Dy ushtarët shqiptarë u qëlluan në Afganistan rreth orës 15:00. U qëlluan nga policia lokale, siç po ndodh jo pak herë në Afganistan. Njëri u konfirmua i vdekur. Kryeministri Sali Berisha do ketë qenë ndër të parët që mori lajmin. Por edhe pse e dinte për këtë lajm të rëndë, ai u shfaq në krah të të rinjve demokratë për të shpenzuar miliona lekë në një koncert propagandë për rënien e komunizmit. Deri vonë ai as nuk denjoi të reagonte për këtë ngjarje të rëndë. Në vend të kësaj dëgjonte Çiljetën e Gretën duke kënduar para adoleshentëve me paratë e paguara nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Ndërkohë, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shprehu ngushëllimet për familjarët e paqeruajtësit shqiptar, Kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën tragjikisht në Kandahar, Afganistan.
‘’Të nderuar familjarë të Kapiten Feti Voglit,
Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli si dhe për plagosjen e Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtij heroi të Forcave tona të Armatosura!
Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli do të mbesë përjetësisht i paharruar për veprën e tij heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!’’ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
Bla, bla , bla. Me mire m…..se sa nje shtet i vogel. Si gjithmone po behemi mish per top per me te medhenjte. Ngushelloj nga zemra familjaret e dy viktimave.A eshte derguar ne Afghanistan djali ose vellai i ndonje deputeti ose ministri shqiptar ? Historia perseritet.
Me sa di une asnje djale i ndonje kongresmeni amerikan eshte ne luften e Afghanistanit. Pjesa me e madhe e ushtareve amerikane jane ish te papune dhe pa shkolle. E more popull, sa poshtersira jane bere, behen dhe do behen ne emrin tend.
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur
Shikoni ne ate foto sorrollopin e primitiveve.
Rrofsh o plehra Sali, qe me parat e shtetit e ngope Ciljeten dhe ciljetat e paritse.
gjate luftes se Kosoves,u vrane disa ushtarake amerikane,2 pilote te ”APACHE” qe ra diku nga mali me gropa,u rrezikua jeta e 2 piloteve te F-114 qe ra ne afersi te Beogradit,nuk u be kaq zhurme nga shqiptaret per ta,,,,ngushellimet e mia familjeve te deshmoreve,,por te qenurit pjese e nje aleance,pervecse te jep siguri,si shtet,si komb,ka detyrimet e veta,,,nuk jam dakord me ate qe thua ti se s’ka kongressmen USA qe kane kalamajte ne lufte,SARAH PALIN,ka pas djalin(ish-kandidate,VP,ISH-GOUVERNOR),ne IRAK,AFGANISTAN,po ashtu numerohen disa Politikane USA qe kane djem,niper,dhendure ne lufte(OSE I KANE PASUR,KA NE TURIN E 2 APO TE 3),plaku,kam respekt per ty,po duket qe sje i informuar shume,,,ushtria amerikane,jam dakord,qe nje pjese e mire e ”new drafters”,i ka femije emigrantesh,mos harro qe behet fjale per nje shtet ku shtresa e mesme e popullsise eshte ne nivelin 65-70%,fakti qe ushtria USa u hap dyert emigranteve tregon per integrimin e tyre ne shoqeri,,fatkeqesisht,nuk ndodh keshtu ne shtetin tone palaco,BQ,TE KORRUPTUM E TE PABESE,ku fukarenjte pagujne 7 000 euro per te bere 15 000 te tjera,,dhe nje here,ngushellime familjeve,por mos ja vishni USA fajin,ushtaraku merr kapelen dhe firmos me jeten,po te jete nevoja,,,,fajin na e kane politikanet qe e kane bere figuren e ushtarakut si leter bythe,ne vend te shprehnim te gjithe vec ngushellime,jemi bere hedhim topa bore majtas djathtas,,,kalofsh mire plako,,
Angazhimi ndaj NATOS nuk do te thote qe mos te kemi nje fare rezerve se lufta e Afganistanit mund te jete lufte e gabuar, aspak si ajo e Kosoves,e cila po perjetonte nje gjenocid ne zemer te Evropes.
NATO u krijua si organizem ushtarak i mbrojtes dhe sigurise evropiane dhe jo te fuse hundet ne cdo cep te globit.
Nuk besoj se fyhesh nga konkluzioni im sepse ky mund te jete konkluzioni i vete Natos ne nje te ardhme te afert, padyshim me gjithe respektin ndaj te reneve te saj qe kane besuar ne misionin qyterues te vendeve me te zhvilluara.
shumica e kongresmeneve amerikane kane qene ushtare ne vietnam.
sal futja 2 gishtat se e ke lirshem krejt,,
haha, booh, nuk te le kush radhe me thene dicka. Sa desha me shkrujt dicka per ate doren e majte te saliut qe e ka lene pushim kur lexova komentin tend…
Në rrethana të tilla,Nano ka dhënë dorheqjen,kur gomonia me klandestinë u mbyt në det dhe ai festonte nëpër buzuqi në Greqi.
jepi o sali birish,ku del zjarr e ku del tym ku ben daullja bym.e te lumte o sali.
mbece more shoke mbece pertej ures se qabese …nizam asqer per turkun tash per ameriken…
Berisha nuk ka faj sepse shqiptaret e shikojne dhe e respektojne si kryeminister te tyre. Kur nuk ka protesta dhe paknaqesi popullore kunder Berishes, kjo tregon qe shqiptaret e duan Berishen.
Nje populle i tere, eshte ne gjume. Lajmet neper gazeta, internet, TV, jane sa per te kaluar kohen,…. Jane mbi 1.000.000 Shqiptare ne Tirane, qe nuk ndihen fare, Ky eshte realiteti.
Ku eshte kuvendi civil qe beri thirrje per proteste gjoja per ndryshim??? Sot e kishin per te protestuar, pse nuk protestuan??? Ku eshte Aleanca Kuq e Zi qe i do shqiptaret nen pudren e Berishes?? Ku eshte opozita qe eshte e fshehur ne twitter??
Nga Italia. Po prisja me padurim sot, protesten e kuvendit civil, asnje lajme, ketu tek Tema Online, c’fare ndodhi!?
Sa poshte ka rene ky vend duke pas ne krye nje bastard….Sa poshte ka rene nje kryeminister bastard …qe per ca vota pompon nje kengetare ….kompenson ne fakt me te TAKIMIN qe i rezervoi Klinton ne Gjermani …duke e injoruar …pa i dhen as doren ..por i ktheu vetem kurrizin.
Shikoni me vemndje kete foto …shikoni EUNUKET perreth qe qeshin …dhe ndihen te kenaqur e krenar …per kete takim ” madheshto” …Sa shume flet kjo foto …
E meritojme te kemi keta drrejtues te shtetit …Mire na e bejne ..
dhe poshtersia perseritet e perseritet ..
ngushellime familjes se ushtareve tane ..
Ore, nuk po marrim vesh se cfare po ndodh dhe kush po genjen apo misinformon ketu me kete lajm!
Duke ju referuar BBC-ise per kete lajm, del se viktimat qe kane vdekur ne Herat te Afganistanit jane Italian dhe kane vdekur kur automjeti i blinduar i tyre eshte kthyer permbys ne nje mision shpetimi!
Ky eshte edhe linku i lajmit te BBC-se: http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-17095471
malokut vucidolit ka 40 vjet qe nuk i puno ..ca dreqin ben me kurvat????
Fjalet e presidentit nuk kane asnje vlere sepse jane te thena krejtesisht pa sinqeritet, pa interes, pa zemer, pa reflektim… Kur nuk punohet ansje dite ne interes te popullit, nuk mund ti besoj ketyre fjaleve.
Ngushëllime familjes së Feti VOGLIT dhe shërim të shpejtë Nëntetar PEÇIT.
Kepucet BLU Electric te Majlindes jane fantastike!!!
Doni me pa se kush e ma ne kom saliun shikoni kta ne foto jan popull,mos u lodhni kot se SALIUN e duan deri ne vdekie.apo nuk e ka ene bythen e mir kjo qe po e perqafon.
Ngushellime familjes se kapiten Voglit. Uroj sherim te shpejte per nentetar Sandrin.
Po ju ndani mendjen mo shoku, se na bete lemsh: nga nje ane anulloni festimet e shen valentinit per shkak te debores, nga ana tjeter thoni qe jeta vazhdon…Pastaj dy vete per Shqiperine tone te vogel jane si 100 ne SHBA, e nuk besoj se do guxonte president ne Amerike te bente sikur s’kishte ndodhur gje…