Po për këtë skandal kush e mban përgjegjësinë?

21 Shkurt 2012, 11:16Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë futi dje në zi një familje shqiptare dhe terrorizoi dhjetëra të tjera me konfuzionin e shpërndarë në media në lidhje me raportimet e një sulmi mbi komandot shqiptarë në Afganistan. Fillimisht nga ministria rrodhi lajmi për sulmin, duke lënë për më shumë se një orë dhjetëra e dhjetëra familje me gjak të ngrirë se kush do ishin viktimat. Më pas një ushtarak doli në konferencë për shtyp dhe bëri të ditur se janë vrarë dy ushtarë. Pasi dha emrat e tyre, në shtëpitë e komandove shpërtheu vaji. Kamerat që shkuan në familjen e Aleksandër Pecit raportuan për diçka interesante. Ndërsa ministria ua kishte bërë të vdekur djalin, ata kishin komunikuar me shokët e tij në Afganistan, që thoshin se është gjallë. Pak më vonë erdhi vetë ministria që u dha lajmin e mirë.

Me dhjetëra në mos qindra media të huaja ndërkohë kishin raportuan për vrasjet, duke iu referuar ministrisë sonë. Edhe ato u detyruan të ndryshojnë raportimin.

Por ajo që të bie në sy është qëndrimi i krerëve të vendit ndaj ngjarjes.

I pari që shprehu ngushëllimet e tij ishte presidenti i Republikës. Në mesazhin e tij drejtuar dy familjeve, presidenti iu drejtohej si Komandant i Forcave të Armatosura.

Më vonë, kur u deklarua se Peci ishte gjallë, kryeministri ofroi një njoftim të gjatë për shtyp, patetik, por të detajuar. Thuhej se kryeministri kishte shkuar menjëherë tek ministria dhe atij i kishte raportuar Xhemal Gjunkshi, Shefi i Shtabit (ai që merr 7 mijë dollarë për ushtar) dhe Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes. Sipas njoftimit, i paskan thënë që ka vdekur një ushtar. Pastaj Berisha ka folur në telefon me komandantin e njësisë në Afganistan. E në fund kryeministrin e ka marrë në telefon gjenerali i ISAF në Afganistan.

Kurse presidenti, njëkohësisht Komandant i Forcave të Armatosura, reagoi si një qytetar që e merr vesh lajmin nga TV. Kujtoni këtu se si e injoron rregullisht presidentin Arben Imami, që nuk e thërret në ceremoninë e ardhjes së komandove apo nuk i shkon në ceremonitë e dekorimit të komandove.

Natyrisht edhe tani ky skandal do mbetet jetim. Por diçka është e qartë: ne kemi një kryeministër komandant të forcave të armatosura.

12 komente në “Po për këtë skandal kush e mban përgjegjësinë?”

  1. Kalciani. says:

    Per mua eshte nje nxitim,qe ne raste te tilla kerkon experienc per tu menaxhuar atje ne terren e me pas.Nuk ka arsye perse t’i meshohet ketij fakti,si skandal,apo megaskandal etj.Perfytyroni nje situate lufte dhe terrori,dhe keni per ta kuptuar,qe nuk eshte skandal,por nje gabim qe e bejne njerzit nen efektin e tmerrit.

    1. redi says:

      Cfare eksperience duhej ketu,o dallkauk shpellar???Nuk jemi para 50-60 vjetesh kur nuk kishte nderlidhje!!!Sot Komanda shqiptare eKomandove,me ato mjete nderlidhje qe raportoi VRASJEN E DY USHTARAKEVE SHQIPTARE,TE RAPORTONIN SAKTE SE CFARE KISHTE NDODHUR!!!NUK ISHIN NE SHESH XHIRIMIN EFILMAVE ARTISTIKE,POR NE FUSHEN E LUFTES!!!Ne fillim degjuam se ishin Talebane te veshur me uniforme policie vendase,pastaj u ndreq njoftimi,se ishin police afgane,pra ushtarake me te cilet komandot tane te NATO-s duhej te bashkevepronin ne luftime!!!AQ KEQ JANE ORGANIZUAR MAREDHENIET DHE PUNET NE KETO FORCA,SA TE VRET KOLEGU YT!!!VETEM PER NJE SHKAK TE TILLE FRANCA TERHOQI TRUPAT NGA AFGANISTANI:NUK I DERGOJME DJEMTE TANE,DEKLAROI PRESIDENTI SARKOZY,QE TE NA I VRASIN USHTARAKET AFGANE!!!EDHE NE RASTIN TONE,QEWVERIA TELEBANE E SALI BERISHES,TE MOS TALLET ME JETET E USHTARAKEVE TANE NE AFGANISTAN,POR NE SE ESHTE I SAKTE NJOFTIMI SE JANE QELLUAR NGA USHTARAKE AFGANE,TE MERRET VENDIMI PER TE TERHEQUR TRUPAT NGA AFGANISTANI!!!NE SE NUK E BEN QEVERIA BERISHIANE KETE,LE TA KERKOJE OPOZITA NE KUVEND,PA MENDUAR T’I SERVILOSET SHBA-se!!!

    2. elinor says:

      Nuk ke cfare te perfytyrosh hic; edhe sikur te jene mese te sigurte oficeret e tij qe ai ka vdekur, prape ai duhej deklaruar si i plagosur rende. Ne asnje rast, nuk deklaroget nje ushtar i vdekur pa e pase deklaru mjeket si i tille. E kupton tashti qe ajo eshte nje idiotesi tipike e nje zyrtari inkompetent te qeverise se saliut?! Tashti, perfytyroje pak ti tmerrin qe do kene kalu familja e tij kur e moren lajmin dhe filluan ta qajne per te vdekur, vetem per te mesu me vone qe, jo vetem nuk ka vdekur, por edhe ka shprese permiresimi! Po keshtu ndodh kur vejne violincel-buzevicin minister mbrojtjeje. Po kete here o Imam bajelldi, si ndodhi? Se heren e pare sikur nuk pate informacion per deklaratat idiote te 21 Janarit, qe me hajvanllekun me te madh nuk pranoje as te kerkoje te falur! Edhe kete here mungeses se informacionit do t’ia lejsh fajin?! Po a e di ti o koketul se cfare ben nje minister mbrojtjeje i nje vendi ne NATO? E qep shkarpen dhe nuk ha mut me goje, ate ben!

  2. Ramy says:

    O kamunista te keqinj. Pse e keni montu kete foton e artikullit? Nuk ka shans me ndenj udheheqesi me frymezim hyjnor afer me ish-pucistin e Jugut Arben Imami. Turp te keni

  3. SALI ERDOGAN THACI EZBULLAH AHMEDINAXHAD AZERBAJXHAN TURKMENISTAN TAXHIKISTAN ARABI TURQI IRAK AFGANISTAN YZBEKISTAN CECENI IRAN ISLAMABAD BERISHA says:

    VELLAZERIA E KRIMINELIT ISLAMIK sali shpellar berisha

  4. tani says:

    Uroj nga zemra qe lajmi i Peçit te jete i vertete; por kam frike se behet per te mos e renduar situaten …

  5. Albogentivlora says:

    Duket se sa primitive jemi akoma ne Shqiperi. As ne kohen e vitit 1900 nuk ishim keshtu. Kishte me shume rregull.
    Sot drejtohemi nga nje tufe bagetish qe e kane mendjen vetem per te vjedhur.
    Ketu ne Angli (dhe besoj se eshte keshtu ne te gjitha vendet perendimore)
    kur hapet lajmi per ndonje ushtar te vrare thuhet se 1 ose x numer ushtar ka humbur jeten ne x shtet. Ai i perkiste x kompanie. dhe ne fund thuhet se familja eshte informuar.
    Kjo behet per te mos hapur panik neper familjaret e tjere.
    Tek ne ndodh krejt e kunderta. Lajmi perhapet neper gazeta dhe televizione dhe krijohet nje konfuzion dhe panik neper familjaret e ushtareve. Ministria e mbrojtjes duhet te njoftonte familjen ne rruge zyrtare dhe jo ta merrnin veshe nga shoket e djalit te tyre, aq me teper kur keta te fundit jane te traumatizuar nga humbja e shokut te tyre.
    Shpresoj qe ky te jete e vetmi rast kur ne humbim nje nga djemte tane.
    Kurre nuk do kete fitues ne Afganistan. Kete e di mire edhe qeveria Amerikane edhe ajo Britanike. Prandaj po perpiqen qe te nxjerrin trupat sa me shpejt te jete e mundur. Ne qe ne fillim nuk duhet te ishim atje. Nuk eshte lufta jone.

  6. ja ka regulluar dhembet ketij imamit berisha

  7. faktet says:

    C’fare studion pa ku punon?
    Asnje qe eshte ne krye te ushterise:saliu,imami,topi s’marin ere nga enciklopedite e artit ushtarak.Jane me keq se tape qe vulosin topat ne kete drejtim.Njeri doktor,tjetri aktor,tjetrti ajvan doktor,ku ushteria me artin e saj bashkekohor,pa ku keto zanate,ane shan ane bagdat thote populli.

  8. KJO QEVERI VRASESE I NDERON SHQIPTARET VETEM NEPERMJET ARKIVOLEVE. SALI BERISHA JE ARMIKU NR-1-i SHQIPERISE, ATO QE TE VIJNE NGA MBRAPA JANE KLLOSHARE DHE QENER.

  9. Korcari says:

    Minister me keq se aktor.Nuk i shkon as butaforia keti genjeshtari ordiner. Nuk u skuq kur i thyen dhembet…tani do skuqet??

  10. Treviso says:

    Mos u çudisni me keto lajme. Kte lajm ishin te detyru me e dhane me ate aftesi qe ka kryeministri dhe ministri i jone.Kto jane.Nuk indrrojme dot. Sa lajme nuk japin ato dhe ne nuk dime gje, sepse i prishet ekujlibri qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje