Flamuri, prova gjithë paraditen për tekstin e Mondës

21 Shkurt 2012, 23:05Antena TEMA

Për herë të parë dje Flamurit iu ngatërrua gjithë rendi i ditës. As i kishte shkuar ndonjë herë mendja që t’i jepte mësime aktrimi Mondës. Ai Burri e thirri në telefon dhe i tha që sot sipas grafikut duhej sulmuar Bamiri.

-Po kë të nxjerr, i tha Flamuri. Kandilin e nxora dje.

-Mondën Flamur. Është e shkëlqyeme. Duhet ta godasim fort.

-Po si t’ia bëjmë Doktor se ajo nuk mban mend tekstin?

-S’ka gjë Flamur. Ulu, shkruje, po ta them unë e ti ia thu asaj. E mëson ajo po ta lexojë 20 herë se tre fjali janë.

Flamuri u ul dhe mbajti shënim tekstin. Ishte diçka me kooperativa, tokë, Bamirin pronar që merr tokën si kooperativist… Ishte në fakt pak e vështirë për Mondën.

Thirri Mondën dhe i vuri tekstin para.

-Ke luajtur ndonjë film me kooperativa, i tha.

-Kam luajtur, po kam qenë personazh i dorës së dytë, i tha Monda.

-Mirë, tani të erdhi dita të jesh kryesor, i tha Flamuri. Hidhi një sy këtij tekstit dhe më thuaj sa kohë të duhet ta mësosh.

Monda e mori dhe filloi ta lexojë. Ishte i gjatë thuajse… tre fjali.

-Qenka pak i gjatë, tha, për ta mësuar ta lexoj rrjedhshëm s’ka problem po ta lexoj 30 herë, por për ta mësuar përmendësh është shumë. Ne e dublonim në studio në film.

-Qartë, i tha Flamuri. Tani unë do të shpjegoj kontekstin që t’i ta kapësh më shpejt tekstin.

Monda mori frymë e lehtësuar.

-Bëhet fjalë për Bamirin, i tha Flamuri. Familja e tij ka pasur një sipërfaqe të madhe toke në Linëz.. .Qartë? E mban mend këtë?

-Po, po, këtë e mbaj, i tha Monda.

-Toka ka qenë shumë e madhe, si të themi 40 hektarë për shembull, tha Flamuri dhe i vizatoi një katror. Kur erdhi 1991-shi, kjo toka u nda me 7501-shin. Një pjesë mbeti se ishte zënë nga reparti ushtarak. Qartë deri këtu…?

-Qartë, qartë, tha Monda. Role oficereje s’kam luajtur, po kam qenë një herë aktore në zbor.

-Jo, jo, s’ka rëndësi kjo, i tha Flamuri. Pastaj aty në repart ishte një kapter nga Ndroqi. Ky kapteri donte me marr një copë tokë ene i thotë Bamirit t’i japë ca tokë nga e vetja. Bamiri nuk ia dha se i tha s’i kam marrë akoma. Atëherë ky kapteri u tregu kopil. Bëri ca letra sikur gjyshja e tij ka pasë qenë grua e stërgjyshit Bamirit, por ky e paska nda për çështje nderi.

-Qyqja, pse ka pasë dhe gra kurva atëherë, tha Monda.

-Ka në gjithë kohët të tilla, i tha Flamuri, por mos më ndërprit.

-Vazhdo, vazhdo, i tha Monda, se role të tilla nuk luaj, ta dish.

-Po jo moj zonjë se të dua për tjetër gjë… Pastaj ky kapteri pasi bëri këto letrat, mori gjithë tokën që i takonte fisit Topi. Kur u mor vesh kjo, në fisin Topi plasi sherri. E para se ua nxirrte stërgjyshin si të lidhur me një gru nga Ndroqi, dhe e dyta që s’kishin asnjë lidhje me këtë plakën. Dëgjove deri këtu?

-Po, po, dëgjova…, i tha Monda. D.m.th Bamirit ia paska bë gati letrat e tokës ky djali i plakës?

-Tamam. Tani ne jena me këtë djalin e plakës. Ti do dalësh dhe do thush që Bamiri kërkon të marrë gjithë Shqipërinë, por nuk ruan dot tokat e veta. Do të thush në fakt si e ka shkruat ky burri këtu. Ja ku e ke tekstin. Por që ta dish në tërësi që kështu është muhabeti.

-Qartë, e kuptova, tha Rajmonda. D.m.th unë do luaj rolin zëdhënëses së PD-së sikur reciton. Se kështu e kam dhe më lehtë se mbaroj punë që sot, nuk më duhet ta mësoj përmendësh.

-OK, i tha Flamuri. Vër dhe syzet të dukesh si zëdhënësja dhe fundja lexoje. Sa kohë të duhet ta mësosh si lexohet?

-Vallai për tri ore e ke gati se tri rreshta janë, i tha Monda.

 

 

 

 

4 komente në “Flamuri, prova gjithë paraditen për tekstin e Mondës”

  1. shqiptar says:

    shume e turpshme ajo dalje e MONDES.Mendoj se per cudi keto veprime po shkojne ne favor te Bamirit.

  2. Vlora says:

    ha ha ha shum e trashe eshte vertet kjo femer……..

    ctu desh politika mi monde,,, kur ti i arije ato qe doje me te tjera menyra……

  3. MEMEDHETARI says:

    Une nuk po e shaj se me ate “figure” fitova 1 mije leke te vjetra.
    Vura bast me gjyshen:Une i thoja qe eshte “Meli” ajo kembengulte “Jo,eshte “teta Ollga”,ja,shikoje me vemendje”…

  4. patrioti says:

    HAHAH JE I MADH MERO “Po, po, dëgjova…, i tha Monda. D.m.th Bamirit ia paska bë gati letrat e tokës ky djali i plakës” O ZOT SA KAM QESH ME KETE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje