Presidenca ka publikuar sot një sqarim ‘lidhur me pamundësinë e pjesëmarrjes së Presidentit Topi në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë’.
“Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore të paraqitura ditët e fundit nga disa media vizive e të shkruara, Zyra e Protokollit të Presidentit të Republikës, sqaron publikisht dhe zyrtarisht për herë të parë se: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesë për në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel ‘Sheraton’ ditën e premte, më 17 shkurt 2012.
Në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën. Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Presidencës.
Si nuk u bere njeher burre o Bamir… Nejse
Te pakten te kishe ndenjur ne heshtje Z. TOpi, une e kuptoj ju e beni per hater te Kosoves kete sqarim dhe te kesaj dite te shenjte si pavaresia e saj, por ne te njeten kohe beheni pa dashje edhe nje komerdare e atij qe ka dhene urdher per te mos ju derguar ftesen juve ne inagurim. Nejse une mendoj qe ju Z. Topi te pakten keto muaj deri ne fund te mandatit te jeni me aktiv ne skene, te levizni me shume neper sHQIPERI dhe jashte saj ne vizita me homologe tuaj, si dhe te shkoni nje here ne Bruksel apo Washington aty ku ne synojne te integrohemi per te dhene nje mesazh te qarte te angazhimit tuaj serioz ne ceshtjet e integrimit, dhe sigurisht qe edhe kuotat tuaja politike per te ardhmen do konsolidohen edhe me shume. Ju lutem shikojeni me precedence kete sygjerim timin.
Si nuk turperoheni kur mundoheni ta shtremberoni dicka qe eshte shume e drejt.Me afer te se vertetes do ishte te thuani: Topit ia ndaloj Edi Kristaq Rama te shkonte ne festen e Kosoves.
Edhe 2-3jave ,pastaj do shihni se ne cvare derexhe do bjere,ende han djersen e Berishes.
GABIME PROTOKOLLARE .. APO MARREVESHJE OKULTE BERISHA- THACI !?
– Nje akt skandaloz i Tiranes dhe Prishtines zyrtare ne katervjetorin e Pavaresise se Kosoves
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje rast i pashembullt ne diplomacine nderkombetare. Nje injorance totale e rregullave me elementare te diplomacise nga bebe-diplomacia e sidomos politika e Prishtines.
Diplomacia dhe politika e Kosoves kane pasur kohe dhe detyre te mesojne te pakten ABC-ne e diplomacise. Kane kater vjet si shtet i pavarur. Kohe e mjaftueshme per te arritur tek Z-ja e jo as tek ABC-ja e diplomacise dhe politikes !
Mungesa e fteses per liderin e opozitesne perurimin e selise se ambasades se kosoves ne Tirane eshte nje gafe e pashoqe, nje skandal i veretete diplomatik i politikes dhe diplomacise se Kosoves.
Nje gabim apo nje kontrate e mbrapshte
Nje gabim i rastit!? Nje injorance e protokollit diplomatik te ambasadorit dhe stafit te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane!?
Pergjigjen e sakte e japin mesazhet e kryeministrit te Kosoves Z. Hashim Thaci per kryeministrin e Republikes se Shqiperise Sali Berisha ne Tirane, para gjate dhe mbas perurirmit te selise se ambasades ne Prishtine ne Tirane.
Falenderimet lume te kryeministrit te Kosoves Hashinm Thacit per kryeministrin e Shqiperise per dhurimin e nderteses se selise se Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane ia corren masken lojes te mbrapshte Thaci- Berisha ne kete “dimer te vetmise se madhe” te despotit Berisha, kur si politika edhe diplomacia euro- atlantike ia kthejne prapanicen ne menyre te hapur e pa asnje medyshje sikur te kishte koleren apo leprozen…
Keto falenderime te tepruara me kujtuan ato te fshatareve per “dhuratat e Partise e te shokut Enver” qe ne fakt ishin krijuar me djersen dhe mundin e papaguar ose te paguar keq nga ish- diktatura komuniste.
Mesazhi euro-atlantik dhe mishmashi shqiptaro- shqiptar
Si mundet qe politka e diplomacia demokratike amerikane evropiano-perendimore te rrokin duart qofte edhe sa per nje fotografi me duart e pergjakura te nje despoti qe urdheroi ekzekutimin harbut te protestuesve paqesore para selise se qeverise se tij ne Tirane! Aq me teper kur gjaku i tyre e mijera te tjereve ne katrahuren 97, ne Otranto, ne Gerdec akoma nuk eshte thare e nuk do te thahet kurre pa u dhene drejetsia per xhelatet e tyre
Mbi pese here me radhe kryeministri i Kosoves falenderoi nga zemra Sali Berishen per dhuraten e tij te cmuar per Kosoven, qeverine dhe diplomacine e saj, sikur Sali Berisha ti kishte dhuruar atyre kullen e Berishajve ne Vicidol e jo nje ndertese qe eshte prone e shtetit dhe popullit shqiptar ne qender te Tiranes. Sikur ajo ndertese te kishte qene prone me tapi e Argites, Shkelzenit, Saliut dhe jo e shtetit e popullit shqiptar.
Si duket edhe kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci, qe jeton “ne nje shtepi me qera ne Prishtine” eshte infektuar nga virusi i Berishes, qe e ka kthyer dhe e shikon mbare Shqiperine nje cilfig te tij qe mund ta shese, mund ta trese, mund ta dhuroje apo mund ta rrenoje sipas qejfit dhe interesave te tij.
Tamam nje mishmash tipik shqiptaro- shqiptar perballe “dimrit te vetmise se madhe” se Sali Berishes.
Miti Berisha dhe ….
Jo vetem kaq por sic del nga deklaratat “futja kot te dali plot” , pa koke e pa tru dhe kuturu te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane, Berisha edhe Thaci jane marre vesh me njeri tjetrin , qe asnje kundershtar i politikes se tyre te mbrapshte te mos kishte pjese e ” te mos i zinte aspak hisen e Diellit” “dashurise se pakufizuar te Berishes” dhe “monopolit te tij ” mbi Kosoven.
Marreveshje okulte tipike mafioze midis Hashim Thacit dhe Sali Berishes per kush do te vinte e kush do te harrohej ne ceremonine e perurimit te selise se Ambasades, si per cdo veprim tjeter qe con uje ne mullirin e percarjes, ndasive, perplasejeve e konflikteve ndershqiptare per cka shkelqen per zi mjeshtri i politikes se konfliktit shqiptaro- shqiptar, Sali Berisha, qe i vuri vulen dhe
ultimatumin kryeministrit kosovar.
Kemi te bejme me nje kontrate tipike mafioze Berisha- Thaci per te cimentuar cifligun Berisha jo vetem mbi Shqiperine por edhe monopolin e tij si “protektorin”, ” jaranin” dhe “mikun me te madh” te Kosoves ne Shqiperi !
Ndaj u harruan ftesat jo vetem per liderin e opozites Edvin Ramen! Nje harrese e paralajmeruar !
… harresa e paralajmeruar e historise se sajuar dhe …
Harruan po ashtu se Sali Berisha nuk eshte i perjetshem ne kolltukun me vota te vjedhura te kryeministrit te Shqiperise!
As Hashim Thaci nuk e ka me tapi karriken e kryeministrit. Te dy kane marre tatepjeten qysh nga zgjedhjet e kaluara ne Shqiperi e ne Kosove.
Mesazhi i Murat Jasharit me rastin e katervjetorit te Pavaresisse se Kosoves, per te cilen askush nuk ka kontribuar me shume se Jasharajt eshte nje shuplake e rende per Hashim Thacin. Fotografite e sajuara e falsifikuara nuk mund te falsifikojne historine e te verteten e luftes per liri te Kosoves… Shume shpejt per te shtremberuar historine si profesori i tij i mbrapshte Berisha.
Te duronte te pakten derisa te thahej gjaku i dlire i Jasharajve. Heroizmi dhe heronjt nuk mund te sajohen. Aq me pak historia ! Ato behen!
… E verteta e dashurise se Berishes per Kosoven
Cila eshte e verteta e dashurise se Berishes per Kosoven !? Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra e rrena Berishe. Le te flasin faktet:
1- Shkelja e embargos ndekrombetare ndaj Serbise ne kulmin e spastrimti etnik dhe terrorit shteteror te Miloshevicit kunder Bosnjes dhe vete Kosoves ne vitete 1994- 1995 qe gati e perjashtoi Shqiperine nga OKB-ja
2- Ekzekutimi ne tortura e zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes ” El desaparecido” i ngjashem me ato te Videles ne Argjentine dhe Pinocetit ne Kili.
3- Flirtet e fshehta dhe pazaret e hapura te Berishes dhe regjimit te tij me Miloshevicin dhe Arkanjin qe cuan ne prishjen e pariparueshme te Gandit te Kosoves Ibrahim Rugova, qe nuk e shkeli per shume vite e derisa vdiq Shqiperine.
4- Sabotimi i UCK-se duke e cilesuar si organizate ekstremiste “marksiste-leniniste”, “enveriste” dhe si “dore e zgjatur e Beogradit ”
5- Grushti i shtetit 14 te shtatorit 1998 organizuar ne bashkepunim me UDB-en e Milloshevicit dhe Stanishicit qe ishte nje thike mbas shpine e Berishes dhe klanit te tij filo-serb mbas shpines se Kosoves dhe luftes se saj per liri
6- Sabotimi i Rambujese dhe i luftes clirimtare duke akuzuar ne kulmin e saj lideret e saj perfshi Hashim Thacin per vjedhjen e 3 milione eurove te ndihmave te diaspores shqiptare
7- Akuzat e hapura te gazetes “Koha Ditore” ne analizen e gjate ” Golgota shqiptare” per Sali Berishen dhe keshilltarin e tij politik Mehmet Elezi si spiune te UDB-es serbe , qe kurre nuk u pergenjeshtruan nga asnjeri prej tyre. Te njejtat akuza i ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, dhe Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ne nje seance degjimore te Kuvendit te Republikes se Shqiperise se ” politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”….
“Zeusat” e perkohshem dhe kombi e perjetshem
As Berisha as Thaci te mos mendojne se jane Zeusat as Zoterit e perjetshem te Shqiperise dhe te Kosoves. Ata ose cilido shqiptar kushdo qofte ai, jane krejt te perkohshem ne ato karrike e ne vete ” kete jete sa hap e mbyll syte” …
Shqiperia dhe Kosova jane te perjetshme! Populli i Shqiperise dhe Kosoves shqiptaret jane e do te jene te perjetshem!
Veshtire se ato do te harrojne 17 shkurtin 2012… Ftesat e munguara apo te harruara per liderin e opozites ne perurimin e Ambasades se Republikes se Kosoves …. nuk ishin as nje gabim dhe as nje harrese protokollare.
Faktet e mesiperme vertetojne se ato ishin jo vetem nje skandal i vertete diplomatik. Ato mungesa ishin nje akt i qellimshem skandaloz i Tiranes dhe Prishtines zyrtare ne katervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe ne prag njeqintvjetorin e Pavaresise se Shqiperise , dy ngjarjeve me te rendesishme ne historine mijeravjecare te kombit e popullit tone te perjetshem !
Mir Topi paska qen me viroze – Po Ed Rames pse nuk i cuan ftese? Apo se rrun mo njeri per Edin e shkrete !
Hahahahaah
Te mesosh gjuhen e nenes,nuk eshte e thjeshte(sidomos per ata qe ne femijerine e tyre kane folur nje tjeter gjuhe)ose mund te jesh pyke ne diell,sikur eshte ky Shkupisti,ndersa ti Altin duhet ti besh lavazh truve!tunde koken fort cdo mengjes dhe shko tako mbremjeve Fahri Balliun te jape disa keshilla si mund te qurravitesh
ky nuk e meriton kete nder qe i kan ber .po ku ishe mere presidenti jon ka 3 dit qe slihet gje pa then ne shtyp e mdja qe ste ftuan dhe ti vetem sot del e thot jam ftuar por qesh i smur .un habitem me shum nga komentusit po ju a jeni te verber apo sdegjon ,apo slexon ky thot jam ftuar po qesh me viroz dhe ju prap se ftuan topin hajde memorej hajde .