Berisha sulmon ashpër PS-në, Topalli nuk e lë opozitën t’i kundërpërgjigjet

23 Shkurt 2012, 12:37Politika TEMA

Vetëm pak minuta pasi kreu i qeverisë, Sali Berisha, sulmoi ashpër opozitën duke thënë se kërkon t’i kufizojë kohën e fjalës në Kuvend me propozimet në rregullore, opozita nuk u lejua që t’i përgjigjet atij për shkak …. të rregullores. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, që e mori fjalën pas një debati me Topallin, tha se pikërisht për këtë arsye kërkohen ndryshimet në rregullore, të kryeministri të mos flasë sa të dojë e askush nga opozita të mos i përgjigjet. Ruçit iu dha fjala për rendin e ditës, por ai e shfrytëzoi atë për t’iu përgjigjur Berishës.

“Kam 20 vjet në këtë parlament, por për fat të keq, ky është rasti i parë që nuk lejon përfaqësuesin e opozitës të japë përgjigje për kryeministrin për problemet që ngre për opozitën. Ti zoti kryeministër ke qenë në opozitë dhe ke folur sa ke dashur. Asnjëherë nuk të kemi zënë në gojë nenet e rregullores. Kjo rregullore është demokratike sepse u bë në kohën e socialistëve. Sot nuk është demokratike se ndërhyre ti për të prishur atë konsensus.

Nuk kemi bërë kërkesë për të kufizuar fjalën e kryeministrit. Ne kemi kërkuar që kryeministri të mos jetë zë i vetëm në parlament, por të ketë edhe përgjigjen e opozitës. Por ju donit ta ndalonit, siç bëtë sot. Po ku flet kryeministri në botë dhe nuk i përgjigjet opozita?

20 vjet kemi votuar në mënyrë të fshehtë për dekretet, keni dy vjet që e bëni të hapur ju. Nuk ka asnjë parlament tjetër. Ju keni frikë nga vota e fshehtë. Kjo është arsyeja pse u dhimbsen ata që do penalizohen për votën e fshehtë. Manipuluesit i ke në pushtet, në Ministri të Brendshme, në KQZ, në Kolegj Zgjedhor. Ja këto kërkon të korrigjojë opozita,” tha Ruçi.

Kryeministri u përgjigj shkurt Ruçit duke thënë se ai kur ishte në opozitë shkonte në Kuvend dhe nuk kandidonte për kryetar bashkie.

“Zonja kryetare, do llogarisni kohën e kryetarit të opozitës atëherë dhe kohën e mëkëmbësit të opozitës të kësaj periudhe që janë në parlament dhe shpërndaje të shohim kush ka pasur më shumë kohë. Unë atëherë nuk garoja për kryetar bashkie, po rrija në opozitë. Rrija në detyrën time,” tha Berisha.

28 komente në “Berisha sulmon ashpër PS-në, Topalli nuk e lë opozitën t’i kundërpërgjigjet”

  1. Vlora says:

    nuk mundet berisha me fjale…………

    berisha kerkon perseri 97.

    1. fule says:

      A nuk ishte Sali Berisha katalizatori i Vitit 97? Ku eshte sot, cfare pesoi, ce gjeti?

      Kur ky doli i gjalle dhe i paster mbas 97, nuk besoj me te 97-at. Ato sjellin vetem amnisti politike dhe falje krimesh ne emer te gjoja pajtimit-kombetar.

      1. Albogentivlora says:

        Po mire ai qe do vdesi dhe do veje ne gop te s’emes.
        Po e di ai qe Shkerdheni dhe Argita bashke me femijet e tyre do e kene (jeten e gjate) nga Shqiptaret? Edhe ne vrime te miut te futen, nuk do kene shpetim.

        1. endri says:

          Futja kot Albogentivlora! Pjellat e Berishes do te jetojne ne mes te Europes si pashallare dhe askush nuk do u beje gje. Ja ketu jemi dhe do ta shohim. Historia e ka treguar qe ne shqipetaret nuk kemi gjak, por uje. Ne te vrasim per nje sharje nga nena, por i quajme baba kur politikanet dhe farefisi i tyre na shkerdhejne nene.

          Me thuaj cfare u ndodhi femijve te Dulles dhe te gjithe udheheqesve te larte te kohes se tij. Jane bere milionere tani me parate e baballareve te tyre.
          Vete Ramizi shetiste pa pike problemi ne Tirane dhe femijet e atyre qe ai i vrau me dhe pa gjyqe nuk i preken nje qime, si mund te presesh nga te tjeret qe te bejne gje.

          Keta pra jemi ne!!!!

        2. Skela says:

          Edhe ti Genti llafe ke se ske gjoks ti perballosh ato qe thua. As trim je. Ben vetem llafe ne kete hapsiren ketu. Bej ndonje xhiro andej nga deti dhe futja gjumit ne dreke se te ben mire. Dhe mos i hidh plehrat nga dritarja.

  2. Kalciani. says:

    E tille eshte opozita,nuk ka peshen e duhur dhe nuk gjen dote mekanizmat e nevojshem per t’u degjuar.Kjo eshte aq e vertet,sa per “butesi” te opozites,ne pushtet kemi akoma nje kriminel si Sali Berisha,i cili na dhuroi daullen e kushtetutes ne 94-en,pirmidat dhe luften e 97-tes,grushtin e shteti ne 98-en,thyerjen e embargos ne kohen e luftes se Serbise,shkatrrimin e pasurive kombetare etj etj.Opozita….,i thencin e tille,beri pazare ne kurrriz te shqiptareve te ndershem me nje kriminel si ky qe na qeverise sot,dhe perfundimi eshte nje kolaps politik-ekonomik,qe po prodhon nje rishkatrrim te dyte te shqiptareve.Kjo lesh opozite ne se nuk unifikohet ne veprime dhe qellime,do prodhoje destabilizim me shume se vete Saliu Yne i Madhe qe na pallon me balte,krime,kaotizem,shkatrrime etj,qysh prej viteve 90-te.

    1. Taqo says:

      Ja ka bo Kalca qeverrise 8 me dy haha

  3. Taqo says:

    Vetem Nanua e bente Saliun lesh, duhet te jesh fodull per te degjeneruar Salen.

    1. armand says:

      Bravo Taqi.Kane bere aq lesh ne keto 22 vjet sa qe secili prej nesh e ka nga nje triko(bluze)leshi ne dollap dhurat nga demokracia.

    2. Hysa says:

      Ti po qe e paske kuptuar situaten politike shoku,nano ngaqe ia beri lesh saliut prandaj sot eshte katandisur ne meshire te sales,si per karrieren e tij politike si per anen ekonomike.turp per te se si u katandis qe pas 8 vjet pushtet duhet ta mbaj nje bole si olldashi me lek.

      1. Taqkua thote, Sikur te kishim nje burre ne opozite qe te kishte llafollogjine e Nanos do ta bente Saliun peshk. E kuptove Hysa !!
        ”E bente” per mua eshte shqip nuk thash ”e ben” ose ”do ta bej”

        E bre Taqke u bere dhe profesor i gjuhes shqipe ahhaa

  4. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Kemi nje opozite idiote ne parlament, Berisha jua ben mire qe tallet me opoziten e Rames. Opozita e Rames duhet ta kishte bojkutuar Berishen si kryeminister dhe parlamentin direkt mbas vrasjeve te 21 janarit derin ne largimin e qeverise.

  5. BARDI says:

    TE MJERET NE QE NUK ARRIM TE KUPTOJM SE OPOZITA NUK KA SE CTE BEJ ME SALI BERISHEN.AI ESHTE DIKTATOR TE VRET TE FUT NE BURG FLET CI VJEN NGA B,E NXJERRE NGA GOJA DHE E GJITHA KJO ZOTRINJE QE AKUZONI OPOZITENSEPSE NE SHQIPRI LIGJIN E BENE MALIQI.GJYKATAT JANE KOT ,JANE PER TE DENUARTY DHE MUA QE NUK BEJME GJE ,PRA NUK E SHIKONI SE NE CGJENDJE JEMI KATANDISUR !E DI SALIU SHUME MIRE SE TE HUAJT NUK DO MERREN ME NE ,MADJE AS NUK U BJE NE MEND SE KU BIE SHQIPRIASE ETJ ETJ.DHE NE KETO KUSHTE JU PRITNI TE BEJE OPOZITA ,CTE BEJE ME SHUME,TE KAPMIKROFONET E TE PLLAS SIC PELLET VUL HUMBURI,PO NE CBEJME QE PRESIM ME GOJ HAPUR SI ATA FEMIJET E PORSALINDUR QE PRESIM SE CTI JAPIN?ZOTRINJE JU NUK PO E KUPTONI QE REGJIMI I ENVER HOXHES QE LULE PARA KETIJ DIKTATORI TE RI,NDAJ MOS I BINI SAMARIT SE FAJIN E KA TJETER KUSH E KUNDRA ATIJ NUK NA E MBANE B,SEPSE TE RIJTE E KANE MENDJENPER TJETER GJE,DHE PRESIN NGA TE VJETERIT DHE KENAQEN KUR QELLOHET ME GRUSHTA NDONJE GJYQTAR I PERPARESHEM.KJO TREGON SE KAQ MERITOJM NDAJ SHTRONI KURRIZIN SIC JEMI MESUAR.

  6. test says:

    mua Tema nuk me duket opozitare thjesht eshte kundra Saliut…
    ka shume gjera qe mund te flasi per gjera te perditshme dhe nuk hap asnje teme te tille…
    cdo artikull vetem per Saliun flet…mund te flasesh dhe kundra Rames ose dhe te tjereve…mos perdorni 2 standarte…
    do ju bie popullariteti dhe ju sapo njerezit ta kuptojne…

    1. elio says:

      po pra testo, faleminderit per konsulencen tende te vyer qe ne lexuesit e temes do ta marrim parasysh…fluturoiiii fluturoiiii

  7. odiseu says:

    clesh e ka fajin opozita, ajo ka faj qe sillet me kete Basdtard me edukate e me rregull(qe ky i pjerdh e i dhjet si ti doje by..a), por ky njeri shpellash vetem te provokon. Ky biri i shpellave do ti flasesh e ti ulerish me te njejeten gjuhe, po ai ka vene neperken atje qe hedh helmin e nuk ju jep fjalen qe ju takon deputeteve..O Zot qe damllja duhet te bjere jo vetem mbi te cmendurin e shpellave por mbi tere gjarperinjte e neperkat qe na kane mare peng.. ndaj ja shpejtoj vdekjen arbnorit ky bajlozi se ai hiqej babaxhan jo si kjo neperke..A ka nje ligj qe te kontrollohet gjendja mendore e klases politike????Ku te ankohesh, na ka mbet vec ZOTI…

  8. agbi says:

    Kam qene i mendimit qe opozita duhet te qe brenda parlamentit dhe ne menyre demokratike te kryente funksionet e saj si kunderpesh dhe alternative e re perball krahut tjeter qe eshte ne pushtet . Sot kam filluar te dyshoje tmerresit se kjo rruge dhe menyre demokratike nuk pi uje dhe nuk ka asnje vlere ne Shqiperi . Per mua me mire te shpenzosh gjithe energjit e tua duke punuar pran cdo shqiptari qe ta bindesh per cka po ndodhe dhe ne menyr te vecante me faktorin nderkombetar , sesa te marresh pjese ne ata show te ndyre qe kryhet ne skenen e estrades qe quhet Kuvendi i Shqiperise .Ka arritur nje faze qe ne Shqiperi nuk ka as demokraci , as drejtesi , as shtet, as medja te lira ,as administrat te lire , as ekonomi te lire , cdo institucion , duke filluar nga me te lartat , jane ne lufte te tej politizuar mes njeri -tjetrit . Duke patur parasyshqe ne SHqiperi nuk ekziston pozita , por nje gjahter i torollepsur , qe i armatosur deri ne dhembe [ polici + garda ] dhe i ndjekur nga nje tufe zagaresh te jargavitur perpiqet te mbroje me cdo cemim vetem shtepin e tij dhe femijet e tij , mos valle ka ardhur koha per veprime drastike dhe serioze mbase arrihet te shpetohet ky vende para se te jete shume vone .

  9. tomori says:

    Vetem ikja e berishes e shpeton kete komb qe sa po vjen e po humbet çdo shenje EUROPIANIZIMI.Kjo eshte nje fatkeqesi e rende per tere kombin tone.

  10. ndrea says:

    Sali Berisha kerkon prej shume kohesh nje 97 tjetr,sepse atij nuk i dhimbset as populli e as ATDHEU.Me nje 97 tjeter ai kerkon nje amnisti si ajo atehere ku u bene garant nderkombetaret .ME nje 97 tjeter ai tremb te gjithe se do te prish stabilitetin ne rajon.Provokimet per kete gje ,per mendimin tim ,kane qene te vazhdueshme pas vjedhjes se zgjedhjve te vitit 2009.

  11. enofieraku says:

    Jua piu lengun berisha shqiptareve, dhe tani eshte skenari me i lumtur per te ,tallja e bythes live me shqiptaret, dhe opoziten.

  12. emigranti says:

    PSE ankoheni o qurrasher????!!!!! VEPRONI… Bllokoni… PROTESTONI… BRAKTISNI SEANCAT… Na cate koken duke u ankuar

  13. billi says:

    ungriten prap kta zana qaushat evlores jeni tekot ore jevgji 97nukdoket kurr tjeni tebindur berisha ka 6 miljon shqiptar moseharroni

    1. endri says:

      O bo bo cfare derri qenke o Billu.
      Sa me precmim qe na flet o egersire shpellash. Me keq se ati yt Berisha qe ju ka bere me bisha.
      Ja te tille Derrash na kane hipur ne qafe e nuk na zbresin me. Po na shkerdhejne brinjet. E vetmja menyre per te shpetuar eshte me u hedhur ne gremine bashke me ta siper. Sakrifice ultime per nje te ardhme me te mire per femijte tane. Por kam frike se edhe ata qe do vijne, prape ne qafe do na e hipin dhe nuk do shkulen me!! O tmerr!!!

      Zot o zot na ep shprese
      Na merr emrin shqipetar
      se veç emri na ka mbetur
      fare nder, aspak zjarr

      1. ar says:

        jo or jo ky billqi…. eshte drejtor me 2 klas qe sdi te shkruaj shqip .
        ka harruar 97 dhe e kruan prap .po ata 6 mijon jan serbe o billqi… se shqiptar ca si puna jote i kan ngel saliserbit

  14. V.F.L.P says:

    Shifeni fytyren e nje politikani Shqipetar!

  15. billi says:

    ar shqipfolsat si puna jote mendihmen e grekut eben 97 nukdoket ma tjesh ibindur zana gjaushat podigjen tash

  16. tironci says:

    kot lodhet opzita .
    ne nje vend ku ka DIKTATURE ,, NUK KA OPOZITE ..
    POSHTE DIKTATORI I FUNDIT NE EUROPE ..sali berisha

  17. Kumarxhiu says:

    Bashkohem 100% me mendimin e Endrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje