"Sakrifica e tyre sublime i bashkohet asaj të mijëra e mijëra dëshmorëve të NATO-s"

20 Shkurt 2012, 22:22Politika TEMA
"Sakrifica e tyre sublime i bashkohet asaj të mijëra e

Nga Edi Rama

Kryetar i Partisë Socialiste

 

Një familje e zakonshme shqiptare kanë humb djalin në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. Eshtë një humbje që ka rënë rrufe mbi të gjithë ne.

Në emër të Partisë Socialiste e të gjithë opozitës shqiptare i shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së ushtarit të rreshtuar në frontin e betejës në Afganistanin e largët. Por në të njëjtën kohë u shpreh familjarëve, të afërmve e miqve të Voglit edhe mirënjohjen më të patregueshme të të gjithëve ne, për shërbimin e lartë patriotik që i bëri vendit tonë duke shkuar bashkë me të tjerë të rinj shqiptarë në atë front lufte.

Fjalët nuk mund të mjaftojnë dot për ta shprehur si duhet vlerën e sakrificës sublime të Feti Voglit, i cili sot fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë duke i shërbyer kauzës së madhe të botës së lirë në luftën me një të keqe që synon asgjësimin e vetë lirisë së botës. Sakrifica e tij sublime, që i bashkohet asaj të mijëra e mijëra dëshmorëve të NATO-s në luftën e universit demokratik me forcat e një errësire kërcënuese për çdo vlerë e arritje të tij, është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike. Shqipëria sot ka një djalë të ri më pak, por një arsye tejet të fortë më shumë për ta vazhduar me edhe më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë.

Humbja e rëndë që sot e përjeton me dhimbje të thellë jo vetëm familja e dëshmorit tonë, po mbarë kombi ynë, është nga ato humbje që mbeten përgjithnjë të shënuara në historinë e sakrificave të lavdishme të një vendi. Askush nuk ua kthen dot djalin e vrarë që qajnë sonte bashkë me gjithë Shqipërinë, por si askujt tjetër u takon sot prindërve të jenë krenarë për fëmijën që rritën dhe gjithë shqiptarëve të jenë kryelartë për ushtarët që kanë çuar në luftë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe shërbeftë ky shembull heroik për të qenë gjithnjë të bashkuar mesveti kur është fjala për të mbrojtur kauzat e botës së lirë, krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj, kudo e kurdoherë që universi demokratik do të kërcënohet nga forcat djallëzore të së keqes. Me çdo sakrifice.

19 komente në ““Sakrifica e tyre sublime i bashkohet asaj të mijëra e mijëra dëshmorëve të NATO-s””

  1. Dean says:

    Mire e ke ti mo EDI,por prit BARBARET skipetar kur te te sulen ty edhe per vrasjet e dy ushtareve ne Afganistan.
    Sidoqofte,i lehte u qofte dheu atyre 2 BURRAVE.
    Ngushullime Familjareve.

      1. raimondi says:

        Problemi eshte se opozita duhet te beje opnence inteligjente

        Dhe per rastin ne fjale opozita mund te kudnershtonte faktin se ne nuk kemi fonde per ti dhene popullit te fganistanit sepse ne jemi ne pike te hallit per vete

        –Ne fshatrat tona jane shkateruar komplet shkollat –ndersa Sala dergon leke per te ndertuar shkolla ne Kanahar !!!!

        –Ketu opozita duhej te kundershtonte –Ne nuk jemi ndonje shtet i pasur

        Ne jemi nje shtet i vogel dhe kemi cuar trupat tane atje , por jo te investojme atje

        –Se investimin edhe nuk ja kemi takatin, por edhe eshte i rezikeshem ,
        se futesh ne kontakt dhe biseda me vendasit .
        \
        Por ata jane Armiqeesore dhe aty ne bisede me ta je i pambrijtur
        –Keshtu qe ata te godasin-
        -Ata jane nje komb gjarperinjsh ,pa norma morale o vella –Ndaj cunat tane te bejne vetemetyrene ushtarit dhe ashtu jane tembrojtur ,sepsejane gjithmone ne gatishmeri dhe nuk futen ne biseda miqesore me ata kanibalet

        –Ndaj opozita ta kete parasysh per here tjeter –se Sala eshte nje akrep i qelbur dhe do qe te bej show ,me jeten e njereezve tane

        Zoti e ndihmofte ate qe eshte ne coma dhe i qofte dheu i lehte atij qe nderoi jete !

    1. Gjergji says:

      U qofte e lehte lendina!

    2. Shpresa says:

      Dean greku, barbare nuk jane shqiptaret, por ata qe dergojne ushtrite mercenare ti vene flaken globit sa here jua do qejfi.

      Dhe ti Edvin po na ben zhgenjimin e radhes.

      1. Dean says:

        Shpresa?!,je femer se kishim folur ndryshe bashke.

  2. analist says:

    Deshmoret shqitare rane si deshmore me rroge (deshmore mercenar) per te instaluar demokracin tone amerikane ne Afganistanin tone te dashur.
    Ashtu si thote dhe zoti Rama,keta deshmore i sherbyen kauzes boterore te lirise…etj etj bla bla bla.

    1. gallata says:

      Ke folur tamam si ANAL…..ist !

      1. analist says:

        Ke te drejte zoti Gallata,tamam ashtu kam folur.
        Hajt se per hater tend-te gallates,po e dredh dhe hajt te brohorasim te gjithe:Rrofte Natoja! Urraaaa!
        Demokracia ka çmimin e saj dhe kan te drejte zoterinjte Rama dhe Berisha qe thone qe duhet te jemi gati ta paguajme kete çmim.
        Shenim:Kete çmim e paguajne budallenjte dhe jo keta dy karikaturat qe mbajne fjalime per Natora dhe deshmore Natoiste.
        Ngushellime familjes.

    2. test says:

      ngushellimet me te sinqerta per familjaret…
      per respektin qe kam si njerez qe jane nuk mund te bej asnje koment per ata…
      por ama sic e dime te gjithe ata nuk eshte se po luftojne per ndonje kauze atje ne Afgan…thjesht jane mercenar dhe po qendrojne per interesa te vendeve qe furnizohen me nafte ne kurriz te nje populli te vuajtur …
      Sala dhe Rama te flasin per ata vajzen qe u vra pa lidhje mu tek komuna e parisit ?! ..a i kapen ata personat qe qelluan ?
      ne Tirane po vriten 2 veta ne dite kurse ne po solidarizohemi per 2 vdekje qe ndodhen ne nje vend lufte …
      problemi qendron tek ne dhe jo atje…
      por ja kjo tregon cfare klase politike qe kemi…

    3. Gjergji says:

      NATO eshte zgjedhja e shqiptareve si popull. Na pelqeu sakrifica e ushtareve te NATOS-s ne Kosove.
      Kjo eshte aleanca jone. Kjo eshte lufta jone krah Europes dhe Amerikes. Kauza e NATOS eshte dhe kauza e Shqiperise. Eshte ceshtje sistemi dhe orientimi. Demokracia ka kosto dhe per te luftohet kudo. Deri tani e kemi patur dhurate, tani duhet te luftojme per te, me aq sa mundemi. Nuk mund te rrime brenda nje sistemi dhe te mos kontribojme per te.
      Na betet te lutemi per ushtaret tane, bij nenash, atje ne Afganistan. I ruajte Zoti nga e keqja!
      Ngushellime familjeve te deshmoreve!
      E lehte u qofte lendina!

  3. elemi says:

    per ata qe thone qe te gjithhejane njesoj mjafton te krahasosh shkrimin e Edit me ate te Saliut qe duket se del nga thellesia e koherave te komunizmit

  4. izo says:

    Ktheni djemte ne Ssqiperi.

  5. ina says:

    aman o Ed mos na hap barkun me keto deklarata. Femijet tuaj edukohen ne universitetet boterore, femijet tane shkojne ne Irak e Afganistan per te mundur te blejne nje cope shpi… aman lerini keto deklaratat tuaja idiote te deshmoreve te natos.

  6. realist says:

    Nuk kam pare deklarate me idiote dhe te ndyre.Lexojeni vete dhe dalloni si talljen dhe legenllekun e Rames debil: “Humbja e rëndë që sot e përjeton me dhimbje të thellë jo vetëm familja e dëshmorit tonë, po mbarë kombi ynë, është nga ato humbje që mbeten përgjithnjë të shënuara në historinë e sakrificave të lavdishme të një vendi. Askush nuk ua kthen dot djalin e vrarë që qajnë sonte bashkë me gjithë Shqipërinë, por si askujt tjetër u takon sot prindërve të jenë krenarë për fëmijën që rritën dhe gjithë shqiptarëve të jenë kryelartë për ushtarët që kanë çuar në luftë”.

  7. dritan74 says:

    NGUSHELLIME FAMILJAREVE.DEKLARATAT E OPOZITES DHE QEVERISE NUK MUND TE BEJNE ASGJE PER TE LEHTESUAR DHIMBJEN.MBI VDEKJEN SI HIENAT PER TE RREMBYER NJE COPE.TURP

  8. diku says:

    mos e shani Edin se duhet te thoshte nja dy llafe dhe ai,se perndryshe do i hidhej ne gryke ai gelbaza me akuza

  9. barduli says:

    Ke te drejte Edi, kjo sakrifice ne beteje kunder diktatorve dhe per lirine e nje populli tjeter duhet te na frymzoje dhe ne pak me shum, qe te kerkojm dhe ne ato gjera per te cilat keta heronj dhane jeten kaq larg dheut te tyre. I paharruar kujtimi!

  10. erisae says:

    Dua te them ne fillim, me shume keqardhje per kete lloj fillimi, se me vjen ndot nga te gjithe ju qe e perdorni kete artikull apo edhe kete faqe per te bere nje gjasme politike a fushate kunder Rames. Besoj se fjalet tuaja jane te teperta kurdohere, ne vendin tone te roberuar nga hajduteria e Saliut, e swidomos kur flitet per heronj te ketij vendi, te cilet me vepren e tyre kane ndjekur vazhden e shume e shume heronjve. Heronjve Shqiptare te cilet ne cdo kohe kane luftuar per lirine e drejtesine. Ndersa sot, ne nuk kemi asnje nga keto ne Shqiperi, edhe pse luftojme beteja per to larg Shqiprise. Ne vend te heronjver ketu kemi ca lapangjoze a turishtrembet qe nuk e kane per gje te shesin nenen per ideal te partise (jo)Demokratike. Turp!!
    I paharruar kujtimi i heronjve te ketij vendi, poshte sekretaret e Enverit, dhe ishalla se nuk i harrojne edhe keta familjare qe kane humbur te afermit, sic kane bere me gjithe te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje