Sulm mbi ushtarët shqiptarë në Afganistan, një i vdekur, një në gjendje të rëndë

20 Shkurt 2012, 18:10Politika TEMA
Sulm mbi ushtarët shqiptarë në Afganistan, një i vdekur,

Feti Vogli

(E PERDITESUAR)- Një ditë e zezë për trupat shqiptare në misione jashtë vendit. Një ushtar shqiptar u qëllua për vdekje, një tjetër është në gjendje të rëndë. Kjo është viktima e parë mes shqiptarëve të dërguar në misione në zona të nxehta të globit

Lajmi për vdekjen e një ushtari shqiptar në Afganistan kishte pak minuta që qarkullonte në korridoret e Ministrisë së Mbrojtjes. Megjithatë zyrtarisht nuk thuhej asgjë. Mediat nisin të raportojnë për dy të plagosur, duke mbajtur pezull me dhjetëra e dhjetëra familje që kanë të afërmit e tyre në Afganistan. Heshtja e ministrisë vijoi ndërkohë që mediat raportuan se njëri nga të plagosurit ka vdekur. Brenda pak minutash u raportua edhe për të vdekurin e dytë. Të afërmve të ushtarëve në Afganistan do u ketë ngrirë zemra. Më pas doli emri i të parit, ai quhej Feti Vogli. Më vonë edhe i të dytit, Aleksandër Peci. Të dy jetonin në rrethinat e Tiranës dhe nuk kishin shumë kohë që ishin nisur në mision. Familjarët e tyre shpërthyen në vaj. Por vonë, ministria e Mbrojtjes doli në një konferencë të dytë për shtyp duke konfirmuar se ka vetëm një viktimë dhe Aleksandër Peci është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja

Brenda pak minutash, mediat më në zë në botë nisën të raportojnë për ngjarjen në Afganistan. I referoheshin kryesisht Ministrisë sonë të Mbrojtjes duke folur për dy viktima. Mesa duket, ushtarët tanë u qëlluan nga policë lokalë në jug të Afganistanit. Siç raporton Associated Press, 11 policë afganë u arrestuan pas këtij sulmi. Më vonë qeveria shqiptare foli për një njësit shqiptaro- amerikan që kishte bërë rezistencë të fortë ndaj sulmit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Robat, në distriktin jugor Spin Boldak, pranë kufirit me Pakistanin, bëri të ditur shefi i policisë i Kandaharit, Abdul Raziq. Trupat kishin shkuar aty për një takim në lidhje me hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore, bëri të ditur Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Qeveria jonë ka premtuar hapjen e shkollave dhe të qendrës shëndetësore.

Sipas informacioneve, policia afgane hapi zjarr me pesë pushkë dhe një automatik. Shqipëria ka 265 trupa në Afganistan.

56 komente në “Sulm mbi ushtarët shqiptarë në Afganistan, një i vdekur, një në gjendje të rëndë”

  1. DuaPune says:

    Shkoni ne Afganistan me urdherat e Baces, shkoni.
    Shkoni dhe jepni mijra euro Komandanteve te Zallherrit e Zallbastarit tju cojne atje.
    Shkoni ne Afganistan se ua numerojne mire Talibanet dhe legenat e Al-Kaedes juve trimave te Saliut, ju profesionistave 20 vjecare.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      lufte pa deshmore nuk ka…fatkeqesisht kete radhe e pesuan bashkakombesit tane…mendoj qe ne shqiptaret i jemi borxhlinj natos pasi ate qe beri per kombin tone eshte dicka jashte imagjinates se cdo shqiptari,kete e dime te gjithe..u qofte i lehte dheu qe do mbuloj keta djem te rene ne krye te ketij misioni human (pasi te ndertosh shkolla apo qendra shendetesore nuk eshte dicka e keqe,pra nuk mendoj qe nato eshte pushtuese dhe terrorizon popujt,ja mendoni pak per vellezerit kosovare…)

    2. Vlora1912 says:

      Nderim, Respekt…..Heshtje
      Me gjakun e tyre, keta dy deshmor, perligjen antarsimin ne NATO
      si nje vend dinjitoz.

      Ne I derguam atje larg, ne shqiptaret e tjer, qe u shprehem ne masen 90 %
      pro antarsimit ne NATO. Ata e permbushen detyren.

      U qoft I leht dheu I prehjes. Ngushellime te sinqerta familjeve dhe shokve te tyre.

  2. Landi- Sverige says:

    Te kthehen sa me pare ne atdhe te gjitha forcat shqiptare nga Afganistani! Ai nuk eshte mision paqeje, por eshte nje lufte ku luhen interesa te njeres apo tjetres pale dhe Shqiperia nuk ka asnje interes per te bere rolin e mercenarit ne nje toke ku lufta ka nisur qe ne kohen e Aleksandrit te Madh e vazhdon deri ne ditet tona. Shpresoj te jene demtime minimale dhe te vine shendosh e mire prane familjeve te tyre.

    1. armando says:

      plotesisht dakort. te tjeret mbrojn interesa ekonomike-gjeopolitike. kurse ne shpenzoim para dhe humbasim jet njersish ( dhe mercenaret paguhen shqipria hic)

    2. gallata says:

      Je ne maje te botes dhe prej aty ky eshte vizioni qe arrin te perceptosh ?!!!

  3. emigranti says:

    po cdoni ne shtepine e tjeterit more qyqare ky stan kete bylmet ka mire tu behet
    se per para vajten

    1. iliri leeds says:

      lavdi deshmoreve te atdheut qe dhane jeten ne afganistan duke perfaqesuar flamurin kuq e zi ne luften kunder terrorit pavarsisht se kush i coi dhe ju monstra qe i pergojoni tju vije turp qe jeni shqiptar

      1. net says:

        deshmore???

        Wikileaks: Gjunkshi kërkon 7 mijë USD për ushtar. Iraku nuk i do më paqeruajtësit shqiptarë për shkak të korrupsionit

        1. iliri leeds says:

          edhe?? aq me keq se derdhen gjakun edhe per te paguar kelyshet e saliut po ti o plehre merresh me komente idiote ne vend te rrespektosh ata qe rane

          1. net says:

            sa per gjynaf qe je :))
            sipas teje keta ushtaret paguan kelyshet se saliut per te ikur ne lufte atje?
            un pikerisht per kete po komentoj ?
            pse jan kaq i njorantet ushtaret tane qe japin para per tu vrar ne lufte atje?

            more vesh ti o cari?
            pse ushtaret tane te “zgjuar” japin leke ryshfet qe te ikin per tu vrar atje?
            me kthen dot pergjigje?

            1. gallata says:

              Per gjynah je ti idiot i kultivuar !!!-Bashkohem me opinionin e ilirit leeds.-Keta koqet e gomarit nuk arrijne te shohin pertej hundes se vet…..eshte e kote çdo replike.

              1. net says:

                po ti sheh dot pertej hundes se elefantit qe e ke?

    2. Epirioti II says:

      Qelbesire, qelbesire, qelbesire.
      Po si mund te tallesh me gjakun e atyre qe rane per nje detyre fisnike.
      Po per ushtaret e NATO-s qe derdhen gjak per te bere Kosoven e pavarur, edhe per ata do thuash mire ju be.

      1. net says:

        Wikileaks:

        Gjunkshi kërkon 7 mijë USD për ushtar. Iraku nuk i do më paqeruajtësit shqiptarë për shkak të korrupsionit

  4. net says:

    kjo nuk eshte ceshtje vellazerie por eshte ceshtje shpirti…
    afganet jan duke luftuar per te mbrojtur shpirtin e tyre.

    edhe un nese me sulmojn ne vendin tim, nese me vrasin prinderit, vellezer motra, femijet, nese me shkaterrojn shtepine, nese me shkaterrojn te mbjellat pasurine do te mbrohem me cdo kusht…
    kjo nuk eshte e lehte more cuna sic kujtoni ju…

    nuik eshte film jeta qe perseritet skena si te doje regjizori sa her te doje…


    shpirti eshte i embel per secilin pa dallim…
    pasurite, shtepite, familjet ju jan vrar afganve, tashme ju ka mbetur vetem shpirti i vet per te mbrojtur

    1. Komando says:

      o net ca ju duke thone mer mik, aty vriten shqiptare ty te shkon mendja ke ato plerat afgane. Ushtaret tone nuk kane prek asnji me i gisht dore. Tani mendoj se ka ardhur koha te ndryshoje situata. Respekt per kto dy djem qe dhane jeten per nje mision fisnik. Zoti e Bekofte ushtrine dhe popullin tone…

      1. net says:

        kush ju pat mbetur ne afganistan shqiptareve, tokat e baballareve?
        po ik o rob mbaj per vete mend dhe keqardhjet…

        edhe vellzerit e mi prej gjaku po te ishin nuk me dhimbset askush qe ben nje lufte te padrejte.

        shqiptaret nuk jan ne lufte direkte por jan mbeshtetes pra bashkepunetor ne krim.

        ik o njeri se ti nuk edin se si jan gjerat atje apo kendej.

        bej ca ushtrime aty dhe shih nese ke fasule ne repart per te ngrene ate bej.

        ty po ta bejne vendin germadhe amerikan me gerdec e me gjera te tjera qe nuka te futem ne keto tema se nuk jan per forum e ti me qan hallin e disa lepujve qe jan karrem per pershk ne afganistan.

        cfare interesi kan ushtaret shqiptare ne afganistan?
        ta them une, pak para me shum.
        po mercanare jan o rob, njerez te paguar per te luftuar ose per te vrare.
        me nje fjale jan vrases me pagese moderne.
        pra vrases te legalizuar qe ne fakt jan ilegal.

        o robo, ai vendasi aty nuk don te tij nese je shqiptar, kinez apo afrikan, po te zuri brenda shtepise se tij pa lejen e tij te vret.

        ne USA te vret me ligj nese dikush te gjen qe dhunon shtepine e tij dhe ska gjyqtar ne usa qe e denon pasi vete ligji ja jep kete te drejte…

        ikni ore me gjithe ate humanizmin tuaj fallco dhe moralin tuaj prej hipokritesh.

    2. web says:

      tamam keshtu thoshin serbet kur bombardohej beogradi gjate luftes se kosoves! duhej te liheshin ne pushtet talebanet dhe millosheviçi? ik mor taleban i sales qe bie era qen !

    3. Bazarhesap says:

      “And what is the lesson to be learned from this ? Perhaps that down the generations, soldiers sent to Afghanistan by many states have had their lives wasted. Bring the soldiers home now and save their lives, the misery inflicted on their families and the unsustainable cost on the British taxpayer. If the USA wants to be the world’s self appointed policeman, let them have the job.”

  5. fkpartizoni says:

    o legena, po si mund te thoni “mire ua kane be”? impotente forumesh, te ishit has ballperballe me ato djem, nuk di se c’do kishit be.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Ngushellime familjareve per humbjen e te dashurve te tyre.
    Pjesemarrja ne kuadrin e forcave te NATO-s,ne aksionet e saj,eshte detyre e cdo vendi antari te saj dhe e vendit tone.Problemi eshte se me sa seriozitet perzgjidhen pjesetaret e komandove qe marrin pjese ne keto misione.Sepse,lexojme se paguhet pare e madhe per te marre pjese ne to.U perfol dhe shefi i shtabit te pergjithshem,per marrjen e 7000 euro per nje vend ne keto forca.Ky “selseksionim”me pare,ben qe atje te shkojne njeres te pa pergatitur profesionalisht dhe ky eshte nje krim shteteror me pasoja per jeten e njerezve.Sidoqofte,pergjegjesia eshte e drejtuesve te ministrise se mbrojtjes,te shtabit te pergjithshem dhe te drejtuesve te ketyre komandove ne vendet e dislokimit dhe kryerjes se sherbimeve.Edhe nje here ngushellime familjeve te te ndejreve te cilet rane nen hijen e Flamurit Kombetar,ne nje mision paqeruejtes.

  7. KJO QE NDODH ME SHQIPTARET ESHTE DRAMATIKE.PRANOJNE TE RISKOJNE JETEN NE USHTRI;SE NDRYSHE SKAN TE ARDHME.

    1. Shkelzeni says:

      Une jam nje nga ata shqipetare qe DO TE DOJA TE SHKOJA NE NJE MISION ne Afganistan apo gjetke,sepse e ndiej si detyre ate qe te tjeret e kane bere per ne ,ta bejme dhe ne per te tjere qe KANE NEVOJE.Do te shkoja edhe me nje pagese minimale,dhe i kuptoj shume mire shpirtrat e medhenj te atyre djemve tane neper bote,por s’arrij te kuptoj keta shpirtRRUDHURIT qe flasin me bythe ne vend te trurit e zemres….TURP !

  8. DAKU says:

    respekte per djemte me te mire shqiptar qe rane deshmore , te dy cunat i kam njehur , me FETI VOGLIN PARA CA DITESH FOLA NE SKYPE , LAJMI ESHTE I KOBSHEM

  9. Podgori says:

    Ngushellime familjare te te ndjereve, te cilet respektuan Flamurin Kombetar. Le te perdoret kjo ngjarje si shembull, qe te zgjidhen forca me dinjitet per ate pozicion. Nuk dua te dyshoj ne aftesine e ushtarakeve tane, por dua qe te jemi me gjakftohte ne vendimet qe merren per te tilla aksione. Ngushellime dhe njehere.

  10. Nabukodonosor says:

    Ne shqiptareve nuk eshte se na plas shume se cbehet ne Afganistan.Me vjen keq per ata djemte se jam i bindur se vijne nga familje te varfra dhe do i kene paguar leke atij plehres ne Zall-Herr per te shkuar ne Afganistan.
    GJITHSESI JAM I SIGURT SE SALI KOMUNISTI DO PERPIQET TA SHESI SHTRENJTE LEKUREN E TYRE.

  11. Ata perfaqesojn Shqiperine dhe dhane jeten per interesin e Shqiperise ! un perulem para gjakut te tyre, dhe shpreh ngushellimet e mia per humbjen qe pesoi familja e tyre !

  12. nardi says:

    Me vjen keq per keto djemte.Ngushellime familjeve.
    Kjo eshte lufta,e shemtuar,e eger,e pameshirshme.Shume nga keta djem te pa mesuar me luften,te pa pergatitur e marrin lehte si per shaka,por fatkeqsisht nuk eshte keshtu.Nisen,mashtrohen nga shumat e majme te parave qe do te marrin nga misionet,e qe sigurisht do ndajne me Komandantet.
    Fatkeqsisht lufta nuk eshte shaka!

  13. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Te gjithe ushtaret qe jane ne Afganistan duhet te respektohen per misionin qe kan, ngushllime familjes per 2 ushtaret shqiptar qe humben jeten ne qendren terroriste Afganistan.

  14. Ardi says:

    Cka jane keta pleha qe thote “mire jua bane”…? Respekt ushtarakeve shqiptare te rame ne mision, ngushellime familjeve.

  15. hasani says:

    O njerez respektoni ata qe kane dhene jeten, mos diskutoni dhe mos u permendni paret. ata djem nenash kane bere te njejten gje qe bene ushtaret e NATO ne kohen e luftes se Kosoves ne Shqiperi. Jane ushtarake u binden urdherave, gjynah se jane te rinj, dhe akoma me gjynah qe nuk dergojme nja 100 politikane se edhe po te vriteshin nuk do i vinte keq askujt. Respekt per trimat, kjo eshte tradita e shqiptareve.

  16. TA says:

    Respekt per te dy keta djelmosha qe dhane jeten ne Afganistan. Jam i bindur qe si kane bere keq askujt atje. Ngushellime familjeve.

  17. Cakalli7 says:

    mbece more shoke mbece
    pertej ures se qabese
    ….
    perseri shqipot duke luftuar per nje sulltan te zi, nuk vune mend nje here, as ahere e as tani.

  18. hajriu says:

    Zoti i meshirofte shpirtrat e tyre. Rahmet paçin

  19. perparim says:

    Ngushellime dhe respekt per keta trima te vertet ,se jane me te vertet trima ,nuk shkuan per te vrare por per te hapur dy shkolla thot lajmi dhe i vrane ne pabesi policat taliban ,qe nuk duan shkollen por injorancen e mut ha metit ,prandaj te hapin syte mire dhe veshet edhe talibanet dhe mjekeroshat shqiptar se nga po i cone feja e mut ha metit.

    1. TIRONCI I VJETER says:

      Kjo eshte Nato? cfare do shqipetari qe te shkoje ne vende te huaj si pushtus ne nuk kemi shkolla ne SHQIPERI dhe duhet me hape ne Afganistan te rregullojme nje here vendin tone pastaj te rregulloime vendet e tjera.Te Kthen qe tegjithe trupat ne Shqiperi perpara se te sjellim trupa pa jete te tjereve ushtare.NGUSHULLIME FAMILJAREVE TE USHTAREVE TE PAFASHEM.

      1. bullshit says:

        mire fole…

        disa fjal per forumin:

        por dua te shtoj se edhe ushtaret qe ka ikur ne afgansitan ka prej tyre qe jan pa shkolle sepse kan certifikate shkolle fallco te paguara me para…
        di un prej tyre.
        me mire te shkollojn veten ushtaret tane dhe mos te shkojn si lesh qeni atje …

        te hapen shkollat ne shqiperi, te permisohen kushtet tona…
        afganet kan hallet e veta, nuk na hyn neve ne pune kan ata shkolle apo nuk kan.
        pse neve shqiptareve na mbeti te edukojm boten?

        aman ore se na e shpifet me kete trimerine tuaj prej cjapi ferrash :)))


        ju nuk shihni brezin qe po rritet qe eshte ne llum te llumit, te tere po rriten si mafjoze, kriminele, politikan mashtrues…


        o zot sa mendje lehte qe jan shqiptaret

        ju jep usa 2 medalje trimerie dhe keta fryhe si gjelat

  20. qeparo says:

    po derrzi kishin qene Shqiptaret, vetem te vriten dijne, nga Greku, nga Serbi, nga Maqedoni tani edhe nga Afgani, me te gjiithe kane problem ata apo mos valle kane problem me veteveten

  21. onni says:

    U PREHSHIN NE PARAJSE SHPIRTERAT E ATYRE DJEMVE TRIMA QE JANE KRENARIA JONE KUQ E ZI….STOP KOMENTEVE IDIOTE….

  22. paskuqani says:

    Me vjen shum keq per kta djem qe humben jeten e tyre ne irak,por me vjen keq edhe per te gjith ata djem,qe ekzekutoi xhaferr deva me 4 shkurt ne Tiran,pikerisht aty tek ajo rrug ku Lul Basha vuni emrin e Ibrahim Rugoves,nipit te xhaferr deves,kta ushtar jan ajka kombit dhe duet vemendie nga SHteti per familiet.

  23. gimmo says:

    per cdo shqiptar te vrare 10 taleban duhen hequr qafe

  24. pinku79 says:

    Respekt per keta 2 djem dhe ngushellime familjeve per humbjen e te dashurve te tyre,……jam pa fjale per ata injorante qe shprehen “he se per lek iken “ose “o trimat e sales” e shume batuta fyese,per keta injorante nuk ka fjale,.vetem duhet ti nevrisesh….Per mua keta 2 djem jane 2 deshmore qe perfaqesojne flamurin kuq e zi ne bote dhe per kete duhet te meritojne respekt nga ne qytetaret e thjeshte dhe te nderohen nga shteti shqiptar,.edhe nje here ngushellimet me te sinqerta familjes..

  25. Bazarxhevap says:

    Ore, nuk po marrim vesh se cfare po ndodh dhe kush po genjen apo misinformon ketu me kete lajm!

    Duke ju referuar BBC-ise per kete lajm, del se viktimat qe kane vdekur ne Herat te Afganistanit jane Italian dhe kane vdekur kur automjeti i blinduar i tyre eshte kthyer permbys gjate nje misioni shpetimi!

    Ky eshte edhe linku i lajmit te BBC-se: http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-17095471.

    Ky eshte dhe Linku i CNN-it: http://edition.cnn.com/2012/02/20/world/asia/afghanistan-soldier-deaths/index.html?iref=allsearch

  26. ROBERT PRIFTI says:

    Ore ju “dani” dhe “iliri leeds” ore “kallasher”(duket qe nuk dini mire shqip)po a e dini ç’do te thote DESHMOR (fjale e madhe dhe e nderuar sa s’ben)???!!!!Deshmor more “testikule” gomari eshte AI qe vritet ne mbrojtje apo per çlirimin e atdheut te tij (pra ne kete rast nqs do te ishin vrare ketu ne Shqiperi,per te mbrojtur token ametare),por te vritesh me mijera kilometra larg vendit tend ALBANISE (panvaresisht misionit,gje qe nuk e ve ne dyshim)mund te quhesh i “vrare ne krye te detyres” apo misionit, por kurresesi DESHMOR.Me vjen keq per keta djem qyqare (per ato te shkreta para moren rrugen deri ne KANDAHAR) por te gjithe e dime se ai mision ne kuader te NATOS ka dhe rriskun e te kthyerit “horizontal” ne vendin tend te lindjes.

    1. Aleksander says:

      Nuk eshte ora per cinizem oor Robert P. Ata djem rane atje per TE DESHMUAR, per te DESHMUAR qe ata vete, ne te tjeret une e ti, jemi ne krah te popullit afgan TANI qe ata kane nevoje.Sepse per ata qe kane sy per te pare pertej hundes se vet,eshte SHUME E DHIMBSHME te degjosh mesazhe si ai i perfaqesueses se TIBETIT ne Itali,qe DUKE QARE thoshte NA KENI LENE VETEM…NA KENI LENE VETEM PER SHUME KOHE……apo ti s’ke vesh e sy per keto gjera…ti dhe fatkeqesisht shume te tjere si ti. Pra ata djem jane DESHMORET ME TE MIRE TE SHPIRTIT TE VERTETE SHQIPTAR ashtu si NENE TEREZA qe krenohemi te gjithe.

  27. DAKU says:

    o net o plehre , mos luaj me ndjenjat e njerezve , djemte e rene ne mision jane efektive te batalionit SPECIAL ne regjimentin e lavdishem KOMANDO, specialet nuk paguajne per te vajtur ne misione , ata jane djemte me te mire qe ka Shqiperia

  28. alushi says:

    Ngushllime familjes,te shkrtet,kane vajtur per buken e gojes,edhe duke paguar nene dore per te dhene jeten atje,tani mbase shefi i shtabit e ka ritur pasarin,ishalla e vrafte zoti.

  29. NUKI says:

    Mbece, more shoke, mbece

    Mbece, more shoke, mbece
    pertej ures se Qabese
    Falem me shendet nenese
    te dy qete e zes t’i shese
    t’i jape nigjane se rese
    te me shese kalin,
    te me rrite djalin,
    te me shese mushken
    te me rrite cupen.
    Ne pyette nenia per mua,
    i thoni qe t’u martua
    ne pyette c’nuse mori,
    “tri plumba prej kraharori”
    ne thente se c’kale hipi
    “ne dy tri dhoga meiti
    ne thente se c’krushq i vane
    “zhgabat e sorrat e hane”

    1. net says:

      hahahahahah

      shum domethenese por kush ta kuptoje…

  30. qytetar says:

    Ngushellime familjes se kapiten Voglit. Uroj sherim te shpejte per nentetar Sandrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje