Delijorgji: Shpërthimi në Gërdec me prapavijë politike për të dëmtuar Shqipërinë, të merren parasysh provat e Kuliçajt për këtë

20 Shkurt 2012, 21:37Politika TEMA

Avokati i Delijorgjit lexon mbrojtjen e tij duke kërkuar po ashtu të mos merret parasysh ekspertiza amerikane si në rastin e Ilir Metës

Ka ardhur radha e të fundmit të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, bashkëadministratorit të shoqërisë “Albademil”, Mihal Delijorgji, i cili u mbrojt në gjykatë me një material voluminoz ku referoheshin dhjetëra dokumente, që nga krijimi i “Albademil” e deri tek kontratat mes saj dhe kompanisë amerikane “SAC”.

“Është Patrick Henry, i cili jo vetëm me dokumente por edhe i pranishëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ka kërkuar të kryejë çmontim dhe çmilitarizm municionesh,” theksoi avokati mbrojtës i Delijorgjit, Gëzim Veleshnja.

Patrick Henry ka mbajtur marrëdhënie zyrtare me administratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturat e saj gjatë këtij aktiviteti dhe aludimi i prokurorisë se Delijorgji ka ndërhyrë në marrje vendimesh bie në kundërshtim me dokumentet e administruara në gjykim.

Referuar dokumenteve – shtoi avokati i Mihal Delijorgjit – shtetasi amerikan Patrick Henry, ortaku i vetëm i kompanisë “SAC”, krijoi një shoqëri të së drejtës shqiptare me emrin “Albademil”, e cila do të administrohej nga dy administratorë me detyra dhe përgjegjësi të ndara.

Konkretisht, Patrick Henry do të mbulonte fushën e çmilitarizimit deri tek transporti, ndërsa Delijorgji vetëm anën e financimit. Sipas kontratës së nënshkruar në vijim, rezulton nga dokumentet se Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturave vartëse, mori përsipër vendin e demontimit, transportin e municioneve dhe llojin e tyre, si dhe sigurinë e procesit të demontimit, ndërsa “SAC”, nëpërmjet “Albademil”, do të përgatiste kantierin, do të organizonte punën dhe rekrutimin e punonjësve.

Duke kërkuar pushimin e çështjes penale në drejtim të Delijorgjit, avokati mbrojtës argumentoi se akuzat e prokurorisë janë të pabaza dhe tendencioze.

Prokuroria, tha avokati, duhet të merrte në konsideratë një shkresë të firmosur nga zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ku thuhet se 30 minuta para se të ndodhte shpërthimi, në dhomën ku flinte Rod Taylor, përfaqësues i shoqërisë “SAC”, ai ka instaluar një kamera në drejtim të fabrikës dhe ka filluar të filmojë.

Duke këmbëngulur se shpërthimi në Gërdec nuk ndodhi nga pakujdesia e punëtorëve, por për shkak të prapavijave politike në dëm të Shqipërisë, avokati këmbënguli se edhe ekspertiza e amerikanëve flet në mënyrë relative për shkaqet e rënies së zjarrit.

Për mënyrën se si është marrë kjo ekspertizë, avokati Gëzim Veleshnja tha se nuk janë zbatuar ligjet e shqiptare. Avokati iu referua një rasti shumë të freskët dhe që mesa duket do të kthehet në precedent.

Pikërisht vendimit të kolegjit penal në Gjykatën e Lartë, i cili shpalli të pavlefshëm ekspertimin e amerikanit Glenn Burt në videon Meta-Prifti dhe të anglezit Ardian Philips, sepse siç tha Gjykata e Lartë, nuk e morën detyrën sipas ligjeve.

Pra, vijon avokati, edhe në rastin e Gërdecit ekspertët nuk e morën detyrën sipas ligjit shqiptar, por nuk e morën as edhe sipas ligjeve të vendit të tyre./TCH

16 komente në “Delijorgji: Shpërthimi në Gërdec me prapavijë politike për të dëmtuar Shqipërinë, të merren parasysh provat e Kuliçajt për këtë”

    1. fule says:

      Deilorgj-Kulicaj-Sali … cfare trinomi

    2. Gudar Beqir Meta says:

      Te nderuar komentues ne Tema. Keni nje shans per biznes me vlere: 100 universitete nga e gjithe bota kerkojne nje video te bisedes Meta – Prifti per ta pasur si mesim tregues per studentet, per tu treguar se si mundet qe nje prove te kthehet ne NUL nga nje Gjykate ne shekullin e 21. Sipas shume kerkuesve, kjo Gjykate na qenka ne funksionim ne nje vend qe jeton si ne shekullin e 17-te. Vraponi se paguajne 10,000 Euro per nje cope video.

  1. hasan says:

    Ja pra Edi,ai e ka vene zjarrin.Ka dashur ti sabotoje biznesin djali te kryeministrit,per kapital politik.

    1. Ramy says:

      Tash kjo dihet. Edvin Rama ka bo sabotimin ne Gerdec per ti prish pune biznesit qe Shkelzeni ngriti me aq mund. Ky ishte mini-puci para pucit te madh.

    2. Dean says:

      O ”Hasan”?!?!?!?!?!?,
      po kaq inat e paske veten qe ke zgjedh ate nick???????
      Po ik o burri i dheut e zgjidh ndo1 nick., si Enkelejd apo Taulant,apo Dardan…etj.,dhe leni idiotesirat se turku nuk kthehet me ne Shqiperi.

      1. cuk says:

        jane me ironi ato 2 komentet siper ?

        1. Dean says:

          Kam pershtypjen se ke te drejt.Nuk i’a vura veshin shume.

  2. tironci says:

    ky eshte koke turku e rradhes se DIKTATORIT sali berisha …

  3. Kujtim.Xh. Ibrahimi says:

    Loje e kungujve dhe me kunguj dhe mjere vendi per keta kunguj.Ministria e Mbrojtjes vendin e cmontimit(dhe jo demontimit)e kishte gati me te gjitha te dhenat teknike dhe siguruese ne Polican.Apo meqe ishte e ndertuar ne kohen e socializmit ishte komuniste dhe nuk na ben? Prokuroria ne radhe te pare duhet te akuzoje Ministrin e Mbrojtjes dhe pse jo dhe Kryeministrin per te vetmin fakt qe duke pasur plotesisht
    mundesine teknike ne ndertesa,mjete,dhe njerez,urdherojne te behet cmontimi i predhave nga firma private ne kushte teknike vetevrasese.

  4. Voica says:

    Precedent? Po mer, edhe ekspertiza balistike e pistoletave te sales qe u bene nga FBI, jane te sakta nga ana shkencore, por si prova ne gjyq kur te vije(po erdhi) koha, nuk kane arsye pse te merren.

  5. e says:

    More, po keta s’kane turp! Po ne ato kushte qe behej demontimi jashte cdo standarti e sigurimi teknik, ka qene dora e Zotit qe nuk kishte ndodhur me pare, e prape qe dora e Zotit qe ndodhi dite te shtune, pasi bilanci mund te ishte shume me katastrofik.

    1. LORA says:

      Pikerisht se ndodhi te shtunen nuk i bie dore zoti,po robi shume te llogaritur.

  6. Horri i bulevardit says:

    Shpalleni dhe kete hero se ka ndihmuar, popullin afgan, me municione.
    Bejeni qytetar nderi, se hodhi ne ere disa fshtatra dhe vrau ca tradhetare, qe ishin armiq qysh ne moshen tre vjec.
    Me te vertete, ka ardhur koha qe te mendohem, se a duhet te deklarohem shqiptar!
    Se ne qofte se me thone se je si ai qe u vra ne Afganistan, duke vrare gra femije e pleq te pafuqishem, do te me vi turp, ashtu sic me vjen turp, qe ky monster bashke me ate familjen kryeministrore, te jete nje bashkeatdhetar i imi.

  7. artibr says:

    skuadra e barutit kerkon pafajesi e pse jo kur mungon kapoja pse duhen denuar ushtaret po fatmiri me shok qe gezojn liri te plot dhe me tutje minister pasi e ndoti ambientin tani eshte ne krye per ta pastruar nga ushtar si deljogji me shuk jetojm ne nje vend qe nuk di se cfarr te them se nuk me vete ndergjegja aq posht nuk dua ta besoj nje gje te till cfarr eksperimenti i behet ketij popullit nuk mendoj qe keto gjera te ndollin kaq hapur dhe kan sy e faqe dalin ne tv jo si vrases por si deshmor vetem ne shqiperin ton ndollin keto pazare te rrezikshme nuk i kan len gje pa vjedhur ketij vendi pa zot i endur ne meshiren e fatit ja kan kushtuar jeten paras duke vrar duke vjedhur duke shkretuar cdo gje mjafton qe te mbushet xhepi ky esht parimi po keta as kan frik as kan turp mjafton qe te arihet obijektivi frofetesia e tyre paraja kemi te bejm me eskobaret plumbi ose paraja nuk ka linj te mesme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje