Rama: Berisha s’ka pranuar asnjë rekomandim kyç për reformën zgjedhore

23 Shkurt 2012, 13:41Politika TEMA
Rama: Berisha s’ka pranuar asnjë rekomandim kyç për

Pas deklarimeve të kryeministrit se mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme pa reformë zgjedhore, reagon kryetari i PS, Edi Rama, i cili thotë se Berisha kërkon të zvarrisë reformën për të pamundësuar zbatimin e praktikave antimanipulim. Rama: Të huajt të mos lejojnë dështimin e reformës

Kryeministri Sali Berisha kërcënoi në Kuvend se do shkojë në zgjedhjet e ardhshme pa reformë, pasi nuk ka ndërmend të nanurisë opozitën. Pas sulmeve të kryeministrit Sali Berisha në Kuvend se opozita po bllokon sërish reformat, ka reaguar kreu u Partisë Socialiste, Edi Rama. Rama tha se edhe pse deklaron publikisht se do pranojë propozimet e opozitës, Berisha nuk ka pranuar asnjë rekomandim kyç për reformën. “Pa qenë aspak i befasuar nga vulgariteti antiopozitë që karakterizon tradicionalisht retorikën e kryeministrit, nënvizoj shqetësimin shumë serioz të Partisë Socialiste për zvarritjen e Reformës Zgjedhore përtej afatit të përcaktuar në aktin e formimit të komisionit përkatës. Sali Berisha përsërit se opozita ka pranuar ato që i janë ofruar dy vjet më parë, por e vërteta është se pala e keqdrejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnjë nga pikat e domosdoshme kyçe për një reformë të plotë e të drejtë zgjedhore. Dy vjet rresht kryeministri ka përsëritur me dhjetëra herë për opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar se është gati të pranojë çdo propozim të opozitës për Reformën Zgjedhore. Sot, kur për pak ditë skadon afati i kryerjes së kësaj reforme, Sali Berisha nuk ka pranuar ende asnjë nga rekomandimet kyçe të ODHIR-it e jo më propozimin e opozitës për përmirësimin e vetë sistemit zgjedhor. Për të cilin media shqiptare mund të gjejë plot raste kur ai ka thënë shprehimisht: Do pranoj çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe çdo sistem zgjedhor që propozon opozita,” tha Rama.

Kryetari i PS tha se Berisha po zvarrit reformën për të pamundësuar zbatimin e masave antimanipulim. “Se kush është kryeministri i sotëm i Shqipërisë e se sa për zemër e ka ai funksionimin e demokracisë dhe zgjedhjet e lira e kanë marrë vesh të gjithë, edhe shqiptarët edhe komuniteti ndërkombëtar. Ne e kemi ditur me kohë. Por ajo që kërkojmë sot është respektimi pikë për pikë i vendimit të parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futja në kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ODHIR-it, ashtu sikundër hapja e një debati transparent në Komisionin e Reformës Zgjedhore edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Pala tjetër nuk është e detyruar të bëjë atë që mendojmë e propozojmë ne për përmirësimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se propozimi ynë lidhet me interesin e gjerë publik jo me interesin e ngushtë të Partisë Socialiste. Por padyshim është e detyruar të votojë bashkë me ne pa humbur kohë reformën, mbi të gjitha pikat detyruese të listës së gjatë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.  Që Sali Berisha kërkon ta zvarrisë Reformën Zgjedhore për të bërë të pamundur implementimin e masave të reja antimanipulim për shkak të mungesës së kohës nëse miratimi i këtyre masave shtyhet pafundësisht, këtë e kemi ditur përpara se të ndodhte. Prandaj edhe kemi kërkuar dhe marrë fjalën e komunitetit ndërkombëtar për monitorimin nga afër të kësaj reforme kyçe për funksionimin demokratik të vendit e sigurisht edhe integrimin europian të tij. Ne s’kemi bërë asnjë marrëveshje me Sali Berishën e me qeverinë e tij kur jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore apo në tryezën e Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5-tat që po i shkruajmë thuajse nga e para për të futur në to frymën e normat europiane të funksionimit të shtetit. Por kemi një marrëveshje me publikun shqiptar për ta çuar përpara integrimin europian të vendit dhe do të vazhdojmë të përpiqemi me të gjitha energjitë e forcat në këtë drejtim,” tha Rama.

Kryetari i PS u kërkoi ndërkombëtarëve që të mos lejojnë dështimin e reformës. “Ja pse është dita për t’i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve pas dy dështimesh me radhë të dy palë zgjedhjeve, duke e përcaktuar së fundmi këtë reformë si prioritetin e prioriteteve për integrimin europian të Shqipërisë, të dështojë në funksion të axhendës së njohur të kryeministrit. Që fatkeqësisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve të radhës. Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit sovran,” tha Rama.

25 komente në “Rama: Berisha s’ka pranuar asnjë rekomandim kyç për reformën zgjedhore”

  1. anticensurë says:

    “Rama: Berisha s’ka pranuar asnjë rekomandim kyç për reformën zgjedhore. Të huajt të mos lejojnë dështimin e reformës”

    debil që i thua vetes politikan!
    debil që tall menderen me një popull të trashë!

    1. Vlora says:

      o z. rama per fajin tend eshte sali gerdeci akoma ne qeveri……

      boll prite nga bota,,,nuk e kupton qe i ka paguar te gjithe e ju ka mbyllur gojen…..

      po nuk je i zoti leshoje ate vend,,se na more ne qafe….

    2. Taqo says:

      Moj censurke mos na e shaj Saliun se mezi e kemi. Po me cilin do qeshe Taqkua pastaj ??

      Taqkua jeton ne boten e endrave dhe Saliu na con ne spektakel cdo dite gratuit. ahhaha

  2. sy vigjelenti ! says:

    Gjej menyre tjeter se po qe per te pranuar , asnjehere s’ke per te fituar!Se leshon kollai ai , pa i bere 50 vjet.

  3. wake up Rama says:

    Ti z. Rama e ke marrveshjen me publikun vetem per te larguar saliun nga pushteti. Ne fushaten e 8 majit u kerkove shqiptareve vote politike per te larguar saliun, jo vote per te bashkepunuar me saliun sic po ben.
    Nuk e ke marrveshjen me publikun per te votuar me saliun ligje me 3/5-tat. Keto votime te perbashketa jane nje iniciative personale juaja dhe jane tallje me elektoratin, pasi shqiperia nuk vuan per ligje, sidomos per sa kohe ka saliun ne krye.
    Po shohim keto dite qe asnje ligj ne fuqi i kodit penal nuk zbatohet per vrasesit e 21 janarit, por shkelen hapur nga gjykatat e regjimit. Vrasesit e 21 janarit po mbahen ne arrest shtepie e do lirohen se shpejti, kunder cdo ligji ne fuqi.
    Kurse ju z Rama na flisni per reforme te kodit penal e per standarte europiane, a thua se keto ligje e kane fajin ne shqiperi.
    Prandaj eshte detyrim i juaji karshi elektoratit, por edhe karshi gjakut te te vrareve i cili po shkelet ne gjykatat e regjimit, qe te hiqni dore menjehere nga paktet me saliun, qe ju tinzarisht i quani pakte per shqiperine.
    Po vazhduat paktet me saliun do shkoni drejt humbjes, dhe do mbani pergjegjesi per mbylljen e dosjeve te krimeve te qeverise.

  4. Ganiu says:

    O Edi Rama, cfare pret ti qe Saliu te pranoje Reformat zgjedhore,
    po ku te con mushka?? ti i thua gjarperit hiq helmin,hajde hajde po ti je politikan dhe se e njeh mire Saliun ,apo jo?
    Ore Z,Rama pa nje Revolucion ti nuk fiton KURRE hiqe mendijen ,ti me 8 Maj fitove dhe mbas 2 ditesh humbe perseri keshtu do te shkoje edhe me 2013.ten ne zgjedhje ,Populli po pret Revolucion ti merresh me Reformat zgjedhore,je strukur dhe po pret Zgjedhjet ,ku behen Zgjedhje me Saliun ne Pushtet ,a mendon serjozisht se mund te fitoshe me Saliun dhe Meten ne pushtet ,Harroje Harroje,Harroje,
    edhe Nano, mbasi Populli e perzuri Saliun pastaj e mori Pushtetin Nano,Z.Rama ti po nuk u be Revolucin ,po nuk u cua populli ne Kembe Totalisht te largoje kete Zagar, ti o Edi Rama nuk fiton kurre ,kete mos e harro,Tani qe Populli po kerkon Revolucion ti je fshehur ben sikur nuk ndegjon ,por pret nga Drejtesia per 21 Janarin ,harroje gjithcka Berisha largohet vetem nga Populli me Revolucion e jo me vote Z.Rama… Drejtesia nuk ka ci ben Saliut mbasi kjo Drejtesi eshte ne Dispozicion te Saliut kupove ti e thua vete …

    1. Odiseu says:

      O Rama, po boll qave dhe u ankove ekraneve apo blogjeve.. Saliu nuk pjerdh nga keto, ta ka thene, nuk jane pordhe per te keto qarjet e tua.. Dil ne popull dhe fol hapur cdo mashtrim apo kurvellek qe te ofron Saluci apo nderkombetaret..Veru kushte te gjitheve ketyre pisave e trogojua keto kushte hapur edhe shqiptareve..(politika eshte loje, po saluci eshte lojtari me i felliqur qe fiton me topin ne kembe te kundershtarit) dhe kur te hedhin vickla, mos ki frike te deklarosh nuk do futemi ne zgjedhje… Pa sqaruar dhe sperdredhjet qe po perpiqesh te besh me drogaxhiun dhe kurvarin Nano, dhe pa vene kushte Sal trapit e qeverise se ambasadoreve te shumefuqishem.. e ke ne xhep humbje.Sinqerisht populli eshte lodhur nga perdorimi i vazhdushem e do te bojkotoj ne zgjedhje… Fol shqiptarce o vlla, behu kamikaze se ka per te dale me mire, po keshtu si e ke nisur, dukesh per Salucin si fend e plevitosur qe dhe po.. nuk del dot.. Provoje njehre takimin me bazen albanezce e do shikosh si do te vleresojne nga ter anet…Mos prit fitore me Salucin e me mosketjeret e ambasadave… fito shqiptaret qe jane lodhur me cmendurite e te gjitheve…Takimin me popullin nuk do ta quajne puc lol…

  5. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Ndoshta Edi Rama duhet te dale para shqiptareve dhe te pohoje qe nuk eshte per kryetar te opozites dhe te jap dorheqjen. Edi Rama eshte deshtues i opozites shqiptare!

  6. getozoari says:

    Rama ec perpara, Saliu nuk po le dite pa i treguar ketij populli se te ka frike dhe se nuk arrin te beje asgje pervecse te kapet pas obsesionit te tij se do rroje perhere ne historine ketij vendi. Prandaj flet vetem me krahasime ne kohe, buxheti me i mire ne histori, bora me e madhe ne nje shekull, thatesira me e madhe qe nga Krishti etj etj etj. Ne fakt ai eshte e vetmja gje qe ka per ti ndodhur vetem nje here ketij vendi, pasi jo vetem eshte nje plak nopran e i matufjepsur, por eshte edhe teper injorant e i prapambetur per te pranuar se koha e tij ka perenduar shume me pare, e se tani nuk e mbajne me ne pushtet as vjedhja e as manipulimi.

  7. erisa says:

    Saliu ka rrjedhur, duhet hequr nje ore e me pare. Rama forca, ke pune te madhe per te bere deri vitin tjeter pasi kete here Saliu duhet shkaterruar me vote.

  8. barduli says:

    Berisha ka mbaruar, vetem se ndersa bie po merr me vete edhe ke te mundet. I mbyturi te mbyt, e ky vend nuk ia lejon dot me vetes gabimet si Doktori. Bravo Edi, po mje pelqejn te gjith levizjet e tua, po tregon maturi e mencuri kryeministrore!

  9. mali says:

    lere mer Salen se i ka hup menja e tgjitha. baj punen ti se shpejt ka te ta ni zonin ai e hajnat e veta.

  10. shahin says:

    Z.Rama jepni Dorheqjen mbasi ju nuk mundet te pergjigjesh dot Popullit qe po prete nga dita dites nje Demostracion perfundimtar per Largimin e Sali Balozit por ju nuk keni forca si Shefi Opozites,lironi vendin nje tjetri per te larguar Berishen ju nuk mundeni ju keni vetem frike ju jeni strukur ose Fshehur.Qe mbas 21 Janarit ju nuk duhet te pranonit me me Saliun ,ju cdo dite po prezantoheni si i pa hafte ,kjo eshte e verteta ,Saliu po loz me ju si i pa Afte..
    Ju po Merrni ne qafe kete Popull Z.Rama ju po i jepni jetegjatesi Berishes dhe sterollopit te tij,nuk largohet berisha me Politiken tuaj ,Saliu njeh vetem nje Politik Revolucionin e Popullor mbasi vetem me te mundet Saliu te Largohet…

  11. troja says:

    Ku i ke nderkombetaret? Zoti Rama,te gjthe po heshtin,ku e ke qoftexhiun e OSBE?Nuk te duan.Gomarin nga balta e nxjer i zoti,por ti nuk je i zoti,e ky popull s’ka zot qe ta mbaje e mbroje,eshte jetim,deri kur tju mare perpara pozite e opozite e te mare fatet e veta ne dore me njerez te ndershem,patriot,e jo hajnave qe slane gje pa vjedhur,te majte e te djathte.Ky popull s’ka me besim,tek kjo klase e ulet,hajdute,vrasese,tradhetare,politike qe ekziston.Popull ji vigjilent,po vjen pravera e lirise ne Europe,ashtu si ne vendet arabe vjet.

  12. test says:

    mua Tema nuk me duket opozitare thjesht eshte kundra Saliut…
    ka shume gjera qe mund te flasi per gjera te perditshme dhe nuk hap asnje teme te tille…
    cdo artikull vetem per Saliun flet…mund te flasesh dhe kundra Rames ose dhe te tjereve…mos perdorni 2 standarte…
    do ju bie popullariteti dhe ju sapo njerezit ta kuptojne…

  13. arvanties says:

    Jepi Arvizu, pervishi prap menget. Merr edhe Sequin dhe qoftexhiun me vete dhe leshoni klishete e rradhes. “Palet duhet te bashkepunojne”, “Nxisim dialogun” dhe traplliqe te tjera te ketij lloji.

  14. ZOTERI!KE BYTHE PER TE UDHEHEQUR OPOZITEN APO DO VAZHDOJME TE DEGJOJME LLOGJET E TUA NE CIU CIU.DIL E NA UDHEHIQ NE PROTESTE,TA MARE VESH MALOKU SE KY POPULL DURON POR KUR I VJEN ORA NUK TE FAL.BEHU BURRE EDI DHE VEPRO,AMBASADORET VENE E VINE.

  15. onni_durres says:

    RAMA leshoje ate vend qe ke zene se nuk je i zoti per asgje…ti vella di te lyesh pallate e te xhvishesh lakuriq…per politike na tregove se kush je kelysh i shitur i SALI BERISHES po ku ke nder ti o legen qe te shau NENE e BABA e ti prape sus..vrau ne GERDEC ti prape sus,ngite popullin QE E VRAU SALIU me 21 JANAR ti prape sus….po shqipetaret nuk jane me aq te trashe sa te ndjekin nga mbrapa ty….per shqipetaret erdhi mundesia e fundit,ALEANCA KUQ E ZI pa ramen pa saliun pa TOPIN e pa NANON…. vetem KUQ E ZI….

  16. Landi says:

    ka 20 vjet qe Sali Katunari aprovon vetem paketa ligjesh te cilat vetem favorizojen ate dhe familjen e tij te qendroje ne pushtet dhe te vjedhi e shkaterroi..sot u kujtua opozita per kete?

  17. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Mendoj qe shqiptaret nuk kane nevoje per fjale te mira ose mllefet e Edi Rames, por vepra eshte zgjidhja per te larguar Berishen nga pushteti. Te shkruash libra, te shkruash ne twitter duke e trajtuar opoziten sikur nuk jeton ne shqiperi eshte babzi e Edi Rames. Nderkombetaret nuk mund ta largojne Berishen nga pushteti, por i takon opozites te organizoje revolten popullore per te shkatrruar Berishen. Kur shumica e popullit do te dale ne proteste perdite, atehere nderkombetaret do ta mbeshtesin popullin dhe opoziten, keshtu ndodhe ne te gjith boten.

  18. luis says:

    Zoti Rama gjithnje te kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj te te mbeshtes por mjaft me keto retorika se vertete po behesh i padurueshem.
    Nuk e kupton more djale se Berisha do bej cmosen qe ti dhe partia jote te mos vini ne pushtet dhe ne kete menyre qe po veproni ju andrallat e tija do jene realitet.
    Cfare pret ti te te thote Arvizuja se cfare rruget duhet ndjekur,jo zoteri opsioni i vetem dhe i arsyeshem eshte qe tani me forte se kurre te prishesh cdo marreveshje me kete qeveri dhe parlament dhe te dalesh ne balle bashke me popullin opzitar ne protesta deri ne rrezimin e kesaj qeverie.
    Me kete mefshtesi qe po tregon kurre nuk ka per te mbeshtetur faktori nderkombetar.Kam kohe qe po ndjek veprimet e tua dhe te them te drejten tani jam shume i zhgenjyer sa po me dukesh sikur je nje diletant ne politike.
    Eshte momenti te tregohesh vertet nje burre qe e meriton pushtetin ndryshe ne kete forme mos kerko pushtet sepse nuk do jeshe i zoti ta mbashe gjate.Ja ky eshte mesazhi im prej nje miku te vertete.

  19. durrsaku says:

    keta te trojkes jan si kurva marrin para nga sali katunari qe na vjedh ne dhe mbyllin te du syt dhe veshet . mbasi u shqepen duke na shitur vizat x ne vendet e tyre , tani kan nje shans tjeter te shqepen duke i marr para sali katunareit ne kembim te votes se vjedhur, keshtu shqiptaret e kan ne byth gjithmon.

  20. test says:

    avazi i dites…
    rrofte Trojka dhe qoftet…

  21. Shen Kozmai says:

    Nuk ke te ndenjura zoti Rama………Ti jo me Salen…po as me Ciljeten nuk fiton……….Ne fakt ti asgje nuk e ke fituar vete dhe asnjehere,por je mesuar te ta falin pushtetin. Te beri Nano minister te PS kur s`kishe asnje kontribut ne PS,pastaj te beri kryetar bashkie te Tiranes.pastaj dy here te tjera te beri ILir Meta kryetar bashkie….pastaj te beri Gramoz Ruci kryetar te PS.dhe sapo i more vete gjerat ne dore i humbe te gjitha ,humbe dy here zgjedhjet,humbe bashkine e Tiranes,humbe greven e urise,humbe luften opozitare,humbe shpresen e socialisteve qe nje dite do mundin berishen…As nje debat politik nuk ke patur guxim ta besh me salen.Me nje qaraman qe as nuk guxon t`i dal berishes balle per balle ,PS nuk vjen kurre ne pushte.

    1. LORA says:

      Ne keto 21 vjet Edi Rama eshte figura publike me legjitimitetin me te madh dhe kjo eshte faqe historie per shqiptaret.Legjitimiteti dhe besimi publik i tij,mundi ne 14 maj te 2011-es nje shtet te tere kusar dhe kriminel ne opercionin me te kushtueshem per tjetersimin e votes se popullit te Tiranes.Edhe kjo do te jete faqe e ndritur historie.
      Ty shen kozmai e hordhise tuaj ne breket e dhjera te dr.krimit,po ju sos kandili;ndryshe nuk kishte pse tu trondiste “paaftesia” e z.Rama.Ne te kundert,duhej te gezonit.S’keni faj,ua shoh hallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje