Gjykata e Tiranës ‘justifikon’ vrasjen e protestuesve: Demonstruesit pushtuan kryeministrinë, neutralizuan gardistët, plagosën Prendin

22 Shkurt 2012, 14:25Politika TEMA

Gjykata e Tiranës shkon më larg se mbrojtja e të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit. Në vendimin për Agim Llupon, zbardhur nga gazeta Shqip, sillet nga gjykata një variant i ri i ngjarjes ku vrasjet dalin në plan të dytë e flitet për pushtimin e kryeministrisë

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për mbajtjen në qeli të gardistit Agim Llupo. Ndryshe nga Prokuroria, që e cilëson përdorimin e armëve të zjarrit si të panevojshme në drejtim të turmës, gjyqtari nuk e përmend një fakt të tillë. Në arsyetimin e vendimit thuhet ndër të tjera se, “protestuesit neutralizuan gardistët” apo “protestuesit pushtuan Kryeministrinë”. Madje, përmendet edhe dëmtimi i Ndrea Prendit, komandanti e Gardës më 21 janar 2011, në një kohë që Prokuroria ende nuk ka saktësuar mënyrën e dëmtimit të tij. “Në datën 21.01.2011, Partia Socialiste ka njoftuar zhvillimin e një demonstrate, duke marrë leje. Ky subjekt më parë kishte njoftuar për kalimin e stadit të ‘tubimit’ nga ‘protestë’ në ‘demonstratë’. Rezulton e provuar se gjatë zhvillimit të tubimit është ushtruar dhunë nga shumë pjesëmarrës me mjete të forta rrethanore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e forcave të Policisë së Shtetit si dhe atyre të Gardës së Republikës, gjatë veprimeve që këta të fundit kryenin për ruajtjen e godinës së Kryeministrisë; po kështu pas përfundimit të demonstratës ka rezultuar se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa disa ditë më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika”, – pohon gjykata, duke vënë në plan të dytë vrasjet dhe në plan të parë sulmin me gurë ndaj Kryeministrisë.

Vendimi i gjykatës vijon se, nga provat e administruara gjatë hetimit edhe nga transmetimet direkte që kanë bërë televizionet (filmimet e sekuestruara) është provuar qartësisht dhe pa asnjë ekuivok, se nga ana e demonstruesve fillimisht është ushtruar dhunë intensive me mjete të forta si shkopinj prej druri apo gurë ndaj forcave të Policisë së Shtetit. Në këtë kohë, vijon gjykata, forcat e Gardës së Republikës kanë qenë brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë dhe për sa kohë që demonstruesit nuk janë futur brenda rrethimit, nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer asnjë veprim. “Demonstruesit, pasi kanë arritur që të thyejnë dhe të mposhtin rreshtat e forcave të Policisë së Shtetit, kanë tentuar që të hyjnë forcërisht brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë. Nga ana e forcave të Gardës së Republikës është paralajmëruar me megafon, por demonstruesit kanë filluar që të qëllojnë në mënyrë intensive me gurë, duke u futur pjesërisht në territorin brenda gardhit të Kryeministrisë. Sulmet e demonstruesve me gurë ndaj forcave të Gardës kanë zgjatur për një kohë jo të shkurtër. Kjo provohet edhe nga proces-verbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Me përshkallëzimin e dhunës nga ana e demonstruesve, të cilët kanë arritur edhe të futen brenda rrethimit dhe të neutralizojnë për pak çaste forcat e Gardës, duke kontrolluar një pjesë të terrenit apo duke ngritur flamur të bardhë e veprime të tjera. Si kanë tentuar të avancojnë (demonstruesit) në drejtim të hyrjes së Kryeministrisë, nga ana e forcave të Gardës, pas paralajmërimeve me megafon është filluar që të qëllohet në ajër. Vazhdimisht nga disa demonstrues është qëlluar me gurë dhe mjete forta ndaj forcave të Gardës, duke u shkaktuar atyre dëmtime jo të vogla, përfshi dhe komandantin e Gardës, personin nën hetim Ndrea Prendi, i cili është dëmtuar me mjete të forta me intensitet goditjeje të madhe, në sy. Gjithashtu, nga ana e demonstruesve është sulmuar me anë të një autoveture, e cila ka marrë vrull në drejtim të forcave të Gardës, por ajo është penguar vetëm nga aktivizimi i urës metalike që ndodhej në oborrin e Kryeministrisë”, – arsyeton gjykata, duke bërë “mbrojtjen” e parë ndaj gardistëve nën hetim.

44 komente në “Gjykata e Tiranës ‘justifikon’ vrasjen e protestuesve: Demonstruesit pushtuan kryeministrinë, neutralizuan gardistët, plagosën Prendin”

  1. Aqifi says:

    Pritni kur gjykata te hape ndonje proces ndaj viktimave…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pse jo ?!?! Ashtu vajti dhe ne 97-en..Gjykata gradualisht urdheronte dhe denonte ne emer te prokurorise…SHIKU po ashtu….

      Kuota e Gjykates: “Kjo provohet edhe nga proces-verbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes” = me c’fare kane thene gardistet…

      Ku jane vidjot se ato e shpjegojne me mire..

      Hajde Albanistan hajde…

    2. feniks says:

      Bravo gjykata!!Edhe gjyqtaret e HITLERIT do ua kishin zili ketyte qyqareve te Berishes!!FASHIZMI I ZI KA PUSHTUAR SHQIPERINE!!! BOTA HESHT,NDAJ I TAKON POPULLIT SHQIPTAR TE CLIROJE SHQIPERINE NGA PUSHTIMI FASHIST I BERISHES!!!OPOZITA ESHTE TREDHUR PERFUNDIMISHT DHE PO MERRET ME PERRALLA ME MBRET!!!POPULL SHQIPTAR!!MERRE VETE FATIN TEND NE DUAR SE BERISHE FASHISTI PO TE DERGON NE KASAPHANE!!!

    3. shpati says:

      A E MORET VESH FUNDIN E GJYQIT PER 21 JANARIN????GARDA VEPROI DREJT SE MBROJTI INSTITUCIONIN E KRYEMINISTRISE NDAJ PROTESTUESVE,QE SULMUAN GODINEN!!!Haaaa!!I NJETI PERFUNDIM SI PER GERDECIN,RRUGEN E KRIMIT,VJEDHJET E VOTAVE DHE TANI VRASJET!!!!Haaaa!KY ESHTE SHTETI SHPELLAR I SALI BERISHES!!!KU JENI,O AMBASADORE,QE NA HABITET ME MENGET E PERVESHURA???BENI SIKUR NUK SHIKONI E NUK DEGJONI!!!KUR TE DALIN SHKRESAT TUAJA NE WIKILIKS,NE KEMI VDEKUR!!!HAJDE DEMOKRACI FASHISTE,HAJDE!!!Pale,kur kerkojne,qe te DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT!!!!PO KETO TE TANISHMET,A NUK JANE KRIME????KAPITALIZMI ESHTE SISTEM KRIMINAL,NDAJ LEJOJNE SALI BERISHEN TE SILLET KESHTU!!!NDERSA OPOZITES I KERKOJNE TE MOS BEJE GREVA URIJE DHE PROTESTA,POR TE RRIJE URTE NE SALLAT E KUVENDIT ME KONDICIONER!!!BEJ QEJF,O POPULL,SE RREZOVE SOCIALIZMIN PER TE PRURE FASHIZMIN!!!

    4. Shefqet Cela says:

      Ura metalike paska qene “brenda oborrit” te Kryeministrise.
      Genjeshter me bisht!
      Te gjithe e pame qe ishte tek dera. Atje ndodhet akoma.

    5. edmond says:

      e dime qe nuk ekziston drejtesi ne shqiperi derisa keta gjyqtare te marrin rryshfete

  2. Horri i bulevardit says:

    Jo po thuni masnej se Saliu nuk o burrrrr, po burrr shteti o, e majti fjalen, i tha vritni cojini per lesh se ska gjykat qe tju denoj, sa tjem une ktu dhe ashtu boni, bravo.
    Mos boni gabim dhe dilni prap, se me ket vrrull qe kan morr gardistat tani, ku e pan me syt e tyre se ca burrri o Saliu, o kan per tju qit fare, kan per tla lesht me ju demonstrus, ka per tbo kallashnikovi gagagagagaggaagaga, ger ger ger, batare.
    U anku Prena se kjo gjykatse mka inot dhe do me ma fut, kush do me ta fut, i tha kryegjyqtarja Shpres?, kjo gjykatsja gruja Dhorit, ska problem, ne sjena me ta fut, por me tneru dhe i tha gjykatses, ik ti dil anej se sjena na gjykatsa qe denojm njerz tpartis, ne denojm vetem pucista qe vjedhin celular dhe iku e shkreta, doli perjasht.
    Ne Prena me Llupo dolen perjasht, te nerum e te respektum.
    Sali Berisha o burrrri i fjales, kur ti thot ai futjani me pluma, ata se bojn fjalen dysh.

    1. Vlora says:

      bravo gjykata ,,,,ky popull dhe kjo opozite keshtu e do,,,
      “ta hane sa krahu” themi ne ketej nga vlora.

    2. fule says:

      Keto jane gjykatat varremihese te drejtesise. Jane korporata e biznesit qe po asgjeson shtetin ligjor sot.

  3. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Keto jane metastazat e kanceri Sali serbi, metastaza qe jane shtrire ne te gjitha institucionet e shtetit”demokratik”
    Hetimet i ben prokuroria e “pavarur” ndersa vendimet i marrin falangat e Sali serbit.

  4. Opinionisti says:

    Shqiperia s’ka drejtesi,ky institucion eshte krejtesisht politik.

  5. genti says:

    ndrea prendi eshte goditur me grusht ne kryeministri nga truproja e sales,dhe jo nga populli,se po te goditej me gur ai do ta kishte te care faqen.dhe eshte goditje grushti….

  6. na ka zon rrota bishtin says:

    ….. cmenduri kjo gjykate…..

    1. Fatmir says:

      Nuk e ka fajin gjykata! Por populli Shqiptar, që ka këtë gjykatë, e këtë qeverisje.

  7. Fatmir says:

    U vranë 4 protestues, e sot PS mendon për President NANON! Gjithçka mundë të ndodhë në Shqipëri.

  8. usa men says:

    Me sa lexova me lart kuptohet se ne shqiperi eshte instaluar nje junte
    hajduto-neofashisto-tradhetaresh.Pararoja e kesaj junte udhehiqet nga pjesa me e felliqur e ish komunisteve te PPSH me ne kryen monstren me te neveritshme ne te gjitha kohrat mender berishen.Nuk e kuptoj ku qendrojne interesat e amerikes per te mbajtur ne pushtet Berishen qe shkaterroi plotesisht shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve.Nuk e kuptoj a do kete surrat arvizuja te mbuloje talljet makabre te 4 protestuesve te vrare
    me barcaletat e FBI.Nuk e kuptoj pse nuk vendoset nje nen ne kushtetuten e shqiperise ku ambasadori amerikan te jete kryeminister i shqiperise.
    Eshte shume me e sinqerte se sa kinezerirat e arvizuse.Pse e torturoni
    ate popull nen zgjedhjen e zgjedhjeve per 21 vjet qe kur rajersoni formoi
    republiken e pare ambasadoriale ne bote me kukullen berishe ne krye.
    21 jane teper shume..stop ambasadorial invazion in albania.!!

  9. Ali Pasha says:

    Saliu nuk e ka per gje se ai gjithmone vret edhe pastaj vendos te ndeshkoje viktimen identike si ne ohe te Enverit edhe enveri vriste dhe ndeshkonte viktimat. Saliu ka 21 vjet qe vret dhe nuk e ndeshkon njeri por eshte ai qe ndeshkon. si nuk paska burra kjo Shqiperi por vetem bulece qe zihen e rrahin grate e tyre nga varferia qe u shkaktoi Saliu.

    1. tourkofagos says:

      Enver Hoxha dhe Sali Berisha,jane sterniperit,fara e keqe e turkoshakut Ali Pasha,qe e dergonte djalin e tij me sherbim jashte Gianninas,qe ti kapte gruan me zore…….kjo eshte rraca qe la pas turkoshaku yt A.Pasha,qe ti e ke zgjedhur per nick…..e kuptove arapi mou!

  10. tourkofagos says:

    pune korrakesh……

  11. hehehehehe says:

    Ky eshte regjimi i bazuar ne ndonje video kompromentuese per kryetarin e opozites i cili eshte i detyruar keshtu te “pershkallezoje” luften nga revolucioni ne deklarata “te frikshme” nga twiteri. Me pak durim do vije edhe dita kur thjesht do i “shofim me inat” keta te sotmit e do tu rruajme bishtin deri sa te merziten e te ikin vete nga pushteti

  12. deshnica says:

    NUK BEHET KURRE ..SHQIPERIA ME KETA ZAGARE O JO…

  13. ismeti says:

    gjykat se jo mahi ,turp

  14. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    4 protestuesit qe u vranen ishin mish per top, sot Berisha eshte heroi i institucioneve qe i mbrojti keshtu eshte krijuar ideja ne Shqiperi, prandaj nuk ka protesta kunder Berishes. Kurse opozita mund te ndeshkohet per organizim kunder institucioneve, kurse ato 4 shqiptar do te cuhen thjesht kriminela nga gjykata e Berishes. 21 janari eshte nje farse Berisha-Rama.

  15. Bardhi Tolabi says:

    Po perse nuk arsyetoni pak jo shume,ju te tredhurit e gjykates:
    Kur ka ndodhur e gjithe kjo katrahure dhe eshte sulmuar kryeministria,eshte futur ne oborrin e saj,jane dhunuar gardistet,eshte thyer me makine porta e hyrjes ne oborrin e saj etj,perse nuk u qelluan dhe vrane keta persona,por u qelluan dhe u vrane persona dhjetra metro larg murit rrethues te kryeministrise?
    Kete a keni bythe ta arsyetoni dhe gjykoni?
    Per nje moment po i pranoj te gjitha arsyetimet tuaja si te mireqena,po ju a me ktheni dot pergjigje mua,perse nuk u vrane te tillet por ata te tjeret?

  16. tomori i beratit says:

    Vetem nje gje duhet ta dine mire keta bandit gjykates.DO TE VIJ DITA QE DO TE JEPNI LLOGARI PARA DREJTESIS SE VERTET.Kjo eshte e sigurt

  17. tironsi vjeter says:

    KURRE mos u befshim

  18. Mark Gjonaj says:

    Z. Mero Baze! Do te lutem, shfrytzoni rastin me ndonje shkrim, dhe na informoni perse prokuroria e Tiranes nuk pyet Berishen si deshmitare te ngjarjes? Perse nuk thirret Berisha ne prokurori te jape shpjegimet e tij, cfare e pengon prokurorine? Perse nuk pyetet Basha si deshmitare dhe drejtuesi i Ministrise se Rendit nga vareshe Policia, Garda e strukturat e tjera te sherbimit? Ai ishte drejtuesi kryesore i te gjitha forcave te sigurimit te rendit per ate dite, ka plane masash, ka firme operacionale te asaje ministrie, i ka bllokuar prokuroria? Ligji per sigurimin e rendit gjate demonstratave, ndalon kategorikisht hapjen e zjarrit ne popull, turma qofte dhe te irrituara, perse gjykata del mbi ligjin, shkel ligjin vete dhe mbron shkelsit e ligjit ne vendimet e saja sipas shkallve? Kush mund ta hetoje nje vendim gjykate te kompromentuar e te korruptuar si kjo qe po ndodhe? – Vetem eshte detyre e prokurorise dhe e askujt tjeter. Faleminderit!

    1. Shkodrani patriot says:

      EEE mor Mark djali po kta jan tan bashk prokurori gjykata saliu rama po kta jan 1 mut i dam pergjys kjo ju interreson qe ky ven te mahet rrampall asht porosia e ramizit qe vendi te kthehet germadh tuj ken kshtu ktyne nuk ju hin gja ne kam dhe mos te maj kush shpresa ma se ai ven nuk bahet ma e ka gllabru mafia krimi korrupsioni e babzia e saliut dhe majeni men se ky deri sa te vdesin ne pushtet do qenroj vec uroj qe ai nelt mi ne t’ja shkurtoje ditet sa ma shpejt.TUNG MARK GJONAJ

  19. Krypton says:

    Gazeta Tema a ka mundesi te beni publike edhe emrat e gjykatesve. Familjet e viktimave dhe publiku ka te drejte te dije se kush po pershurr mbi gjakun e protestuesve. Emra dhe foto ju lutemi.

  20. hysa says:

    kjo eshte pavaresia gjyqesore per te cilen benin thirrje “partneret” tane te dashur nderkombetar!kjo eshte drejtesia qe kerkonte kryetari leshit edi rama me aq “ngulm”.pak presion nga twitteri,pak orgji me “partneret” tane dashamires dhe cdo gje shkon ne vendin e vet!ne rrastin konkret ne te s…!ta gezoni edi ramen me ne krye sali kafshen!

  21. Palla says:

    Po cfare prisni tjeter o njerez? Nuk e kuptoni qe e vetmja rruge per te shpetuar eshte nje 20 Shkurt tjeter. Por kete radhe nuk duhen terhequr zvarre monumentet…… vetem atehere shpeton Shqiperia.

  22. dacidulles says:

    trima nuk ka shqipera ka patur dikur arsyeja eshte se populli yne e ka frike diktaturen

  23. Rexhin says:

    Ato nuk jane gjykata ,ato jane organizata kriminelesh qe rehabilitojne kriminelet,le te na thojne ato gjykatat shqiptare per dhunen qe ushtrojne demonstruesit ne greqi kunder policise dhe a ka vrare njeri policia greke se une ketu jetoj prej 20-vjetsh dhe i shoh per dite,kjo tregon se cfare vlere ka jeta e njeriut ketu ne greqi,kurse jeta e demonstuesve ne shqiperi qe i vrasin ne mes te bulevardit me duar ne xhepa eshte e pa vlere ne syte e ketyre lloj gjykatesish,qe nuk jane gje tjeter vetem fundeina te shoqerise shqiptare,te mbrosh kriminelet je dy here kriminel

  24. V-E says:

    VELLEZER!A E KUPTONI MJERIMIN KU KEMI RENE? KUSH DO TE JETE AJO DORE QE DO NA SHPETOJE NGA KJO FARE E KEQE?
    MALLKUAR QOFSHIN TE GJITHE ATA QE PO JA MARIN SHPIRTIN KETIJ POPULLI.

  25. disperatemente arvizu says:

    lajmi me i keq qe nga 21 janari per heronjte e 21 janarit.u bene shume muaj
    qe shqiptaret po behen viktime e nje video game te rrezikeshme te arvizuse.
    nuk eshte pune gjykate,fbi apo opozite.jane te gjitha kushtet te njejta me
    vitin 1997 kur ambasada amerikane iku nga tirana njelloj si saigoni ne vitet 70′.Arvizuja ka eksperience te bolleshme.Ne horizont duket nje ndarje
    makabre north albania vs south albania.per nje sy te vemendshem u inagurua
    dhe vija ndarese si “paraleli 17”..Ajo eshte rruga e re ibrahim rugova
    nipit te xhaferr deves.emri i vjeter i rruges ishte 4 shkurti date ku u vrane nga nazisti xhaferr deva 86 tiranas dhe u derguan ne kampet e shfarosjes qindra te tjere.e vajtueshme eshte se arvizute cuditerisht
    po mbeshtesin ish nazistet kunder ish komunisteve qe eshte percarja me e madhe e kombit shqiptar ne kohet moderne.SHAME SHAME SHAME

    1. Shkembi says:

      “Nje koke e cmendur cmend nje vend” Kjo eshte cmenduria me e madhe qe mund te imagjinohet. Ata qe duhet te mbrojne drejtesine,mbrojne krimin.Keta jane pa personalitet,ose me e pakta te pa afte. Do jene juristat e te diplomuar te “UNIVERSITETI I PLEPAVE”. TURP per ta e per gjithe soi e sorollopin e tyre.

  26. haskoduka says:

    Zotërinj gjyqtarë!
    Katër protestuesit janë vrarë në bulevard pas shpërndarjes së demonstratës dhe jo në ambjentet apo oborrin e kryeministrisë. Ju tani keni topin dhe mendoni se penalltin do e gjuani po ju, por mendoj se po bëni gabimin më të rëndë.

  27. Albann says:

    Salistan gjullurdi+ GJYKATES-MERCENARE

  28. tironci says:

    vetem nje 1997 tjeter i shkul nga qeveria keto DIKTATORE ….
    E pame sa eshte fuqia e berishes bashke me mercenaret e tije ne 1997 ..
    nje revolucion i dyte vendos DEMOKRACINE NE SHQIPERINE ..
    POSHTE FASHIZMI berishian

  29. Zalua says:

    Nuk ke se cfare te presesh tjeter nga gjyqetaret Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari&co. Gjykatat jane 100% nenshtuara nga Saliu. Vetem kur te ike Saliu nga politika dhe pasi keta gjyqetare te kene dhene llogari para ligjit per vendimet qe kane dhene, atehere mund te presesh drejtesi ne Shqiperine tone.

  30. Labi says:

    FAKT.Prendi nuk eshte qelluar nga protestuesit por eshte goditur ne palestren e gardes me grusht nga vartesit e tij qe te justifikonte ca u be.

  31. anticensurë says:

    kurse shqipot pasi janë kënaqur nga ngrënja e sapunit për djathë,po përdorin sapunin dhe nga pas!po e lyejnë të shkretën për futjen e rradhës!shqipot e mashtruar dhe njëherë nga “rrezultatet e pa kundërshtueshme”të ekspertëve të vëllait të madh,mbrojtësit të demokracisë në të gjjithë botën,e kaluan pa e lëvizur bythën nga karriket e kafeneve!për të vetmen arsye se “provat na i solli daja i samit”!kështu që krimineli i vetëzgjedhur “nunk do të ketë rrugë shpëtimi”!do të rrëzohet me “prokurori”,me “drejtësi”?!
    gallatë e fortë për naivin shqiptar të tredhur në tru!gallatë për atë që shpreson se mund të rrëzojë saliun pa pushkë!
    akoma njerzit thonë se duhet të pregatitemi më mirë votimet e tjera,të bëjmë aleanca me metën,me nanon ,me dreqin dhe të birin!se saliu ka fituar nga mungesa e aleancave tona,e kush e di se çfarë gomarllëqesh të tjera!bile për mua gomarllëku më i madh është emërtimi”diamant shkëlqyes”i injorantit,mëndjemadhit dhe diktatorit të pa shpallur EDI RAMËS!
    akoma populli naiv,dembel dhe i pa qytetruar shqiptar nuk e ka kuptuar se pa një kryxengritje nuk ka për tu largaur nga pushteti krimineli i çmondur!
    vazhdo o ppopull të shpresosh nga “planet e amerikës dhe ndërkombëtarëve”!vazhdo të shpresosh në njeriun e “ndershëm”që është brënda djamantit rama!vazhdo e shpreso tek aleancat me metë e nano ndoshta dhe me shk¨lzen e argitë!gjithnjë ke për të humbur!
    sala të numëron votat si do ai!të tregon ngajrjet si do ai!
    ndoshta ti faleshit zotit do të ishte më rrezultative se këto që po bëni!unë kam më shumë besim një një gjë të tillë se në të gjitha debilllëqet e tjera që po shpresoni!
    imagjinoni këtë,shpresë, të thënë nga një ateist!?

  32. Shpatar says:

    Kur ishja i vogel degjoja ca gjeagjeza.Ne nje ishull te izoluar pa asnje mbrojtje jetonin 3 persona .Nje polic ,gjukates dhe nje politikan .Moren fukarain dhe i than :Merre kete pushke me nje fishek dhe vendos ti ke do te vrasesh!!.Shkon fukarai tek prita ku i shaqeshin nje nga nje te tre personat dhe merr vijen e shenimit!
    Ke mendoni ju ke ka vrare fukarai?

  33. Ari says:

    Gjykata jone eshte bashkevrasese e 4 demonstruesve. Ajo po i vret ata per here te dyte.Gjykate Hitleriano-Berishiane.Nuk ka se si te ndodhi ndryshe ajo do te mbroje veteveten.Por fundi i regjimit Hitleriano-Berishian eshte i afert eshte ne agonine e tije te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje