“Lajmin e mora vesh në taksi, madje nuk jam larë akoma”

20 Shkurt 2012, 11:29Politika TEMA

Ishte ora 20.30 kur në Berlin u përhap lajmi. Fare pak më vonë Reuters shkroi: Unioni pranon Gauck si president.

Gjermania tani do ketë një president të ri konsensual: Joachim Gauck.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut në ish-RDGJ, teologu 72 vjeçar dhe ish-drejtuesi i zyrës së hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit në RDGJ pritet të zgjidhet me shumicë të gjerë nga Asambleja Federale si pasardhës i presidentit Christian Wulff. Por nuk kishte qenë e lehtë të gjendej një emër i përbashkët me partitë e opozitës. Madje problemin më të madh kancelaria gjermane e pati me liberalët në koalicionin e saj. Në fund u vendos. Një dramë u mbyll, shkruajnë mediat gjermane. Dhe ankohen se zgjati shumë. Në vendin tonë diçka e tillë do ishte bërë telenovelë.

Madje u mbyll aq shpejt sa vetë Gauck thotë se e mori vesh lajmin ndërsa ishte në taksi duke u kthyer nga një udhëtim në Vjenë. “Isha duke u kthyer nga një fluturim kur më mori në telefon kancelaria,” rrëfen Gauck. Me urgjencë u dërgua në një konferencë për shtyp. Ora 21:17- ai së bashku me gjashtë shefa partish del përpara kombit. Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa Gauck thotë: “Jam konfuz e madje nuk jam larë akoma sepse po vij nga udhëtimi”.

16 komente në ““Lajmin e mora vesh në taksi, madje nuk jam larë akoma””

  1. Majlinda says:

    Kete ta degjoj kryeministri jone, dhe ajo ngaterestarja qe drejton Parlamentin Shqiptar, 2 njerez sharlatan per kete vend. Te marrin shembell nga Gjermania. Shkon Kryemnistri jone ne Gjermani, flet gjera te paqena, dhe premtime koti, por kurre nuk merr shembull nga ata njerez qe bejne politiken e duhur per popullin e tyre. Ketu nuk ndodh nje gje e tille, Do desha te ndodhte, por me keta njerez qe na drejtojne, kurre nuk ndodh.

    1. Vlora says:

      sa e perkeledh kur i thua ngaterestare…………

      monster———-thuaj me plot gojen

    2. xhimi says:

      ti Majlinda si mendon mund te ndodhin gjona te tilla ne vendin tone ha ha ha ha

  2. plaku says:

    Djema, dje ne tv italjan RAI3 ne programin “che tempo che fa” kur u diskutua per shkakun e doreheqjes se presidentit te Gjermanise Wulff, publicisti italjan Marco Travaglio tha : ” Ne se edhe tek neve ne Itali do te jepnin doreheqjen deputetet italjane per aresyen qe dha doreheqjen Wulff, atehere parlamenti italjan do ishte bosh.”
    Nje nga aresyet qe dha doreheqjen Wulff ishte se ai kishte marre nje kredi favorizuese per blerjene e shtepise se tij. Po ne te njejtin emisjon ne tv italjan nje italjan duke qeshur tha : “Hajde gjerman hajde. Ketu ne Itali ai mund te thoshte se “ma kane blere shtepine pa dijenine time” dhe prape do mbetej ne pushtet.
    Kam mendimin se gjermanet ne lidhje me keto gjera jane te pa arritshem. Kane ligje dhe gjykata te forta. Kane mentalitet tjeter. Basha vodhi 250mije Euro nga rruga e kombit dhe del i pafajshem per procedure. Ministri i brendeshem i kanton Zug ne Zvicer, kishte nje dashnore. Mediat gjeten se dashnorja kishte marre dhurate nje pelice te shtrenjte nga pronari grek i nje linje fluturimi dhe ministri u detyrua te jepte doreheqjen.
    Para tre javesh gruaja e presidentit te Bankes se Zvicres, perpara se Banka e Zvicres mori vendimin qe kursi minimal Euro / Franka zvicerjane do ishte 1,20, i dha urdher bankes ( kua ata kishin leket ) per e bere nje transaksion shkembimi dollar/ Euro, ku fitoi reth 50mije franka zvicerjane. Media e morren vesh dhe presidenti i Bankes se Zvicres ( profesor dhe financjer me fame boterore ) u detyrua te japi doreheqjen.
    Ne se ju kujtohet ne Amerika para shume vjetesh mediat provuan se president Xhonson kishte vene aparate pergjimi ne hotelin “Watergate” kur pergjonte kundershtarin gjate fushates se zgjedhjeve. Sic dihet presidenti Xhonson u detyrua te japi doreheqjen. Sala dhe Basha vjedhin votat ne mes te dites dhe nuk ju hyn gjemb ne kembe.
    Gruaja e kryeministrit izraeljan nuk kishte deklaruar se kishte hapur ne amerike ( kur i shoqi ishte ambasador atje )nje konto me pese mije dollare. U gjet nga mediat dhe kryeministri u detyrua te jape doreheqjen.
    Presidenti i izraelit u gjykua dhe doli fajtor se kishte perdhunuar me force nje sekretare. U denua me shtete vjet burg dhe tani po vuan denimin.
    Beni vete krahasimin me cfare ndodh ne Shqiperi.Me falni se ju merzita.

    1. Tironci Lugano says:

      plaku
      Presidenti Nikson e jo Xhonson.Per te tjerat spo te kundershtoj
      pershendetje

      1. plaku says:

        Tironaci Lugano,
        Ke te drejte. Si eshte koha ne Tirane? Po pate kohe pije nje kafe per mua tek “Tajvani”. Sa ta kam zili more mik. Zili ne kuptimin e mire te fjales. Kendej nga Thuni eshte kohe e mrekullueshme dhe me diell. Te uroj qe ta kalosh sa me mire ne qytetin me te bukur ne bote. Pershendetje.

        1. Tironci Lugano says:

          plaku
          Koha ne Tirane ishte e mire pas atij te ftohti.Por ndjeta shume pak as 24 ore.Ehde ne Zyrih sot kohe me diell-Temperatura ishte 0 grade por duke pasur diell dukej si nje dite e ngrohte pranverore.
          pershendetje

    2. Kalorsi i zi says:

      Plaku duhet ti shohim keto te ngjarje ne zhvillim, drejt nje te ardheme ku ekspancioni gjerman ne evrope do jete jo vetem ne fushen ekonomike po edhe ne ate ideologjike. Pra shembulli gjerman do sherbeje per te luftuar korrupsionin kudo ku ekonomia gjermane do te jete prezente. Ideologjia e re gjermane do eksportoje kulturen e rezultatit ne reel politike. Pra korrupsioni eshte drejt vdekjes dhe mendoj qe kjo e re do te gjeje nje solidaritet tek popujt e Evropes po ashtu tek popujt e ballkanit.

      pershendetje

      1. Tironci Lugano says:

        Klorsi
        Ky lloj mentaliteti do kohe te eksportohet ne Itali e Spanje pershembull.Don akoma me shume kohe te shkoj ne Greqi.E me vjen keq te te zhgenjej don infinit kohe te shkoje ne drejtim te Shqiperise
        pershendetje

        1. Kalorsi i zi says:

          TL, kriza ekonomike eshte me ritme ditore. Sot shume shtete dorezohen sepse do falimentojne ose do pranojne manaxhimin e tyre nga BE. Mbase eshte nje lloj pushtimi por mendoj sidoqofte per ne ne shqiperi eshte me i pershtatshem se politikanet tane.

      2. plaku says:

        Kaloresi i zi,
        Jam dakord me ty. Kuptohet qe eshte mire qe, ne te marim ate qe eshte e mire si per shembull demokracine, respektin per institucjonet e pamvarura, modelin ekonomik etj. Me fal por une kam mendimin se, cdo vend i Europes duhet te ruaje shume gjera nga kultura e tyre. Kjo i jep shumllojshmeri dhe gjalleri kultures europjane. Ti e di me mire se mua se, kultura franceze, itlaljane, greke,angleze, shqiptare etj. i kane dhene shume kultures europjane ne kohe te ndryshme. Kam mendimin se, ekonomia nuk eshte gjithshka. Cdo gje qe teorohet nuk eshte mire. Jam me ty se vlerat kane gjithashtu shume rendesi. Kaloresi i zi, ketu thone se, kur ruset e pasur shkojne ne Saint Moritz mbushin tavolinen me gjelle dhe pije( kane leke kodoshet )nga me te shtrenjtat por hane pa edukate dhe me shume se gjysmen e gjelleve e lene ne tavoline. Kete informacjon e kam marre nga televizori zvicerjane ku kamarjere e ndryshem nuk flasin me shume respekt per ruset. Kuptohet se kam respekt per popullin rus, por kam mendimin se te pasurit e rinj ruse jane vulgare dhe mendojne se leku eshte gjithshka. Kaloresi i zi, me fal se po dal nga tema. Pra kam mendimin se kultura gjermane eshte e mire por jo te jete kulture homogjene per Europen.Kaloresi i zi, nuk e di por kohet e fundit ketu ne Zvicer po flitet shume per VLERAT e verteta te njeriut qe ndoshta shoqeria e konsumit i ka zvenitur.
        Me fal se e zgajta dhe dola nga tema.
        Pershendetje.

    3. gallata says:

      Plaku na merzite dhe shume.Na ofendove Lul Bashen(250 mije euro)pse ç’u be ai hajdut xhepash ?!

    4. patrioti says:

      plaku basha vodhi 250 milion euro dhe jo 250 mije..mos ja ha hakun jadutit..

  3. sherifi says:

    “Plaku” nuk i heq as nje presje komentit tuaj per te gjitha ato qe jep si shembuj per vendet qe kane demokraci, po shpellari jone nuk njeh doreheqje,nuk e ka ne mentalitet ate fjale,nuk dha doreheqie ne vitin 1997 kur u shkaterrua tere shqiperia,nuk dha doreheqien kur u vran ne gerdec 26 persona dhe u plagosen shom te tjere,nuk dha doreheqien ku vrau 4 protestues ne 21 janar. ai nuk e njeh ate fjale,vetem kur te japi shpirt ose po u realizua ajo fjala e Namik Hotit.
    -Ndersa per Bashen o “plaku” ke bere nje gabim te madh dhe duhet te kerkosh falje publike, “gabimi”eshte aty kur thua 250 mij euro,o zotni nuk jane 250 mij po jane 250 milion euro.-
    – Respekte “Plaku”.

  4. nardone says:

    mjaft me budallalliqe me jeni bere si papagajt,lexoni nje gazete shikoni nje film dhe kujtoni qe kjo eshte bota reale,nuk ka pushtet pa gjak,perpiquni te zhbironi boten e erret te saj,le te mos harrojme ne vitet 93 94 Gjermanet kthyen gati 10000 Shqipetar duke i keqtrajtuar vjedhur ato 5 marka qe kishin vene dhe kush kundershtonte perfundonte ne psikiatri.keshtu qe hani buken e tyre dhe mos thurni lavdi se shume prej tyre dhe nuk e meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje