edhe medalja e Deshmorit te Atdheut rene per mbrojtjen e demokracise se popullit afgan eshte shume prekese…
    Rrofte Afganistani dhe deshmoret e tij!
    Meqe ra fjala dhe pune parash ka qene gjithe kjo histori deshmoresh dhe komandosh,sa $ demshperblim merr familja,se biznes hesapi…?

  4. Xha Jaho says:

    Nuk kam asgje kundra shpalljes se ketij djali si deshmor i atdheut.

    Por me habit fakti se kopetenca per te shpallur dike deshmor te atdheut i paska mbetur ministrise se mbrojtjes.

  5. hugo says:

    ME CFARE MOTIVI I JEPETE TITULLI DESHMORE AI NUKE U VRA PER SHTETINE SHQIPTARE LE TA BEJ AFGANISTANI DESHMORE SE PER AFGANETE LUFTONTE

  6. vjollca says:

    GJYNAH I SHKRETI SE VAJTI ATJE VETEM PER TE MARE NJE KOKERR LEKU.DHE NUK U VRA PER MBROJTJEN E ATDHEUT QE TE QUHET DESHMOR I ATDHEUT

    1. marsela says:

      jo moj zonje ka qene i detyruar nga shteti ky djale nuk ka vajtur me deshire te linte gruan e re dhe vajzen e vogel vetem eshte me urdher nga shteti shqiptar ne kuadrin e funksioneve te tija si kapiten……………

  7. paskuqani says:

    Un dakort jam qe te shpallet deshmor i atdheut ky ushtari qe u vra, se shkoj aty ku e çoi qeveria dhe nuk ka asnje faj,por o shtet legen rrespektoni nje her ata deshmor qe jan vrar per çlirimin e atdheut ton ne luften e dyt botrore plot 28 mij, se jo me larg se nji jav hoqet emrin e rruges 4 shkurti qe ishte per te nderu 84 deshmor te kombit,dhe vut aty emrin e spiunit te UDBse Ibrahim Rugova,aq me teper qe daja ibrahimit i vrau kta 84 deshmor ne llogari te Nazizmit,e bot kte gjo thjesht me peçudnu sakrificen e ktyne djemve dhe vajzave qe u vran per kombin,merrni dhe heronjt e vigut ne shkoder nga plerat e qytetit ku i çuat, dhe veini ne venin qe i takon,i them te gjitha kto se duke e qujt deshmor kte ushtarin e shkret kam frik se e ofendoni,si jeni sjell ju me deshmoret e kombit kto njizet vjetet e fundit.tradhtaret e kombit,legena te qelbur.

  8. Qitesi says:

    Ngushellime familjes per te cilen nuk gjej fjale per dhimbjen e madhe qe ka pesuar,nuk me lejohet te flas shume dhe komentoj reth ngjarjes sepse edhe une kam qene …….ne ate vend dhe me pozic…. Nje gje me duhet te theksoj, –veshtiresit e sherbimit vecanerisht te Forcave Speciale ne Kandahar te cilat jane direkt ne operacione luftarake(patrullim) ne nje zone ku konsiderohet me influence dhe vatra shpirterore e talebaneve,—-eshte e jashtezakonshme krahasuar me ato ne Herat etj.Nje gje ME duhet te theksoj dhe kjo eshte me se e ditur nga gjithe opinioni yne dhe jo vetem ai ushtarak.—-Nuk di si do e ndiej veten shpireterisht bastardi gjumci SH.SH.P te ushtris tone,mbasi dihet nga te gjithe se vec Wikliksit qe e deklaroj shumen e se sa jepet per te shkuar ne ate mision….djali i tij me makin superluks eshte taksidari dhe formuluesi i listave te efektivit qe vene ne mision ATE E GJENI NE HOTEL SHERATON.—-FAMILJA E VIKTIMES KURSESI NUK DUHET TE PRANOJ NE FUNERALIN E DJALIT TE VETE KETE MONSTER QE RONE E VE PASURI ME GJAKUN E NJERZEVE FUKARENJ,O ZOT NUK DUHET TA BESOJ SE KJO VIKTIM I DUHEJ DIKUJT PER DIPLLOMACI DHE MBIJETES NE POLITIK PER TU THENE ALEATEVE TANE SE DHE NE PO DERDHIM GJAKE??—

  9. Horri i bulevardit says:

    Po ju jap nje sugjerim, se ne fakt une si person nuk e pranoj nje mercenar deshmor qe te varroset ne varrezat e deshmoreve, atje ku prehen ata qe mbrojten vendin nga te huajt.
    Sikur te beni dy lloje varrezash, nje per deshmoret qe vriten se mbrojten atdheun e vet dhe nje varreze deshmoresh per keta qe vriten neper bote, se paragjykoj, por une ose te tjere, qe ne fakt jemi kunder jo vetem luftes, por dhe dergimit te mercenareve ne vendet e tjera, te mos detyrohemi te kalojme para varreve te atyre qe u vrane dhe shkuan per dhjame qeni, se qeveritaret tane, duan te tregohen burra te mire, me superfuqite.
    Ne Kosove lexova njerin qe bente paralelizem, me ushtaret amerikane, eshte tjeter arsye, se atje shqiptaret jane te ndergjegjshem se amerikanet jane miq, por ne nje shtet ku konsiderohesh armik dhe pushtues, me mire rri ne shpin time, se te shkoj per lesh, per bythen e Saliut, qofte edhe te Bushit.

  10. Marsela says:

    Sali Berisha ka lidhur kontrat me NATONte dergoj me detyrim djeme te rinje ,prandaj eshte shpallur deshmor sepse ka vajtur ne Afganistan me detyre nga shteti shqiptar ,per te permbushur detyrimet e sali debilit ,por mos ndoshta dekorata do ta ktheje ne jete per familjen e tij habitem me disa diskutime ketu .Ngushellime familjes gruas vajzes qe la jetime,qofte i lehte e i bute veni i prehjes Per ty FETI§

  11. Artsen says:

    Zoti te ndihmoj familjet e tyre qe te gjejn forc per te perballuar kete dhimbje. Po sa per keta qe flasin per akt pateriotik te shkojn vet atije nese Jan pateriota . Po thuaj ne kushtet si kan njerzit duhet te shkojn ne luft per te siguruar buken. Pash ne lajme sot kür foli nje shoku atij ushtarit te plagosur dhe tha qe shkoj ne afganistan per te siguruar lekte e dasmes qe te bente dasemen kur te kthehej nga misioni. Ngushellime familjes Vogli dhe Kthim sa me te shpejt djalit ne familjen Peci.

  12. denis mema says:

    ngushellimet e mija komandant voglit ishte nje djal i mrekullueshem pavarsisht nga rrethanat qe humbi jeten ju. lutem ndaloni disa komente qesharake si pagoi apo nuk pagoi para per te shkuar atje ku humbi jeten i paharruar qofte kujtimi i tij

  13. krenar xhako says:

    Ngushullime te perzemerta familjese ndajm dhimbjen me ju ..kurajo

  14. krenar xhako says:

    Ngushullime te sinqerta familjes ndajm dhimbjen me ju ..kurajo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje