Ministria korrigjon informacionin: Aleksandër Peci nuk ka vdekur, ka ende shpresë përmirësimi

20 Shkurt 2012, 22:10Politika TEMA
Ministria korrigjon informacionin: Aleksandër Peci nuk ka vdekur, ka ende

Aleksander Peci

Aleksandër Peci, ushtari i raportuar si i vrarë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes në Afganistan disa orë më parë, nuk ka vdekur. Ka qenë vetë ministria, e cila ka konfirmuar se ai nuk ka vdekur, por është në koma.

Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes është korrigjuar me shumë vonesë, dy orë pasi kishte dhënë lajmin për vdekjen e tij, duke shkaktuar kështu një gafë, pasi nuk e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Familjarët e Pecit thonë se po shpresojnë në një mrekulli. Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

“Në orën 17:15 minuta, Komandanti i Kontigjentit “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan, Nënkolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuar Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se Nëntetar Aleksandër Peci, kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Komandës ISAF (Rol 3) në Kandahar. I njëjti konfirmim ka mbërritur në orën 17:55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në SHAPE, Belgjikë. Në orën 18:15 minuta, Ministria e Mbrojtjes njoftoi median për lajmin e hidhur pasi kishte njoftuar familjarët, ndërsa në 18:30 minuta kjo u konfirmua në konferencën për shtyp.   
Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontingjentit “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan, Nënkolonel Behar Mara, konfirmohet se Nëntetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi. 
Këtë lajm të mirë ia kemi përcjellë edhe familjes së tij. 
Ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore. Lutjet tona bashkohen me ato të familjes së Nëntetar Aleksandër Pecit, që ai të tejkalojë këtë moment të vështirë. Për çdo informacion të ri, Ministria e Mbrojtjes do t’iu mbajë të informuar.”

 

8 komente në “Ministria korrigjon informacionin: Aleksandër Peci nuk ka vdekur, ka ende shpresë përmirësimi”

  1. patrioti says:

    zoti e ndihmofte te shpetoj djali..bej mrekulli Zot se gjunah jane djem te rinj dhe te pafajshem ?

  2. Tropojan Vicidoli says:

    Ngushellime familjareve!
    Po te ishin qelluar ketu, dr. Gangrena do thoshte “u qelluan nga brenda, me njeri tjetrin”, ose do i kishin anashkaluar fare.
    Nda j nuk duhet habitur qe vonojne ne saktesim te njoftimit.
    Po ministri, a eshte mire mo aman, se na ngriu gjakun?!!!
    http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur

  3. Bardhi Tolabi says:

    Cfare paturpesi!
    Kriminelet e veshur me pushtet,lozin me ndjenjat e njerezve.
    Aleksander Peci,PASTE JETEN E GJATE,vente dore Zoti dhe mjekesia,sepse keta te pashpirt ja morren ate para kohe.Nxitimi per te konfirmuar vdekjen,tregon se keta faqezinj,u gezuan me vdekjen e tyre.Me vdekjen e dy djem nenash,Sali Berisha dhe Berishet e tjere,do te “mbureshin”ne syte e botes,se dhe Shqiperia ka derdhur “gjak” ne misionet paqeruajtese,se kontributi i saj ka qene dhe do te jete perkrah aleateve,vecanerishte atyre Amerikane etj.
    E shikoni se deri ku arrin krimineli Sali Berisha?Zoti qofte me Aleksander Pecin dhe lutem per shpetimin e jetes se tij.Ne se do te ndodhe mrekullia,me se duhet t’a ‘shperbleje” familja e tij Sali Berishen,per tragjedine qe ju shpalli pa e merituar ate?A mos dhe ne kete rast informacionin ja dhane “gabim” opozitaret nga kafenete e Tiranes dhe jo kodoshet e tij qe drejtojne komandot tona ne Afganistan?
    Turp,nje mije here turp per kete palo kryeminister,kete palo qeveri,per kete Minister mbrojtjeje dhe kete shef shtabi te pergjithshem,i cili u gezua se ju hapen edhe dy vende vakante per te perfituar dhe nga 7000 euro te tjera per sejcilin.
    Ju rente ne koke gjema,ne familjet dhe te dashurit e tyre dhe shpetofte populli nga kjo klase e mallkuar politikanesh.

  4. elis says:

    Shpresojme dhe lutemi qe te shpetoje.

  5. Mark Gjonaj says:

    Ndersa Presidenti dergon telegram ngushllimi. Skandal, eshte njelloje sikur ta fusish gjalle ne arkivol. Minimumi ministri i Mbrojtjes duhet te jape dorheqjen para komandantit te pergjithshem te forcave te armatosura! Perderisa skandalet nuk kane fund, edhe ky eshte i radhes!Faleminderit!

  6. raimondi says:

    Do Zoti shpeton , do Zoti shpeton…

  7. Aleksander says:

    Zot ndihmoje te shpetoje !

  8. *king says:

    Kyt lajm te parin e kam lexuar te gazeta Tema /te gjitha gazetat shkruanin qe Feti vogli ka vdekur ne vend ndersa Aleksander Peci esht plagosur dhe esht ne gjendje te rende,dhe me vehte mendojshe se shpejt i merr informacionet kjo gazet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje