Avokat Spartak Ngjela shprehet se Berisha po del kundër SHBA dhe politikës së saj në Ballkan. Ai thotë se abuzimi i tij me pushtetin dhe sulmi ndaj institucioneve, për bën, veç të tjerash, edhe nje sulm ndaj interesave amerikane.
Nga Skënder Minxhozi
Zoti Ngjela, duket qartë se maxhoranca nuk do ta ketë të lehtë të imponojë Presidentin e saj “kushtetues”. Cili do të jetë, sipas jush, identikiti i kreut të ri të shtetit? Një figurë politike e negociuar, një person publik jashtë politikës, apo një zgjedhje e tretë?
Çeshtja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ka tepër mundësi që ta sjellë gjendjen shoqërore në Shqipëri në një përplasje, e cila, sigurisht që do të varet shumë nga fakti sesa e madhe do të jetë intransigjenca e Sali Berishës në lëshimin logjik dhe historik të kësaj çeshtjeje. Unë mendoj se Saliu e ka ndërkohë në skemën e tij të mbrojtjes, marrjen me çdo kusht të Presidentit. Por ai ka gabuar dy apo tre vjet rresht me këtë çeshtje; sepse, kur ka ndërmarrë nismën legjislative për të shtënë në dorë Shërbimin Informativ, mendjen e kishte te largimi i CIA-s nga Shqipëria. Eshte e kuptueshme se, çdo kryeministër që abuzon me pushtetin, që do të manipulojë vijimisht votat dhe që ka një plan patologjik kundër vendit të tij, gjënë e parë që bën është vënia në dorë e shërbimit inteligjent. Këtë bëri edhe Saliu, por u tërhoq, sepse amerikanët, përkatësisht CIA, e cila ka një kontratë partnershipi me SHISH, nuk ia lejuan që ta vijonte rrugën e nisur, madje edhe e kërcënuan. Pas kësaj, ai e vijoi edhe më rëndë çeshtjen e tij abuzive si në korrupsion, ashtu dhe në dëmin antikombëtar që sjell me politikën e tij bllokuese. Por, më në fund, vrasjet e 21 janarit, e kanë disekuilibruar atë tërësisht, për ta sjellë në një nivel naiv dhe qesharak, sepse nuk ka aftësi që të shohë një rrugë tjetër shpëtimi, me përjashtim të asaj që të ketë në dorën e tij postin e Presidentit të Republikës. Pak rëndësi ka për të nëse do të jetë vetë, apo do të jetë një kukulla e tij, e kapur, dhe e dominuar politikisht e moralisht prej tij.
E gjithë kjo tablo analitike që përshkrova, më sjell në mendimin se Sali Berisha do të ketë një përplasje si brenda vendit, me opozitën, ashtu edhe jashtë tij, si politikë globale amerikane, e cila e ka Shqipërinë në vëmëndjen e saj kontrolluese në luftën globale kundër terrorizmit. Por këtu na del përpara kjo pyetje: përse e kërkon Sali Berisha largimin e CIA-s nga Shqipëria, dhe pse kërkon t’i kundërvihet hapur politikës amerikane në Shqipëri? Para së gjithash ai asnjëherë nuk ka qënë dakord në konkordancën ose në bashkimin që kanë interesi shqiptar dhe interesi amerikan në Ballkan. Për këtë ai kuptohet se luan një tjetër lojë, që sigurisht që është kundër interesave të Shqipërisë.
Por, kjo sigurisht që nuk do ta kishte shqetësuar, sepse ne shqiptarët ende nuk jemi të ndjeshëm për interesin tonë kombëtar; por ai, duke dalë kundër interesit shqiptar, dëmton interesin amerikan; dhe, sigurisht që kjo, përbën pikën e rrezikut imediat për të. Fati i keq politik i tij ka qënë gjithmonë pleksja e interesit shqiptar me interesin amerikan në Ballkan. Por, në këtë kohë, kjo do të jetë me shumë pasoja për të, sepse, nëse në vitin 1997, kur ai u ndodh në të njetën situatë, nuk ka qënë i kapur dhe nuk kishte prova për aktivitet të tij kriminal, sot, ai ka shumë prova korruptive në dëm edhe të shoqërisë shqiptare, por edhe të komunitetit ndërkombëtar perëndimor. Pastaj është i kapur me prova reale, se është autori i vrasjeve të 21 janarit; ende nuk e ka kapërcyer çeshtjen e Gërdecit; dhe nuk dihet se çfarë kërkon kur përcjell dokumentat sekrete të NATO-s te kundërshtarët e saj. Të gjitha këto, që janë të rënda për të, e shtyjne drejt Presidentit të ri. Por a do ta marrë dot? Për të gjitha këto që thamë, unë mendoj se ai do të tentojë, por kje tentativë prej cubi do të jetë shkatërrimi i tij përfundimtar.
Si po sillet partia më e madhe e opozitës, në këtë fillimviti, në raport me temat politike kryesore? Si do ta vlerësonit cilësinë e të bërit opozitë nga ana e PS?
Opozita nuk është në filozofinë e saj realisht të ndërtuar si opozicion, me frymën perëndimore të aksionit politik. Ka ndërruar sens; por kam përshtypjen se, kryetari i Partisë Socialiste, ka ndërruar aksionin politik me pragmatizmin. Nuk është hap i vogël, por mendoj se është shumë i vështirë që të realizohet në Shqipëri. Deri tani, nuk ka qënë keq, por, pragmatizmi është instrumentalizëm, dhe, nëse Rama do ta krijojë vërtet instrumentin që ka nisur, atëherë fitorja jonë është e padiskutueshme. Unë mendoj se do ta realizojë instrumentin pragmatik të një politike step by step, ndonëse do ketë shumë vështirësi. Por duhet pritur. Kurse ju, me të drejtë mund të pyesni: cili është instrumenti pragmatik i Edi Ramës? Këtë duhet ta gjeni vetë. Unë ju ndihmova, të paktën që ua solla ndërmend.
Ikja e Spahiut, por edhe ngjarjet e muajve të fundit, duke nisur nga zgjedhjet e 8 majit, e kanë futur drejtësinë në një spirale edhe të thellë paqartësie, varësie nga politika dhe shkeljesh ligjore. Si shërohet sipas jush drejtësia shqiptare?
Çështja e drejtësisë shqiptare nuk është një diskutim apo një intervistë gazete apo reviste. Çeshtja e drejtësisë shqiptare është çeshtje reforme; dhe unë mendoj se për këtë duhet të flasim në mënyrë të vecantë.
Eshtë folur gjatë për frontin e tretë, atë të së djathtës alternative. Ju jeni shprehur se e keni një aleancë politike me opozitën. A do të rreshtoheni me Bamir Topin, pasi ai të shpallë partinë e tij së afërmi, apo do të vijoni të merrni pjesë në koalicionin opozitar të drejtuar nga Rama?
Unë e shoh në shumë simpati lëvizjen e re Topi. Ajo kam përshtypjen se do të krijojë Supernovën e Partisë Demokratike, domethënë shpërbërjen e vjetërsisë të një partie primitive, për riformimin e saj realisht djathtas, realisht demokratik dhe të intelektualizuar. Sot atje dominon rrjedha anti intelektualiste e primitivizmit politik, që vjen nga arketipi i Enver Hoxhës. Kurse Topi i ka të gjitha mundësitë që ta shkëpusë nga ky arketip. Përsa më përket mua, unë nuk i prish kurrë aleancat, dhe ju tani e dini devizën time: Unë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam prishur apo shkelur asnjë marrëveshje.
Revista JAVA
e di sa e qethin amerikanet nga Berisha…..!!!!
vetem Rrahimondi dhe Edy Detrroit jane problem per Ameriken………apo jo bre Taqke?????
turkofag,c’je ti?Te ndesh pothuaj kudo dhe mbushur negativitet;je i paguar si karrem nga Tema,apo ndonje qe, as nuk di se c’mot ben jashte per shkak te varesise nga “komentet”,d.m.th paraplegjik internetik?
arapi mou,ketu flitet shqip dhe turqishten tende[paraplegjik alergjik] nuk e merr vesh asnje,vec Zike farfalla……
gojor majaselli,
Deri tani : korrak., lufte, farfalla, Arberine, Zike, Habibollah, Ahmadinejad ,arapi,pisogledi, kallami, ade, cok gjyzel, camis, xoris, besa, patridha, thriksia,file, moi,fjale,vertete, madhe, pamvaresisht,pune, kopan, jodio, hahaha,amerikanet, Berisha, Rrahimondi,Edy,Detroit,problem,Ameriken, apo jo, bre Taqke
Te reja : shqip, turqishten,paraplegjik,alergjik
Pra gjithsej 41 fjale nga te cilat: 12 here fjalen korrak, 10 fjale ne greqisht. Ne gjithsej 12 shkrime.Mesatarja e rrjeshtave per shkrim 2,1 rrjeshta.
turGOJORgos mouuuuuu ,te tha paraplegjk internetik ooo gomar i nastradinit(gomari te me fale),e mos bej sikur s’kupton.DMTH o kerriç se je nje çyryk gyzel plot me komplekse i mberthyer pas nje kompiuteri te vjeter qe dikush per meshire ta ka falur.
Ik ore kaur se ju nga i pari deri tek i fundit qenki ….hajvane –
-Nuk kuptoni as gjerat me te thjeshta
Politkanet kaure vuajne nga mungesa e njohjes se realitetit ,
ndaj
edhe flasin kodra pas bregut qe i con gjithmone ne Deshtim
—Ne keto zgjedhje nuk ka nevoje per t’u hequr si filozof , e te teorizosh ne lidhje me taktitkat budallaqe qe ndjek kjo opozite deshtake
e cila kuptohet qe larg se eshte e destinuar te deshtoje ne zgjedhjet e ardheshme
—-Ngjela nuk e paska haberin fare nga Parimi Bismarkian i Real Politics
——-Problemi eshte se te gjitha manovrat qe perdor Edi jane shprehje konkrete e dobesise se opozites
-Opozites i mungon sensi i realitetit ,ose ndoshta kjo opozite ka frike
te perballet me realitetin dhe fshihet pas ketyre metodave gjasme moderne qe i amplifikon Ngjela me kete interviste mediokre
–Analzia e zgjedhjeve qe vijne eshte e tille ; Qe ne jemi nje shtet fillestar ne demokraci ,dhe kur flitet per zgjedhje , absolutisht duhet marre parasysh nje koeficient i vjedhjes se votes nga pushteti ,
sepse ky eshte nje fenomen i pashmangeshem ne demokracite fillestare sic jemi ne
–Porse ky fenomen do jete mbizoterues ne zgjedhjet qe do vijne,
ndaj
opozita duhet te krijoje nje strategji te tille qe te perballoje kete fenomen te vjedhjes se votes
–Dhe ky fenomen perballohet me 3 menyra :
1-Eshte sa me shume aleanca dhe sidomos me ata faktore politke qe kane elktorat, sepsene kete menyre rit edhe numrin e votave ,
por me KRYESORJA
akoma
rrit numrin e komisionereve ne qendrat e votimit ,keshtu qe zvogelon ne maksimum mundesine e vjedhjes se votes gjate procesit te numerimit\
Aleancat duhen bere pa paragjykime dhe stereotipe ,pra pa marre parasysh se cfare jane ata qe jane ne krye te partive ,e rendesishme eshte
qe ata te pranojne te jen aleate ne zgjedhje –
-Ketu kemi shembullin e Sales qe harriti te beje koalciion edhe me komunistet vetem, e vetem per te fituar
2- Rrembimi i tezes se patriotizmit,duke ritur retoriken pro -patriotike
,ne menyre qe te galvanizosh sa me shume elektorat rreth teje,
pastaj kur vjen ne pushtet kete retorike e zbut,se dihet ajo pune
–pushteti do jete gjithmone ne akordance me parimet e EUse
3- Zhvillimi ne bazen e partise te nje procesi selektiv per te gjetur njerez te beesuar ne komisonet dhe qendrat e votimit,ne menyre qe te mos koruptohennga pushteti ……
—
….Ndersa te gjtiha ato qe thote Ngjela jane …bullshit
Natyrisht Edi nuk krijon dot aleanca sepse eshte shumerigid,dhe ne kryesi te PS-se ka nje turme njerezish e e quajne veten politkane porse nukkanehaber farenga politika
–Ata e quajne veten politkane vetem e vetem se mendojne per Progresin duke i puthur kembet politkes greke
–Nje gje eshte shume interesante ,por edhe tejet qesharake –Keta ekipi socialist ne krye te PS-se jane kaq shume sherbetore te bindur te Greqise
saqe eshte cudi servilizmi i tyre ,sepse Greqia eshte tani nje shtet pa ndikim ne EU ,dhe ne te ardhmen greku nuk do kete as te drejte vote ne EU ……..
Por keta i kane dhene besen dhe natyrisht nuk mund ta shkelin fjalen e dhene…..
Haha, je pak i ashper por ke te drejte ,Rajmond.Tani ti e pekufizon “kaurr”, une them qe Gojori” Turgofaqosi”, eshte me shume grek, se “kaurr”.Une personalisht kamn lidhje me “kaurret”, dhe nuk mund ti pergjithesoj,,,por ti ke njefare te drejte, te gjithe grekofilet jane nga kjo race. Pershendetje.Po ti kemi ketu do tua rrjepnim lekuren,,hahha( jo Taqke germadhes, me ate jam nga nje prefekture,hahha,Taqke dyfeku).
Edhe une jam 1/4 kaur,po jam kaur i mire –hahahha
Taqkes jepi nje dopio vodka kater kernacka e je ne regull .
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur
Per Berishen dhe 21 Janarin
http://www.youtube.com/watch?v=OBo_qgI_vhE
Greku, Amerika po e shkrin Greqin si i thua ti ” Eqalla”, e mban mend kur greket kokpalare si puna jote digjnin flamurin Amerikan, mos kujto se Amerika harron, prandaj Amerika mbaeshtet AKZ dhe faktorin shqiptar. Nejse ti do 300$, dhe nje buzkuq, hajde ketu, ose thuaji njerzeve tend te mbaruar( kuptohet soj greku), dhe une do te ndihmoj.
gojor majaselli,
gojor,
Deri tani : korrak., lufte, farfalla, Arberine, Zike, Habibollah, Ahmadinejad ,arapi,pisogledi, kallami, ade, cok gjyzel, camis, xoris, besa, patridha, thriksia,file, moi,fjale,vertete, madhe, pamvaresisht,pune, kopan, jodio, hahaha
Shtesa : amerikanet, Berisha, Rrahimondi,Edy,Detroit,problem,Ameriken, apo jo, bre Taqke
Pra gjithsej 36 fjale nga te cilat: 12 here fjalen korrak, 8 fjale ne greqisht. Ne gjithsej 11 shkrime.
nderkohe qe,po perpiqen te na bindin se mungesa e moralit ne politike eshte ligj mbijetese dhe suksesi,Avokati,po verteton se,morali fitimtar politik eshte Ligji!
Terheqja si legen me bisht nder shale e Saliut nga projekligji i Shish do mbahet mend. Shpresojme qe presioni te jete i tille edhe per Presidentin dhe ne fund ky te dale kunder te gjithve edhe nje here si me 97. Pastaj te shohim sa do e mbaj me dhune.
O Ngjela sa poshte ke rene or burre i dheut. Ke ngelur qe te te mbroje nje anus shqyer si turofagoti
Saliu leh, Qer-ja ecen perpara ?
isha shume i merzitur sot pasdite, kur sapo lexova kete intervisten jam shkri se qeshuri akoma po me dhembin ijet nga te qeshurit.jam ndjere keq per zotin minxhozi se pavaresisht se eshte nje gazetar ne opozicion me qeverine, sic duket s’ka se kujt ti mare me mendim se ramizi i shkrete vdiq dhe ka lene nje vend bosh tek lokali ujvarra prane stadiumit s.stermasi ku ramizi i jepte shkrimet dhe minxhozi i botonte ne emrin e tij.po pse me tru tredhurin ngjela gjete ti mor rumpalle te besh interviste, a s’mund ta ngrije pjacen e te te intervistuarve pas vdekjes se ramizit? eshte ku me lart dhe serveti e mojsiu mos flasim per nanon se ai ta ben shuren ne poture.pas e lexova intervisten une them qe ju do te fitoni,pika mu ne koke o koke kandari.ju puth fort opozitaret e mi te tredhur nga te gjitha anet.
shkri ijet lokali ramizi serveti mojsiu nano – 10 rreshta rumpalle, ke tymos gje a si
Sa kujdeseni ju o Tema per kete turkofagos-in !!!
Jo Spartaku por Ndre Legisi te behet lider i opozites.
Je i madh Spartak. Më mirë të shohim interesin amerikan, çna duhet interesi ynë. Ermonela Fêla për presidente.
Shoku Raimond hejbexhiu, islamiku ! I kam lexuar ca nga komentet e tua dhe kam vene re qe ke nje urrejtje te madhe, shume te madhe per kristianet qe ti dhe ata si ty i quajne me perbuzje ”kaure”. Nuk di te them nese eshte urrejtje qe vjen nga histori personale apo nga mentaliteti kriminal , dhe taleban i islamikeve ne pergjithesi. Je bere shume i rendomte, i padurueshem ! Je bere si ai qeni qe leh dhe te ha kollodokun. I ndake politikanet ne ‘kaure’ sic i quan ti dhe ne grupin tjeter ee?? Shiko shiko! Dhe kete qenkan te paafte dhe nuk kuptokan asgje sipas teje! Po Sali talebani qe e ka shkaterruar kete vend fund e krye, e ka degjeneruar bashke me popullin, vjedhur dhe vrare pa meshire ! Ti je nje mbeturine islamike, shqipfoles, dhe percares me komentet e tua!
Sali Berishovici ka frige nga gjaqet qe ka hy duke u sjelle si shtaze kur ka patur fuqine e shtetit. Gjithe ata djeme te ri qe ka vra nder vite do te nisin te mbyllen me djalin a Sllobodankes ne varr. Ky vec po e zgjat sa me shume se s’ka rruge tjeter, edhe mbron kelyshin e tij edhe pasurite e vjedhura. Vec ne Tropoje jane 150 djem ne varre prej Sales. Shto Gerdecin, ata te zgjedhjeve, 21 Janarin dhe e dime qe nje do te beje dicka.
Adios race e poshter.
B.Berisha eshte nje tiger por nje tiger prej letre,Ai eshte nje lepur qe i dalin ne gjum krimet qe ka ber,vrasja e reth 200 djembe ne Tropoje,krimet e ’97 es,urdherat per Bombardimin e Vlores,Tragjedia e Gerdecit,vrasjet e 21 Janarit, vjedhjet e Votave ne syte e nderkombetarve dhe ne menyre te hapur,Jan krime te mjaftueshme per ta ven para drejtesis S.Berishen .Drejtesia duhet te vepron.