21-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, AK: Të mos lejojmë instalimin e të njëjtit model

20 Shkurt 2012, 11:30Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me 21-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Me anë të kësaj deklarate, Aleanca shigjeton kryeministrin Berisha, duke thënë se nuk duhet lejuar instalimi i të njëjtit model në Shqipëri nga ana e këtij të fundit.

Në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi theksohet se në vendin tonë ende funksionin sistemi parti-shteti dhe se urrejtja politike po sundon vendin, ndërsa thirrja e 21 viteve më parë, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sipas Aleancës vazhdon që të mbetet aktuale.

14 komente në “21-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, AK: Të mos lejojmë instalimin e të njëjtit model”

  1. Horri i bulevardit says:

    Tani mbas 21-vjetesh, them se kam bere gabim qe mora pjese ne ate ngjarje, jam aq i zhgenjyer nga politika fashiste e Sali Berishes, sa po tme jepet mundesia tani mba 21-vjetesh, do tja ngreja bustin akoma me te madh se ai qe rrezuam.
    Komunizmi eshte i demshem per nje shoqeri, kur aspiron nje demokryci qe funksionon ne respektin e tjeterit, te punes dhe te prones, por dhe te nje bashkimi mbareshqiptar, kur keto aspirata, neglizhohen dhe ne te kundert behen pengese, per nje shtet te se drejtes, atehere, komunizmi eshte nje sistem shume me i mire se nje sistem qe sundon me kerbacin e anarkise.
    Vrasja e asaj engjelle te pafajshme me emrin Megi dhe shume vrasje te tjera pa asnje faj, na cojne se diktatori Enver, ka ditur se ne nuk mund te bejme shtet, pa e shkatarruar ate, si duket fjalet e te madhit Konica, Enver Hoxha, i ka patur si lejtmotiv, per mos ti lene shqiptaret te hajne njeri tjetrin, por shteti ti denoje ata qe shkelin ligjin.
    Armiku i shqiptareve jane vete shqiptaret.
    Si do ta quani ju nje person qe me kallupe dinamiti, hedh ne ere nje shtylle tensioni? une do ta quaja sabotim dhe personin sabotator, si do ta quani ju nje kriminel qe vret ne rruge? une do ta quaja krimenel dhe do ta coja dhe ate ne varr, se monstra te tilla, jane nje rrezik per komunitetin.
    Per kete dhe shume te tjera qe Saliu na i instaloi ne Shqiperine e paster dhe pa kriminele, une do te isha nje nga ata qe do tja ngreja bustin atij Burri edhe me te larte, panvaresisht se ai rregjim me denoi, jo me burg ordiner dhe qe dolen politik, por me burg politik 100 karatsh, por sot jam ai qe Shqiperise i duhet nje diktator i tipit Hoxha, qe do ta bente Sali Berishen dhe pederastat qe vertiten rreth tij, ti shpetonte shurra ne breke.

    1. fule says:

      “do tja ngreja bustin akoma me te madh se ai qe rrezuam” ? e forte kjo

    2. plaku says:

      Horri i bulevardit,
      Me lejo te lutem te them keto gjera :
      – Jam shume dakord me shume gjera te shkrimit tend.
      – Perulem me respekt perpara vuajtjeve te tua si i bugosur politik.
      – Une vete personalisht kam perfituar nga regjimi. E kam patur babane komunist te betuar ( do te thosha idealist ) dhe nga kjo bera shkolle dhe kisha vende pune te mira.
      – E kuptoj deshperimin tend. Nga ana tjeter shtetit real socjalist per faktoret e jashtem e te brendeshem i kishte ardhur fundi. Ishte ceshtje kohe.
      – Une kur u hodh busti, kam qene tek ish teatri i kukullave. Pasi u hodh busti jetova nje nga momentet me te bukura te jetes sime. Nje nene vajti dhe puthi nje ushtare, te dy qanin. Ushtari i tregoi nenes pushken pa fisheke. Njerezit puthnin njeri tjetrin te lumtur dhe kercenin nga gezimi. Te lutem me beso, jam plak 65 vjecar,nuk kam interes te genjej. Ne kete gezim te madh popullor erdhi edhe nje fait i bardhe nga ku doli Sale horri me dy gishtat perpjete. Keto momente nuk ja fal Sales deri sa te vdes. Ky horr vodhi trimerine e rinise dhe dogji shpresat e saja ne menyre te turpeshme.
      – Kam mendimin se vajtja ne demokraci eshte nje rruge e veshtire. Shif ish vendet socjaliste te Europes edhe ata kane probleme me korrupsionin dhe pamvaresine e institucjoneve. Ka lindur nje Shqiperi e re dhe deri sa foshnja te heci me kembet e veta do kohe. Cdo lindje eshte e veshtire.
      – Kam mendimin se edhe ne Shqiperi kishte krime. Me lejo te lutem te te tregoj se, shpesh une i genjeja turistet duke i thene se tek ne nuk ka kriminalitet dhe turistet duke qeshur me thonin, si spjegohet atehere qe katet perdhese te shtepijave i keni me hekura ?
      – Jam plotesisht dakord me ty se, qeveritaret e Sales jane te koruptuar dhe nuk pyesin per popullin dhe duan te pasurohen vetem per vete. Kam qene ne shtepite e dy ministrave shqiptare te kohes se Enverit. Me beso te lutem se, ne shtepite e tyre kishte vetem divane, tavolina dhe karrike normale. Pra per mua ministrat e kohes se diktatures nuk ishin te korruptuar si ministrat e Sales. Per anetaret e byrose politike ishte pune tjeter. Kam qene me te huajt marksiste leniniste ne dyqanin ku blenin anetaret e byrose. Mund te them pa frike se atje gjeje edhe qumesht dallandysheje.
      – Duke u perkulur edhe nje here me respekt para vuajtjeve te tua dhe me bindjen se Sala dhe horrat qe e rethojne do zhduken nga skena politke shqiptare ( shpresa vdes e fundit ), te pershendes.

      1. Horri i bulevardit says:

        E lexova me vemendje dhe me erdhi mire qe me ke kuptuar ashtu sic e kam menduar une, kur shkrova kete koment.
        Jam shume dakort me ty dhe me shume te tjere ketu, se ne fakt te gjithe edhe ata qe sot si une jane te demoralizuar, kerkonin nje demokraci qe do tu rregullonte jeten e tyre, ashtu sic e enderronin.
        Kurre atehere nuk degjova njeri qe te thoshte, se shyqyr qe erdhi demokracia, se mund te mbaj flok te gjata dhe pantallona kauboj, por gati te gjithe, donin nje pune ne frymen e ekonomise se tregut, ku shperblesa te ishte nje shperbles, qe mund te sillte te mirat materiale edhe ato qe na munguan nga sistemi i meparshem.
        Nuk kishte rendesi se kush do ta sillte kete demokraci, per ne, rendesi kishte qe ne ta shijonim me punen tone dhe me familjet tona, ku te kishim te drejte te flisnim hapur, pa rrezikuar.
        Por kur them se do tja ngreja monumentit Enver Hoxhes, akoma me te madh se ce kishte, e them se nuk imagjinoja atehere qe do te vinte nje dite qe nje vajze e pafajshme si Megi, qe e njoha ne vdekjen e saj, te vritej pabesisht, nuk imagjinoja gjithe keto vrasje dhe shkaterrime, pyjesh, liqene, kanale kullimi, dhe shume te mira qe ne i kishim dhe ngritur me mundin tone.
        Nuk imagjinoja qe nje sistem arsimor i konsoliduar shkencerisht, te shkaterrohej ne kete gjendje qe kemi sot.
        Njoh shume dhe kam pare shume, fale mediave, qe ish te arsimuarit e kohes se komunizmit, kane arritur, te kene sukses ne perendim, kjo nga qe shkolla ka qene shkolle, kjo nga qe mesuesi, ka patur autoritet, sa qe perjashto sekretaret e partise, te gjithe perkuleshin para mesuesit.
        Mund te numeroj shume gjera, qe ti vet i di me mire se une, por jemi shkaterruar, prandaj jam i revoltuar.
        Me mire nje sistem komunist, ku te mbyllim gojen, se nje sistem anarkist, ku flet dhe vritesh si nje qen rrugesh dhe te del nje fashist e diktator dhe te jep mesazhe demokracie.
        Edhe une te pershendes dhe faleminderit qe me ke lexuar.

        1. plaku says:

          Horri i bulevardit,
          Faleminderit per shkrimin civil. Me vjen keq por une nuk mund te jem dakord kur shkruan :”Me mire nje sistem komunist, ku te mbyllim gojen, se nje sistem anarkist, ku flet dhe vritesh si nje qen rrugesh dhe te del nje fashist e diktator dhe te jep mesazhe demokracie.”
          Une te kuptoj drejt,mik, duket qe te ka ardhur ne maje te hundes. Une kam mendimin se, durimi sjell trandafila. Kuptohet se asnje trandafil nuk eshte pa gjemba. Ne fund te fundit disa gjera i kemi arritur si sistemin shume partiak, parlament shume partiak, ekonomi tregue, zgjedhje te lira, liri shtypi etj. Per mua e njejta gote uji eshe gjysem plot dhe per ty per momentin gota eshte gjysem bosh. M.gj.s e kuptoj deshperimin tend, me lejo te lutem qe te mos jem dakord me ty.Sala nuk e ka te gjate.
          Pershendetje.

      2. tea says:

        ….problemi eshte qe rrezuat nje bust mermeri, po ne vend te tij kemi para syve nje bust me kocka mish e gjak(nqs ka ndonje pike) shume me te rrezikshem se i pari, dhe tani ne kete 21 vjetor (koencidence e keqe numri 21) duhet ta terheqim zvarre kete te dytin qe mos te guxoje me njeri te behet si dy paraardhesit…..

    3. Hajdar says:

      Politika e Sales nuk eshte fashiste por komuniste, mjaft te shohesh politikanet tane jane pothuajse te gjithe komuniste, prandaj nuk ke arsye t’ja ngresh bustin me te madh Enverit sepse keto akoma nuk e kane hedhur bustin, ashtu sic e hodhi populli.
      Nuk duhet lejuar instalimi i te njejtit model… thote Aleanca KZ, kur ne akoma pas 21 vjetesh nuk kemi dale akoma nga modeli dhe kthetrat e komunizmit.

  2. Vlora1912 says:

    Ju propozoj qe tek vëndi i Permendores se Enverit të ngrem bustin e Kreshniku(Ketij Patriotit te flakt te AKqZi).
    Dhe i takon mavris që çke me të.

    Ne ato pak vite qe ai drejtoi KLD(Ose kryetari defacto i Pushtetit Gjyqësor ne Shqiperi) e beri qe Sistemi gjyqesor te ket pamjen e surratit te tije.
    Edhe po s’ini dakord me mua u hidhni nje sy vendimeve skanadaloze te koheve te fundit te Gjyqsorit.

    Shqiperia sot eshte kaq e qelbur dhe pa te ardhme sepse funksionar te lart te shtetit(Nder ta edhe ky Spahiiu)nuk kanë asnje lloj pergjegjshmerie e jo me ndjenjën e Patriotizmit.

    Jan po keta sharlatan, vazhdimi i ketij pushteti barbaresh, qe rrembejne Kauzën e Patriotizmit si tw ishte nje “Trade Mark” dhe sigurojne Ekskluzivitetit ne te gjith hapsiren Shqiptare.

    Askush tjatër perveq atyre( Eh.. më hëngërt dreqi sënte… me rrëshqiti dhe nje “q” tjetër) nuk ka te drejte te tregohet Patriot.

    Vetem pasuesit e “Mirë edukuar” te AKqZi kan te drejt te vetquhen “patriot”, vetem ata mund te jenë “Lebër 24 karat”!!!!!

    Ndersa un ju them se sot ne Shqiperi nuk ka asgje me Patriotike se te botosh nje gazet si Tema ku thuhet hapur e pa doreza interesash gjith problematika qe po e gropos kete vend…

    1. Hysa says:

      Po damper,por mos te harroj njeri se deri para ca vitesh dhe drejtuesit patriot te kesaj gazete ishin ne nje varke me shokun sali

      1. Vlora1912 says:

        E ç’na ngaterron me Histori Varkash o Hys SupperDamper!!!!

        Hidhi nje sy varkes tek lajmi pasardhes, qe ta kuptosh se sa e koplikuar eshte kjo puna e Varkave… edhe e dampers, si puna jote ..

  3. mojsi Baruti says:

    Z.Mero !
    Sa po beni ju me gazeten Tema,nuk po ben rezistence as e gjithe opozita bashke.
    Formoni nje parti ju intelektualet qe njifeni,dhe ne te tjeret
    do jemi me ju ,me mire se ju nuk do ta drejtoje kush kete vend te dermuar .Per kete vend bejeni te pakten ,ajo do te jete finalja juaj,ka akoma kohe.Mos te drejtojne komunistat si dhe pseudemokratet.

  4. ismeti says:

    ju veq e keni ket tradhtar

  5. faktet says:

    vetem zjarri per te gjitha pasurite e komunisteve ndricon ajdutlleqet e tyre ne tranzicion.Keto pasuri ju grabiten popullit 20 vjet,asnje meshire per kleptokratet,qe nga sandri i pari me fevzon dhe balliun.

  6. tironci says:

    ate nate ne tirane u arrestuan 280 djem te ri ..qe mendohej se kishin marre pjese te shembjen e bustit ,,dhe ja cuam peshqesh studentave ke qyteti studenti ..
    po nga te gjithe ato arrestime dhe keqtrajtime nga aranit cela ,,asnje nga keto te rrinj nuk e menduan se do vendosej nje DIKTATURE TJETER EDHE ME E EGER SE E PARA ..
    tani kemi marre rruget neper bote ,, nga ky kafshe qe drejton vendin tone ..
    por do pranoja te arrestoheshim edhe nje here vetem qe te zdukej kjo fare e keqe qe drejton SHQIPERINE TONE ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje